FIER-Ka nisur si një lojë me sms në numrin e lënë në televizor në një nga kanalet që aplikojnë chat-in për njohje të reja dhe pastaj është kthyer në version “t’i zhvatim ndonjë para”. Kjo është pak a shumë historia qe boton sot Gazeta Shqiptare, mes 21-vjeçares Nexhmie Sitaj nga Kamshishti i Fierit me Idajet Elezin, ndërmjetësin shqiptar të “afendikoit” grek, të cilit i kishte shkrepur për nuse shqiptare. Sot pritet që gjykata e Vlorës të vendosë për fatin e vajzës dhe historisë së pazakontë të grekut që pagoi 3600 euro për një nuse shqiptare.
Greku i ka paguar deri në 3600 euro fierakes nga Kamshishti, me qëllim që ajo të bënte dokumentet dhe si formë ndihme për familjen e saj, por pikërisht në këtë moment vajza kishte ndërprerë çdo lidhje me të. Greku dërgoi menjëherë punëtorin e tij shqiptar në Vlorë, për të marrë paratë mbrapsht në rast se vajza kishte ndërruar mendje. Ndërsa nuk ka parë asnjë mundësi për ta bindur 21-vjeçaren Elezi, e ka denoncuar këtë në policinë e Vlorës.
Oficerët e antikrimit ekonomik të policisë së Vlorës e kanë klasifikuar zhvatjen e parave si “vjedhje me anë të mashtrimit” nga ana e vajzës, akuzë kjo e mjaftueshme për arrestimin e saj. Vajza nga ana e saj ka pranuar se i ka marre parate. "Është e vërtetë që ia kam marrë ato para grekut, madje do t’i merrja edhe të tjera, pasi ai vetë po m’i jepte”. Nexhmie Sitaj nuk ka fshehur asgjë nga historia gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e antikrimit ekonomik të Policisë së Vlorës, ku është dërguar fill pas shoqërimit të saj. 21-vjeçarja ka pranuar historinë me grekun dhe ndërmjetësinë e Elezit, madje edhe takimin me të dhe me nje vajze tjeter në Vlorë. Sitaj është mbrojtur me faktin se ajo nuk e ka detyruar në asnjë moment grekun për ato para që ai ia ka dhuruar vetë dhe me dëshirë. Dëshmitë e vajzës dhe mënyra e saj e pazakontë për të “bërë para”, nuk i ka bindur oficerët e antikrimit ekonomik të policisë. Sitaj është arrestuar të shtunën në fshatin e saj nga policia e Vlorës. Sot pritet që gjykata e Vlorës të vendosë për fatin e vajzës dhe historisë së pazakontë të grekut që pagoi 3600 euro për një nuse shqiptare.
BalkanWeb
Krijoni Kontakt