Si ju duket kjo kenga e re e Adelinees, mua nuk me pelqeu hiq.
http://www.youtube.com/watch?feature...v=dApSPYfJMLo#!
Si ju duket kjo kenga e re e Adelinees, mua nuk me pelqeu hiq.
http://www.youtube.com/watch?feature...v=dApSPYfJMLo#!
E pėr ēar hape temė pastaj,sikur ēoē ka ndodhur.
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
deshta te di mendimet e ju tjereve ne lidhje me kengen, sepse dikur kjo kengetare bente kenge te mira dmth ishte e suksesshme...
mua me pelqeu...(meqenese ky kengetar nuk kam ndegjuar per te si marokan apo tjeter arab)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga USA NR1 : 17-10-2011 mė 15:57
As qe dua ta degjoj.
Adelina eshte harxhuar tashme, i kaloi koha!
Adelina, mburrje pėr gjithė shqiptarinė!
Adelina Ismaili, ose kėngėtarja e afirmuar edhe nė shkallė ndėrkombėtare, ka kohė qė ėshtė bėrė idhull i shumė njerėzve pa dallim moshe gjinie dhe pėrkatėsie. Ajo, me konsekuencė deri nė fanatizėm po i realizon synimet nė lėmin e muzikės, duke prekur edhe majat e saj. Origjinaliteti, zėri, repertoari, sharmi skenik dhe sinqeriteti e bėjnė Adelinėn tė adhuruar dhe tė vlerėsuar. Njė nga virtytet e saj ėshtė edhe modestia dhe tė qenmit falėnderuese. Suksesin e saj ajo ia dedikon Zotit, punės, familjes, pėrkrahėsve dhe adhuruesve tė saj tė shumtė.
Arti i saj muzikor po shijon madhėshtinė dhe krenarinė, Adelina ky yll polar, po shndrit vezullueshėm kudo qė paraqitet ajo. Karriera e saj e ndėrtuar me mund e sakrificė, por edhe me shumė dashuri, duket se nuk do tė ketė kufi.
Fama e Adelinės po rritet pėrditė e bashke me tė po merr shkėlqim dhe po shndrit edhe arti muzikor si njė art suprem dhe elitar. Prandaj, nuk thuhet kot se pa muzikė jeta do te ishte e varfėr, e vakėt, kurse kush kėndon nuk mund tė mendojė keq. Adelina, me pozitivitetin e saj i ka krijuar vetes njė lapidar fame e madhėshtie, qe do t’i shėrbejė si udhėrrėfyes krenarie.
E mbarėshtroi: Shaqir Foniqi
Telegrafi: Ja rasti qė sėrish t’iu intervistojmė pėr tė kuptuar se ēka ka arritur nė ndėrkohė Adelina Ismaili nė lėmin e muzikės nė shkallė kombėtare dhe ndėrkombėtare. Adelina, po e fillojmė me aktualitetin, ēka ka tė re nė botėn tuaj artistike dhe private?
A. Ismaili: Nė jetėn private gjithēka ėshtė siē ėshtė tash njė kohė, e lumtur sa s`thuhet. Nė lėmin artistik jam duke pėrgatitur album internacional, por edhe shqiptar, ku do ndėrthuret muzika shqiptare me trendet perėndimore. Jam duke u pėrgatitur pėr Festivalin Internacional tė Klipit nė Francė ku jam pėrzgjedhur para pak kohėsh dhe pėr rolin e vėshtirė qė mė ėshtė besuar si anėtare jurie nė Miss dhe Mister Zvicra frankofone 2012. Me njė fjalė, kam 12-13 orė punė nė ditė.
Telegrafi: A ka mė shumė punė apo talent te ju?
A. Ismaili: Thonė qė diku 3% ėshtė talenti te njeriu, 97% e mė shumė puna pėr ta kultivuar njė talent qė e fal Zoti tek njė qenie njerėzore. Edhepse veten e quaj pėrtace tė madhe, besoj qė asnjė talent nuk mund tė plasohet pa shumė punė, mund e sakrificė. Te gjithkush, edhe tek unė mė shumė punė.
Jeni artiste qė i jeni futur skenės qė nė moshė tė re, duke bėrė qė pėr pak kohė tė bėheni idol nga tė gjitha gjeneratat. Tash pas kaq shumė vitesh, kur shohim videot e tua, vėrehet qartazi se te ju pėrveē shpirtit tuaj artistik fshihej edhe shpirti juaj revolucionar. Performanca, energjia pozitive, loja skenike, intervistat aq tė guximshme dhe kėngėt tua, janė diēka qė tė bien nė sy qė nė momentin kur sheh vogėlushen Adelinė...Ti si ndihesh kur i sheh ato video? Cili ėshtė reagimi juaj i parė? Tė pėrshėndes nga thellėsia e shpirtit tim duke tė uruar ēdo tė mirė nė jetė... Me shumė dashuri, adhuruesja jote Elmedina Ademi.
A. Ismaili: Habitem si kishte mundėsi qė aq e re tė kisha ato ide. Kam ndjenjėn qė gjeneratat tona ishin shumė mė moderne sesa kėto tash, kurse tė prindėrve tonė mė modern sesa ne vet. Mė duket se po tė realizoja ato ide tash, do mė gurėzonin hahaha. Kujtoj si improvizoja skenografi me gjėra shtėpie, duke u ruajtur nga milicia serbe nė ēdo hap, punonim me kamera dore qė tash as nė muze nuk i gjen. Krenohem qė kam guxuar dhe mė vjen keq pse nuk kemi qenė shtet qė tė mos lejohet tė pėrfitojnė matrapazėt nga gjithė ajo punė. Nė pėrgjithėsi ndjehem mirė nė raport me veten. Reagimi i parė qesh shumė kur i shoh, posaēėrisht me hedhjen e rrobave nė publik qė si fėmijė e mendoja si njė dhuratė pėr publikun. E dashur Elmedina, prano pėrshėndetjet e mia dhe falėnderimet mė tė sinqerta.
A keni qenė e lazdruar (ēapkėne), a keni bėrė probleme? Cilat kėshilla tė nėnės iu kujtohen sot?
Me respekt dhe konsideratė, Rinushja.
A. Ismaili: Jo, edhe pse duket ndryshe hahahahaa. Thonė qė kam qenė mė e urta nga fėmijėt e familjes, po flas pėr fėmijėrinė e hershme. Nėna thotė qė po tė mos ishte ushqimi qė e kėrkoja ēdo orė, nuk do dinte a jam aty apo jo, hahaha. Kur jam nisur nė shkollė, sikur ēdo fėmijė dhe unė kam pėsuar njė ndryshim. Nuk kam ngacmuar e para kurrė, por nėse mė kanė ngacmuar, kam kthyer shumėfish. Ēdo kėshillė e nėnės mė kujtohet, ajo mė kėshillon edhe sot e kėsaj dite. Do pėrmendja dy qė i kam si lajtmotiv nė jetė: ”Bėj pėr tjerėt atė qė dėshiron tjerėt tė bėjnė pėr ty” dhe “Respekto vetėn nėse do tė jesh e respektuar nga tjerėt”.
Ka njė kohė qė ju keni kaluar kufijtė nacional dhe po bėni emėr nė Evropė, sidomos nė Zvicėr dhe nė Francė. Pse e morėt kėtė hap pėr tė shkuar jashtė? Ju duket se kėtu nuk ju kanė ēmuar sa duhet dhe ku kanė hyrė nė hak?
Drilon Thaēi.
A. Ismaili: Erdha qė tė ikja nga karriera dhe tė jetoja pėr pak kohė njė jetė normale. Asgjė rreth meje mė nuk ishte e vėrtetė dhe thellė brenda e dija qė askush nuk ka tė drejtė tė mė shkatėrronte mua dhe familjen vetėm pse jam kjo qė jam. Doja tė dija kush ishte gabim, dhe deshi Zoti e morra vesh shumė shpejt. Nuk planifikoja asnjė lloj karrierė, por koncertin tė cilin e kisha planifikuar tė fundit nė jetė, ma kėrkoi MediaMarkt ta regjistronte dhe ta hidhte nė shitje. Pas suksesit tė shitjes, ndryshoi gjithēka dhe vendosa tė vazhdoj edhe pak, presioni nga fansat rritej ēdo ditė. Publiku mė ka ēmuar nė masėn mė tė lartė tė mundur, por “tė mėdhenjtė” dhe censurat, sabotimet, bojkotet, shpifjet kishin arritur kulmin. Duhej tė bėja zgjedhjen, dhe e bėra.
A iu ėshtė dashur shumė mund qė tė thyeni kufijtė dhe paragjykimet, tė cilat kanė mbretėruar dhe vazhdojnė tė mbretėrojnė pėr ne, jashtė?
Loriana Fona
A. Ismaili: Fatkeqėsisht, ka pasur dhe eksperienca tė tilla. Jo shumė, por ka pasur. Ishte e vėshtirė qė e para tė filloje tė dėshmoje qė kemi art, kur vjen pas 22 vitesh nga njė vend i cili njihet ndryshe kėndej. Tash habitem si kisha vullnet qė t’i detyroja tė gjithė ata me tė cilėt punoj tė merrnin vesh sa tė ēmuar e kemi lėminė muzikore. Nuk kam preferuar tė flas pėr vėshtirėsitė asnjėherė, sepse para 3 vitesh do keqkuptohesha nga shqiptarėt e mi. Por tash kur kanė filluar tė korrin suksese dhe tjerė kėndej, imazhi pėr ne shpresoj tė pėrmirėsohet. Shpresoj qė ne tė arrijmė ta pėrmirėsojmė.
Pėrshėndetje, kėngėtarja e zemrės sime. Kohėt e fundit, projektet tua kanė depėrtuar fuqishėm edhe nė tregun evropian, ku po lėni gjurmė tė pashlyeshme nė njė konkurrencė kaq tė madhe. Kjo na bėn krenar neve adhuruesve tuaj duke rritur famėn tuaj dhe krenarinė tonė. Nuk ka dyshim se emri juaj tashmė po skalitet me germa tė arta nė arealin muzikor. Edhe njė herė keni dėshmuar se ju nuk jeni kėngėtare e rastit por njė artiste e lindur e skenės. Tė ēmoj dhe tė dua, pambarimisht Elmedina Ademi.
A. Ismaili: Kur mė kthyet nė skenė para atyre katėr vitesh, isha e frikėsuar se nuk do arrija tė pėrmbushja atė qė prisnit nga unė. Fati mė dha njė shans t`ju bėj krenar me veten tuaj, qė pėrkrahėt njė njeri qė iu do dhe jetėn e bėn me ju. Sukseset e mia janė produkt i kėsaj dashurie qė kam me ju, dhe jemi 26 vite bashkė. Nuk ju quaj fansa, ne tashmė jemi familje tė cilėn nuk e ndan asgjė. Sukseset janė tuajat. Posaēėrisht pėr videon qė ju fansat bėtė nga tė gjitha trojet shqiptare me rastin e datėlindjes sime. Ishte dhurata mė e ēmuar nė jetėn time dhe nuk mund t’i ndalja lotėt e gėzimit kur e shikova. Ėshtė diēka qė nuk mė ka ndodhur kurrė dhe e ruaj si margaritarin mė tė ēmuar. Ishte kulmi vet dhe gėzohem qė kam rastin t`ju falėnderoj qė tė gjithėve. Edhepse pres shansin kur mirėnjohjen time do ta shpreh me vepra, dhe jo vetėm fjalė. Jam njeriu mė fatlum nė botė, sepse kam fansa si ju.
Cili kėngėtar apo bend ka patur ndikim nė formimin tuaj kur keni qenė e re?
B. Graiēevci, Alma Barbullushi
A. Ismaili: Kontakti im i parė real me muzikėn ishte kur fillova shkollimin muzikor dhe ndikimi mė i madh nė mua ėshtė jeta dhe vepra e Mozartit. Si njeri i cili tmerrėsisht u gjykua dhe sabotua nga muzicientėt e oborrit mbretėror, u adhurua nga populli pafundėsisht, theu shumė rregulla tė muzikės klasike dhe jetoi jetėn pėr qejfin e vet, mbetet njė influencė e lartė edhe nė meloditė e tij aq tė pėlqyeshme. Mė pėlqente mė vonė dhe Madonna e cila gati ēdo kėngė e ka hit qysh nga fillimi i karrierės dhe imazhi i saj qė tregon se arti ėshtė diēka qė kėrkon lirinė absolute dhe asnjė lloj censure. Kisha dhe periudhat kur pėlqeja Jim Morrison apo Nirvana. Pastaj grupi Prodigy. Dikur dėgjoja me pasion dhe Run Dmc deri mė vonė tek Eminem. Pėrgjithėsisht muzicientė qė krijuan pėr qejfin e vet, i duan tė gjithė, nuk ēanė kokėn pėr censurat e kohės dhe janė nė histori. I dua ata qė janė rebel tė menēur muzikor dhe vėnė veprėn e vet mbi kohėn, vendin dhe mendimet e tjerėve.
Telegrafi: Sa ka intelektualizėm nė mesin e estradės sonė?
A. Ismaili: Ka njerėz qė guxoj t’i quaj intelektual tė vėrtetė, por janė tė paktė. Kryesisht kemi tė bėjmė me njerėz qė mund tė quhen gjysmė analfabetė. Kjo ėshtė dėshpėruese dhe vėrehet ndjeshėm nė intervista. Kjo shpjegon dhe pse kemi shumė thashetheme nė shtypin rozė, e pak intervista nė revista apo emisione prestigjioze. Dhashtė Zoti qė askush mos tė bėj njė test diturie mes kėngėtarėve tonė dhe atyre tė huaj. Edhe nėse bėhet, ti zgjedhim tonėt fshehtas, hahahaha. Ngritje mė tė madhe intelektuale shoh nė lėminė e gazetarisė, edhepse tek ne mbetet profesion jo i ēmuar sa duhet.
Edhepse gazetarėt i kam "armiqtė mė tė dashur", sepse shpesh habitėn dhe na fusin tė gjithėve njė thes, me pėrgjegjėsi tė plotė them qė, momentalisht, aty kemi njerėz mė tė ngritur sesa nė skenė.
Telegrafi: Po tė kishit mundėsi a do t’ua ndalonit ndokujt qė tė kėndonte?
A. Ismaili: Askujt. Atė gjė guxon ta bėjė vetėm publiku. Unė nocionin demokraci e kuptoj dhe jetoj nė kuptimin e plotė tė asaj fjale. Ndoshta do e ndaloja transmetimin e kėngėve tė pėrkthyera nga serbishtja, greqishtja dhe turqishtja. Pėr tė shpėtuar melosin e pastėr shqiptar.
Nėse do t’ju jepej mundėsia qė tė bėnit njė duet me Viktorin (UniKKatiL) ose me Besnikun(2po2), a do ta pranonit njė ftesė tė tillė?
Fejzullah Ahmeti, Agron Daka.
A. Ismaili: Do kėrkoja pėrgjigje nga fansat. Do kėrkoja tė bėjnė njė sondazh dhe me vendimin e tyre do pajtohesha. Kam katėr vite qė urdhrat i marr vetėm nga ata.
Si jeni ndjerė kur adhuruesi juaj, kėngėtari i ri Albert Pestisha, ua ka kushtuar juve njė kėngė?
Alberti
A. Ismaili: Nuk di ta shpjegoj, ėshtė njė gjė qė mė bėn tė krenohem aq shumė saqė nganjėherė mendoj “A ka ndodhur vallė pėrnjėmend?” Unė po kėrkoj forma tė pafundme qė ta shpėrblej admirimin e Albertit tė cilin fatkeqėsisht nuk e kam takuar kurrē, por ēdo dhuratė pėr kėtė kėngėtar tė ri mė duket e vogėl. Nuk ėshtė aq e thjeshtė tė pėrballesh me adhurim tė tillė dhe unė dua qė Alberti tė jetė krenar me mua gjithė jetėn. Ėshtė ndjenjė e pashpjegueshme tė kesh njė kėngė kushtuar ty dhe, lutem qė Alberti tė jetė krenar me mua gjithmonė.
Si adhurues i yti, mė intereson tė di se si ndihesh kur edhe pas 25 vjetėve nė skenė, adhuruesit tuaj janė tė emocionuar, madje edhe tė pėrlotur duke kėrkuar takim me ty? Ēfarė ndjenje ėshtė kjo pėr ju?
A. Ismaili: Ēdoherė ndjehem sikur herėn e parė. Ēdo dalje nė skenė ėshtė e para. Emocionohem shumė dhe mundohem tė fsheh lotėt kur shoh fansa qė qajnė. Flas shumė dhe thjeshtėzohem nė nivelin mė tė mundur qė tė mė pėrjetojnė sa mė normalisht qė ėshtė e mundur. Mundohem tė normalizoj gjendjen. Bėj gjithēka nė fuqinė time qė tė ndjehen mirė dhe tė harrojnė Adelinėn kėngėtare. Ėshtė njė ndjenjė pas sė cilės i thua vetės: ”Nuk mė duhet mė shumė nga Zoti”. Nuk aktroj njė VIP mendjemadhe qė gjoja dikush ia paska me borxh admirimin, por as nuk u vardisem false. Jam vetja dhe nganjėherė nuk arrij tė kontrolloj situatėn dhe as vetėn. Ndjenjat janė hyjnore, ėshtė vėshtirė tė arrish t’i nderosh barabartė. Pastaj, me ditė tė tėra jam nėn efektin e atij eksplodimi dhe mendoj sa fatlume jam.
Pyetja tjetėr. Pėrveē popullit dhe familjes qė tė kanė pėrkrahur gjithmonė dhe tė kanė mbetur besnikė, sa jeni e kėnaqur me mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės?!
Ju pėrshėndet Dardan Krasniqi nga Malisheva, adhurues i pėrjetshėm.
A. Ismaili: Pėrshėndetje Dani, tani e pash qė je ti. Tė falėnderoj nga zemra. Nuk kam kurrfarė ndjenjė pėr asnjė institucion kosovar. Kurrė nuk kam kėrkuar, por kurrė as nuk mė kanė dhėnė asgjė. Kam shpėrblimet pėr punėn time nga Ambasada Amerikane dhe Presidenca Rugova, kam dhe shumė falėnderime, dekorata, mirėnjohje, etj., nga shoqata tė ndryshme jo institucionale, tė cilat nuk i kam bėrė publike kurrė. Do t’i bėj njė ditė dhe ka tė tilla qė vėrtet do habisnin struktura tė ndryshme. Nuk kam vrapuar pas institucioneve, admirimi i audiencės pėr mua ėshtė ēmimi mė i lartė qė njė artist mund ta fitojė. Shkurt, asnjė institucion nuk mė ka pėrkrahur nė asnjė projekt. E kundėrta, ka ndodhur tė vjedhin projektet e mia dhe t’i prezantojnė sikur tė vetat, hahaha. 4 vite me radhė kam prezantuar projekt nė njė medium dhe doja vetėm tė mė lejohej transmetimi, tė gjitha shpenzimet i merrja pėrsipėr vet. Mė ėshtė refuzuar, mė ėshtė vjedhur ideja, skenari, skenografia, tė gjitha dhe i janė dhėnė njė kėngėtareje tjetėr. Isha totalisht e thyer. Por tash kjo ėshtė prapa meje, larg, nuk mė lėndon mė.
Tash qė keni depėrtuar dhe jeni larguar jashtė Kosovės, a iu mungon publiku i Kosovės dhe a mban lidhje me ta? Historian Hekuri, nga Peja.
A. Ismaili: Ka vetėm njė vit qė s`kam kėnduar nė Kosovė, mendoj qė nuk ėshtė mungesė e gjatė, edhepse nga fansat po pėrjetohet si shumė e gjatė. Nė kontakt me fansat e mi jam gjithmonė, nė mėnyra tė ndryshme. E vetmja gjė qė nuk mund ta ofroj ėshtė shfaqja ime nė televizione. Nuk mund ta arrij, prandaj mundohem nė forma tė ndryshme ta kompensoj, qoftė me intervista tė shkruara, apo koncerte, informoj fansat pėr ēdo gjė, etj. Gjithsesi, mė mungon publiku im kosovar, kėtė nuk mund ta mohoj dhe dua t’i falėnderoj nga zemra tė gjithė ata qė erdhėn nė Ulqin vitin e kaluar, enkas pėr koncertin tim. Nga zemra faleminderit qė udhėtuat, shpenzuat, u kėnaqėm bashkė atė ditė dhe atė mbrėmje.
Keni deklaruar se u ėshtė dashur vetėm njė minutė qė tė dashuroheni. Kaq e thjeshtė ėshtė kjo?
Goneta Gashi nga Prishtina
A. Ismaili: Varet nė kėnd dashuroheni. E kam thėnė figurativisht dhe jo literalisht, sepse nuk kam lėshuar kronometrin tė maste kohėn pėr sa do dashurohesha, hahaha. Ndoshta ka qenė njė sekondė, ajo sekonda magjike kur nė shpirtin e njė femre ndritėt gjithēka. Dashuria e vėrtetė asnjėherė nuk mund tė jetė e komplikuar. Komplikimet ndodhin tek njerėzit qė nuk janė tė sigurt nė vetėn dhe ndjenjat e tyre. Po e dashur Goneta, dashuria e vėrtetė ndodh menjėherė ose, kurrė.
Dhurata ėshtė diēka e shenjtė (madje e dėshiron edhe mbreti). Ju, ēka i keni dhuruar pėr herė tė parė tė dashurit tėnd?
Besim Fetahu
A. Ismaili: Puthjen nė faqe...Dhuratat materiale, siē janė orėt, veturat, kėmishėt, etj., nuk i konsideroj dhurata tė vėrteta, pėr mua mbeten gjėra qė njė ditė dalin nga funksioni. Ndjenjat, respekti,mirėkuptimi dhe tė gjitha ato gjėra qė sot nėnēmohen aq shumė, pėr mua janė dhurata tė vėrteta. Nėse insiston, ok, ja pėrgjigja. Ishte njė orė dore, Rolex.
Thuhet se femrat dashurojnė me zemėr, po meshkujt...?
Agrina Dervishi, Durrės.
A. Ismaili: Edhe meshkujt kanė zemėr. Ndarjen gjinore nuk e kam pėrjetuar kurrė nė masėn ekstreme. Jam rritur dhe edukuar nė njė rreth ku femra dhe mashkulli konsiderohen tė barabartė. Ata qė dashurojnė pa zemėr, nuk dashurojnė. Atė soj njeriu duhet braktisur menjėherė, mendoj. Pyet meshkujt e dashuruar po nuk mė besove, hahaha. Ne femrat kemi dyshimet tona dhe kjo ėshtė normale. Prandaj, duhet qenė shumė e sigurt nė ndjenjat tua, qė ta kuptosh ēfarė do ai zotėri pėrballė teje. Sė paku, kėshtu mendoj unė.
Ėshtė pak njė pyetje jo gjithaq e kėndshme, por dua t’ju pyes, se ēka i bashkon femrat dhe meshkujt dhe a pajtoheni me njė thėnie filozofike hipotetike se dashurinė e shkatėrron shtrati?
Ju falėnderon paraprakisht, Luani.
A. Ismaili: Nuk e konsideroj pyetje tė pakėndshme, gjithsesi faleminderit pėr kujdesin. Besoj qė femra dhe mashkulli janė binom i krijuar nga njė forcė mė madhore se ne, dhe si tė tillė mund tė kenė shumė gjėra tė pėrbashkėta. Edhe kundėrshtitė kanė lezetin e vet, dy njerėz identik nuk besoj qė do mund tė funksionin normal. Ėshtė si ajo puna e shpirtit binjak qė ndodh dhe nuk shpjegohet me pak fjalė. Kėtė thėnie filozofike nuk e mbėshtes, nuk e shoh si tė qėlluar. Shtrati nuk ėshtė vetėm pėr tė nisur fėmijė nė tė. Nėse sėmureni dhe shtriheni nė shtrat, kujdesi i sė dashurės suaj do pėrforcojė dashurinė.
Sigurisht qė i doni fėmijėt. Sa fėmijė tė keni dhe tė ēfarė gjinie?
Jorina, Ryva, Drin Kryeziu, Bekim Cahani, Rea Minci.
A. Ismaili: Patjetėr qė i dua fėmijėt, mund tė quhet adhurim. E vetmja ėndėrr e parealizuar nė kėtė jetė mė ka mbetur ajo hyjnorja, tė bėhem nėnė. Edhe ndonjė ditė, hahaha. Qė dua shumė fėmijė e kam treguar shumė herė, larg qoftė tė mė shkojė mendja ndonjėherė se ēfarė gjinie do tė jenė. I lutem fatit vetėm tė jenė tė shėndoshė dhe tė jetojnė si ua do zemra atyre.
A mendoni se e keni arritur famėn e mjaftueshme, a iu pengon fama dhe a mendoni se jeni e realizuar, apo ende jeni nė kėrkim tė realizimit?
Bleona Fona.
A. Ismaili: Unė kam kapėrcyer limitet e famės qė mund ta bart. Megjithatė, 26 vite tė jesh qendra e vėmendjes herė mė pak e herė mė shumė, ėshtė tepėr. Ėshtė njė jetė e tėrė dhe shpesh kthehet kundėr meje. A jam realizuar, kam lėnė njerėz mė kompetentė se unė ta tregojnė dhe nga shpirti i falėnderoj ato 56 personalitete shqiptare dhe botėrore qė kanė dhėnė mendimet e tyre pėr mua. Tė quhem Diva nė Shqipėri, Diva nė Ballkan dhe Diva Ballkanike nė mediume evropiane, ėshtė mė shumė se famė. Karriera pėr mua ka pėrfunduar nė Ditėn e Pavarėsisė kur ēdo gjė u pa dhe u dėgjua pėr mua, nė ditėn mė tė shenjtė tė vendit tim. Kjo qė bėj tash ėshtė pėr tė mos zhgėnjyer ata qindra mijėra fansa qė besnikėrisht janė me mua nė tė mirė e nė tė keq. Unė jam njeriu mė fatlum nė botė qė me dekada kam njerėz qė pėlqejnė punėn time, qė ndjehemi si familje mes vete. Por edhe pėrgjegjėsia ime pėr ta mė obligon tė vazhdoj, derisa tė mė dhėnė leje qė tė jetoj pėr vetėn. Ditėn qė kam krijuar veprėn “Skenderbeu” , jam realizuar muzikalisht. Fakti qė ishte 6 vite e censuruar, kurse sot cilėsohet si kryevepra ime, mė pėrforcon kėtė bindje.
A mund tė thuhet se e keni arritur lumturinė, apo mė mirė tė themi, e keni prekur kulmin e saj dhe a ekziston lumturia, sipas jush?
Hazir Hasi, Drenas.
A. Ismaili: Po, me krejt shpirtin tim them qė kam kohė tė gjatė qė ndjehem si njeriu mė i lumtur nė planet. Nuk di a ėshtė kulmi apo themeli, por tė bie dhe zgjohem e buzėqeshur ēdo ditė, unė e quaj lumturi. Patjetėr qė ekziston lumturia, vetėm duhet kėrkuar atje ku shpirti e ndjen. Mund tė flasim pėr projekte, plane, biznese, klipe, suksese, etj., por ato tė gjitha vijnė dhe njė ditė shkojnė. Suksesi i ekzistencės sime ėshtė kjo lumturi.
Ju lumtė pėr atė qė jeni e ndershme, e fortė dhe nė momente tė rėnda, e papėrkulur. Ecni pėrpara, ju vlerėsoj shumė, ju admiroj dhe pėrherė jeni nė mendjen dhe shpirtin tim.
Tė fala, fat tė mirė dhe shėndet nga Ardita Mikullovci.
A. Ismaili: Pafundėsisht falėnderime e dashur Ardita. Gjithmonė jam munduar tė qėndroj mbi situatat dhe t’i shikoj nga lart, si duken. Kjo mė ka ndihmuar tė kuptoj qė e keqja ėshtė si lotėt e lavires-vjen shpejt, me zhurmė e bujė, por ikėn shpejt. Gjėrat e mira shihen pak, por mbesin pėrgjithmonė. Duhet vullnet dhe fuqi pėr ta fshehur butėsinė dhe pėr tė nxjerrė nė pah armurėn e hekurt. Kam pasur dhe fat tė madh qė familja ime dhe njerėzit e afėrt, e posaēėrisht fansat besnikė kanė qenė njė pėrkrahje e madhe dhe mirėkuptojnė punėn time, e cila duket por nuk ėshtė e lehtė. Njeriun gjithė jetėn e vėnė nė pikėpyetje. Nganjėherė edhepse i dinė pėrgjigjet, kėtė e bėjnė pėr provokim i cili nė ditėt e sotme mund tė sjellė shumė para dhe tė mira materiale. Duhet ditur kur tė pėrgjigjesh dhe kur nuk ka nevojė. Nganjėherė pėrgjigja yte pėr tė dėshmuar diēka, qė ėshtė e dėshmuar shumė moti, mund tė lumturojė njė shpirt tė fėlliqur. Njeriu i menēur e di qė ka njerėz qė nuk meritojnė as ofendimin. Mos i dhuro kohėn tėnde dikujt qė nuk e meriton. Koha jote ėshtė vetėm e jotja dhe gjithmonė do tė duhet vetėm ty. Tė uroj ēdo tė mirė.
Cilat janė, sipas jush, pesė librat qė duhet t’i lexoj domosdoshmėrisht njė femėr gjatė jetės sė saj?
Ditvera Kajtazi.
A. Ismaili: Femėr apo mashkull,unė them qė askush nuk duhet tė vdesė pa lexuar: 1. Gjuha e Perėndive nga Aristidh Kola, 2. Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve (vėshtrim historik, folklorik, politik dhe gjuhėsor) nga Aristidh Kola, 3. Dashuria nė kohėrat e kolerės nga Gabriel Garcīa Mąrquez, 4. Kuptimi i jetės nga Alfred Adler dhe, 5. E penguara nga Ismail Kadare.
Cilin vend tė botės ende nuk e keni vizituar dhe qė ju ka mbetur peng?
Ju pėrshėndes dhe ju dua, Gazmend Heta.
A Ismaili: Ka shumė vende qė nuk kam vizituar, peng mė mbetet Tibeti. Do ta vizitoj patjetėr, hahaha.
Falėnderime tė pėrzemėrta.
Mė intereson tė di se ēka hani mė me dėshirė dhe cilėn kuzhinė e pėlqeni mė sė shumti?
Zanmira Mehmeti, Fitore Krasniqi, Blinora Gashi, Safete Muriqi.
A. Ismaili: Asnjėherė nė jetė nuk kam ngrėnė diēka mė mirė se steak, nė Benjamin Steak House nė New York, qė ėshtė pronė e shqiptarėve dhe mund tė ndesheni me De Niron ose Naomi Campbell qė kanė futur kokat nė pjatė. Por mė besoni, nuk do iu lėnė pėrshtypje ata mė shumė se ai mish i skuqur aq mjeshtėrisht. Kuzhina franceze nuk ka konkurrencė.
Adelina, je tepėr e bukur. Tė lutem, mė tregoni, se ēka porosisni kur gjendeni nė kafene?
Fllad Dobra.
A. Ismaili: Falėnderime tė pėrzemėrta pėr komplimentin. Ēaj ose kafe, shpesh dhe ėmbėlsira me pemė.
Jeni shumė trimėreshė dhe silleni me njė ego tė fortė. A reagoni nė ēast, me instinkt apo e pėrdorni logjikėn e shėndoshė?
Pėrshėndetje tė pėrzemėrta nga Gojtari, Washington.
A. Ismaili: Ju faleminderit pėr komplimentin. Egoja ime ėshtė njė sistem vetėmbrojtjeje qė mė ėshtė krijuar artificialisht nga sulmet e vazhdueshme qė kam pasur gjatė jetės, si pasojė e sukseseve nė punė. Nuk njoh njerėz tė suksesshėm me ego tė dobėt. Por nuk jam as frikacake. Gjyshja ime malėsore, vajzė e Balshave tė Shkodrės na mėsonte se “Trimi vdes njė herė, frikacaku ēdo ditė”. Nė asnjė mėnyrė nuk lejoj tė udhėhiqem nga instiktet, edhepse krijohet ajo pėrshtypje sepse reagoj shpejt dhe nė mėnyrė sa mė efikase. Nisem nga logjika “Shpejt, pastėr, sa mė pak dėme”, hahaha. Bazohem nė logjikėn e shėndoshė gjithmonė, kurrė nė jetėn time s`kam ndėrmarrė asnjė hap pa menduar dhe pa u konsultuar me dikė qė konsideroj mė tė arsyeshėm. Absolutisht gjithmonė logjikoj se kush meriton reagim nga unė, megjithatė nuk shpėrblej ēdokėnd me nėnēmim tė dhuruar nga unė.
Deri nė ēfarė mase jeni besėtyte dhe si e pėrjetoni nėse njė mace e zezė ua kapėrcen rrugėn?
Doriza Roshi, Tiranė.
A. Ismaili: Nuk jam besėtyte dhe nuk besoj nė ato gjėra. Njė mace qė natyra i ka dhėnė ngjyrėn e zezė dhe po ecėn nė punėt e veta, nuk besoj qė pėrcakton fatin tim.
Ėshtė fakt se shumė persona kanė njėfarė xhelozie ndaj jush. A i besoni magjisė sė zezė? A mbami ndonjė hajmali (amulet) qė iu mbron nga tė kėqijat?
Megzon Mehmeti, Tetovė.
A. Ismaili: Nuk besoj nė magjinė e zezė, edhepse shkencėtarisht ėshtė vėrtetuar qė ekziston dhe mbi kėtė ka shumė dokumentarė. Nė trojet ballkanike thuhet qė ėshtė e pėrhapur shumė. Por, nuk besoj dhe nuk mbaj ndonjė gjė tė veēantė. Dikur mbaja njė sy tė kaltėr simbol i fesė islame qė mė kishte dhuruar njė kushėrirė imja nė Turqi, mė shumė e mbaja pėr respekt dhe si kujtim. Por, tash kur kėtė disa po e quajnė “simbol i illuminatit” e kam larguar, sepse nuk po e di mė ēka ėshtė ēka, hahaha. Kur kam pyetur gjyshen se si largohet magjia e zezė, mė ka thėnė “Me njė stupc tė bardhė nė kurriz tė atij qė flet abrakadabra kah ti”.
A besoni nė energji pozitive dhe negative? A keni pėrjetuar njė eksperiencė paranormale? A besoni nė jetėn pas vdekjes?
Envi Duni, Tiranė.
A. Ismaili: Absolutisht besoj nė energji pozitive dhe atė negative dhe, kam fatin apo fatkeqėsinė ta ndjej menjėherė tek njerėzit. Kjo gjė mė ka humbur shumė tė mira nė profesion, por nuk mund tė punoj me njerėz negativ pėr asgjė nė botė. Ndjehem nė siklet dhe nuk funksionoj normalisht. Nuk preferoj tė flas publikisht a kam pėrjetuar apo jo eksperiencė paranormale. Mundohem t’i pėrmbahem gjėrave logjike, nė kėto kohėra alogjike dhe nga eksperiencat e atyre qė kanė pasur vdekje klinike, kam dėgjuar qė jeta pas vdekjes ekziston. Mendoj qė ekziston.
Sa kohė i kushtoni pamjes, kujdesit pėr trupin tuaj?
Pėrshėndetje pėr kėngėtaren mė tė mirė, Lyra.
A. Ismaili: Afėr 10 minuta nė mėngjes, diku 20 minuta dush, 5 herė nė javė not, 2 herė nė javė ushtrime me valltarė, pastaj palestėr dhe kick-box, 1 herė nė javė masazh, ato tė zakonshmet femėrore pedikure dhe manikyr herė vet e herė nė sallone bukurie. Pėrgjithėsisht, pėr njė kėngėtare, shumė pak, hahahahaha. Preferoj tė gėrshetoj kėnaqėsinė me sport.
Kur do t’ju shohim sėrish me gėrsheta dhe a planifikoni tė mbani njė mega koncert nė Tiranė? Nėse po, kur?
Gleni, Tiranė.
A. Ismaili: Nuk di ēfarė tė them pėr gėrshetat, ka njė dekadė qė i kam pasur dhe nuk mendoj qė do kopjoja veten. Nuk janė tė modės momentalisht dhe shkatėrrojnė flokun shumė. Koncerti nė Tiranė do tė jetė projekt qė do tė diskutohet pas shumė punėve qė kam nė shtetet evropiane pas daljes sė albumit dhe me dashamirėsinė mė tė madhe, kėrkoj falje qė nuk mund tė jap pėrgjigje pėr datė konkrete. Por, jam krenare me fansat e mi nė Shqipėri. Unė saktėsisht e di qė u kam hyrė atyre, bazuar nė kritikat qė marr pse nuk jam mė shpesh atje. Por do doja tė sqaroja, qė njė gėnjeshtėr e njė kolegeje nga Shqipėria tė cilėn dikur e ēmoja dhe e cila mė tha qė nė Shqipėri mė prisnin rreziqe nėse do vija, mė ka lėnė 9 vite pa ardhur dhe kam refuzuar ēdo ftesė qė mė bėhej. Por, nuk kisha nga ta dija qė isha e gėnjyer. Tani e di qė nuk ėshtė e vėrtetė dhe shpresoj nė tė ardhmen e afėrt tė jem atje. Tė falėnderoj Gleni dhe jam krenare qė kam fans si ty.
A shikoni filma dhe nėse po, cilin film do tė na e preferonit?
Nijazi Shala.
A. Ismaili: Edhepse i dua filmat jashtė mase, koha e limituar mė ka privuar nga kjo kėnaqėsi. Por, ēdo natė vjedh ca kohė pėr tė shikuar sė paku njė film. Preferoj “Troy” pastaj “Aleksandri i Madh”, ”Pėrplasja e Titanėve I dhe II”, pėr njė arsye. Nė tė katėr kėta filma, herė pas herė nė skenat kyēe shfaqet shqiponja duke fluturuar mbi troje dhe asnjė kritik filmi botėror ende nuk ka arritur tė kuptojė pse ėshtė shqiponja nė katėr filmat mė tė mėdhenj tė shekullit. Patjetėr dhe versionin gjerman “Scanderbeg”.
A jeni nė gjendje qė tė na tregoni, sa palė kėpucė, sandale dhe kapele keni?
Pėrshėndetje dhe urimet mė tė mira, U. Tali.
A. Ismaili: Kam afėr 400 palė kėpucė dhe sandale edhepse nuk i kam numėruar tash e sa kohė, kryesisht janė pėr skenė. Nuk kam shume kapele, diku 6 ose 7 qė i pėrdor.
Meqė jam njė adhurues i flaktė i juaji, do tė kisha shumė dėshirė qė ta merrja njė CD tuaj me nėnshkrim? Atė do ta ruaja me fanatizėm si njė margaritar tė ēmueshėm dhe tė rrallė?
Ju falėnderoj pėrzemėrsisht, Orges Brahimi.
A. Ismaili: Ky ėshtė gjesti mė vogėl qė do mund tė bėja pėr ju dhe pafundėsisht faleminderit pėr respektin. Nderi ėshtė imi. Uroj qė Telegrafi tė na mundėsojė njė gjė tė tillė.
Keni shėtitur shumė, a do tė na veēonit ndonjė ndodhi, mahi nga kėto udhėtime?
Syart Halitaj, Dyren (Gjermani).
A. Ismaili: Ka aq shumė saqė vėshtirė tė mbahėn nė mend. Ok, do ta tregoj njė. Kur vizitova muzeun e Luvrit nė Paris pėr herė tė parė, ishin vetėm skulpturat e Greqisė Antike ato qė ishin pa veshje, lakuriq. Unė e di qė Greqia Antike qė nė fakt ishin ilirėt, dhe jo grekėt e sotėm qė nuk dihet as nga kanė ardhur, kishte bėrė revolucion artistik nė atė kohė me trupin e femrės dhe mashkullit lakuriq. Por, hiqesha se nuk di asgjė. Atėherė pashė katėr meshkuj, skulptura qė quhet “Katėr Albanėt” dhe ishin totalisht pa veshje. Mora njė shoqe nė telefon dhe po i tregoja qė pash katėr meshkuj shqiptar nė Luvėr, ajo mė pyeti: ”A tė njohėn?” i thash, “Jo, por ishin lakuriq dhe kishin ulur kokat poshtė” Ajo: “Oh Zot, a janė normal?!” Unė: “Aspak...Janė skulptura”, prapė ajo “Thuaju atyre budallenjve aty t’u veshin ndonjė rrobė, dhe mos i trego askujt!”.
A mund tė na shpalosni ditėn tuaj, ēka bėni, cili ėshtė hobi juaj?
Isuf Bajrami, Yllka Bilushi.
A. Ismaili: Zgjohem diku nga ora 10 ose 11 paradite, pi kafenė dhe ha mėngjes, afėr 60 minuta notoj nė pishinė, shkoj nė kompani ku ēdo ditė kemi mbledhjen e ditės tė caktojmė punėt, vazhdoj nė studio ku punoj 5-6 orė, ha drekėn dhe vazhdoj prapė nė kompani ku ose udhėtojmė diku, ose nėse nuk ka udhėtim rishqyrtojmė ēka ėshtė punuar gjatė ditės, raporti ditor me agjenten time, producentėt, juristėt, dizajnerin, koreografin, valltarėt, agjentin medial, pastaj kontakti me zėdhėnėsėn, bashkėpunėtorėt nė shtetet tjera, gazetarėt, etj., vazhdoj nė studio apo ushtrime me valltarė, pastaj darka, prapė ushtrime ose studio deri nga ora 1 ose 2 e mėngjesit, shikoj ndonjė film, lexoj dhe gjumė. Nėse kthehem mė herėt, kinema, teatėr apo ndonjė ekspozitė e re. Hobi im, nė ditė tė lira qė ndodhin njė here nė dy-tre muaj, shkruaj ose pikturoj.
Telegrafi: A keni kohė tė lirė, pėr kohė tė lirė?
A. Ismaili: E gjej, koha ėshtė e imja. Kam lirinė ta shpenzoj kohėn e lirė pėr punėn qė dashuroj.
Telegrafi: Si duket, koha nuk ka kohė, pėr tė na dėgjuar...
A. Ismaili: Koha ka shpenzuar vetėn duke na mbrojtur nga vetja...
A ndjeni njėfarė barre qė ende nuk keni njė diplomė tė shkollimit tė lartė? A mendoni nė kėtė drejtim?
Donjeta Balija.
A. Ismaili: Kam shkollim tė lartė. Kam tė mbaruar Akademinė e Arteve tė Bukura-drejtimi Pedagogjik, seksioni piano. Jam duke mbaruar dhe vitin e dytė nė Fakultetin Juridik. Ndjej njė barrė dhe shpesh mendoj pse nuk kemi mė shumė njerėz, posaēėrisht femra tė shkolluara qė do na bėnin krenar me veten para botės dhe do mėsonin nė shkollė qė “xhelozia ėshtė e vetmja barrė qė e mbajmė pa asnjė arsye” thėnė e shkruar nga Nietzche.
Cila kėngė ju rrėmben, cilėn e dėgjoni mė me afsh dhe a ka ndonjė kėngė qė ua nxjerr lotėt?
Idila, Podgoricė.
A. Ismaili: Mė rrėmben dhe e dėgjoj me afsh “Nothing Else Matters” nga Metallica. Hmm, nuk mbaj nė mend kur mė ka nxjerrė lotėt njė kėngė.
E dashura Adelinė, kėnd do tė dėshiroje ta njihje dhe tė cilin ende nuk keni patur rastin ta takoni.
Pėrshėndetje, Alushi.
A. Ismaili: Pėrshėndetje i nderuar. Ėshtė Hans Zimmer, kompozitor i muzikės klasike, njė ndėr mė tė shquarit tė shekullit tonė.
Cila ėshtė thėnia mė e bukur qė e keni dėgjuar?
Shefqet Murtezi, Rudin Domi.
A. Ismaili: “Jeta ėshtė komedi nė sytė e Perendive, qesh dhe kėnaqu si Perėndi”.
Keni afinitet pėr ndonjė sport dhe cilin sport e pėlqeni?
Endrit Selimi, Hajrush Krasniqi, Kron Bajraliu, Besa Lymezi, Gzim Maloku.
A. Ismaili: Mė pėlqen dhe e luaj jo keq basketbollin, mė pėlqen dhe futbolli shumė, por nuk e luaj. Ec e kėndo me kėmbė tė nxira pastaj, hahahaha.
Mė intereson se, a e keni pyetur ndonjėherė veten, se “ēka do tė bėja po tė mos isha kėngėtare (dmth kjo qė jam)”?
Hektor Sula, Peshkopi.
A. Ismaili: S`kam pyetur sepse e di, hahahaha. Zoti mė ka dhuruar njė dhunti pėr muzikėn dhe nuk besoj qė fati im do ishte shumė mė ndryshe. Patjetėr qė do isha diēka nė lėmin e muzikės. Nėse do pėrgjigje mė tė thjeshtė, qė shuan kuriozitetin e thjeshtė, atėherė sigurisht aktore. Nėse jo aktore, atėherė juriste.
Sikur tė kishit mundėsi, ēka do korrigjonit nga jeta dhe ēka do ta fshinit, tėrėsisht?
Sokol Imeraj, Olm (Luksemburg)
A. Ismaili: Asgjė. Jeta ime ėshtė njė eksperiencė e cila mė ka dhėnė ēdo tė mirė qė e gėzoj sot. Ndoshta, po tė kisha patur mundėsinė, do ktheja kohėn dhe do vija gjatė luftės sė Kosovės nė ndonjė shtet perėndimor, pėr njė jetė mė tė mirė siē kanė bėrė shumė. Por, dashuria ime dhe e familjes pėr Kosovėn ishte mbi normale dhe nuk e bėnim dot. Ndoshta prapė nuk do ta bėja, hahaha. Mė pėlqen jeta kėshtu siē e kam, sepse kėshtu ia di vlerėn ēdo sekonde time.
A mendoni pėr fundin e karrierės dhe ēka do tė bėnit pas saj?
Besir Memedi (Gostivar),
A. Ismaili: Karriera pėr mua ka pėrfunduar me14 shkurt 2007, kur pas 22 viteve tė gjata populli mė dha notėn e vet atė natė tė shenjtė pėr Kosovėn. Qė nga ajo ditė, e bėj pėr fansa tė cilėt edhe nė shtėpi me vinin me lule, dhurata, lot nė sy qė tė mos ndaloja kėndimin. Ata janė rritur me mua, e unė me ta. Ēdo gjė qė bėj, e bėj qė ata tė ndjehen krenar dhe tė lumtur. Nuk ėshtė lehtė tė bartėsh pėrgjegjėsi pėr kėnaqėsinė e 242 mijė shpirtrave vetėm nė njė rrjet social qė i kam. Pėrndryshe, nuk besoj nė fund, ekzistojnė vetėm fillimet. Edhe nėse nuk ėshtė zėri im, kėngėn time gjithmonė do ta kėndojė dikush. Dhe unė do tė jem aty qė t’i gėzohem. Pas shumė kohėsh kam kuptuar qė nuk mund ta braktis muzikėn, edhe nėse e ndryshoj nga kėndimi nė komponim apo formė tjetėr muzikore. Mezi pres tė filloj me diēka tė re, qoftė komponim ose punė me talent tė rinj, qoftė forme tjetėr muzikore. Kėndimin s`do ta ndal kurrė. Tina Turner ėshtė 74 vjeēare dhe kėndon sė paku njėherė nė vit. Nuk njoh jetė pa kėngė. Do e bėj rrallė, por pėr qejf. Unė kurrė nuk e kam parė vetėn si njė nėnė qė kėndon intensivisht. Pėr mua nuk ka asgjė mė hyjnore sesa tė jem njė nėnė, me njė familje tė shėndoshė dhe njė profesion larg titujve tė gazetave ose televizioneve, qė mė kėnaq shpirtin.
Telegrafi: Nėse do ta pyeste Adelina, Adelinėn, cila do tė ishte autopyetja?
A. Ismaili: Qenka e vėshtirė t’i bėsh pyetje vetės hahaha. Po mendohesha gjatė dhe do bėj pyetjen qė mė bėri njė gazetare pėr njė medium gjerman.
Shkojmė: Pyetja:”Si ėshtė tė vish pas shumė viteve nė Kosovė,dhe tė jesh krah yjeve tė shquar botėror?”
Pėrgjigja ime:”Jam rritur nė kohė ku dritė mė bėnin granatat qė tė shkruaja tekste, pėrderisa mbaja dorėn e djathtė me tė majtėn, qė tė mos dridhej. Mė shumė kam dėgjuar ulėrimat e profesorėve tė rrahur nga milicia sėrbe, sesa muzikė nė shkollėn time bodrum shtėpie nė Prishtinė. Prindėrit nuk mė kanė mėsuar cilit pasanik t’i futem nė shtrat pėr njė fustan, ose cilit producent pėr njė emision, por nga cila dalje tė ik kur futet ushtria serbe nė koncert. Kur komponoja, kufjen e mbaja vetėm nė njėrin vesh, me tjetrin dėgjoja nga cila anė po vijnė tanket e ushtrisė. Femrat mė tė bukura nė botė, pėr mua janė ato qė nuk vranė veten dhe fėmijėt e tyre kur i pėrzunė nga shoqėria kosovare, sepse patėn fatkeqėsinė tė jenė tė dhunuara nga egėrsirat qė na vranė rininė. Jam zhvilluar nė njė vend e njė kohė ku tmerrit i thonė “Zotėri”, e zotėrisė tė vėrtetė i thonė “Burrė i ligė”.
Prandaj mos mė ngatėrroni me asnjė yll botėror tė cilave u bėn dritė i tėrė Los Angelesi qė tė shkruajnė njė rresht. U kėndon i tėrė Harvardi qė tė nxjerrin njė tingull nga goja. Unė kam shumė mė shumė sesa ato, kam njė jetė dhembje qė e ktheva nė sukses e lumturi. Kam dhėnė mė shumė se tė gjitha ato bashkė, kam dhėnė jetėn qė banonte ngjitur me vdekjen brenda njė melodie tė vajzės Adelinė e cila gjithmonė mundohet tė buzėqesh pėr ju”
Telegrafi: Ēka jeni duke lexuar, aktualisht?
A. Ismaili: “Kohė e pamjaftueshme” nga Helena Kadare.
Telegrafi: Ju keni njė diapazon tė gjerė tė dijės, madje nga tė gjitha fushat. A mendoni se kėngėtarja duhet tė ketė edhe njė bagazh intelektual, nėse dėshiron tė jetė e pranuar nė qarqet intelektuale?
A. Ismaili: Patjetėr! Absolutisht, po. Kėngėtari, artisti, ėshtė ambasador i kulturės sė popullit tė vet dhe nė momentin qė i hyn kėsaj rrugė tė madhe, por shumė tė ndjeshme tė artit, nuk pėrfaqėson vetėm vetveten. Ka dallim atraksioni dhe artisti. Edhe cirku ėshtė atraksion, por zgjat shkurt. Po tė ishte e kundėrta, skenat botėrore do ishin tė mbushura me injorantė qė dinė tė kėndojnė. Nė lagjen time kanė qenė sė paku 4 jevgj qė fshinin kėpucėt nė rrugė dhe kėndonin mė bukur se gjysma e estradės ballkanike. Kjo nuk i bėnte kėngėtarė. Ėshtė obligim i artistit tė reflektojė menēuri, ata qė admirojnė duhet tė mėsojnė nga ai artist. Njė vepėr qoftė kėngė apo videoklip, mund tė ketė gjėra qė nuk kuptohen me tė parėn, por ėshtė obligim i artistit tė shpjegojė ēfarė mesazhi bart. Dhe obligim i mediumit tė mos deformojė shpjegimin e artistit. Nuk guxon tė quhet artist dikush qė nuk ka njohuri tė pėrgjithshme. Pėrndryshe s`do ekzistonin shkollat. Krahasoni gjeneratat tona me gjeneratat e viteve 70, ose 60. Ėshtė pėr t’u qarė, ata kėngėtarė kur flisnin ēdo fjali ishte njė mėsim. Nuk ėshtė artist dikush qė nuk pranohet dhe mirėkuptohet nga njerėz me intelekt. Qarqet intelektuale tek ne, nė shumė raste vetėm quhen ashtu. Ose kemi injorantė qė kanė blerė diploma dhe quajnė vetėn intelektual kurse ne i gėnjejmė qė janė vėrtet intelektual, sepse mund tė na kryejnė ndonjė punė diku, ose kemi intelektual tė njėmendtė qė mendjemadhėsia dhe shpirtngushtėsia e tyre i bėn qė tė dėshirosh tė qėndrosh me kilometra larg tyre. Natyrisht qė kemi intelektual tė vėrtetė dhe, tė tillė i bėn elokuenca e tyre dhe dėshira qė dijeninė ta ndajnė me tjerėt, pa ndjerė xhelozi. Por, janė tė paktė, janė specie nė zhdukje, janė diamantet e fundit qė po shkėlqejnė nė terrin e madh tė intelektualizmit kosovar. Po i zhdukim ne, kemi njė prirje t’i ngrisim budallenjtė. Sepse me budallain e ngritur manipulojmė si duam vet. E njėjta vlen nė skenėn e kėngės.
Telegrafi: Dija ėshtė fuqi, ėshtė forcė, ėshtė bukuri. Pajtoheni me kėtė vlerėsim? A iu ka ndodhur qė vlera t’iu bėhet pengesė?
A. Ismaili: Dija ėshtė gjithēka. Nganjėherė,nė vend e kohė tė papėrshtatshme, ėshtė edhe armiku mė i madh. Ėshte fuqi e cila tė jep forcė tė arrish synimet tua. Njė mashkull apo femėr e ditur kurrė nuk mund tė na duket e shėmtuar. Vlera mund tė jetė pengesė e madhe kur tjerėt nuk e dinė ēfarė ėshtė. Me shekuj tė tėrė, Aishja, gruaja e Pejgamberit Muhamed u cilėsua ‘kurvė’, sepse doli nga shtėpia dhe shkoi nė fushėbetejė mes meshkujve tė t’i ndihmonte burrit tė saj. Askush nuk shkroi pėr ndihmėn e saj qė i kishte shpėtuar jetėn Muhamedit, por pėr daljen e saj mes meshkujve. Maria Magdalena, njė ndėr njerėzit mė tė besueshėm tė Krishtit, ishte sinonim prostitute edhe nė Bibėl, sepse kishte ‘faj’ qė ai i besonte asaj mė shumė se gjithė apostujve, sepse njihte menēurinė e saj. E pa fund shembuj nė historinė e njerėzimit qė njė dite i quajnė lavire, pastaj i shpallin tė shenjta. Hyra nė temėn e religjionit, qė ėshtė mė e ndjeshmja momentalisht, me pikė tė qėllimit. Qė tė kthjellemi dhe tė mos lejojmė t’i shpallim idiotet si hyjni, e tė na vdesin njerėzit me vlera pa i dėgjuar askush. Mos i dėgjoni pėr ta, dėgjoni pėr veten tuaj, ndoshta dhe mėsojmė diēka. Dhe mos harxhoni energji duke sharė, kritikuar e mallkuar. Punoni. Daja im mė mėsonte: “Mė mirė puno pa para, sesa tė rrish, sepse mbushesh negativitet”. Kam provuar dhe kam punuar pa asnjė pagesė vite tė tėra. Nuk mė ka dalė keq. Puna ime u pa, u dėgjua, u vlerėsua dhe marr rrogė deri nė fund tė jetės si artiste evropiane.
Telegrafi: Deri kur budallenjtė do ta ‘luftojnė’ menēurinė?
A. Ismaili: Deri sa tė lejojmė ne. Nė fakt, derisa tė vendosim tė jemi trima. Menēuria kėrkon mbrojtje. Tė mos frikohemi mė dhe t’i njohim tė drejtat tona, qė na ka dhėnė Zoti, natyra, por edhe ligji. Sepse mllefi qė grumbullohet tek frikacaku, gjithmonė eksplodon diku tjetėr. Shikoni sa shumė njerėz, mediume, shajnė e mallkojnė artistėt, shkrimtarėt, intelektualėt, thurin e imagjinojnė situata morbide pėr ta. Vetėm pėr njė gjė: Artistin nuk e keni votuar, nuk i paguani taksa, nuk ju lė pa rrymė e bukė e ujė, nuk ju lė pa toka e shtėpia dhe nuk ju fut nė burg. Por as nuk ju ka borxh asgjė, ju ka dhėnė talentin e vet dhe ju e shfrytėzoni me pak para pėr kėnaqėsinė e juaj. Kjo kėnaqėsi nganjėherė janė dhe shfryerjet e psikozave individuale ose kolektive. Por, saktėsisht pse ka marrur shumė pak, artisti kosovar nuk ēan kokėn pėr fjalė dhe sulme. Por, shikoni sa pak guxojmė t’i ngacmojmė ata qė u kemi dhėnė votėn, shpresėn, rrymėn, ujin, tokat, gjakun tonė. Ata na mbyllin gojėn pėrjetė nėse u kėrkojmė atė qė na takon nga Zoti e njeriu, sepse kanė fuqinė. Por, s`di pse po harrojmė qė ajo fuqi nuk ėshtė e tyre, por e jona. Nuk po bėj thirrje pėr revolucion, sepse si Adelinė vėrtet i kam tė gjitha nė jetė, mė shumė se qė kam ėndėrruar si njė vajzė qė ėshtė rritur nė njė lagje tė vockėl tė Prishtinės. Por, po bėj thirrje si njė njeri qė kam parė me sytė e mi kah i vrasim moralisht, psikikisht, shpirtėrisht Kolosėt e vendit tonė dhe i kemi qarė 2 ditė e kemi plaēkitur ca para tė mallkuara me dekada nga madhėshtia e tyre. Tė mendojmė qė njė ditė mund tė jetė fėmija ynė njėri nga ata Kolosė. Tė bėjmė pėr tjetrin atė qė dėshirojmė tjetri tė bėj pėr neve.
E juaja Adelinė.I.
Adelina Ismaili
Team Work
Telegrafi
"Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri
"Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri
Njė fjalė qė pėrshkruan njė histori tė gjatė me vlera tė jashtzakonshme dhe njė emėr tė vetėm Shqiptarė.
Kush tjetėr pos Adelina Ismajli mund ta kėndonte kėtė kėngė.
ps. Krishterė, Musliman, Ateist, Agnostik etj, kemi njė prioritet identiteti Shqiptarė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RaPSouL : 08-11-2012 mė 12:38
Sui generis
Krijoni Kontakt