Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Të mbijetosh në Shqipëri

    Nga Igli Totozani
    Marrë nga Gazeta Shekulli

    Shqipëria nuk është një vend i thjeshtë. Sidomos për dikë që dëshiron të jetojë mirë. Por, pavarësisht nga kjo, edhe kjo e ka "ilaçin" e vet. Mjafton të jesh tipi i duhur në këtë vend. Po nuk ka asgjë të habitur, në çdo vend ka gjithmonë një tip të duhur që përputhet më së miri me shoqërinë e vendit, me pjesëtarët e saj.

    Ai orientohet gjithmonë më lehtë se të tjerët, ka gjithmonë shokë përreth, bën gjithmonë karrierë dhe jeton gjithmonë mirë. Ky mund të jetë kushdo, mund ta takosh kudo sidomos në qendrën tënde të punës apo në klasë.

    Ky shkrim nuk ka për qëllim të evidentojë në njërin syresh, por thjesht dhe vetëm të ndërtojë një "identikit" për ndonjë të ri apo të re, ndonjë emigrant të sapokthyer që dëshiron të ndërtojë jetën e tij në këtë vend, që një miku im e quan ysht i shkretë i Ilirisë.

    Gjëja e parë, por jo më kryesorja që të mbijetosh në këtë vend, nuk duhet të jesh një tip që mendon. Nuk ka asgjë për t'u habitur, askujt në këtë vend nuk i duhet një vartës që arrin të thellohet mbi punën, mbi fenomenet që e përbëjnë atë.

    E më pas të reflektojë e të arrijë në konkluzione të pavarura. Një njeri që mendon në mënyrë të pavarur mund të shikohet me dyshim dhe frikë nga pronari apo shefi.

    Sepse një i tillë do të reflektojë, përveç të tjerave, edhe për urdhrat apo metodologjinë e punës së shefit dhe, në këto kushte, ky i fundit mund të mos ndjejë atë lloj sigurie që shumë nga ne shqiptarët e kërkojmë tek pushteti.

    Një njeri që mendon, një shef shqiptar, preferon më mirë ta lërë në ato pozicion apo lloj punësh ku nuk mund të bjerë në pah truri i tij. Shpesh, ndaj njerëzve të tillë, ushtrohet një presion i paparë, i fortë, i vazhdueshëm dhe kjo me qëllim të vetëm; ta demoralizojë, ta demaskojë e së fundi ta gjunjëzojë në mënyrë që të kuptojë "krimin" e tij që askush tjetër përreth nuk e bën: të menduarin.

    Sa më i rëndë ky "krim", d.m.th., sa më me vlerë të jenë mendimet e tij, aq më i rrezikshëm është mbajtësi i tyre dhe aq më e madhe do të jetë dëshira për unitet në goditjen ndaj tij.

    Të mos harrojmë, një pronari shqiptar, një udhëheqësi apo një shefi çfarëdo, më shumë se çdo gjë u intereson qëllimi i tyre personal sesa mbarëvajtja në punë dhe në këtë kuptim, për ta, një njeri i tillë është më shumë i rrezikshëm për pushtetin e tyre sesa i rëndësishëm për suksesin e rezultateve të punë.

    Megjithatë, nuk duhet marrë me kaq frikë. Ka në fakt një shteg shpëtimi; të fillosh të mendosh njësoj si shefi yt. Një njeri i zgjuar që është një ndjekës i bindur i shefit që përpiqet dhe derdh djersë veçse për të mbështetur mendimit e këtij të fundit, edhe kur këto nuk do të bindnin dot as një foshnjë, atëherë po. Ky njeri është gjithmonë i kërkuar në tregun e vockël shqiptar. Ky njeri mund të ketë të ardhme.

    Por, nëse, megjithatë, ke vendosur të jesh vetvetja, po të paralajmëroj, ndonjëherë të shpeshtë, në ndonjë mbledhje apo gëzim do të ndodhë të ngelesh si hu në mes të të tjerëve që qeshin e shkrihen gjithë zor me shakatë e shefit tënd të ri. Mjaftojnë këto raste për t'u "zbuluar" dhe marrë "inat" nga të gjithë. E ti do të jesh i vetëm.

    Mundohu, pra, dhe bëj kompromis: qesh nga pak edhe ti. Më beso, ky është kompromisi më i thjeshtë që do të kërkohet ndonjëherë. Shumë të tillë do të përplasen gjatë jetës dhe do të jenë të rëndë, padyshim.

    Jo rrallë do të çorientohesh dhe do të gjesh strehë në kujtime të ëmbla, të largëta. Tek nëna dhe babai që s'janë më. Sa të ndryshme ta kishin shpjeguar botën nga ajo që ti jeton çdo ditë. Mos u tulat.

    Ata nuk të kanë gënjyer. Vazhdo të ecësh mes këtij oqeani bërrylash njerëzorë dhe kërkoji gjithmonë ata. Orientoje busullën tënde dhe kapu fort pas këshillave që dikur t'i dhanë, sepse në këtë vend me shumë mashtrime, fjalët e tyre janë e vërteta hyjnore që të duhet.

    Mbaji në zemër ata dhe "lëre"zemrën në shtëpi, sepse ndonjë ditë do të kesh nevojë të qash dhe dije, s'ka shpatull më të mirë se ata. Ndaj, zemrën kije tënden, ajo nuk është bërë për kompromise.

    Dhe më i vetmuar se kurrë do të jesh nëse je një njeri i "hapur". Mos harro, je në vendin ku do dëgjosh si të tuat, thënie për gjëra apo njerëz që as nuk i ke imagjinuar kurrë. E vetëm nëse të kundërsulmojnë për këtë, pra nëse je me fat, do të mund kuptosh se çfarë dhe për kë ti ke folur, pa hapur gojë. Ndaj, qëndro i hapur ndaj shoqërisë dhe mundohu të heshtësh me njerëzit.

    Por ka edhe më. Sakëm se je idealist. Sidomos nëse je një i ri apo një emigrant i kthyer rishtazi në vendin tënd me ëndrra të mëdha ndryshimi që tejkalojnë "oborrin" e shtëpisë tënde; kij kujdes, "parashuta" jote është hapur në vendin e gabuar.

    Për të ta bërë më të thjeshtë atë çka po synoj të them, po përdor si krahasim një njeri që ecën me shikimin e tij drejt, në një rrugë plot gropa e pellgje të frikshme. Një i tillë rrezikon të gjendet në këtë vend në situatat më të pamundura, më të tmerrshme, më të paimagjinueshme që mund të gjendet një njeri.

    Mund të të ndodhin gjëra të thjeshta, si tallja apo buzëqeshja e njerëzve që të rrethojnë sa herë që ti, gjithë frymëzim e sinqeritet, do të përdorësh fjalë të tilla si "Shqipëria", "Kosova" "shoqëria", "zhvillim", përparim", "integrim". Por mund të të ndodhë gjithashtu të të kërkojnë të firmosësh një tender të çuditshëm për të «mirën» e atdheut.

    Dhe nëse je vërtet i harruar nga Zoti, mund të të ndodhë që edhe të arrestohesh veçse ti dhe të përmendesh më pas si numër në kronika apo raporte që tregojnë sukseset në luftën ndaj korrupsionit.

    Fillo t'i "presësh" drutë më shkurt, d.m.th. të mendosh për oborrin tënd dhe vetëm për gjërat dhe familjen tënde.

    E nga ana tjetër hiqe mendjen nga tema që dikur të pasiononin, harroje Shqipërinë dhe shoqërinë e saj. Afroje horizontin dhe struku në botën tënde dhe ndryshimin do ta kuptosh menjëherë, njerëzit do të të duan më shumë e do kesh gjithmonë e më pak "armiq". Dhe do të jesh i respektuar.

    Askush nuk e do një idealist. Një idealist është si një pasqyrë për njerëzit e vegjël. Por asnjë njeriu nuk i vjen mirë të kuptojë që është i vogël. Jo në shtat, por në shikim, pra në shikimin e mendjes.

    Ndaj, mos ji i tillë. Por mos ji as i ndershëm. Edhe kjo e fundit "të vret" në këtë vend, njësoj si tiparet që përmendëm më lart.

