Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Paratë e fushatës, TIA: Partitë fshehin financuesit e tyre

    TIRANË- Transparency International sjell në vemendje financimet e partite politike në fushatën elektorale. Sipas saj, vihet re një mungesë totale e transparencës ndaj publikut. Kjo organizatë ndërkombëtare iu bën thirrje lidëreve të partite politike të bëjnë publike faturën financiare të çdo aktivitetit elektoral. Po kështu në respektim të Kodit Zgjedhor, të publikojnë regjistrin e posaçëm te personave që dhurojnë më shumë se 100 mijë lekë, si dhe të bëjnë publik numrin e llogarisë bankare ku do të depozitohen këto financime.

    Sot në një konferencë për shtyp, TI Albania i kërkoi Qeverisë të publikojë listën e personave juridik që kanë përfituar fonde publike, ose kanë qenë partner me fonde publike gjatë 4 viteve të shkuara, në mënyrë që të verifikohet nëse këto subjekte po kontribojnë apo jo në fushatën zgjedhore.

    TIA vlerëson se rritja e transparencës gjatë fushatës zgjedhore rrit mundësinë për të patur një Parlament më cilësor, të përbërë nga deputet që për mandatin e tyre i'u detyrohen vetëm qytetarëve që i kanë zgjedhur.


    Kandidatët me post dhe programet qeverisëse


    TIA vë re gjithashtu se disa kandidatë për deuputetë kandidojnë në kundërshtim me ligjin pasi mbajnë një post tjetër të lartë. "Duke rikujtuar nenin 69 të Kushtetutës, i cili sqaron papajtueshmërinë e kandidatit për deputet gjejmë vendin t'iu bëjmë thirrje partive politike që t'ju kërkojnë kandidatëve të tyre të japin dorëheqjen nga postet e papajtueshme me mandatin e deputetit, duke mos përdorur pushtetin për të ndikuar në fushatën zgjedhore". Kështu u shprehen sot përfaqësuesit e TIA-s.

    Tre ishin kërkesat e kesaj organizate për partitë politike: Transparencë me fondet e fushatës, me postet e kandidatëve, dhe me programet elektorale. Pasi siç vëren ajo publiku është njohur në mënyrë krejt sipërfaqësore me programet elektorale, ku jo rrallë është vënë në dyshim dhe ekzistenca e tyre.


    Shekulli Online | 09/06/2009 |
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    TIA: Partite, transparence per programet dhe parate

    “Transparency International Albania”, dega shqiptare e OJQ se njohur boterore qe lufton korrupsionin, hodhi disa dyshime konkrete mbi partite qe marrin pjese ne garen elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit. (UPDATE)

    Programet elektorale, transparenca e listave, fatura financiare e aktiviteteve elektorale dhe garimi i disa kandidateve ne kundershtim me ligjin jane pikat qe diskutohen.

    “Qytetaret ende nuk jane njohur me programet elektorale. Po ashtu ekzistojne dyshime se disa prej kandidateve mbajne ne te njejten kohe edhe funksione te tjera. Nderkohe transparenca e partive politike eshte ne nivelet e uleta, ndaj kerkojme qe pas cdo mitingu te publikohet lista e shpenzimeve te ketyre aktiviteteve”, u shpreh Endrit Shabani, nga “Tansparency Inernational Albania”

    Ndonese “TIA” nuk e thote hapur ne deklaraten e saj, me kandidate qe garojne ne kundershtim me ligjin ajo ka parasysh ata kandidate qe ende nuk kane dhene doreheqjen nga postet e papajtueshme me mandatin e deputetit.

    Per "Transparency International Albania", transparenca gjate fushates, do te ndihmonte per te pasur nje parlament me cilesor.

    T-CH
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Fushata, sa mund të shpenzojnë partitë

    ZGJEDHJET/ Përcaktohet limiti i parave që mund të përdoren nga çdo subjekt politik dhe kandidat i pavarur: Jo më shumë se 1.65 milionë dollarë

    Subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk mund të shpenzojnë në fushatë më shumë sesa 1.65 milionë dollarë. Kodi Zgjedhor tregohet i qartë për sa u përket një prej çështjeve me të debatueshme të fushatave zgjedhore, atë të shpenzimeve të partive politike gjatë aktiviteteve elektorale. Të prirur për aktivitete luksoze, ku spikasin mjaft elementet e spektaklit, fushatat zgjedhore në Shqipëri arrijnë në shpenzime të paparashikueshme. Ndaj ligjvënësi ka vendosur një tavan të shpenzimeve të partive dhe gjithë kandidatëve të saj. Neni 90 i Kodit Zgjedhor, pika 3, parashikon se shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike,

    sipas nenit 87 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi. Partia Demokratike është subjekti zgjedhor që ka marrë shumën më të madhe të fondit të akorduar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për sfidën e fundit elektorale. PD, falë numrit të mandateve nga zgjedhjet e korrikut të 2005, arriti të marrë 16.573.342 lekë, ose rreth 160 milionë lekë të vjetra. Në këtë rast, shpenzimet e subjekteve politike për fushatën nuk mund të kalojnë dhjetëfishin e kësaj shume ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra. Veç fondeve që marrin nga shteti, në bazë të rezultateve që kanë arritur nga zgjedhjet pararendëse, partitë politike mund të marrin, për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore, fonde vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Kodi parashikon që shuma që çdo person fizik ose juridik mund t‘i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime. Subjektet politike janë të detyruara të regjistrojnë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. 45 ditë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së nis procesi i auditimit të shpenzimeve të bëra nga çdo parti. Madje, për herë të parë në Kodin Zgjedhor, është sanksionuar prezenca e ekspertëve kontabël për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Sakaq, subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, sipas këtij Kodi.

    Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor nga partitë, por edhe nga dhuruesit në rast se nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas parashikimeve të ligjit. Sakaq, në fillimin e kësaj fushate Transparence International kërkoi dy ditë më parë që partitë politike të publikojnë faturën e çdo aktiviteti politik që ato kryejnë.

    Një javë më parë, me nisjen e fushatës zgjedhore, KQZ bëri shpërndarjen e fondeve për fushatën zgjedhore ku

    PD përfitoi 16.573.342 lekë
    Partia Socialiste 13.693.204 lekë
    Partia Republikane 2.648.148 lekë
    Partia Socialdemokrate 1.685.185
    Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 1.203.704 lekë
    Partia Agrare Ambientaliste 962.963 lekë
    Partia Aleanca Demokratike 722.222 lekë
    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 481.481 lekë
    Partia Demokristiane 481.481 lekë
    Partia Demokracia Sociale 481.481 lekë
    Partia Bashkimi Liberal Demokrat 240.743 lekë

    bashkangjitur këtu shumën që u takon nëse kanë më shumë se dy mandate në Parlament.

    Shqip
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Egziston nje ambient i felliqur financimi te partive sidomos ato kryesoret qe bejne fushata teper te kushtueshtme.
    Mekanizmi eshte i thjeshte partia ne pushtet shqyen arken e shtetit nepermjet investimeve fiktive ne infranstrukture. Gjithe ato grafike te superfryra qe paraqet PD si investime ne cdo skaj nje pjese e madhe e tyre shkon per financimin e fushates.
    Partia ne opozite perdor biznesin per ta financuar. Biznesmenet ne kembim te favoreve nga shteti hedhin leke pa mase ne partine e opzites dhe kur kjo parti fiton del prape klienteliste.
    Askush nuk ka ndermend ta rregulloje kete grope te zeze ku leku shqiptar digjet per votime.

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    ZGJEDHJET/ Përcaktohet limiti i parave që mund të përdoren nga çdo subjekt politik dhe kandidat i pavarur: Jo më shumë se 1.65 milionë dollarë


    PD përfitoi 16.573.342 lekë
    Partia Socialiste 13.693.204 lekë
    Partia Republikane 2.648.148 lekë
    Partia Socialdemokrate 1.685.185
    Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 1.203.704 lekë
    Partia Agrare Ambientaliste 962.963 lekë
    Partia Aleanca Demokratike 722.222 lekë
    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 481.481 lekë
    Partia Demokristiane 481.481 lekë
    Partia Demokracia Sociale 481.481 lekë
    Partia Bashkimi Liberal Demokrat 240.743 lekë
    Mjerë ne thuaj
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E me pune e madhe , sikur kushedi sa jane .............
    Populli yne syshqiponje do i paguaje, a lum si ne ........
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Shpenzimet për fushatën, qeveria “fut duart” edhe në thesarin e shtetit

    Ministria e Financave autorizon BSH-në të përdorë thesarin. Rezerva valutore e vendit është tkurrur në 131 milionë euro

    Ervin KOÇI


    Kostoja e lartë e fushatës elektorale që qeveria po zhvillon duke përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk ka kursyer as përdorimin në mënyrë të parregullt të thesarit të shtetit. Me anë të një urdhri që ka dalë prej Ministrisë së Financave është autorizuar Banka e Shqipërisë që të përdorë “për nevoja imediate operative” një pjesë të atij që konsiderohet si thesari i BSH-së dhe që është pjesë e rezervës valutore që kjo bankë e mban për situata emergjencash dhe krizash kombëtare. Burime nga Ministria e Financave konfirmojnë për gazetën “Albania” faktin që “qeveria ka kërkuar për shpenzime operative përdorimin e rezervës valutore që disponohet nga BSH-ja, edhe pse kjo e fundit ka refuzuar fillimisht përdorimin e atij fondi që mbahet për situata më të rënda ekonomike”. Lajmin e konfirmojnë edhe burime konfidenciale nga BSH-ja, të cilat pohojnë “zhvendosjen e disa pjesëve të këtij thesari me urdhër të Ministrisë së Financave për shpenzime të ndryshme, ndër të cilat edhe ato për shlyerjen e interesave të larta të kredive tregtare që qeveria ka marrë në muajt e fundit”. Burimet e Financave konfirmojnë gjithashtu edhe faktin se pjesa më e madhe e këtyre parave është përdorur kryesisht për “shpenzime operative” të cilat presupozojnë shpenzimet e dikastereve të ndryshme shtetërore që janë të angazhuara në fushatën elektorale. Por, në rrugë zyrtare nga dikasteri i Financave, mësohet edhe fakti që një pjesë e këtyre shpenzimeve kanë shkuar për investime strategjike në infrastrukturë, që gjithsesi janë investime elektorale.

    Kreditë elektorale

    Pasi ka deklaruar se një kontratë e re me FMN-në do të sillte panik në tregun vendas, qeveria ka preferuar më mirë që të marrë kredi të tjera me kosto tepër të lartë nga bankat private. Sipas gjasave, marrëveshja e re me FMN-në do të kërkohet pas zgjedhjeve, pasi një marrëveshje e re para tyre mund të ishte edhe një precedent për opozitën në fushatë. Por qeveria tashmë ka marrë një dorë të mirë kredish nga bankat e nivelit të dytë. Në fund të sesionit plenar për këtë vit dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria kaloi në Kuvendin e Shqipërisë plot 6 kredi, që shtojnë kështu borxhin e jashtëm të saj. Në total, shuma e këtyre kredive llogaritet 367,5 milionë euro. Kreditë janë marrë në kuadër të disa projekteve në vend dhe në marrëveshje me banka të huaja dhe ndërkombëtare. Këtu përfshihet kredia e butë, si një marrëveshje për mallra eksporti me “Unicredit Bank Austira” (AG), për pajisjen me materiale mjekësore të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, me shumë 7.488.000 euro. Po ashtu, kredia me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEDB), për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, malore, ku shuma e huas së dhënë është 5.000.000 euro. Gjithashtu, kredia me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEDB) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore, me shumën e huas prej 40.000.000 eurosh. Kredia me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për një financim shtesë për projektin e ofrimit të shërbimeve sociale, me shumë 5.000.000 euro. Në këto kredi përfshihet edhe kredia prej 250 milionë eurosh, si një marrëveshje me bankat “Alpha Bank” dhe “Deutsche Bank”.

    Kundërshtimet për kreditë

    Ndërkaq, gjatë diskutimit të këtyre kredive në Kuvend, por edhe në debate të ndryshme publike, në shenjë kundërshtimi, deputetët e opozitës kanë refuzuar miratimin e tyre. Sipas deputetëve të majtë, këto kredi nuk janë transparente. “Të gjitha ligjet kanë shkuar në datën 6 në qeveri dhe në datën 7 në Parlament. Këto janë marrëveshje borxhi dhe po merrni 500 milionë dollarë hua, duke shkelur ligjin”, - u shpreh anëtari socialist i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe. Në total, të gjashtë marrëveshjet kapin vlerën e 370 milionë eurove.

    Rezerva valutore

    Rezerva valutore e vendit ka pësuar një rënie me 131 milionë euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti, gjë e cila mësohet edhe prej BSH-së. Sipas të dhënave të fundit të BSH-së konstatohet se kemi një rënie të ndjeshme të të gjithë treguesve, që sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar paraqesin edhe një tablo të qartë të situatës së vështirë ekonomike. Sipas BSH-së mësohet se “mjetet e rezervës valutore kanë rënë me 131 milionë euro”. Stoku i rezervës valutore në fund të tremujorit të parë të vitit 2009 shënoi nivelin 1,595 milionë euro, i mjaftueshëm për mbulimin e 4.7 muajve të importeve të mallrave dhe të shërbimeve. Në tremujorin e parë, deficiti i bilancit të pagesave, i cili mat flukset e hyrje-daljeve të valutës, arriti në 130.9 milionë euro, pesë herë më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar. Sipas të dhënave në tremujorin e parë, deficiti tregtar ra me 2 për qind, si pasojë e uljes së importeve. Ekspertët thonë se, kjo prirje nuk duhet të zgjasë shumë, pasi do të përkeqësonte pozicionin financiar të vendit, siç ndodhi në disa vende të rajonit, ekonomitë e të cilëve i shpëtuan kolapsit falë ndihmës financiare në shuma të mëdha nga FMN-ja.

    Gazeta Albania
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  3. Këngët e fushatës.
    Nga [Perla] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 05:24
  4. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28
  5. KQZ: Partitë që nuk kaluan pragun, të kthejnë paratë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •