Ekstaza dhe ējerjet ne mitingjet artificiale me njerėz tė detyruar qė mblidhen pėr tė dėgjuar prapėsitė e rradhės, nuk mund tė mbulojnė dhe anashkalojnė faktin se mijėra votues qė ende nuk kanė aplikuar pėr kartat e identitetit, mbas pak ditėsh nuk do tė kenė tė drejtėn e votės mė 28 Qershor. Megjithė “perpjekjen” e fortė tė shtetit tė Sali Berishės.. i cili na ka lėnė tė kuptojmė se ky process do tė ishte njėlloj madhėshtor sa rruga e Kuksit dhe njėlloj i rėndėsishėm sa fluturimet nė Hėnė tė njeriut, mund tė supozohet me deshpėrim dhe zhgenjim se aventura e euforisė papagalle tė qeverisė dėshtoi. Pėr tė gjithė ne ėshtė e qartė se kufiri i ndryshimit tė premtuar ėshtė i paqartė, pėr aq kohe sa “papėrgjegjshmėria” e qeverisė rezultoi mė e sigurtė se pushimet e premtuara verore.. Edhe njėherė, drama njerėzore vazhdon ne mes tė batakut dhe pisave qė bėjnė politikė dhe elektoralitet nė kėtė vend.. Cfarė po ndodh? Me gjithė furinė e vrazhdė tė imazheve rutinė qė pėrcjellin shumica e politikanėve me premtime tė pėrsėritura, me mashtrime tė pėrsėritura, nė fjalime tė pėrsėritura, pėr tė gjithė ėshtė e qartė se shqiptarėt nuk do te jenė tė gjithė tė pajisur me kartat legjendė tė identitetit, para votimeve.. Karta nuk ka pėr tė gjithė, dhe sot, qeveritarėt tanė, jo drejt Hėnės, por brenda brekėve tė tyre me zor sa lėvizin e vėrtiten me poshtėrsinė lakuriq tė mashtrimit, ndėrsa i kanė vjedhur qytetarėve tė drejtėn pėr tė votuar. Nė kėtė mėnyrė, ky pushtet, (ky brumim i tė keqes), ky autoritet agresiv dhe kjo hajdutėri primitive, sot, nė mes tė ditės, nė mes tė vapės, nė mes tė zhvillimit, nė mes tė vlerave, ne mes tė perėndimit de nė prag tė njė demokracie tė premtuar, i ka mohuar njerėzve tė drejtėn e votės.. Nuk ka justifikim pėr kėtė! Nuk ka as moral! Proverbat se kjo gjė, qė quhet qeveri dhe ėshtė zgjedhur tė udhėheqė te ne, ėshtė e papėrgjegjshme dhe e paaftė, janė dhjamė mbi mish! Kjo qeveri ėshtė nė fakt mė e aftė nga cėshtė natyrisht dhe cmendurisht e nevojshme! Dhe ėshtė njėlloj e pėrgjegjshme nė aksionin e vėshtirė pėr tė shitur hajdutėrinė si lavdi edhe vlerė.. Sali Berisha ka zėnė njė kallo tė fortė gjithė kėta vjet nė aventurėn e manipulimeve, qė si peshku i kuq nė akuarium, rrėshqet nga cdo situatė…e vėshtirė. Nuk ka justifikim pėr kėtė dhe nuk ka shėrbim mė tė mirė qė i bėhet korrupsionit potencial tė Berishės me akuzėn pėr paaftėsi dhe papėrgjegjshmėri.. Sepse kjo administratė ėshtė e paparė dhė e suksesshme nė gjenerimin e virtualiteteve dhe iluzioneve.. Pa mendoni, kjo qeveri e veprave gjigande dhe e sukseseve tė mėdha, tė jetė e paaftė tė realizojė njė process rutinė pajisje me karta identiteti? Cparadoks i mjerė pėr optimistėt naivė.. A ėshtė e mundur qė ky process rutinė pėr njė adminstratė tė talentuar, spektakolare dhe tė specializuar tė bėjė edhe vjedhjėt mė tė vėshtira, tė lihej pas dorė muajt e fundit, ndėrsa thuhej e thuhet se me to do tė fillonte njė kualitet i ri demokracie dhe nje shprese e re pėr tė mbyllur tranzicionin e gjatė? Sigurisht qė jo! Administrata e shquar pėr fantazi ekstreme nė strategjitė kombėtare tė vjedhjes shtetėrorė dhe korrupsionit shtetėror, sidomos e shquar nė manipulimin e realiteteve edhe kur bomba ju plas nė dorė, ajo qė prodhoi Gėrdecin dhe manipuloi Gerdecin, ajo qė ndėrtoi rrugėn patriotike dhe vodhi rrugėn patriotike, ajo qė mirėpriti Fazllicin dhe mbrojti Fazllicin, e kish shumė mė tė lehtė nga cėshtė shkrimi I njė letre dashurie, realizimin e njė procesi rutinė pėr pajisjen rutinė me karta identiteti.. tė shtetasve. Tė thuash qė kjo administratė ishte e paaftė dhe e papėrgjegjshme pėr tė realizuar kėtė process, ndėrsa kish katėr vjet nė dispozicion, (kish kohė tė mjaftueshme tė pajiste gjithė ballkanin me karta identiteti) ėshtė njėlloj tė thuash qė kryeministri nuk dinte gjė pėr Gėrdecin, qė Fazllici ėshtė miku ynė dashamirės, apo nė Durrės Kukės janė kursyer profesionalisht qindarkat e fundit. Mund tė supozohet trishtueshėm se dėshtimi i procesit tė kartave tė identitetit pra nuk ishte paaftėsi, as papėrgjegjshmėri, dhe natyrisht as rastėsi. Ishte njė strategji e menduar mirė nga fantazistė dhe moderatorė demokratė shumė tė aftė tė krijojnė situata dhe perceptime nė shėrbim tė pushteteve tė pamerrituara.. Por, nga ana tjetėr, gjithė ky realitet, i cili i ka lėnė gojėhapur edhe njėherė ndėrkombėtarėt, pėr tė mos thėnė ka vrarė njėherė e mirė besimin e tyre, ėshtė gati tė degjenerojė nė njė turp istitucional, si ėshtė shtyrja e zgjedhjeve nė kėtė rast. Por kjo ėshtė parashikuar gjithashtu me sa duket nga regjizorėt politikė tė sė ardhmes. Duket se disa nga ata e kanė kuptuar qė shtyrja e zgjedhjeve vėshtirė tė jetė i dobishėm pėr palėt qė pretendojnė tė jenė nė pushtet.. Liderėt janė tė lodhur, dhe elektoratet mė shumė se ata, janė tė zhgėnjyer dhe zhgėnjimi do tė marrė njė pėrmasė tė re shpėrfilljeje, nėse zgjedhjet shtyhen nė vjeshtė.. Bastionet nuk janė gati pėr shtyrjen e zgjedhjeve. Atėhere minutat punojnė pėr Saliun dhe regjizoret dhe klanistėt e tij. Nėse nuk shtyhen pėr nė vjeshtė, s’mbetet vecse njė ndryshim rrufe i ligjit pėr zgjedhjet, i cili pėrvec pashaportave dhe kartave te identitetit, te lejojė qytetarėt tė votojne me dokumente tė tjera, certifikatė, patentė, librezė ushtarake, tesėr partie, etj.. Kjo histori con ujė nė mullirin e Salės, patjetėr!Duket se strategjia e demokratėve gjithsesi ka synuar nė mėnyrė fort dinake pikėrisht kėtė gjėbasi e kanė pėrjashtuar shtyrjen e zgjedhjeve, 10 pėr qind e votuesve qė nuk morrėn karta identiteti do tė votojnė me certifikata.. Po tė supozojmė se shumė e njohin talentin e manipulimit 18-vjecar me kėto copa letre tė politikės sė mjerė tė tranzicionit, kryeministrit do ti duhet tė beje njė arsyetim tė ngjashėm me atė tė njė barcolete qe tregoi Agron Llakaj nė “PORTOKALLINE” e fundit tė kėtij sezoni. Pra nė analogji, kryeministri do tė thoshte:”Zgjedhjet e qershorit do tė bėhen me karta identiteti ose me certifikata. Nėse bėhen me certifikata, mirė, por nėse bėhen me karta identiteti, ka dy mundėsi. Tė pajisen tė gjithė ose tė mos pajisen tė gjithė. Nėse nuk pajisen tė gjithė mirė, por nėse pajisen tė gjithė ka dy mundėsi. Fitoj unė ose fiton Rama. Nėse fitoj unė, mirė, por nėse fiton Rama ka dy mundėsi: mė dalin tė palarat ose nuk mė dalin tė palarat. Nėse nuk mė dalin tė palarat, mirė, por nėse mi nxjerrin tė palarat nė shesh ka dy mundėsi: ma fusin ose nuk ma fusin. Nėse nuk ma fusin mirė, por nėse ma fusin ka dy mundėsi. Largohem nga vendi ose futem nė burg pėr vjedhje e korupsion. Nėse largohem nga vendi mirė, por nėse mė futin nė burg…. Oh, mė mirė tė bėhen zgjedhjet me certifikata!” Dhe me sa duket kėshtu do tė ndodhė!Sali Berisha nė fakt ja ka dalė tė lerė edhe kėsaj here topin e nxehtė tė lojės sė vėshtirė nė duart e opozitės. Duket qartė se opozita ėshtė nė dilemė. Rreth 10% e votuesve qė me sa duket nuk do tė mund tė pajisen me karta identiteti, kanė edhe kėta dy mundėsi. Tė mos votojnė, ose tė votojnė mė certifikata. Nė tė dy rastet Berisha del i fituar.. Pėr kėdo qė ka qėnė nė teren javėt e fundit, ka qėnė e kuptueshme seleksionimi barbar i votuesve nė dhėnien e kartave.. Dihet qė, mobilizimit tė fortė tė opozitės, demokratėt i janė kundėrvėnė jo me mobilizim tė mirėfilltė por duke stimuluar dhėnien e kartave sipas interesave te tyre. Dihet qe votuesve te majtė ju janė sjellė pengesa tė mėdha nėpėr zyra dhe shėrbime, gjatė aplikimeve tė tyre pėr kartat, dhe dihet gjithashtu qė militantėt e Berishės, pėrkundrazi, fshehtazi, tė porositur nga lart, kanė lėvizur derė mė derė nėpėr shtėpitė e votuesve tė djathtė pėr tju dhėnė shpesh dorazi kuponat falas tė regjistrimit.. Ajo qė dua tė them ėshtė se edhe pozita, edhe opozita e kanė tė qartė se shumica e qytetarėve qė nuk kanė aplikuar pėr kartė janė votues tė majtė dhe janė nė njė pėrqindje tė tillė qė rrezikon potencialisht rezultatin e zgjedhjeve…Opozita, e cila ka atmosferėn e fitores nė anėn e saj, natyrisht duhet tė jetė e shqetėsuar pėr kėtė situatė dhe ėshtė e shqetėsuar realisht nė deklaratat e shpeshta dhe presionet qė bėn pėr kėtė situatė.. Duket se zgjidhja ėshtė nė certifikatat, por kjo ėshtė si tė luash me rrezikun.. Mbase dikush atje medon se vetėm nė mes tė rrezikut, lind mundėsia.. Por, nėse kėta shtetas vendoset tė votojnė me certifikata, nuk ėshtė e qartė pėr askėnd se sa I madh do tė jetė rreziku, se sa do tė jetė koeficienti i manipulimit tė tyre nga klani i Berishės, i cili ka treguar zell tė paparė pėr tė mbajtur me cdo kusht, me cdo menyrė, me cdo kosto, pushtetin.. Opozita ėshtė pėrpara njė vendimi tė vėshtirė me pėrgjegjėsi tė madhe. Tė rrezikojė, apo tė shtyjė zgjedhjet nė vjeshtė. Koha do ta tregojė. Por ajo nuk pret!..
Krijoni Kontakt