    Nëse je i tillë, ti do të jesh gjithmonë një qenie e izoluar e kolegët do të të evitojnë siç evitohet një lebroz. Në këtë shoqërinë tonë, që jeton në një mungesë totale sistemi rregullash apo vlerash, ti do të jesh tamam si një dru i shtrembër në një stivë të "urtë" drush.

    Askush nuk do të jetë rehat pranë teje. Nganjëherë edhe shikimi yt do të jetë i padurueshëm. Njerëzit jetojnë në anarki të plotë në këtë vend dhe nëse do të mbijetosh, duhet të "shqyesh" pa mëshirë edhe ti "kofshën" që të takon.

    Por, njësoj si dhe kafshët, askush nuk do të bezdiset qoftë dhe me shikim, tek i "ngul" thellë e më thellë, dhëmbët e vet gjësë publike. Dhe ti bezdis, me abstenimin tënd. Në një vend ku asnjë rregull shtetëror apo social nuk të mbron ndaj "urisë" njerëzore, ti rrezikon të vdesësh urie. Si qen.

    Pra, sikurse kuptohet, duke dhe i mbledhur të gjitha këto, që të mbijetosh në këtë vend apo më keq akoma, të jetosh mirë, ti nuk duhet të jesh një njeri me dinjitet dhe personalitet të lartë.

    Nëse ti emigrant, që malli të ka marrë për ne dhe rrugicën tënde, nëse ti i ri që mezi pret të përfundosh shkollën dhe të gjesh vendin tënd që të takon sipas meritës e të gjithë së bashku të ndriçoni Shqipërinë tonë, nëse keni dinjitet, pra, nëse jeni të ndershëm, nëse jeni mendimtarë e, mbi të gjitha, idealistë të së ardhmes, dijeni; jeni në vendin e gabuar.

    Dhe bëhuni gati, jeta juaj do të jetë një luftë e vërtetë dhe dijeni, gjithashtu, se do ta fitoni atë. Kjo s'ka dyshim, kjo dihet. Veç një gjë nuk dihet: "çmimi".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nga Igli Totozani

    .

    .

    Nëse ti emigrant, që malli të ka marrë për ne dhe rrugicën tënde, nëse ti i ri që mezi pret të përfundosh shkollën dhe të gjesh vendin tënd që të takon sipas meritës e të gjithë së bashku të ndriçoni Shqipërinë tonë, nëse keni dinjitet, pra, nëse jeni të ndershëm, nëse jeni mendimtarë e, mbi të gjitha, idealistë të së ardhmes, dijeni; jeni në vendin e gabuar.

    ".
    Vetem po te jesh emigrant e kupton rendesine qe ka vendi yt per ty. Por c'te besh kur vendi yt nuk ja di rendesine banoreve te saj, rinise, intelektualeve, por i detyron te enden rrugeve te botes, dhe qe fatkeqesisht e shohin shpresen per nje te ardhme me te mire jashte Shqiperise. Deri kur..........???
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Vetem po te jesh emigrant e kupton rendesine qe ka vendi yt per ty. Por c'te besh kur vendi yt nuk ja di rendesine banoreve te saj, rinise, intelektualeve, por i detyron te enden rrugeve te botes, dhe qe fatkeqesisht e shohin shpresen per nje te ardhme me te mire jashte Shqiperise. Deri kur..........???

    Vetem kete nuk kutpoj, si te jete rritur mireqenja e jeteses ne Shqiperi, kur njerezit mezi presin te dalin nga ai vend akoma, me not apo neper male!?
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nga Igli Totozani
    Marrë nga Gazeta Shekulli

    .....

    Nëse ti emigrant, që malli të ka marrë për ne dhe rrugicën tënde, nëse ti i ri që mezi pret të përfundosh shkollën dhe të gjesh vendin tënd që të takon sipas meritës e të gjithë së bashku të ndriçoni Shqipërinë tonë, nëse keni dinjitet, pra, nëse jeni të ndershëm, nëse jeni mendimtarë e, mbi të gjitha, idealistë të së ardhmes, dijeni; jeni në vendin e gabuar.

    Dhe bëhuni gati, jeta juaj do të jetë një luftë e vërtetë dhe dijeni, gjithashtu, se do ta fitoni atë. Kjo s'ka dyshim, kjo dihet. Veç një gjë nuk dihet: "çmimi".
    Artikull shume i mire Totozani. Por ngushellohu, kudo eshte njelloj.

    Ndryshon vetem gjuha qe flet si dhe paga qe te paguajne per tradhtine qe i ben intelektit dhe shpirtit. Keshtu qe "cmimi" diskutohet ne terma krahasues (u shita lire, sa duhet, apo shtrenjte) dhe jo ne se shitem ose jo.

    Gjesend minimal, per mendimin e disave.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin

    Ato probleme jane dhe jashte, por jashte nuk te denon shoqeria sepse ti nuk vjedh, ndot, thyen ligjet e rregullat, je i ndershem, nuk do te korruptohesh, thua mendimin tend, thua ate qe mendon, apo ben nje akt ne te mire te komunitetit. KEto qe thashe ne Shqiperi jane krime te renda qe e meritojne plumbin!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Vetem kete nuk kutpoj, si te jete rritur mireqenja e jeteses ne Shqiperi, kur njerezit mezi presin te dalin nga ai vend akoma, me not apo neper male!?
    Pajtohem shum me ty, jo vetem ne Shqiperi po edhe ne krejt trojet shqiptare. Na si shqiptar rritemi qe te dalim ne mergim (gurbet) kur ti mbushemi 20 vjet per te mbajtur familjen tone ne vendlindje.

    Po me e quditshme esht kjo se sot ne shekullin 21 na shqiptaret e leshojm vendin edhe per mendjemadhe, pra momentalisht mundesh me gjet edhe pun ne vendlindje po na nuk e pranojm dhe kemi qef qe te dalim "jashte" pershkak mendjemadhes, pra ma mir punon ne gurbet 16 or se sa ne vendlinje 8 or.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ato probleme jane dhe jashte, por jashte nuk te denon shoqeria sepse ti nuk vjedh, ndot, thyen ligjet e rregullat, je i ndershem, nuk do te korruptohesh, thua mendimin tend, thua ate qe mendon, apo ben nje akt ne te mire te komunitetit. KEto qe thashe ne Shqiperi jane krime te renda qe e meritojne plumbin!
    Hahahaha. Grow up. Keto jane per nivelet e uleta te punes ne shtete ekstra te medhenj. Por ligje ka. Dhe po te kapi ligji, te kap.

    Nderkohe ekziston edhe kerkim doreheqje dhe pushim nga puna ne mungese te motivacionit "nuk merresh vesh me shefin".

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Hahahaha. Grow up. Keto jane per nivelet e uleta te punes ne shtete ekstra te medhenj. Por ligje ka. Dhe po te kapi ligji, te kap.

    Nderkohe ekziston edhe kerkim doreheqje dhe pushim nga puna ne mungese te motivacionit "nuk merresh vesh me shefin".
    Kupton shqip ti? Une thashe qe ndersa probleme ne pune ka kudo, problemet me shoqerine ne Shqiperi jane specifike dhe te tmerrshme. Ne BE nuk te sheh njeri shtrember pse je i ndershem apo nuk pranon te korruptohesh, ndersa ne Shqiperi te shohin shtrember, dhe te gjithe te kritikojne.
    Myabe you should grow up and understand the point of what i wrote!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kupton shqip ti? Une thashe qe ndersa probleme ne pune ka kudo, problemet me shoqerine ne Shqiperi jane specifike dhe te tmerrshme. Ne BE nuk te sheh njeri shtrember pse je i ndershem apo nuk pranon te korruptohesh, ndersa ne Shqiperi te shohin shtrember, dhe te gjithe te kritikojne.
    Myabe you should grow up and understand the point of what i wrote!
    Nje pike e trajtuar ne menyre te shkeqyer... teorikisht! (Si te duket kjo shqipe?)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Edhe ne BE duhet te ulesh koken e te besh kompromise por kur duhet ti besh ne vendin tend se di pse te dhemb me shume!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •