Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Postime
    5

    Raymond Carver

    Thjesht per te lajmeruar daljen ne qarkullim te nje titulli te ri ne shqip :

    CFARE DESHIRONI TE SHIHNI ?

    nga Raymond Carver

    Tirana Times, 2009



    Pese novelat e fundit, te botuara pas vdekjes, te novelistit me te madh amerikan, pas Salinger (per t'u diskutuar...), vdekur me 1988, nga nje kancer mushkerish.

    - Me thirr nese ke nevoje per mua

    - Endrra

    - Vandalet

    - Dru per dimer

    - Cfare deshironi te shihni ?

    Botuar nga shtepia botuese Tirana Times, maj 2009.

    Libri gjendet ne librarite kryesore te Tiranes.

    Per te dhene nje ide, mund te shihni dhe filmin "Short Cuts" te Robert Altman, me nje tufe aktoresh te njohur, bazuar ne novelat e Carver.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Libri : 08-06-2009 mė 05:19

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Postime
    5
    Atė pranverė, ne kishim pasur njė lidhje secili nė krahun e vet, por nė qershor, nga fillimi i pushimeve shkollore, ne vendosėm ta jepnim me qira shtėpinė tonė nė Palo Alto, pėr periudhėn e verės, dhe tė shkonim ta kalonim nė veri tė Californie, nė bregdet. Richard, djali ynė, do tė shkonte tek gjyshja e vet, e ėma e Nancy, nė Pasco, nė rrethinat e Washingtonit, dhe do tė punonte tėrė verės me qėllim qė tė mblidhte paratė qė i duheshin pėr studimet e tij – nė vjeshtė ai hynte nė kolegj. Gjyshja e tij ishte nė dijeni tė asaj ēka ndodhte tek ne ; ajo na ishte lutur qė ta dėrgonim tek ajo dhe kishte marrė pėrsipėr t’i gjente djalit njė punė. Kishte folur me njė prej miqve tė saj, njė bujk, i cili kishte pranuar ta merrte Richardin si punėtor. Ai do tė mblidhte barin, do tė ngrinte gardh. Detyra tė vėshtira, por Richardi dukej i ngazėllyer. Djali u nis me autobus njė mėngjes, tė nesėrmen e dhėnies sė diplomave nė liceun e tij. E ēova tek stacioni i autobusave, lashė makinėn time nė parking dhe shkova tė ulem me tė nė sallėn e pritjes derisa tė lajmėronin nisjen e autobusit. Pėrqafimet, ai e kishte pasur tashmė kėtė tė drejtė me tė ėmėn. Ajo i kishte bėrė atij ca lamtumira copėtuese, e kishte shtrėnguar fort nė gji dhe e kishte mbuluar me puthje duke qarė si njė Madeleine, si dhe i kishte lėnė nė dorė njė letėr qė ai duhej t’ia jepte gjyshes me tė mbėrritur. Ajo kishte qėndruar nė shtėpi pėr t’iu dhėnė dorėn e fundit pėrgatitjeve tona tė udhėtimit dhe pėr tė pritur ēiftin tė cilit ia kishim lėnė me qira shtėpinė. Bleva njė biletė pėr Richardin, ia dhashė dhe zumė vend nė njėrin prej stolave tė sallės sė pritjes. Rrugės pėr tek stacioni, ne kishim diskutuar pak mbi gjendjen. Ai mė kishte pyetur :
    - A do tė ndaheni ju, ti me mamin ? [...]

    (Mė thirr nėse ke nevojė pėr mua)

    __________________________



    Kur zgjohet nė mėngjes, ime shoqe e ka zakon tė mė tregojė ėndrrat e natės. Unė i sjell njė kafe dhe lėng portokalli dhe ulem mbi njė karrike pranė shtratit. Ajo zgjohet, largon flokėt nga fytyra. Shprehja e saj ėshtė ajo e dikujt qė ia beh nga gjumi, por nė vėshtrimin e saj shohim dhe qė ajo vjen nga gjetkė. I them :
    - Hė ?
    - Njė ēmenduri, thotė ajo. Kam parė njė ėndėrr dhe gjysmėn e njė tjetre. Kam parė ėndėrr sikur isha djalė. Po shkoja pėr peshkim me motrėn dhe shoqen time, por isha e dehur. E merr vesh ? Kulmi, apo jo ? Jam unė ajo qė duhej ta ngisja makinėn, por nuk mund t’i gjeja ēelėsat. Kur i gjeta mė nė fund, makina nuk ndizet. Papritur, ishim nė qoshen tonė tė peshkimit, mbi liqen, nė varkė. Sė shpejti do tė fillonte njė stuhi, por motori i varkės nuk ndizej. Motra dhe shoqja ime shkuleshin sė qeshuri. Kurse unė, kisha frikė. Kėtu mė ka dalė gjumi. E ēuditshme, apo jo ? Sipas teje, ē’do tė thotė kjo ?
    - S’ke ē’bėn tjetėr veēse ta mbash shėnim, kam thėnė unė duke ngritur supet.
    E ē’do tė kisha mundur t’i shpjegoja. Unė nuk shoh kurrė ėndrra. U bėnė vite qė nuk kam parė qoftė dhe njė tė tillė. Ose ndoshta shoh, por ja qė nė zgjim nuk mė kujtohet asgjė. Nė ēėshtje ėndrrash, nuk kam kurrfarė njohurish – qoftė fjala pėr ėndrrat e mia apo pėr tė tjerėve. [...]

    (Endrra)
    _________________________________________



    Carol dhe Robert Norris ishin miq tė vjetėr tė Joanne, gruas sė Nick. Ata e kishin njohur shumė mė parė se ajo tė njihte Nickun. Kur e kishin njohur, ajo ishte ende e martuar me Bill Daly. Asokohe, Carol, Robert, Joanne dhe Bill ishin tė sapomartuar, dhe qė tė katėrt ishin me studime nė shkollėn e arteve tė bukura nė universitetin e Seattle. Banonin nė njė shtėpi tė madhe nė Capitol Hills sė cilės ia ndanin edhe qiranė edhe sallėn e banjos, shumicėn e vakteve i hanin bashkė dhe diskutonin deri natėn vonė rreth njė shishe vere. Tregonin punimet e tyre, i zbėrthenin dhe i kritikonin bashkėrisht. Gjatė vitit tė fundit tė jetės sė tyre tė pėrbashkėt – para hyrjes nė skenė tė Nickut – ata kishin paguar madje pėr tė blerė njė anije tė vogėl me vela me tė cilėn, gjatė verės, lundronin mbi liqenin Washington. « Kemi pasur gėzime dhe hidhėrime, ditė tė mira dhe tė kėqija », tha Roberti. Ėshtė hera e dytė qė ai e shqiptonte kėtė fjalė atė mėngjes, duke qeshur dhe vėshtruar me rradhė personat e tjerė tė ulur rreth tavolinės. [...]

    (Vandalėt)

    _____________________________________



    Ishim nė mes tė gushtit dhe Myers fillonte njė jetė tjetėr, siē kjo kishte ndodhur shumė herė tashmė. I vetmi dallim ėshtė qė kėsaj here ai ishte esėll. Sapo i kishte kaluar njėzet e tetė ditė nė njė shtėpi kurimi. Por gjatė kėsaj kohe, e shoqja ishte ngjitur pas njė pijaneci tjetėr, njė shok i tyre qė kishte pasur njė trashėgim tė vogėl dhe qė fliste tė bėhej ortak nė njė bar-restorant, nga krahu i kufirit tė Idaho. Kur Myers ishte pėrpjekur tė fliste me tė shoqen nė telefon, ajo ia kishte mbyllur pa njė pa dy. Jo vetėm qė ajo nuk donte t’i fliste, por dhe ia ndalonte hyrjen nė shtėpi. Kishte marrė njė avokat dhe kishte fituar njė vendim gjykate. Kėshtu, ai mblodhi ca plaēka, u ngjit nė njė autobus dhe shkoi tė jetojė nė bregdet, nė shtėpinė e njėfarė Sol qė kishte vėnė njė shpallje tė vogėl nė gazetė pėr tė lėshuar njė dhomė me qira. Sol erdhi t’i hapė derėn, i veshur me xhinse dhe t-shirt tė kuq. Ora ishte dhjetė e mbrėmjes. Myers kishte ardhur me taksi. Nėn dritėn e llampės sė verandės, Myers pa qė krahu i djathtė i Sol ishte mė i shkurtėr se tjetri dhe dora e djathtė ishte e tharė, dhe Myers nuk qe i pakėnaqur nga kjo. Mjaft kishte telashet e veta.
    Ju jeni ai qė ka telefonuar ? tha Sol. Keni ardhur tė shihni dhomėn, hyni pra brenda.
    Myers mbėrtheu valixhen dhe hyri.
    Gruaja ime, Bonnie, tha Sol.
    Bonnie shikonte televizor por ia hoqi sytė ekranit pėr tė parė kush erdhi. Ajo shtypi njė buton tė telekomandės tė cilėn e mbante nė dorė dhe televizori heshti. Shtypi dhe njė tjetėr dhe tani iku figura. U shkul nga divani, u ngrit nė kėmbė. Ishte njė grua e trashė. E trashė kahmos dhe frymėmarrjen e kishte tė shkurtėr.
    Mė falni qė ju shqetėsoj kaq vonė, tha Myers. Gėzohem qė u njohėm.
    Ju nuk mė shqetėsoni, tha Bonnie. Ju ka thėnė burri im pėr qiranė ?
    Myers bėri po me kokė. Valixhen, ende nė dorė.

    (Dru pėr dimėr)

    ____________________________________



    Mbrėmjen e fundit para nisjes sonė, ne duhej tė darkonim me Pete Petersen dhe gruan e tij, Betty. Pete ishte pronar i njė restoranti me pamje tė lirė mbi autostradė dhe Paqėsor. Nė fillim tė verės, ne i kishim marrė me qira njė shtėpi tė mobiluar. Shtėpia gjendej nė cepin tjetėr tė parkingut, rreth njėqind metėr nga fasada e pasme e restorantit. Ca mbrėmje, kur era e ngritur nga oqeani vinte deri tek ne, nuk kishim tjetėr veēse tė hapnim derėn e pėrparme pėr tė ndjerė erėn e biftekut tė skuqur qė ēlirohej nga kuzhina e restorantit dhe pėr tė parė shtėllungėn e tymit gri qė ngrihej nga oxhaku i saj i madh me tulla. Si ditėn, ashtu dhe natėn, ne jetonim me vrumbullimin e vazhdueshėm tė dy motorėve tė dhomės frigoriferike, tė ngjitur nė fasadėn e pasme, por ne ishim mėsuar tashmė.
    E bija e Pete, Leslie, njė femėr bjonde dhe e thatė, e cila nuk ishte treguar asnjėherė aq e lidhur me ne, zinte njė shtėpi tjetėr, mė tė vogėl, qė i pėrkiste gjithashtu tė atit. Ėshtė Leslie ajo qė ia drejtonte biznesin. Ajo kishte kaluar tashmė pėr t’i hedhur njė sy tė shpejtė gjendjes sė shtėpisė – ne kishim marrė me qira njė shtėpi tė mobiluar, pėrfshirė kėtu shtratin dhe gjithēka tjetėr, si dhe hapėset elektrike tė kutiave dhe konservave – dhe na kishte kthyer shumėn e garancisė tė lėnė peng, duke na uruar nė tė njėjtėn kohe dhe fat tė mbarė. Atė mėngjes, ajo kishte treguar njė pėrzemėrsi tė pazakontė. Inventari ishte bėrė shpejt, dhe ēeku ynė ishte plotėsuar dhe nėnshkruar tashmė.
    - Babit do t’i vijė keq, na thotė ajo. Ėshtė e ēuditshme. Ai e ka tė kotė tė duket si njeri i ashpėr, do t’i dhembė nė zemėr kur tė marrė vesh qė ju nuk do tė jeni mė kėtu. Ma ka thėnė disa herė. Ikja juaj e mundon shumė. Edhe Betty-in gjithashtu. [...]

    (Cfarė dėshironi tė shihni ?)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    fLM PER perkthimin Libri.
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Perfume
    Anėtarėsuar
    27-11-2008
    Vendndodhja
    Black Holes
    Postime
    62
    Citim Postuar mė parė nga Libri Lexo Postimin
    Thjesht per te lajmeruar daljen ne qarkullim te nje titulli te ri ne shqip :

    CFARE DESHIRONI TE SHIHNI ?

    nga Raymond Carver

    Tirana Times, 2009



    Pese novelat e fundit, te botuara pas vdekjes, te novelistit me te madh amerikan, pas Salinger (per t'u diskutuar...), vdekur me 1988, nga nje kancer mushkerish.

    - Me thirr nese ke nevoje per mua

    - Endrra

    - Vandalet

    - Dru per dimer

    - Cfare deshironi te shihni ?

    Botuar nga shtepia botuese Tirana Times, maj 2009.

    Libri gjendet ne librarite kryesore te Tiranes.

    Per te dhene nje ide, mund te shihni dhe filmin "Short Cuts" te Robert Altman, me nje tufe aktoresh te njohur, bazuar ne novelat e Carver.
    Kush eshte perkthyesi?!
    We loved with a love that was more than love...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Postime
    5
    NJE PROBLEM MEKANIKE
    nga Raymond Carver


    Atė ditė, nė tė dalė tė mėngjesit, koha ktheu dhe bora u shndėrrua nė njė ujė tė pistė qė rridhte nga dritarja e vogėl, nė njė bojė njeriu, me pamje nga kurti. Jashtė, makinat zhvendoseshin me njė zhurmė tė lagur. Tashmė kishte filluar tė errej por errėsira depėrtonte gjithashtu dhe brenda.
    Burri ishte nė dhomėn e gjumit, duke ngjeshur plaēkat e veta nė njė valixhe. Gruaja hapi derėn dhe i bėrtiti :
    - Jam e kėnaqur qė po ikėn ! Po, e kėnaqur, mė dėgjon ?
    Ai vazhdoi tė rrasė plaēkat nė valixhe.
    - I poshtėr ! vazhdoi ajo. Jam e kėnaqur qė tė ikėsh. (Ajo u shkreh nė lotė.) Nuk guxon mė as tė mė shohėsh nė sy, hė ?
    Befas, mbi shtrat, ajo vuri re foton e foshnjės dhe e kapi pėrnjėherė.
    Burri e vėshtroi, ajo fshiu sytė dhe e pa ngultazi para se tė kthente thembrat pėr tė hyrė nė sallon.
    - Ma sill kėtu ēfarė more, tha ai.
    - Merru aty me plaēkat e tua dhe mos mė ēaj kokėn, ia lėshoi ajo.
    Ai nuk u pėrgjigj. Mbėrtheu rripat e valixhes, veshi pallton dhe hodhi njė sy tė shpejtė nga dhoma e gjumit para se tė fikte dritėn. Pastaj u kthye nė sallon.
    Gruaja qėndronte nė hyrje tė kuzhinės sė vogėl, foshnjėn nė krah.
    - Dua fėmijėn, tha ai.
    - Je ēmendur ?
    - Jo, dua fėmijėn. Do tė dėrgoj dikė tė marrė plaēkat e saj.
    - Ti as qė do ta prekėsh me dorė.
    Fėmija kishte filluar tė qante dhe ajo hapi pak mbulesėn qė ia mbėshtillte kokėn.
    - Mos qaj, mos qaj, jam kėtu, mėrmėriti ajo.
    Burri iu afrua.
    - Pėr hir tė qiellit, na lė rehat ! tha ajo duke u zmbrapsur drejt kuzhinės.
    - Dua fėmijėn.
    - Shporru qė kėtu !
    Ajo u kthye mbrapsht dhe u pėrpoq ta fshihte fėmijėn nė njė qoshe, prapa stufės.
    Por burri e arriti, zgjati krahun pėrsipėr pllakės dhe duart e tij mbėrthyen fėmijėn.
    - Lėshoje ! urdhėroi ai.
    - Shporru ! Shporru ! ulėriti ajo.
    Foshnja e skuqur flakė po mpakej nė lotė. Nė pėrleshje e sipėr, prindėrit e tij pėrmbysėn njė vazo lulesh tė varur prapa sobės.
    Ai e mbėrtheu tė shoqen pėrkundėr murit dhe u pėrpoq t’ia hiqte fėmijėn nga duart. Ia kishte ngjitur fėmijės dhe shtynte tė shoqen me sa fuqi kishte.
    - Lėshoje, pėrsėriti ai.
    - Mos ! u ankua ajo. Po e vret.
    - Jo, nuk po e vras.
    Asnjė dritė nuk hynte nga dritarja e kuzhinės. Nė gjysmėhije, ai u pėrpoq me njėrėn dorė tė hapte grushtin e mbledhur tė sė shoqes, dhe me tjetrėn kishte mbėrthyer supin e foshnjės qė ulėrinte.
    Ajo e ndjeu qė fėmija po i largohej.
    - Jo, klithi ajo ndėrsa gishtat e saj po hapeshin.
    Ajo do ta kishte kėtė fėmijė. Duhej. Ajo kapi krahun tjetėr tė fėmjės, ia mbėrtheu kyēin dhe e tėrhoqi prapa.
    Por burri nuk lėshonte. Duke e ndjerė foshnjėn t’i rrėshqiste nga duart, ai tėrhoqi nga ana e vet, me tė gjitha forcat.
    Dhe kėshtu problemi qe zgjidhur.
    ________________

    Perkthyer nga Libri

    Ky tregim nuk eshte shkeputur nga vellimi i botuar tashme.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Postime
    5
    Raymond Carver, lindur mė 1938 nė shtetin Oregon tė SHBA-ės, ka kaluar njė fėmijėri tė vėshtirė mes njė babai sharrtar dhe njė nėne herė shitėse e herė shėrbyese. I martuar tetėmbėdhjetė vjeē me njė vajzė tė re gjashtėmbėdhjetė vjeēe tashmė shtatzanė, ai bėhet dy herė baba nė moshėn njėzet vjeē. Nė njė gjendje tė vėshtirė financiare, ai detyrohet tė bėjė gjithfarė punėsh si roje, shitės apo punėtor sharre. E shoqja e tij, shėrbyese, sekretare dhe mė vonė mėsuese.

    Pas shpėrnguljes sė tyre nė Kaliforni, Carver fillon tė interesohet ndaj shkrimit dhe vazhdon studimet nė universitetin shtetėror tė Chico, pastaj nė universitetin Humboldt nė Kaliforni dhe sė fundi nė universitetin e Iowa. Novelat e tij tė para fillojnė tė botohen nė revista tė ndryshme. Pas lulėzimit tė karrierės sė tij si shkrimtar, ai jep mėsim nė universitete tė ndryshme dhe veēanėrisht nė universitetin e Sirakuzės, si profesor i anglishtes. Kėsaj periudhe i pėrkasin dhe shkrimet e shumta kritike mbi botimet e reja tė asaj kohe.

    Gjithsesi, gjatė tėrė kėtyre viteve ku ai pėrpiqet tė punojė majtas-djathtas dhe njėkohėsisht tė shkruajė, ai fillon tė pijė nė atė masė sa ai shprehet vetė qė alkoli ishte bėrė njė problem nė jetėn e tij, ngaqė pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalon para njė gote. Megjithatė, arrin tė shkėputet nga kthetrat e alkolit falė Shoqatės sė Alkolikėve Anonimė.

    Pasi ndahet mė 1982 nga bashkėshortja e tij, Maryann, ai vendoset pėrfundimisht me Tess Gallagher, poete, me tė cilėn ishte njohur mė 1979 nė njė konferencė shkrimtarėsh nė Dallas. Martohen mė 1988, por vetėm dy muaj mė pas, Raymond Carver shuhet nga njė kancer mushkėrish, nė moshėn 50 vjeēare. Sapo kishte hyrė nė Akademinė Amerikane tė Letėrsisė dhe Arteve.

Tema tė Ngjashme

  1. Riciklim i poezive te "harruara"
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 17-08-2007, 18:24
  2. Rreth frymezimit te Bibles...
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •