OSBE/ODIHR rrėzon Ramėn: S'ka prova pėr manipulimin
Raporti: Procesi i votimit dhe ai i numėrimit tė votave u zhvilluan nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare
Zgjedhjet e 28 qershorit nė Shqipėri u zhvilluan nė pėrputhje me rekomandimet e OSBE-sė dhe standardet e tjera ndėrkombėtare pėr zgjedhje demokratike. Ky ėshtė pėrfundimi i raportit final tė misionit tė vėzhguesve afatgjatė tė OSBE/ODIHR-it pėr zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri. Raporti vlerėson se zgjedhjet shėnuan njė progres tė dukshėm krahasuar me proceset e mėparshme elektorale, duke e vėnė theksin veēanėrisht nė pėrmirėsimet nė regjistrimin dhe identifikimin e votuesve dhe nė Kodin Zgjedhor tė miratuar nė mėnyrė konsensuale nga dy partitė kryesore. Vėzhguesit ndėrkombėtarė gjithashtu vlerėsojnė se procesi i votimit dhe ai i numėrimit tė votave u zhvillua nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Ky proces, thuhet nė raport, pėrmbushi shumicėn e angazhimeve tė OSBE-sė, ndėrsa thekson se suksesi i procesit varet kryesisht nga angazhimi i partive politike nė Shqipėri pėr tė respektuar ligjin dhe pėr tė kryer detyrimet e tyre elektorale nė mėnyrė tė pėrgjegjshme, me qėllim qė tė ruhet integriteti i procesit. Raporti rrėzon si tė pabazuar ēdo pretedim pėr parregullsi nė procesin e numėrimit tė votave apo pėr manipulimin e rezultatit zgjedhor, duke nėnvizuar se nuk pati asnjė dėshmi apo provė pėr kėtė. "Nuk pati dėshmi pėr parregullsi nė procesin e numėrimit apo pėr manipulimin e rezultateve nė Qendrat e Numėrimit tė Votave, pavarėsisht bllokimit tė numėrimit nė disa KZAZ", thuhet nė raportin final tė vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it. Mė tej, raporti vlerėson votimin unanim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pėr tabelėn pėrfundimtare tė rezultateve dhe shpėrndarjen e mandateve pėr 12 qarqet e vendit. Njė tjetėr fakt qė vlerėsohet pozitivisht nė raport ėshtė reduktimi i ndjeshėm i numrit tė ankimimeve paszgjedhore, tė cilat ranė nė 34 nga mė shumė se 100 qė ishin nė zgjedhjet e kaluara. "Numri i ankimimeve postzgjedhore i depozituar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve u reduktua jashtėzakonisht krahasuar me zgjedhjet e mėparshme. Ndryshimi i tabelės sė rezultateve pėr zonat elektorale pas ankimimeve u votua nga tė gjithė anėtarėt e KQZ-sė. Vendimi pėr shpėrndarjen e vendeve nė Parlament pėr 12 qarqet e vendit dhe deklarimi i rezultatit pėrfundimtar u votua gjithashtu nė mėnyrė unanime nga anėtarėt e KQZ-sė", nėnvizon mė tej raporti, i cili saktėson se pesė vendime tė KQZ-sė qė lidhen me ankimimet u rrėzuan nga Kolegji Zgjedhor. "Nė total u depozituan 12 ankimime kundėr kėtyre vendimeve, nga tė cilat njė u depozitua nga KQZ. Seancat e Kolegjit Zgjedhor u zhvilluan nė mėnyrė profesionale dhe marrja e vendimeve ishte mėse e shpejtė", vlerėsojnė vėzhguesit ndėrkombėtarė nė raportin pėrfundimtar pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Gjithashtu, raporti vlerėson se Kodi i ri Zgjedhor pėrmbante disa rekomandime tė ofruara mė parė nga OSBE/ODIHR dhe solli pėrmirėsime tė ndjeshme. "Nė pėrgjithėsi, kuadri ligjor siguron qėndrueshmėri teknike pėr mbajtjen e zgjedhjeve demokratike", nėnvizon raporti, ndėrsa thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarėsisht disa momenteve ngėrēi, e pėrgatiti dhe e administroi procesin nė mėnyrė profesionale dhe ndėrmori disa hapa pėr rritjen e transparencės sė procesit.
Komisionet
Komisionet e Qendrave tė Votimit u ngritėn shumė vonė, duke rrezikuar trajnimin e anėtarėve tė tyre. Njė zhvillim shumė pozitiv ishte fakti se lista e zgjedhėsve pėr herė tė parė u hartua nga Regjistri Kombėtar i Gjendjes Civile i kompjuterizuar dhe jo nga regjistrat themeltarė, siē bėhej mė parė. Raportimet e vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it ditėn e zgjedhjeve dėshmojnė se cilėsia e listave tė zgjedhėsve ėshtė pėrmirėsuar jashtėzakonisht krahasuar me procesin zgjedhor tė 2005. Njė tjetėr projekt i qeverisė ishte lėshimi i kartave tė sigurta tė identitetit pėr ēdo qytetar. Prioritet nė pajisjen me dokumentin e patėn 730 mijė votues, qė nuk kishin njė pasaportė tė vlefshme pėr jashtė shtetit apo ndonjė dokument tjetėr tė vlefshėm pėr tė votuar. Fushata pėr shpėrndarjen e kartave tė identitetit ishte pėrgjithėsisht e suksesshme dhe krijoi njė sfond pėr njė sistem tė qėndrueshėm pėr identifikimin e votuesve. Nga 1.4 milionė shtetas qė aplikuan pėr karta identiteti, tė gjithė u pajisėn me kėtė dokument para datės sė votimit, pėrveē 3 321 shtetasve. Rreth 257 mijė qytetarė pa pasaporta nuk aplikuan pėr dokumentin e ri.
Fushata
Megjithėse zgjedhjet u zhvilluan nė njė ambient politik shumė tė polarizuar, fushata ishte kryesisht e qetė me vetėm disa incidente tė vogla. Tė 34 partitė qė kandidonin nė kėto zgjedhje ishin tė lira tė bėnin fushatė nė ēdo cep tė vendit. Nė disa raste fushata errėsohej nga pėrdorimi i gjuhės sė ashpėr. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, njėkohėsisht kryetar i Partisė Socialiste, pėrdori evenimentet zyrtare pėr tė bėrė fushatė pėr Partinė Socialiste.
Media
Shqipėria ka njė numėr tė madh mediash elektronike dhe tė shkruar, tė cilat konkurrojnė pėr tė ardhura tė kufizuara nga reklamat dhe pėrgjithėsisht janė nė varėsi tė bizneseve qė i subvencionojnė ato. Kjo, e kombinuar me ndėrhyrjen nė politikat editoriale nga politikanė dhe interesa biznesi, ka njė ndikim tė ndjeshėm nė pavarėsinė e medias. Kodi Elektoral pėrfshin rregullime tė detajuara pėr mbulimin e fushatės nė lajme dhe nė emisione politike, si dhe kohėn me dhe pa pagesė nė televizionet publike dhe private. Gjatė 30 ditėve tė fushatės mbulimi sasior pėr dy partitė e mėdha ishte mė i balancuar. Megjithatė, tė gjithė operatorėt e monitoruar shfaqėn njėanshmėri drejt PD apo PS, gjė qė reflektohej nė tonin e mbulimit qė ata i bėnin fushatės. Sipas informacionit tė marrė nga gazetarėt, mbulimi i fushatės u reduktua nė shpėrndarjen e regjistrimeve apo komenteve tė prodhuara nga vetė partitė politike.
Pėrfaqėsimi gjinor
Dispozitat e reja tė Kodit Zgjedhor sanksionuan njė pėrfaqėsim tė grave deri nė 30% nė listat e kandidatėve pėr deputetė. Shumė lista iu rikthyen partive pėr shkak se kushti pėr pėrfaqėsimin gjinor nuk ishte pėrmbushur nė masėn e duhur. Kėrkesa rezultoi nė rritjen e grave tė zgjedhura nė Parlament krahasuar me zgjedhjet e vitit 2005.
Pėrfaqėsimi i minoriteteve
Disa parti qė pėrfaqėsojnė minoritetet morėn pjesė nė zgjedhje. Nga lista e PBDNJ-sė, qė pėrfaqėson minoritetin grek, fitoi vetėm njė kandidat, ndėrkohė qė pati pėrfaqėsime tė minoritetit grek edhe nė listat e kandidatėve tė PD dhe PS.
Transparenca
Lidhur me transparencėn e kėtyre zgjedhjeve u akredituan mbi 6 000 vėzhgues vendorė jo-politikė nga 16 organizata joqeveritare, pėrfshirė kėtu edhe 6 OJF, qė akredituan mbi 2300 vėzhgues. Dy organizata joqeveritare shqiptare nxorėn rezultate paralele. Ankimimet gjatė periudhės post-zgjedhore u trajtuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor nė mėnyrė profesionale, duke u dhėnė fund mosmarrėveshjeve.
Dita e zgjedhjeve
Dita e zgjedhjeve ishte pėrgjithėsisht e qetė dhe paqėsore. Vėzhguesit e vlerėsuan procesin e votimit pozitivisht nė 92% tė qendrave tė votimit, por vėrejtėn disa shkelje proceduriale. Si problematike u konstatuan votimi familjar dhe disa pėrpjekje pėr tė ndikuar tek zgjedhėsit. Mbyllja e qendrave tė votimit u vlerėsua pozitivisht, me disa probleme proceduriale. Vėzhguesit konstatuan mangėsi proceduriale, tė cilat vinin kryesisht nga mungesa e trajnimit tė anėtarėve tė grupeve tė numėrimit. Sistemi elektronik i monitorimit me kamera, ku ēdo votė vendosej nė njė video kamera dhe u tregohej vėzhguesve nė ekrane tė mėdhenj disa metra larg nga qendrat e votimit, e rriti besueshmėrinė nė transparencėn e procesit. Pavarėsisht disa ngjashmėrive me procesin e mėparshėm, pati njė progres tė dukshėm nė administrimin e procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryesisht nė marrjen e materialeve zgjedhore, transmetimin elektronik tw rezultateve nga KZAZ-tė dhe shpallja e rezultateve paraprake. Nuk pati dėshmi pėr parregullsi nė procesin e numėrimit apo pėr manipulimin e rezultateve nė Qendrat e Numėrimit tė Votave, pavarėsisht bllokimit tė numėrimit nė disa KZAZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori rezultatet pėr 12 qarqet bazuar nė tabelat e transmetuara nga KZAZ-tė dhe i miratoi ato me shumicė tė thjeshtė. Rezultati i nxjerrė nga KQZ nuk pėrfshinte rezultatet e 33 qendrave votimi, pesė prej tė cilave nuk u hapėn ditėn e votimit, ndėrsa 28 tė tjera nuk u numėruan apo rezultati i tyre nuk u pėrfshi nė tabelėn e KZAZ-ve pėrkatėse. Rezultati nga tė gjitha kėto 28 qendra votimi u pėrfshi pas ankimimeve paszgjedhore nė KZQ. Numri i ankimimeve postzgjedhore i depozituar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve u reduktua jashtėzakonisht krahasuar me zgjedhjet e mėparshme. Ndryshimi i tabelės sė rezultateve pėr zonat elektorale pas ankimimeve u votua nga tė gjithė anėtarėt e KQZ-sė. Vendimi pėr shpėrndarjen e vendeve nė Parlament pėr 12 qarqet dhe deklarimi i rezultatit pėrfundimtar u votua gjithashtu nė mėnyrė unanime nga anėtarėt e KQZ-sė. Pesė vendime tė KQZ-sė qė lidhen me ankimimet u rrėzuan nga Kolegji Zgjedhor. Nė total u depozituan 12 ankimime kundėr kėtyre vendimeve, nga tė cilat njė u depozitua nga KQZ. Seancat e Kolegjit Zgjedhor u zhvilluan nė mėnyrė profesionale dhe marrja e vendimeve ishte mėse e shpejtė.
Rekomandime
Partitė politike duhet tė demonstrojnė vullnetin politik pėr mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, qė lidhen me privilegjet qė ata mbajnė me ligj lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve. Ata duhet tė kryejnė detyrimet e tyre nė mėnyrė tė pėrgjegjshme pėr interesin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė. Kjo vlen edhe pėr performancėn e komisionerėve tė zgjedhjeve dhe zyrtarėve tė zgjedhur e tė emėruar nė tė gjitha nivelet.
Krijoni Kontakt