Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Chako Paul City, qyteti misterioz i grave

    cmendim keni per nji qytet vetem te grave? si do ishte aty?

    per me tej lexoni artikllin e shkypit...

    Chako Paul City, qyteti misterioz i grave

    Gjithēka ka lindur nga njė media kineze, qė ka shpėrndarė lajme pikante dhe provokuese mbi njė qytet misterioz tė quajtur Chako Paul City. Qyteti gjendet nė veri tė Suedisė, banohet vetėm nga femra dhe tė gjitha janė lezbike


    Me sa duket, biondet nordike pėrfaqėsojnė tashmė njė vlerė universale. Kėtė e tregon mė sė miri fakti qė janė shumė tė kėrkuara dhe tė vlerėsuara jo vetėm nga anėt tona, por edhe nė Lindje, ku kohėt e fundit njė lajm i ēuditshėm po ēmend meshkujt kinezė. Pas promocionit tė Danimarkės, ku me sa duket biondet nė vend janė "tė lehta" dhe menjėherė tė disponueshme pėr turistėt, kėsaj here ėshtė radha e qytetit tė lezbikeve suedeze. Me thėnė tė drejtėn, kėsaj here "vendi pritės" nuk ka faj (ose tė paktėn kėshtu duket), duke qenė se gjithēka ka lindur nga njė media kineze ("Harbin neps"), e cila ka shpėrndarė lajme pikante dhe provokuese mbi njė qytet misterioz tė ashtuquajtur Chako Paul City, qė gjendet nė veri tė Suedisė, banohet vetėm nga gra dhe tė gjitha janė lezbike. E quajnė Chako Paul City, por nuk ėshtė i shėnuar nė asnjė hartė, madje as nė atė tė CIA-s. Nė Suedi askush nuk e ka parė, nė Europė askush nuk ka dėgjuar tė flitet pėr tė. Por, pavarėsisht kėsaj, thuhet se aty jetojnė 25 mijė persona, mė shumė se nė ēdo qytet tjetėr tė Europės veriore. Tė gjitha janė gra, tė inatosura pėr shkak tė mungesės seksuale dhe njė pjesė e mirė lezbike nga "halli". Ideja e kėsaj turme "tė pakėnaqur" ka eksituar pa masė shpirtrat puritanė tė kinezėve, ndaj mė shumė se njė milion tė tillė kanė kontrolluar sajtet e internetit dhe agjencitė e udhėtimit pėr tė kėrkuar tė mbėrrijnė atje ku thuhet se femrat bėkan namin. Gratė e Chako Paul City janė bionde, bukuroshe dhe energjike, dhe punojnė nė industrinė e drurit. Pėr ndonjė takim tė shpejtė me ndonjė tė dashur duhet tė dalin fshehurazi nga qyteti dhe pėrpara se tė kthehen, tė ndjekin njė rit purifikues, ndoshta njė banjė apo diēka tjetėr mė komplekse. Qyteti, sipas lajmeve tė shpėrndara nė Kinė nga disa televizione dhe agjencia e shtypit "Xinhua", mendohet tė jetė ndėrtuar nė vitin 1820 nga njė vejushė e pasur qė urrente burrat dhe investoi pasurinė e trashėguar nga njė prej tyre nė ndėrtimin e njė komuniteti sekret tė pėrbėrė vetėm nga gra, qė jetonin dhe vazhdojnė tė jetojnė duke mbjellė, prerė dhe shitur pemė. Ndalimi i hyrjes pėr meshkujt bėhet nga dy bionde me trup gjigand, qė janė njėkohėsisht truprojat e qytetit. E njėjta panoramė ėshtė edhe nė kėshtjellėn e tij. Tė pafytyrėt qė do tė provonin tė futeshin, rrihen pėr vdekje. Kėto janė zėrat qė qarkullojnė nė internet, mė kot tė pėrgėnjeshtruara nga shoqata suedeze e autoriteteve lokale.

    "Chako Paul City nuk ekziston, vazhdon tė pėrsėrisė nė telefon zėdhėnėsi. Me 25 mijė banorė do tė ishte qyteti mė i madh i Suedisė veriore dhe nuk arrij ta imagjinoj se si mund tė qėndrojė i fshehur pėr mė shumė se 150 vjet". Fjalė tė kota. Shtypi kinez vazhdon tė japė informacione mbi vendin mitik dhe agjencitė e udhėtimit i dėrgojnė kureshtarėt nė qytetin mė tė afėrt, Umea, ku nė mėnyrė tė habitshme turizmi po rritet me ritme tė shpejta, edhe pse nuk ofron shumė gjėra, pėrveē qendrave tė saj tė bioteknologjisė dhe nominimit si kryeqyteti europian i kulturės nė vitin 2014. Por, asgjė nuk arrin t‘i ndalė kinezėt, tė gatshėm tė paguajnė ēdo lloj ēmimi, vetėm qė tė shkojnė tė ulen nė tavolinėn e ndonjė restoranti, apo tė futen nė shtratin e ndonjė hoteli, sė bashku me ndonjė prej atyre grave qė, sipas asaj qė shkruan shtypi kinez, "janė bėrė lezbike sepse nuk arrinin tė shkarkonin instinktet e tyre seksuale". Duken si imitues tė dinastive tė meshkujve, qė kanė ushqyer legjendat mė tė ēuditshme ndėr shekuj, si ajo e ishullit nė oqeanin Indian, qė tregohet nė Librin e Mrekullive tė Indisė, njė vepėr arabe e shekullit X, ku rrėfehej se gratė vallėzonin nudo "duke kėnduar si thėllėza" dhe kur zbarkonte njė ekuipazh marinarėsh, "pa u menduar gjatė i merrnin dhe i ēonin nė male pėr t‘u kėnaqur papushuar, duke shfrytėzuar secilin prej tyre. Tė martuarit vdisnin njė nga njė". Por e vėrteta ėshtė se nė Suedi as qė e kanė idenė se ku gjendet ky qytet misterioz me 25 mijė banore femra. Nėse do tė ekzistonte vėrtet, do tė ishte njė prej qyteteve mė tė mėdha tė veriut dhe me siguri qė nga viti 1820 e deri mė sot dikush do ta kishte zbuluar, ndoshta me "Google Maps". Edhe pse thuhet se meshkujt aty rrihen pėr vdekje, kinezėt duket se nuk i pengon asgjė.

    Por nėse debati pėr ekzistencėn e Chako Paul City ka nisur tė bėhet edhe mė interesant, tė gjithė e dinė qė Suedia, pothuajse nė tė gjitha qytetet, ėshtė vendi ku femrat jetojnė si nė parajsė. Gratė aty gjykohen nė bazė tė talentit dhe jo tė gjinisė. Nėse je i zoti nė atė qė bėn, shumė shpejt kėtu mund tė arrish nė majė. Suedia, me njė popullsi prej 9 milionė banorėsh, ka njė histori tė gjatė pėr politikat miqėsore ndaj femrave. Qeveria u ka dhėnė femrave tė drejta tė barabarta qė nga viti 1845. Nė vitin 1901 ishte i pari vend nė botė qė futi programin pėr lejen e lindjes. Nė 1958-ėn kisha luteriane suedeze ndryshoi doktrinėn e saj pėr t‘i lejuar femrat tė bėheshin priftėresha. Sot, femrat politikane zėnė gjysmėn e Parlamentit nė vend. Qėllimi pėr barazinė mes meshkujve dhe femrave nisi shumė herėt: "Trajnimet antiseksiste" fillojnė qė nė kopsht, ku meshkujt inkurajohen tė luajnė me kukulla, ndėrsa femrat me makina. Nė shkolla, lėndėt pėr gatim, rrobaqepėsi, punim metalesh dhe zdrukthuari janė tė detyrueshme pėr tė dyja sekset. Tė gjitha vitet e edukimit, pėrfshi edhe kolegjin, janė falas dhe vajzat prej kohėsh dalin mė mirė se djemtė. Nė vitin 2005, femrat pėrbėnin mė shumė se 60 pėr qind tė studentėve nė Suedi. Edhe pse pjesa mė e madhe e grave suedeze janė tė punėsuara, vendi renditet nė krye tė klasifikimit pėr sa i pėrket numrit tė lindjeve nė Europė, kjo falė ligjeve pėr lejen e lindjes. Ēiftet suedeze, si burrat ashtu edhe gratė, marrin 13 muaj leje lindjeje tė paguar dhe tre muaj tė tjerė me njė tarifė fikse. Nga kėto, 60 ditė duhet tė merren nga nėna dhe 60 nga babai, ndėrsa pjesa tjetėr ndahet sipas zgjedhjes sė tyre. Ndarja e barabartė e pėrgjegjėsive ėshtė e detyruar me ligj. Barazia mes femrave dhe meshkujve shtrihet nė shumė zona tė tjera nė Suedi. Sportet pėr femrat jepen po aq sa ato tė meshkujve nė televizion.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Aktualitete shoqėrore
    Nė kėtė forum mund tė diskutoni mbi problemet e mprehta shoqėrore qė pėrballet shoqėria shqiptare nė pergjithėsi dhe qytetet shqiptare nė veēanti.

    Mbyllet!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •