Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22

    Nje dite pas vizites se Berishes ne Vlore, derdhen 60 ton nafte ne det

    Vlore, 60 tone nafte ndot detin

    Ornela Hila
    E Enjte, 04 Qershor 2009

    Vlore- Qyteti i Vlores eshte zgjuar dje me nje pamje jo shume te kendshme. Deti nuk ka pasur ngjyren e tij te zakonshme, teksa gjallesa te shumta perpeliteshin mes valeve te mbetjeve te hidrokarbureve te hedhura gjate oreve te nates. Pothuajse i gjithe bregdeti ne "Pyllin e Sodes" eshte nxire nga solari dhe ngjarja ka vene ne alarm jo vetem policine vendore, por edhe autoritetet me te larta shteterore. Tre persona u ndaluan diten e djeshme, mes te cileve pronari i firmes "Arkand Xhunior", kurse tre te tjere u shoqeruan. Po keshtu eshte kontrolluar anija italiane "Guildo", nga e cila u mor sasia prej 60 tonesh me solar, qe eshte hedhur ne hidrovorin e Pyllit te Sodes. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane Genis Mehilli 39 vjec, pronar i firmes transportuese te karburanteve ne Vlore dhe shoferet e autoboteve te sekuestruar, Florian Ceci dhe Mikel Gjini, ndaj te cileve rendon akuza e "ndotjes me dashje te detit".

    Ngjarja

    Policia e Vlores ka marre nje telefonate rreth ores 08:00 te mengjesit te djeshem, se ne vendin e quajtur "Kanali i Motorit", ne "Pyllin e Sodes", ishin hedhur sasi te medha nafte qe kishin dale deri ne det. Banoret e zones kishin pare tre maune te medha ne kete vend, qe derdhnin ne hidrofor, sasite e hidrokarbureve. Nje grup hetimor ka shkuar me shpejtesi ne vendngjarje, duke shoqeruar fillimisht gjashte persona. Nga verifikimi i kryer rezultoi se firma "Arkand Xhunior" kishte marre sasite e mbetjeve te hidrokarbureve nga anija "Guildo", e cila bente transport nafte ne Kanada, dhe i ka shkarkuar ne menyre te paligjshme ne kanalin qe lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar nje dem te madh mjedisor. Policia tha zyrtarisht se firmes i jane bllokuar kater autobote, ndersa u ndaluan ne flagrance pronari Genis Mehilli dhe shoferet Florian Ceci dhe Mikel Gjini.

    Hetimet

    I gjithe kanali qe te con ne bregdet, diten e djeshme ka qene i ndotur e mund te shihje ne rere gjallesa te ndryshme te ngordhura, pjesa me e madhe peshq. Firma ka deklaruar gjate hetimit, se ne total ka pasur 680 tone mbetje per te zbrazur. Ndersa nga verifikimet e kryera mesohet se eshte derdhur nje sasi prej 60 tonesh. Gjate marrjes ne pyetje, te dyshuarit nuk kane dhene shpjegime te hollesishme se kush iu kishte sugjeruar hedhjen ne kete zone te hidrokarbureve, kur me ligj ishte e ndaluar. Por duket se ka qene nje iniciative e vete pronarit te firmes qe ka gjetur kete rrugezgjidhje, per te cilen eshte vene nen akuze per aktin e qellimshem. Tre personat e tjere jane lene te lire, nderkohe qe nen hetim jane edhe drejtuesit e anijes me flamur italian, "Guildo", nga e cila jane marre sasite e solarit, me mbetje nafte dhe vaji. Nuk behet ende e ditur zyrtarisht nese anija eshte sekuestruar, por pergjegjesite bien mbi firmen transportuese qe ka zgjedhur ndotjen e detit pikerisht disa dite pas celjes se sezonit turistik.

    "Akt i qellimshem dhe i stisur, sikurse me vjedhjen e ores se ish- Presidentit Bush"

    Ngjarja ka ndodhur pikerisht ne diten qe ne "Pyllin e Sodes" ne Vlore do te inaugurohej edhe Petrolifera, investimi shqiptaro-italian ne bregdet per depoziten e karburanteve. Ndersa ka inauguruar vepren gjigante, kryeministri Sali Berisha ka denuar aktin qe e cilesoi te qellimshem. Ne nje deklarate per mediat e pranishme, kreu i qeverise paralelizoi kete ngjarje te stisur sikurse "vjedhja e ores se ish-Presidentit Xhorxh Bush. "Ky eshte i njejti veprim dhe stisje, qe u be me vjedhjen e ores se ish-Presidentit Xhorxh Bush", tha kryeministri Berisha dje, gjate takimit per inaugurimin e Petroliferes. Hedhja e dhjetera toneve me mbetje hidrokarburesh ne det disa ore para takimit, nuk i ka shpetuar kreut te ekzekutivit, qe ndersa priste shiritin, kujtoi se ky veprim eshte bere me synimin qe qytetaret vlonjate te mendojne se qeveria po ndot detin. "Ky veprim i kryer sot, ishte i stisur qe vlonjatet te mendojne se Petrolifera po kryen ndotje te detit ne Vlore, por ata duhet te dine se ky eshte impianti me modern ne gjithe Mesdheun dhe me parametra bashkekohor e teper i sigurt. Pergjegjesit jane identifikuar dhe arrestuar", tha kryeministri.

    Plazhi jashte sherbimit, ngordhin gjallesat

    Fare prane zonave te banuara, e per me teper ne breg te detit, solari ka shkaterruar floren dhe faunen. Me marrjen e njoftimit per ndotjen, jane vene ne levizje te gjitha autoritet, perfshi edhe policine vendore, e cila ka identifikuar pergjegjesit e dyshuar te ngjarjes. Prokuroria leshoi menjehere dje fletet e arrestit per ndalimin e tre te dyshuarve te identifikuar, duke e vleresuar ngjarjen si te qellimshme. Ndotja e zones vleresohet si me e madhja e ndodhur ndonjehere, duke e bere te pafrekuentueshem plazhin. Vendi ku eshte hedhur mbetja e hidrokarbureve eshte shume prane objektit te Petroliferes se inauguruar dje nga kryeministri Sali Berisha, duke ngritur dyshime te forta per aktin e ndermarre. Policia tha se ne uje eshte hedhur sasia prej 60 tonesh, kurse dhjetera tone te tjere u sekuestruan ne depozitat e autoboteve, gati per shkarkim. Pritet edhe nje analize nga specialistet e mjedisit, per te mesuar shifra te tjera te kesaj ndotjeje dhe pasojat.



    Te ndaluar:

    Genis Mehilli, 39 vjec, pronar i firmes "Arkand Xhunior"

    Florian Ceci, shofer i firmes

    Mikel Gjini, shofer i firmes

    Akuza, "ndotje me dashje e detit"


    KJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-06-2009 mė 12:14

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ah ca tmerri e cfar felliqesie! Si mund te ndotesh bregdetin tend per arsye (politike ndoshta) si mundesh qe ti heqesh vlores mijra pushues ne sezon vere duke kryer kte akt kriminal. Nese eshte me te vertete me dashje, kto te ndaluarit mos te dalin ne gjyq deri nga 2018, edhe ne 2018 tju behet gjyqi e te burgosen me nja 40 vjet heqje lirie. Se vetem kshu zen mend i tille milet.

    Edhe te hetohet per te gjith ata qe kan dore ne kte akt kriminal, edhe te gjith te futen pas hekurave.

    E tmerrshme te ndotet vendi jot ne kete menyre.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Vetem ne Shqiperi ka kuptim kjo shprehje popullore " Ta shikoj Nenen pa burre pa le te ngelem edhe une pa Baba".
    I tille komb jemi prandaj, hipokrizia, marrezia, veteshkaterrimi flejne per pak por zgjohen kohe pas kohe ne forma te ndryshme.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  4. #4
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    ne prag te sezonit turistik,keto ngjarje japin pershtypjen se jane te paramenduara,dhe i bejne me qellim per te hulur imazhin e rivieres shqiptare!!!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    E paramenduar po, por mos vazhdoni me e kerkue fajtorin ne serbe, greke a ujgure.

    Ato qe e ndertuen kete ide dhe ato qe e zbatuen duhen denue rande, por kam frike se vetem zbatuesit do dalin.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Vlonjate puro keta zoterinjte....
    Mesues pune me dru.

  7. #7
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Zoti na ruajt nga mendjet e mbrapshta.. !!!

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    SHum pa lidhje kjo....kur valle do perfunojne kto sulme te komunistave ndaj Shqipetareve, SHqiperise dhe territorit te saj????

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga marangozi Lexo Postimin
    Vlonjate puro keta zoterinjte....
    Tani nuk dua ti perziej te gjithe Vlonjatet ne nje vend ,se ka dhe Vlonjat shume te mire ,por po te vesh re ndertuesit e firmave piramidale ishin pothuajse me orgjine nga Vlora....,sa Kurt dhe Kinez kane hedhur ne dete mbasi i kan marre leket .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    SHum pa lidhje kjo....kur valle do perfunojne kto sulme te komunistave ndaj Shqipetareve, SHqiperise dhe territorit te saj????
    Krimineli eshte njelloj o qyqar ska boje.
    Nuk qan hall qe bene krim keta palaco po nxiton ti besh roze.
    Shqiptar me bisht qe paske qene.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •