Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Tiranë, ekzekutohet 20 vjeçari. Plagosen dy të tjerë

    Ne ngjarje e rende eshte regjistruar ne mesditen e sotme ne Tirane. Artan Allushi 22 vjec ka humbur jeten pasi eshte qelluar nga tre persona gjate kohes kur ai ndodhe ne nje lokal ne zonen Laprakes. Ndersa nga te shtentat me arme automatike, kane mbetur te plagosur edhe 2 persona te tjere qe gjendeshin ne lokal ne momentin e krimit. Sipas te dhenave te policise te plagosurit, Nertil Allushi dhe xhaxha i viktimës Kujtimi Allushi, ndodhen ne gjendje te rende.

    Policia ka identifikuar ndërkaq autorin e ngjarjes, 40 vjeçari Bashkim Qefalia, i cili pas vrasjes është larguar nga vendngjarja. Dyshimet e para per shkaqet e ketij krimi te rende mendohet se jane per çeshtje pronesie.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #2
    Eh moj Shqypni,
    e mjera Shqypni.



    Akoma vazhdojne keto vrasjet me motive skandal? Sikur Sala & Co. t'i kishte dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje, populli nuk do vazhdonte te vritej, po ec mo jane mesuar shqiptaret, ka varreza plot.

  3. #3
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Eh moj Shqypni,
    e mjera Shqypni.



    Akoma vazhdojne keto vrasjet me motive skandal? Sikur Sala & Co. t'i kishte dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje, populli nuk do vazhdonte te vritej, po ec mo jane mesuar shqiptaret, ka varreza plot.
    Eh varreza ka plot, po vende jo me. Sa keq sa keq, qe arma zgjidh akoma pune sot.

    Po si nuk shkon e iu fut ndonjeri atij Bollanos mer aman.
    Elegance is an attitude.

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    kur ai ndodhe ne nje lokal ne zonen Laprakes
    Po c'laprake aman.. Pse nuk thone kombinat. Ngjarja egzaktesisht ka ndodhur ne Unazen e Re andej nga Dogana.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    kto qefalite sikur jan andej nga zona e freskut?

    gjynof

    prit kur te hapet noj gjakmarrje...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    Nje tironc ma pak?he se mir eshte..

    Vapa dhe ato dy fije men qe i kan ngel,j ka bo ti ikin robve.
    mos luj se sta quj

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ky nertil alushi a asht shkodran?
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Po mire ndarjet e pronave me 22 vjecarin i paska pas ky e pastaj kshu zgjidhen gjerat. Apapapa ca mendje. Te marresh jete njerezish per prona. Ja tani do i gezoje ne burg qe i raft nga s'e mendon...
    La vita è bella...

  9. #9
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Sherri për vajzën, 3 viktima ne Tirane

    Shkon me dy nipat për t’i hequr një dru të mirë shoferit të furgonave të linjës Kamëz-Tiranës, që i ngacmonte vajzën, por ka marrë më qafë njërin prej nipave dhe ka përfunduar në spital vetë me nipin tjetër, i plagosur me armë zjarri. Ky ka qenë pak a shumë motivi, sipas policisë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orën 13:00, që shkaktoi një të vrarë dhe dy të plagosur në Tiranë. Kalimtarë të rastit dhe banorët e zonës së Doganës së Tiranës u bënë dëshmitarë të ngjarjes, që ndodhte përballë, në krahun tjetër të rrugës së Durrësit. Artan Allushi është qëlluar për vdekje me pistoletë, ndërsa xhaxhai, Kujtim Allushi dhe kushëriri, Nertil Allushi janë plagosur. Autorët, që sipas banorëve ishin tre, kanë mundur të largohen në drejtim të banesave private pranë shinave të trenit. Policia ka identifikuar Bashkim Qefalinë si autorin kryesor të dyshuar, madje kishte vendosur 500 mijë lekë të reja shpërblim për personin që do të siguronte informacionin për vendndodhjen e tij. Policia ka vendosur masa sigurie në banesën e Qefalisë për të evituar ndonjë përplasje tjetër të përgjakshme mes dy fiseve të mëdha.
    Ngjarja
    Kanë qenë Allushët ata, që me një automjet tip ‘Benz’ i janë afruar Qefalisë në vendin ku qëndronte me furgon. Kujtimi mësohet se akuzonte shoferin e furgonit se i kishte ngacmuar të bijën, dhe kështu ai kishte dalë ta kërkonte, i ndihmuar edhe nga dy nipat. Me të parë 40-vjeçarin, ata janë sulur dhe kanë debatuar me të. Mes tyre janë shkëmbyer edhe grushte e shkelma si edhe dërrasa e mjete të tjera të forta. Sipas banorëve, në përleshje ishin përfshirë një numër i madh personash, por në grindje e sipër, siç duket Qefalia ka nxjerrë një pistoletë, që sipas policisë e ka pasur pa leje, dhe ka qëlluar në drejtim Allushëve. Pasi i ka lënë të tre të rrëzuar përdhe nga të shtënat e armës, Qefalia dhe dy persona të tjerë që kishin ndërhyrë për të në sherr, janë larguar në drejtim të rrugicave që ndodhen pranë Spitalit Ushtarak. Tre Allushët u transportuan menjëherë për në Spitalin Ushtarak, por sipas mjekëve për Artanin kishte përfunduar gjithçka dhe ishte e pamundur kthimi i tij në jetë.
    Policia
    Me të marrë sinjalizimin përkatës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta të Komisariateve 2 dhe 3 të Tiranës, ndërsa drejtimin e hetimeve e kanë marrë përsipër vetë drejtori Tonin Vocaj me zëvendësin, Artan Cuku. Policia mundësoi identifikimin e të dyshuarit kryesor për këtë ngjarje, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes janë kryer kontrolle në disa banesa ku mendohej se mund të strehohej Bashkim Qefalia. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte mundësuar kapja e të kërkuarit, ndërsa ka pasur disa të shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Gazeta Shqiptare

    Ec e merre vesh se per cfare jane vrare. Kaq te veshtire e kane gazetaret te raportojne nje ngjarje. Njeri gozhdes njeri patkoit.
    Moderator, e di vet ti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •