Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Kosova në romanin e Katherinë Paterson

    77 vjeçarja Paterson, shkrimtarja që së fundi është emëruar ambasadore e librit të fëmijëve, ka dhënë një intervistë rreth romanit të fundit “The day of pelican”, që flet për historinë e familjeve refugjate nga Kosova.
    Prishtinë, 2 shkurt
    Në një intervistë dhënë për median amerikane shkrimtarja Katherinë Paterson, tregon sesi lindi ideja e një romani dedikuar Kosovës. Çfarë e shtyu të bëhej që një familje shqiptare të bëhej personazhi kryesor i veprës së saj, cilat ishin kontaktet me vendin që sapo kishte dalë nga një luftë e ashpër?!
    Libri juaj u fundit i publikuar flet për Kosovën. Si ju lindi kjo ide?
    Paterson: Steve Dale, një nga udhëheqësit e kishës sonë më tha “Katerinë pse nuk shkruan për familjen Haxhiu?”. Haxhiu ishte një familje refugjatësh nga Kosova, të cilën kisha jonë e kishte strehuar dhe mbështetur. Asnjëherë nuk i kisha takuar ata, pasi që gjatë kohës së verës unë nuk isha aty dhe Haxhiu ishte nja familje që i përkisnin religjionit mysliman, kështu që nuk e frekuentonte kishën. Por njerëz të tjerë që kanë punuar me ta më kanë treguar historinë e tyre.
    Çfarë ju shtyu që të shkruash për këtë rast?
    Paterson: Avi më tha që më duhej të bëja një tjetër “Breakfast serial”. Mu duk ide shumë e mirë pasi që ngjarjet në Kosovë janë shumë të mbushura me akte të ndryshme dhe unë mund të shkruaja tri apo më shumë faqe. Kështu e organizova një takim me familjen Haxhiu dhe kalova një pasdite të mrekullueshëm me ta, duke parë fotografitë e tyre nën shoqërinë e bisedave të tyre. Nuk mund të merrja shumë informacione në atë mënyrë pasi që shqipja ime dhe anglishtja e tyre nuk ishin edhe aq të kënaqshme. Më është dashur që të hulumtojë nga gazetat dhe librat në lidhje me çështjen e Kosovës dhe familjeve që kishin ikur për shkak të luftës.
    Si u transformuan në libër, faqet që kishe shkruar?
    Paterson: Virginia Buckley, redaktore e “Paterson’s”, më dha idenë që të realizojë një roman me ato çka kisha shkruar. Isha pak e dëshpëruar sepse kisha bërë shumë kërkime dhe rezultati ishin vetëm disa faqe. Me romanin duhej punë më e madhe se sa me gazetën apo artikuj të ndryshëm. Fillova të kërkojë në internet dhe zbulova një koleksion prej 200 fotografi nga Kosova. Kërkova dhe rashë në kontakt me fotografin e këtij koleksioni dhe kështu krijuam një bashkëpunim shumë të ngushtë me njëri-tjetrin për të ardhur deri këtu, realizimin e një romani.
    Fotografi është nga Kosova?
    Paterson: Është amerikan që ka jetuar në Kosovë për shtatë vite dhe ka punuar në një kamp refugjatësh në Estoni. Ai flet shqip dhe ka shumë shokë të ngushtë shqiptarë. Kështu që nëse ai nuk ishte i sigurt për ndonjë ngjarje apo fakt telefononte shokët për ndihmë. Ishte një bashkëpunim shumë i mirë dhe i qartë. Ishte një eksperiencë e re dhe shumë e kënaqshme bashkëpunimi me një fotograf, i cili ka meritë të madhe në realizimin e romanit tim.http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1265141639http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1265141842
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 02-02-2010 më 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •