Pershendetje te gjithe forumistave.
Nuk eshte forumi i pare qe marr pjese, por thjesht per kulture po bej nje prezantim te vogel ketu te Forumi Shqiptar.
Jam nga Tirana, jam nja 28-29 vjec. Jetoj dhe punoj ne Tiranen time te dashur, ketu kam lindur dhe jam rritur. Eshte vendi me i mrekullueshem per mua.
Si profesion jam gjuhetar, por nuk merrem ne fakt me degen time.
Jam nje besimtar musliman praktikant, ku Islami eshte gjithcka ne jeten time. Ka ndikuar shume ne marredheniet e mia me Zotin, me njerezit, me fqinjte, shoqerine dhe ne vecanti me veten time. Me ka larguar nga shume vese te keqija dhe me ka bere me shume familjar.
Jam i interesuar qe ne kete forum te tregoj dhe une disa nga aftesite e mia aty ku mund te jap nje kontribut, per te qene dhe une ndonje tulle per ndertimin e nje shoqerie shqiptare moderne me sa me pak imoralitet, degjenerim, korrupsion, dhe me me shume sjellje te mira, edukate fetare etj.
E urrej politiken e te gjitha poleve, i urrej njerezit qe urrejne te tjeret per shkak te bindjeve fetare, racore dhe kombetare.
Nuk pi alkool, droge, nuk shkoj me prostituta etj. (Nje moral dhe nje sistem jetese qe e mora pasi u bera musliman).
Uroj gjithashtu qe ne kete forum te marr keshilla dhe opinione te ndryshme per ceshtje problematike ne shoqerine shqiptare.
Paqja dhe meshira e Zotit te Madherishem qofte mbi te gjithe ju!![]()
Krijoni Kontakt