(a.r/news24/balkanweb)Një 15 vjeçar ka mbetur i vdekur duke mbledhur kanaçe në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit të Shkodrës. Makina e mbeturinave është shkarkuar në vendin ku ndodhej i mituri duke e zënë poshtë. Policia është vënë në ndjekje të shoferit.
SHKODËR- Ngjarje e rëndë në qytetin e Shkodrës. Një i mitur ka gjetur vdekjen ndërsa ishte duke mbledhur kanaçe në vendin ku grumbullohen mbeturinat e qytetit. Fëmija është zënë poshtë nga mbeturinat që janë shkarkuar nga makina në momentin kur ai ishte duke kërkuar në to.
Mësohet se fëmija ishte i moshës rreth 15 vjeç me iniciale B.U. Menjëherë në vengjarje kanë mbërriture forca të shumta policie dhe familjarë të të miturit, të cilët pasi e kanë gjetur nën mbeturina e kanë transportuar drejt spitalit të qytetit të Shkodrës, por i mituri nuk ka mundur dot të mbijetojë e për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Mesa duket fëmija nuk është vënë re që ndodhej aty nga ana e shoferit të makinës së mbeturinave, i cili ka shkarkuar mbi të sasinë e mbeturinave.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të shoferit të makinës së mbeturinave i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ahhhh mor Zot, mire qe jane te varfer, po mos i lendo me tutje keta njerez....
I vafte shpirti ne drite ketij vogelushi.
Krijoni Kontakt