Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skënder Luarasi: Kujtime ”Ç’kam pare e ç’kam dëgjuar’’

    Skënder Luarasi: Kujtime ”Ç’kam pare e ç’kam dëgjuar’’

    (Në nderim të martirëve kosovarë të Lirisë Kombëtare)

    Robëria

    Mësimi më i çmuar që i dha Naim Frashëri popullit shqiptar, nëpërmjet historisë së Skënderbeut, është të dojë lirinë, lirinë e vërtetë, se pa liri puna është robëri dhe jeta vdekje. Njeriu pa
    liri është si fëmija pa nënë.
    Liria ka baba virtutin që e mbron mos bjerë në duar të tiranëve. Prej kësaj fatkeqësie atë e mbrojtën edhe dëshmorët, që janë bijtë e lirisë. Kur u kthye Skënderbeu në Krujë që të çlironte atdhenë nga zgjedha e sulltanëve:
    Shqipërisë dritë i pruri,
    I pru dritën e lirisë,
    Edhe gjithë mirësinë
    Që i duhet njerëzisë.
    Edhe duke vdekur Skënderbeu lutet për lirinë e mëmëdheut:
    Do të rrojë Shqipëria
    S'ia ngreh dot njeri lirinë.
    Por pas vdekjes së Skënderbeut:
    ''Ç'u bë emri i Shqipërisë
    Dhe liri e saj e ndjerë?''
    Pas vdekjes së Skënderbeut:
    Shqipërinë e mori turku, i vu zjarrë!
    Prej banorëve të saj, një pjesë shpëtoi kokën duke gjetur strehim nëpër malet e larta dhe pjesa tjetër mbeti rrob nënë zgjedhën e Sulltanit. Prej parësisë shumë hynë në shërbim të Sulltanit: u bënë bejlerë, pashallarë, sadrazemë, vezirë të mëdhenj, tradhëtorë të atdheut.
    Me pushtimin e Krujës, turqit unjën flamurin e Skënderbeut dhe në kështjellën e saj ngritën bajrakun me hënë. Banorët e Krujës që nuk ranë nga shpata: pleq e kalamaj e gra me kërthinjtë e tyre në gji, i zunë rob, i shpunë në Stamboll dhe i vendosën në lagjen që u quajt ''Arnautqoi''. Të tjerë i vrau robëria dhe u tretën si kripa në det nëpër shkretëtira të Anadollit.
    Pas vdekjes së Skënderbeut, populli nuk pati liri as të çelte shkolla për të nxënë gjuhën amtare. Mësuesit e shqipes qeveria turke i burgoste. Patrikana greke i vriste. Sulltani donte që muhamedanët të bëheshin turq, Patriku donte që të krishterët të bëheshin grekër. Robëria solli paditurinë e errësirën dhe ç'është më keq na bëri të mos njohim njëri-tjetrin, të vritemi vlla me vlla...


    * * *

    Që përpara hyrjetit Petro Nini Luarasi pati shkruar një këngë lutarake, që e niste me emrin e qytetit ku pati lindur Isa Boletini, I cili po shpinte luftëtarët e kryengritjes së madhe drejt fitores:
    Që Mitrovicë e Prevezë
    Të krishterë e myslimanë
    Të gjithë burrat me besë
    Sa quhemi shqiptarë
    Të ngrehim flamurin tënë
    Mbi vendet e Shqipërisë
    Trimërinë edhe zënë
    T’ia rrëfejmë gjithësisë…
    Ç’punë të madhe mund të bëjnë patriotët e bashkuar me një dëshirë e një qëllim ! Ç’gëzim të madh të zgjon në zemër hapi i tyre në marshim ritmik! Ç’ideale të larta të ngjall flamuri kombëtar me valavitjet e tij të rrepta! Liri a vdekje!
    Atje lart në veri bijtë e Kosovës trime u ranë hordhive njëqind mijëshe të 25 pashallarëve turq dhe brenda tre muajve e shpunë triumfin shqiptar në Shkup dhe e vendosën në konak kryetarin e tyre. ”Hyrja triumfale e kryengritësve shqiptarë në Shkup i dha fund pushtetit të shfrenuar dhe kriminal të xhonturqve dhe shkaktoi shpërndarjen e parlamentit’’., do të shkruante Ismail Qemali.
    ‘’Tok me vëllanë tim Rrokun’’, kujton Luigj Berisha, ’’qeshë edhe unë anëtar i klubit ’’Bashkimi’’ dhe dola dhe unë të bëj sehir hyrjen e bashkëatdhetarëve të mij ngadhnjimtarë në Shkup. Kur pashë Isa Boletinin, Bajram Currin, Idriz Seferin, Bajram Daklanin, e tjetë udhëheqës në mes të atyre djelmoshave truphedhur e ballëlart, që u shkëlqente fytyra si djelli dhe marshonin si në dasmë duke kënduar:
    Çonju Shqypni, mos u ban horre
    Ej Kosovë me taborë,
    Bini ju shqiptarë,ore
    Gjithë Evropa të na njohë!
    Ngri, shqiptar flamurin,
    Tash në luftë borija na thërret;
    Me derdh për vend tonë gjakun
    Ne pushka po na pret…

    kur pashë këtë tabllo të gjallë të bashkimit kombëtar mu ngjall thellë mu në zemër ajo krenari që më bëri të mburresha se isha edhe unë i tyre , se isha shqiptar.’’
    Këtë tabllo të gjallë të bashkimit kombëtar e pashë edhe unë po atë muaj. Ndërsa kapedanët e kryengritësve të veriut po marshonin në rrugët kryesore të Shkupit, kapedanët e kryengritësve të jugut po bënin marshimin e tyre ngadhnjimtar nëpër rrugët kryesore të Korçës.

    Atë ditë gushti të motit 1912 gjithë populli kishte dalë të shikonte çetën e Gani Butkës nga rruga e Kolonjës, çetën e Spiro Bellkamenit Spiro Bellkameni nga rruga e Follorinës, çetën e Qamil Panaritit nga rruga e Pazarit dhe çetën e Menduh Zavalanit nga rruga e Pogradecit të nisur prej Orman Çifligut, duke hyrë me triumf drejt bulevardit të Shën Gjergjit. Ata qëndruan në krye të rrugës ku më vonë u ngrit monumenti i Luftëtarit Kombëtar duke kënduar, njëra çetë: ‘’Për mëmëdhenë! Për mëmëdhenë! tjetra: Sa të rrojë gjithësia! , e treta ‘’O trima luftëtarë‘’dhe ’’Merr uratën bir prej meje’’ e katërta dhe kështu me radhë.
    Ç’fytyra madhështore më panë sytë dhe ç’këngë të bukura trimash më dëgjuan veshët atë ditë kur hynë në Korçë kryengritësit shqiptarë me qylafet e tyre shkruar ‘’Liri a Vdekje!’’



    Kolonja në flakë e gjak

    Me t’u larguar komisioni i kufijve dhe u kuptua që Kolonja mbeti Shqipëri, qeveria e Athinës krijoi edhe në këto vise guvernën epirote. Që në vjeshtën e motit 1913 çeta hierolloqite me oficerë e përforcime ushtarësh grekë, sulmonin fshatrat e banuara nga muhamedanë ku arrestonin burrat më të dëgjuar të vendit që i poshtëronin duke i rrahur në sy të grave.
    Në Gostivisht hierolloqitët torturuan aq keq Ismail Ismailin sa që lojti mendsh. Po në këtë fshat një djalë 16 vjeç e shpëtoi prej vdekjes e ëma duke ua rëmbyer andartëve nga duart. Sesi u trembën palikarët nga sulmi i një nëne zemërluane! Në Qafëzez një burrë e lidhën pas një peme dhe e vunë në nishan. Në Treskë e në Trebickë arrestuan pesë djem, i shpunë në Vilë të Shtyllës, i mbyllën në një plevicë dhe i dogjën të gjallë.
    Kostë Dhimitër Lito nga Leskoviku, më ka treguar: ‘’Në Treskë një hierolloqit vuri re në një fotografi të çetës së Spiro Bellkamenit, se djaloshi i katërt në rrjesht i shëmbëllente vërtet Petraq Vasil Manos –Gostivishtit.
    ‘’Ja ku e kemi edhe një tjetër në mes tonë! Lidheni!’’
    ‘’Petraqin nuk do guxoni t’a prekni me dorë!’’ iu përgjegj një djalë trim nga Leskoviku.
    ‘’Hesht, se të djegin edhe ty, or lumëmadh!’’ e këshilluan shokët.
    ‘’Pa ka im atë edhe dymbëdhjetë të tjerë!’’ u krenua djali trim nga Leskoviku për vlerën numerike të mashkullit në familjen patriarkale.
    Petraq Gostivishti shpëtoi nga fati i dëshmorëve në Vilë, duke ikur që atë natë në Korçë, ku iu dorëzua prefektit Konduli, me origjinë barbaçe, i cili e mori nën mbrojtje.
    Mbasi përmenda barbaçët, i pari që dëgjova të flasë arbërishten e shqiptarëve të Moresë qe ushtari barbaç që thirri Kallomanopullos që të na ndihmonte të merreshim vesh kur unë i thashë që nuk kuptoja greqisht. I dyti qe një oficer që na foli barbaçe ne djemurisë në çardhakune dyqanit të mëhallës sonë. Njëri oficer na pyeti Gjini Rapon e mua në donim të vinim nishan, na dha pushkën e ordinancës dhe që të dy qëlluam mirë.
    ‘’Bukur! …Bukur! Thirri barbaçi i entuziazmuar.
    Por fjalët që më mbetën të pa haruara qenë ‘’klen’’e ‘’glue’’ të një ushtari barbaç.
    Një grua grekonjë duke ecur nga dyqani për në kazermë dhe dëgjoi burrat në kuvend duke folur shqip, i qortoi: ‘’Derdhëm gjakun që t’ju lirojmë nga turku, por ju prapë…’’
    Vasil Diko i tha se ne qemë shqiptarë e se po flisnim në gjuhën e nënës.. .
    Ushtarët që po vinin pas qëndruan të dëgjonin bisedën e ndezur dhe një barbaç ndër të tjera e shau: ’’Klen, i biri i klenit! Gluen e nënës…” etj.

    * * *

    Për të shpëtuar bashkatdhetarët e tyre nga torturat e hierolloqitëve, nënprefekti i Çorovodës, Themistokli Gërmenji dhe komandanti I fuqive kufitare,Sali Butka, me urdhër të qeverisë provizore të Vlorës, nisën të mernin në dorëzim Kolonjën. Sa u përhap fjala se forcat shqiptare arritën në Vakëfe, andartët u zhdukën nga qarkullimi në fshatrat tona.
    Ato ditë komanda shqiptare i dërgoi nga Treska, pleqësisë së fshatit tonë, si gjithë të tjerave, një letër në të cilën u shkruante se me urdhër të qeverisë provizore të Vlorës po vinin të çlironin vëllezërit e tyre nga sundimi i huaj. Të nesërmen, në mes të natës, arriti nga Erseka në fshatin tonë një major në krye të treqind ushtarëve grekë. Pasi mblodhi ndo njëzet e pesë djem, me myftarin Peço Kosta në krye, u nis drejt Qesarakës dhe në agim pati zënë Qafën e Shëmtirit.
    Qe dita e 16 janarit 1914.
    Në mëngjes u dëgjuan tri krisma nga shkëmbi. Sa luftëtarë që ndodheshin në teqe e shtëpitë rrotull saj dolën e zunë vend .’’T’u biem!’ i tha majori grek Peço Kostës.
    ‘’Janë në vend të fortë!’’ u përgjegj myftari ynë.
    ‘’Zjarr!’’urdhëroi komandanti grek.
    Kush shpejton, blon! Prandaj që pa gdhirë kur ushtarët grekë u nisën për në Qesarakë, unë u nisa për në mulli, me dy shinikë grurë ngarkuar mbi gomar. Kur po kthehesha, dëgjoja bataretë greke nga njëra anë dhe krismat e shqiptarëve nga ana tjetër. Pasi hëngra një përshesh me qumësht, u sula në Penkollarë që të bëja sehir. Te lëmi qenë mbledhur plot njerëz, burrat të verdhë dyllë në fytyrë, gratë duke lebetitur. Afër drekës, buçima pushou.
    Nuk dihet sa të vrarë e të plagosur përcuallën grekët në Ersekë.
    Në drekëherë arrin në Penkollarë komandanti me një pjesë të ushtrisë, i zbehtë më keq se fshatarët tanë. Nisi të bisedojë me nënoficerët kur nga shkëmbi u dëgjuan krisma pushke. Një epilluqe me fytyrën e një të vdekuri u ngjit kokëulur drejt komandantit. Seç i tha. Ky i klithi me të shara dhe e goditi në fytyrë…
    Ç’pati ngjarë?
    Nja shtatë ushtarë grekë duke dashur të ishin ata të parët që do të hiqnin flamurin e Shqipërisë e të ngrinin atë të Greqisë e vunë përpara mjeshtrin Ligor Qirici që t’u tregonte udhën. Shqiptarët i lanë të zbrisnin gjer tek përroi, pastaj u ranë tre të parëve: dy ushtarë grekë e mjeshtri Ligori mbetën të vrarë. Katër të tjerët u dorëzuan.
    Që të nesërmen, për një javë rrjesht, ditë e natë, me mijra ushtarë grekë të ardhur nga Konica, me artileri malore, marshuan përmes fshatit tonë drejt veri-perëndimit. Të thoshe se jo në Berat e Vlorë, por në Elbasan e Shkodër do të qëndronin.
    Por ata vetëm sa dogjën e bënë plaçkë Vakëfet kur mbajtën për nja dy javë në kufirin e vjetër. Për gjashtë ditë e net, i shpërndante myftari natën, të lodhur e të këputur, nëpër shtëpitë e fshatit. Vetëm në shtëpinë tonë nuk na solli njeri për gjashtë ditët e netët e para.
    Nata e shtatë qe një natë shkurti, e bardhë - e bardhë nga dëbora e madhe që kishte mbuluar dhenë. Një trokëllimë në portë na bëri që të na ngrijë gjaku. ’’Hape, Skënder, hape, se këta janë të tutë!” më tha Petro Kosta nga jashtë. E hapa portën: katër xhandarë me uniformë të gjelbër, njëri duke mbajtur të mbështjellë flamurin e Shqipërisë, qëndronin para portës sonë.
    Ngjita shkallët me nxitim dhe thirra: ”Ndizni llambat! Ndizni sobën!’’ dhe lajmërova nusen e Gurit e të Tonit, shpejt të na ndihmonin për të shtruar odat e për të gatitur darkën. Pastaj renda në plevicë dhe nga sënduku ku kishim fshehur librat shqip nxorra ’’Istorinë e Skënderbeut”.
    Oda e mirë llamburiste nga të dy llambat e mëdha që i ndiznim vetëm për festa të mëdha dhe për mysafirë të lartë.
    Ndërsa Petro Kosta, Toni Sevo dhe Luke Fani, i mbanin zgjuar mysafirët e lodhur duke ngrënë meze e duke ngritur dolli për flamurin e Skënderbeut, për Ismail Qemalin e për lirinë e Shqipërisë, gratë në vatër e në furrë pregatisnin darkën. Dhe çobani piqte mishin që do t’iu jepnim udhëtarëve kur të niseshin të nesërmen për në Ersekë.
    Por atë natë u zemërova me Tonin sepse nuk më la t’iu këndoja ushtarëve të lodhur ‘’Istorinë e Skënderbeut’’. Të nesërmen që në mëngjes, pleqtë e fshatit, muhamedanë e të krishterë, u mblodhën në shtëpinë tonë. Komandanti shqiptar, Kasem Radovicka, i cili pati qëndruar atë natë në Penkollarë për të nënshkruar me komandantin grek protokollin e dorëzimit, erdhi t’u jepte fshatarëve lajmin e gëzuar se Kolonja u bashkua me Shqipërinë. Dhe kur akoma nuk ishin larguar Të nesërmen, djemuria e fshatit, të krishterë e myslimanë, me këngë në gojë e ngritën flamurin edhe te Lëndina(*)
    -----------
    (*) Te Lëndina, në Luaras, atje ku qëndron tani shkolla 8-vjeçare ‘’P.N.Luarasi’’.
    kompanitë e fundit greke prej sheshit të mëhallës, kur në ballin e shtëpisë sonë u shpalos flamuri i Shqipërisë.
    Të nesërmen, djemuria e fshatit, të krishterë e myslimanë, me këngë në gojë e ngritën flamurin edhe te Lëndina(*)
    -----------
    (*) Te Lëndina, në Luaras, atje ku qëndron tani shkolla 8-vjeçare ‘’P.N.Luarasi’’.

    Në Gostivisht ushtarëve shqiptarë u dolën përpara patriotët mes të cilëve Vasil Kita, e bija Paro dhe i biri i saj Petraqi. Ajo i tha djalit të saj: ’’Bir, erdhi dita e madhe e kombit tonë. Merr flamurin e Shqipërisë dhe shko tok me shokët e tu se edhe ti ke luftuar që të lindë kjo ditë për ne.’’
    Kështu pas pesëqind vjet robërie nën Turqinë dhe dy vjet nën Greqinë, në Kolonjë ranë hëna e kryqi dhe flatroi shqiponja.

    * * *

    Por uji fle, armiku s’fle.
    Qeveria greke e vazhdoi pabesinë. Kur u dorëzoi shqiptarëve Korçën, komanda greke la në spital nja treqind ushtarë kinse të sëmurë që do të largoheshin më vonë. Qilarët e Mitropolisë, dhespoti Gjermanos, i pati mbushur plot me pushkë e municione. Një numër grekomanësh besnikë ishin përbetuar për komplotin. Atë mëngjes, kur të binin këmbanat, ushtarë e civilë do të ngriheshin kundër qeverisë legjitime, të sigurtë që nga Bilishti do t’u vinte ndihma e ushtrisë greke për të shtënë në dorë qytetin.
    Një ngjarje e vogël ua shkatërroi planet grekëve. Që më 22 të marsit, kafazi i Mitropolitit , kapedan Sulo, erdhi fshehurazi në Korçë dhe hyri në shtëpinë e doktor Polenës. Nga kjo shtëpi, anës qytetit, u nis për në Mitropoli një grua për të lajmëruar konspiratorët që të ishin gati.
    Kalamajtë që loznin pranë shtëpisë së doktorit e vunë re kapedan Sulon. Njëri syresh, kur u kthye në shtëpi në drekë-herë, i tha nënës se kishin parë kapedan Sulon. Sevasti Qiriazi-Dako, që u ndodh atje për vizitë, e dëgjoi dhe lajmëroi të shoqin, Kristo Dakon, dhe ky shefin e policisë Themistokli Gërmenjin. Shtëpia e doktor Polenës e Mitropolia u rrethuan.
    Në luftën që plasi midis treqind ushtarëve grekë të spitalit e grekomanëve nga njëra anë dhe patriotëve shqiptarë nga ana tjetër, me qindra njerëz humbën jetën nëpër rrugët e Korçës, se qe ditë pazari. Kapedan Sulua shpëtoi, por dhespoti Gjermanos dhe gjashtë veta të komitetit konspirator u arrestua dhe u internuan në Elbasan. Përveç dhespotit Gjermanos, ndër të arrestuarit qe edhe koloneli grek Vajraktaris dhe grekomanët Spiro Konda e Efrem Gjini.
    Meqë puçi u zbulua tri ditë më herët, ushtria greke nga Bilishti ( që priste 25 marsin të sulmonte) nuk arriti dot në kohë. Fshatarët nën udhëheqjen e Kajo Babjenit zunë grykën e Devollit dhe majat e Moravës, Korça shqiptare shpëtoi. Për këtë fitore ndihmoi shumë Kajo Babijeni. Ai edhe më parë e pati shpëtuar: një herë më 1902, kur bullgarët u përpoqën të përfshinin edhe Korçën në kryengritjen e tyre të Ilindenit dhe më 1903, kur bashibozukët turq deshën ta plaçkisnin si qytet pjesëmarrës në atë kryengritje.
    Të egërsuar nga kjo disfatë, ushtria greke, e maskuar në andartiko, goditi sheshit kufirin e Kolonjës. E filloi sulmin duke djegur Leskovikun e duke shtyrë frontin deri në Ersekë, Starje, Gostivisht, Kurtes, Frashër. Ata hynë edhe në Luaras dhe duke mbledhur djemtë e fshatit u nisën për në Panarit. Këtu u kundërsulmuan nga fshatarët. Në zbrapsje e sipër, në varrezat e kishës së Katundit, pushkatuan patriotin Leko Mihal Dhosin. Përtej Urës së Orgockës, komandanti grek i ndau djemtë e Luarasit prej grupit dhe u tha: ’’Fshatin tuaj e zaptuan shqiptarët. Dorëzoni armët e kthehuni në shtëpi. Luke Fani e kuptoi planin djallëzor të grekut, që mendonte t’i vriste të gjithë. Doli përpara shokëve dhe me greqishten e tij të çqartë, i tha komandantit se nuk ishin rradhitur në ushtrinë greke që të luftonin vetëm për fshatin e tyre, por për çështjen e të gjithë Epirit. Komandantit i pranoi me lëvdata për Luken e shokët e tij dhe me qortim për kallzuesit.
    Kur fshati mori vesh se edhe djemtë e tij kishin ikur me grekët, ata të mëhallave Penkollarë, Priftanj e Mal, me sa plaçka që mund të ngarkonin shpejt e shpejt, kapërcyen Osumin dhe që atë ditë arritën në Lupckë.
    Banorët e mëhallës Kostallarë pyetën nënën time se ç’do të bënte. Kur ajo u tha se do të rrinte në shtëpi të saj , qëndruan edhe ata, por u mblodhën në shtëpinë tonë. Atë pasdreke përtej Përroit të Madh, një varg njerëzish u duk në mëhallën Ziskollarë duke ndjekur udhën gjatë kreshtës drejt Shëmtirit.
    Në udhën kryq te Shën Triadha një kalorës u shkëput prej rradhës e zbriti udhës së Lisit të Madh për në Kostollarë. U tregova ç’kisha parë dhe kur u thashë që ishin gegë, xha Dhami thirri: ’’Bobo, që do të ma therin!’’
    Këta luftëtarë qenë nisur nga Vodica, në mesditë arrinë në Blush, të etur e të uritur. Në fshat, teze Janeja që pati mbetur vetëm në Blush, me kopenë e dhënve në Qilar, u doli përpara. Dhe kur iu ankuan se në atë fshat as ujë s’kishte, ajo u nxori gjashtokjet me qumësht, kos e dhallë, bukë e gjalp e gjithë të mirat që i ndodheshin në dollap. ’’Sa plakë e mirë qënke!’‘’ e lëvdoi njëri.
    ‘’Të jem motra e Petro Nini Luarasit e të mos jem e mirë për vëllezërit e tij!’ ia ktheu plaka.
    Një kalorës, që ia kishte njohur të vëllanë, e pyeti për familjen e Petros. Ajo u tha se qe në fshat dhe iu lut që t’ia kishin kujdes të nipin e saj Skënderin. Kalorësi që zbriti udhës së Lisit të Madh me të arritur në mëhallën tonë thirri: ’’Skënder, Skënder’’. Dhe kur unë ia hoqa llozin portës e dola në udhë ai më inkurajoi: ’’Mos kini frikë, mos kini frikë!’’
    Kalorësi qe Hajredin Kallarti.
    Ndërsa luftëtarët vazhduan udhën drejt malit, në mëhallën tonë hyri kaluar një oficer me ndonja njëzet veta pas: ’’Kush qenë ata që na qëlluan nga Shkëmbi?’’ më pyeti. Dhe unë i tregova se qenë disa andartë grekë që kishin humbur udhën dhe se njerëzit e mëhallës qenë mbledhur në shtëpinë tonë. Oficeri, major Ahmet Lepenica, më porositi që t’u thosha të shkonin secili në shtëpi të vet.
    Në fshatin tonë ai qëndroi vetëm pak ditë. U kthye në Vodicë. Mëkëmbës mbetën Abaz Taushani dhe Faslli Kurti. Ditën kur do të largohej, Ahmet Lepenica zbriti në Kostallarë. Kur po bisedonin ata të tre brenda portës dhe unë, me kapele kashte në kokë, qëndroja te pregu përjashta, një lab që po vinte prej udhës së madhe më thirri: ’’Ti jezit, ç’më mban atë shapkë në kokë!’’
    M’u afrua i zemëruar, dhe nuk e di se ç’do të më kishte bërë po të mos i kishte folur Ahmet Lepenica se nuk duhej parë kapelja, po koka.
    Sa burra të mirë qenë Ahmeti, Abazi, Faslliu dhe Selaudini! Bashkë me majorin do të largohej edhe Selaudini e unë do t’i zija vendin si sekretar i togës, prandaj më patën thirrur edhe mua në mbledhje. Prej kësaj dite, për mëngjes, unë ngjitesha në mal për atë punë zyre.
    Atë mbrëmje të arratisjes as çobani nuk u kthye në fshat. Ushtarët grekër, të thyer e të kthyer e vunë përpara me gjithë lopë e bagëti drejt Lupckës e Përmetit. Viçi kërthi na mbeti pa qumësht. Fëmijët fshatarë janë mësuar t’i shohin kafshët e shtëpisë si pjesëtarë të familjes. Macja kishte të drejtë të zinte edhe kryen e vatrës; edhe qeni mund të ngjitej lart e të kënaqej me përkëdheljet e tyre, qengjin që vinte të shtonte numrin e kopesë në qilar e ngjitnin me katikule në vatër,e lanin dhe e pastronin nga shurdhesa dhe e ngrohnin pranë zjarrit derisa të ngrihej më këmbë. Ajo ditë qe festë në shtëpi. Në sufër na gostitnin me kullostër.
    Si fëmijë fshati, i kam dashur pemët, zoqtë, sidomos kafshët. Sa më pëlqente balashi: kau qimeverdhë me pullën e bardhë në ballë; edhe Kazili, po me pullë të bardhë në ballë; dhe dy pendë qe që na ndihmonin të mbillnim grurë e misër e na siguronin bukën e motit; dhe të dy demat që motin tjetër do t’u zinin vendin qeve në parmendë. Dhe përmbi të gjitha më pëlqente lopa krenare që disa ditë më parë na pati pjellë atë viç të bukur-të bukur. Dhe ja ku erdhën andartët që na i thanë qilarë e lugë dhe viçin e vogël na e lanë pa qumësht por ne e mbanim gjallë duke e mëkuar me brumë e mjaltë!
    Qe dita e katërt. Atë pasdreke në vatër po rrinim të heshtur si në zi kur befas një trokëllimë e fortë tronditi portën, mandila u këput e kanatat u çelën me tërsëllimë dhe në oborr brenda u vërsulën duke pallur lopa plakë, balashi, kazili,dy demat…Në fillim nuk besuam se qenë tanët, aq ishin buhavitur, mufatur e ndryshuar në fytyrë. Dy ditë udhë të panjohur kishin bërë për të arritur në qilarin e tyre. Ç’fuqi paskish instinkti! Kam një kujtim tjetër për lopën plakë që, nja dy vjet më përpara, në rrugicën e Shën Thanasit, u përlesh me një ujk për t’i shpëtuar jetën mëshqerës së saj. Kur ujku iu turr viçit, lopa e mbërtheu ujkun me brirë përtokë dhe e mbajti poshtë tërë natën. Kur dolëm ne njerëzit e shtëpisë në mëngjes për ta kërkuar, e gjetëm ujkun të ngordhur nën brirët e saj në bark dhe viçin aty pranë. Edhe kafshët mund të bëhen heronj.
    Mendoj për ata që përçmojnë atdhenë: të kenë aq ndjenja për vatrën e tyre sa kanë ato kafshët tona ‘’memece’’!
    Pa u zgjatur, kapërcej shumë ngjarje me rëndësi më të pakët në rrethin tonë gjer në fund të qershorit, kur edhe miqtë e mij u laguan dhe vendin ua zuri një kompani vullnetarësh me komandant Mehmet Korçën. Ushtarët dibranë e kosovarë, para se të largoheshin erdhën tek ne dhe iu falën nderjes nënës për gjithë ata lakrorë që pati gatuar dhe rrobat që u lau për sa kohë qëndruan në mëhallën tonë.
    Dhe vazhduan udhën e Lirisë Kombëtare(*)
    -----------------
    (*) Ndonja tridhjetë e pesë vjet më vonë, Fazlli Kurti na vizitoi dhe e falenderoi nënën, veçanërisht për dhuratën e shenjtë, pallton e Petro Nini Luarasit, që ajo ia pati dhënë një ditë shiu të mos lagej gjatë rojes.
    Nëna e pyeti: ’’Po ata djem asllanë - ç’u bënë?”
    Vërtet, ata djem asllanë nga Dibra e Kosova - ç’u bënë… ç’u bënë?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Petro..

    Flmn per kujtimet historike qe sjell..

    Meqe ke permendur aty Sevasti Qiriazi-Dako dhe Kristo Dako.. do desha te di dicka per Familjen Qiriazi dhe Dako..

    Cfar te dish na e trego se do jet nje kontribut me vlere ne pasurimin e ketij Forumi enciklopedik..

    Ne lidhje me ate Dashnor Kalocin..

    Me se di ai ka mbledhur shume dokumenta e tregime te njerzve te njohur e nuk e di se a eshte treguar korrekt ne mirmbajtje e ruajtje e interpretim te atij thesari qe i ra ne dore per arsye qe kuptohen..

    Por kam nje si dyshim mos ky Kaloci ka luajtur me kto vlera..

    gjith te mirat..

  3. #13
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Petro..

    Flmn per kujtimet historike qe sjell..

    Meqe ke permendur aty Sevasti Qiriazi-Dako dhe Kristo Dako.. do desha te di dicka per Familjen Qiriazi dhe Dako..

    Cfar te dish na e trego se do jet nje kontribut me vlere ne pasurimin e ketij Forumi enciklopedik..

    Të shkruash për vlerat madhore të familjes Qiriazi është përgjegjësi e madhe dhe kërkon përkushtim e kohë. Po mjaftohem me disa fragmente nga kujtimet e Skënder Luarasit ”Ç’kam pare e ç’kam dëgjuar’’ të shoqëruara me disa komente e e letra nga arkivi familjar. Qëllimi është që të kuptohet realisht se si lozin burokratët me vlerat kombëtare.

  4. #14
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Petro..

    Flmn per kujtimet historike qe sjell..

    Meqe ke permendur aty Sevasti Qiriazi-Dako dhe Kristo Dako.. do desha te di dicka per Familjen Qiriazi dhe Dako..

    Cfar te dish na e trego se do jet nje kontribut me vlere ne pasurimin e ketij Forumi enciklopedik..

    Të shkruash për vlerat madhore të familjes Qiriazi është përgjegjësi e madhe dhe kërkon përkushtim e kohë. Po mjaftohem me disa fragmente nga kujtimet e Skënder Luarasit ”Ç’kam pare e ç’kam dëgjuar’’ të shoqëruara me disa komente e e letra nga arkivi familjar. Qëllimi është që të kuptohet realisht se si i nëpërkëmbnin burokratët vlerat kombëtare.

    Familja Qiriazi
    ‘’Gjatë rilindjes sonë kombëtare shtëpia e Dhimitri dhe Maria Qiriazit u bë vakëf për të gjithë shqiptarët patriotë si Kostandin Kristoforidhi e Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi dhe Pandeli Sotiri, Halit Vreto Bërzhezhta dhe Orhan Pojani, Nuçi Naçi dhe Thanas Sina Postenani, të gjithë priteshin e përcilleshin situr t’ishin vëllezër prej një barku. Të gjithë anëtarët e kësaj familje, burra e gra, në vendlindje e në mërgim, kudo që i përplasën dallgët e jetës, kush më shumë e kush më pak, ia kushtuan jetën e veprën e tyre Shqipërisë duke lënë gjurmët e tyre të pashlyeshme në historinë e rilindjes sonë kombëtare’’.

    Po ndalem paksa në tre syresh: Gjerasimi, Sevastija dhe Parashqevija,
    Gjerasim Qiriazi (18 .10 1858- 4.1.1894)
    Gjerasim Qiriazi ka qenë patriot i rilindjes, që, besoj, më shumë nga kushdo tjetër, është mbuluar me pluhurin e harresës. Një profesor me moshë të kaluar më tha një ditë tek i lexoja shkrimet e këtij rilindasi të shquar: ‘’E kam kënduar ‘’Hristomathinë’’ që kur isha i ri, jam ushqyer me të; po nuk e kam ditur nga kush qe shkruar ky libër. Krah për krah me veprat e Naimit, më ka influencuar që në foshnjëri të nxë shqipen’’. Dhe shumë nga ne, duke dëgjuar radion, kënaqemi kur dëgjojmë, sidomos nga kori i pleqve të Korçës, këngën ‘’Lule e bukur posi djellë‘’, po nuk e dimë që jo vetëm kënga është shkruar prej këtij poeti delikat e gojëëmbël, po edhe melodia e saj e thjeshtë e mallëngjenjëse është kompozuar prej tij…Ka disa fakte që e venë Gjerasim Qiriazin në dritë të së vërtetës dhe fakti më me rëndësi është vepra e tij…Për këtë arësye mendova se e vlen të botohet një vëllim me veprën e zgjedhur të Gjerasim Qiriazit.

    Sevasti Qiriazi- Dako (shkurt 1870-30.8. 1949)
    ‘’Jam Shqiptare! Ky është fakti më i rëndësishëm i jetës sime, më i rëndësishëm se vetë familja, sepse vetëdija e këtij fakti më tregon udhën që duhet të ndjek, e më cakton qëllimin e jetës; ky fakt më përkufizon kuadrin si gjeografik, si historik, dhe më jep burimin kryesor të idealit tim që nga fëminija ime për të arsyer popullin tim me dashuri për kulturë e pavarësi…
    Këtë përgjërim të Sevasti Qiriazite e nxjerrim nga fjala e saj në festën e maturantëve të Kolezhit të Vajzave në Arnautqoj, Sramboll, ku u diplomua.
    Në mbarim të festës, Naim Frashëri e përgëzoi vajzën 20-vjeçare dhe i tha:
    ’’ Motra ime e vogël, nuk do të bëje gjë më të mirë e më të vyer për Shqipërinë nga ç’ke vendosur të bësh për arsimin e grave të vendit tonë‘’. Pastaj i kërkoi diplomën që t’ia regjistronte në Seksion të Arsimit dhe i siguroi Irade ( lejë) për të çelur shkollën e parë shqipe për vajzat (më 15 tetor 1891) …Dhe është për t’u përmendur se ajo së bashku me motrën Parashqevi, me ndihmën e të vëllezërve Gjergji e Kristo dhe pionierëve që çelën shkolla shqipe dhe themeluan shtetin shqiptar, e mbajti lart e me nder Flamurin e Skënderbeut për 60 vjet me radhë, jo vetëm në klasë por në të gjitha përpjekjet e Rilindjes Shqiptare: arsimore, sociale, politike,-Ndaj u quajt atëherë Zhan d’Arkë shqiptare. Për t’u vënë re është fakti që gjatë sundimit otoman shkolla shqipe e djemve u hap e u mbyll sa e sa herë, por drejtoresha e shkollës së vashave u qëndroi burrërisht rebesheve të armiqve të çështjes shqiptare.’’

    Parashqevia (2.7. 1880-17.12. 1970)
    Parashqevi Qiriazi me të motrën , njëra pas tjetrës , pa asnjë ditë ndërprerje e drejtuan shkollën e Vashave nëKorçëpër 22 vjet rresht gjer më1913 kur hordhitëe shovinistëve grekëzaptuan Korçën. Parashqevia më1904 kreu studimet e larta nëUmens Kolezh dhe më1905 zëvendësoi Sevastinëkur ajo shkoi për studime tëmëtejshme nëuniversitetin e Çikagos.Më1915 shkoi nëSh.B.A. ku themeloi tëpërkohshmen ‘’Ylli i Mëngjezit’’. Gjatëtrevjetëve tëbotimit tësaj me ‘’Fletët e Ditarit’’ përfshinin mbi 1100faqe.
    Partia Politike Kombëtare e shqiptarëve nëSh.B.A, me helmimin e Ismail Qemalit nëPeruxhia , nëjanar 1919, dërgoi Parashqevinë
    si përfaqësuese nëkonferencën e Paqes nëParis. Ishte e vetmja grua delegate ndër tëpranishmit nëkonferencë, qëfliste 8 gjuhëtëhuaja dhe e diplomuar nëdy fakultete, bijëe denjëe njëpopulli qëishte paditur si barbar…
    Në fillim të viteve ’20 Motrat Qiriazi u kthyen nëAtdhe dhe më1922 riçelën shkollën për vashat , kësaj radhe në Tiranë me emrin Instituti Qiriazi, nën drejtimin e Parashqevisë.
    Ndonëse të moshuara ( Sevasti Qiriazi- Dako 73 vjeç dhe Parashqevi Qiriazi 63 vjeç) për veprimtarinë e tyre patriotike dhe antifashiste ato u denoncuan tek gestapoja gjermane. Më 1943 tok me pjesëtarë të tjerë të familjes u arrestuan nga gjermanët dhe milicia e Xhaferr Devës dhe u dërguan në kampin e përqëndrimit ‘’Anhaltlager- Banjica’’të Beogradit, Jugosllavisë.
    Familja Qiriazi pas fitores mbi fashizmin

    Me çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, ata u kthyen në Tiranë, ku Sevastia, për të parën herë në jetën e saj e lodhur, mbylli sytë më 30 gusht 1949
    Kur u riatdhesova mësova se ndaj tyre mbahej një qëndrim përbuzës e dyshues duke i trajtuar si gra borgjeze, iu kishin konfiskuar pasurinë dhe i kishin çuar të banonin në një pelvicë …. Ndërsa dy djemtëe Sevastisë ishin arrestuar.
    Në këto rretana tragjike, pa ndihmë e përkrahje, në moshën 79 vjeçare, u nda nga jeta Sevasti Qiriazi, nismëtarja e arsimit kombëtar shqiptar me një aktivitet të jashtëzakonshëm kombëtar. Dhe për këtë rilindase të shquar varrimi ishte i pazakontë, për në banesën e fundit e përcollën vetëm pak të njohur. (*)
    (*) Shpenzimet e ceremonies së varrimit i pagoi Skënder Luarasi. Në faturën që disponojmë shkruhet

    Kujdestaria e kishavet orthothokse
    ‘’Shën Evangjelizmos dhe Shën Prokop’’
    të Tiranës
    Faturë nr.129
    z. Familjes Kristo Dakos
    Për sa shënohet më poshtë
    Për varrimin e së ndjerës Sevasti
    Kisha, qirit e personeli Lek 500
    3 llambadhe në shtëpi X40 lek 120
    1 llambadhë 40 lek
    shuma 660 lek

    Tiranë 1.9.1949 Pagoi Skënder Luarasi
    (Firma)


    Pas ndarjes nga jeta tëSevastisë, me interesimin e disa dashamirëve, ndaj Parashqevisë filloi tëtregohej interesim e përkujdesje por edhe ajo nuk i kurseu forcat për të dhënë kontributin e saj. Më 8 mars 1950, duke folur në mbledhjen e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas tha ndër të tjera: ‘’Sa e gëzuar jam të qëndroj midis jush në këtë sallë…Sot gruaja shkundi zinxhirët e skllavërisë dhe cila zemër shqiptare nuk gëzohet për këtë ditë të shenjtë që nuk e kishim shijuar për shumë shekuj’’

    Studjuesi Dhimitër Dishnica në librin e tij Motrat Qiriazi shkruan:
    ‘’Vitet 50-të për Parashqevinë, ishin të vështira. I vetmi mik i familjes së tyre , studjuesi, historiani, përkthyesi, demokrati Skënder Luarasi, që njihte nga afër veprimtarinë e gjithanshme të tyre në shërbim të kombit shqiptar, dha një kontribut të ndjeshëm për rivlerësimin e figurave të motrave Qiriazi. (*)
    (**)Dhimitër Dishnica, Motrat Qiriazi f.192

    Përse mbahej ky qëndrim ndaj familjes Qiriazi në përgjithësi studjuesi amerikan Xhon Kuanrud e specifikon kështu: ‘’Deri pak vite më parë studimi i Gjerasim Qiriazit në Shqipëri pengohej ‘’historianët shqiptarë punonin në një mjedis mbytës të krijuar nga rregjimi komunist. Gjithçka e shkruar prej tyrer mbikqyrej rreptësisht që interpretimet historike të mos kalonin caqet e filozofisë marksiste–leniniste. Gjatë viteve ’40 dhe ‘50’ Gjerasim Qiriazi shihej me dyshim nga diktatura komunistepër shkak të veprimtarisë së tij të hapur fetare dhe lidhjeve me të huajt. Si rezultat i kësaj të motrat dhe familjet e tyre u bënë object përndjekjesh nga ana e regjimit. Dy djemtë e Sevastisë u burgosën si spiunë. Djali i vogël, Gjergji, duke mos u bërë dot ballë torturave, vrau veten më 1949. Pak më vonë vdiq edhe Sevastia, nga hidhërimi i thellë për humbjen e të birit.

    ‘’Vetëm nga vitet ’60 (sipas fakteve që më 1950 P.L.) u vu re një ndryshim në qëndrimn ndaj familjes Qiriazi. Shkak për këtë ndryshim u bë intelektuali i dëgjuar shqiptar, Skënder Luarasi, biri i mikut dhe kolegut të ngushtë të Gjerasimit, Petro Nini Luarasit. Skënder Luarasi kishte një adhurim të thellëpër familjen Qiriazi dhe ndihmesën e saj në shërbim të popullit shqiptar. Në vitin 1962 Luarasi botoi një biografi të shkurtër me titull ‘’Gjerasim Qiriazi, Jeta dhe Vepra’’…Libri pati sukses të madh…Që nga kjo kohë Gjerasim Qiriazi dhe familja e tij filluan të zënë vendin që u takonte në historinë shqiptare. Botimi i Luarasit përbën bazën e studimeve të mëvonshme rreth Qiriazit.’’ (*) (*) Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, f.19-20)


    Në vitin 1959 Parashqevi Qiriazit iu caktua një pension dhe u lejua të botonte një artikull në revistën ‘’Shqiptarja e Re’’(*)
    (*) Shqiptarja e Re’’, 1959, nr.7, f.14)
    mbi shkollën e parë shqipe të vashave që kishte themeluar në Korçë‘’(**) ‘’Nga vitet 60-të e këtej Gjerasim Qiriazi e motrat e tija Sevastia e Parashqevia, u bënë objekt studimi. Duke filluar nga biografia për Gjerasim Qiriazin e Skënder Luarasit’’(**)
    (**)(*)Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, Parathënie nga Hysni Myzyri f.12

    Skënder Luarasi kujton:
    Në këtë periudhë m’u botuan përveç monografisë ‘’Gjerasim Qiriazi-jeta dhe vepra’’, edhe broshura ‘’Motrat Qiriazi’’, anglisht e frengjisht dhe artikuj të ndryshëm.(*)
    (*) Motrat Qiriazi, shqip dhe ‘’vepra’’ e Sevasti Qiriazit mbetën lastra nështypshkronjësepse u dha urdhër tëmos qarkullojnë.
    ‘’Këto botime …i bënë të njohur disa nga përfaqësuesit më të shquar të familjes Qiriazi e veçanërisht kontributin e madh që ata kanë dhënë për zhvillimin e arsimit e të kulturës kombëtare në fund të shekullit XIX DHE në fillim të shekullit XX(**)
    (**) Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, Parathënie nga Hysni Myzyri f.12)

    Parashqevia filloi të ftohej në aktivitete të ndryshme. Kështu me rastin e 60-vjetorit të Kongresit të Manastirit, si e vetmja pjesëmarrëse e gjallë, mbajti një kumtesë.

    Në vitin 1960, Presidiumi i Kuvendit Popullor i dekoron të dy motrat Qiriazi me ‘’Urdhërin e Lirisë‘’ dhe më 1962, në 50-vjetorin e Pavarësisë u dhanë edhe medaljen ‘’Për veprimtari patriotike’’. Me rastin e 100-vjetorit të çeljes së Mësonjëtores së Parë shqipe në Korçë, më 7 mars1987, Sevasti, Parashqevi dhe vëllai i tyre Gjerasim Qiriazi u dekoruan me titullin ‘’Mësues i Popullit’’. (Atij, më 1992 iu akordua edhe ‘’Urdhëri i Lirisë i Klasit I)
    Veprimtaria e vrullshme e Parashqevi Qiriazit u ndal nëmoshën 90-vjeçare. më 17 dhjetor 1970. Ndryshe nga motra e saj ajo u përcoll nëbanesën e fundit me dashuri e nderime nga pushteti dhe populli.
    Populli i kryeqytetit i dha lamtumirën e fundit punëtores së shquar të arsimit shqiptar, drejtueses së talentuar të shkollës shqipe, veprimtares dhe organizatores së shoqërisë së parë të grave në Shqipëri, hartueses së abetares së parë me alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit, kryeredaktores së parë, diplomats së vendosur për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar në forumet ndërkombëtare.’’ (*)
    (*)(Dhimitër Dishnica, Motrat Qiriazi, f.194)


    Një ngjarje e pështirë
    Dergjesha në shtrat nga dhimbjet e veshkave dhe poliartriti kur ime shoqe më lajmoi se kishte ardhur të më takonte Ing.Aleksandër Dako, djali i madh i Sevastisë.(*)
    (*) Aleksandër Dako, i biri i Kristos dhe i Sevastisë, i lindur në Manastir më 30 maj 1911, ishte pronar i banesës në rrugën Halim Xhelo, Nr.28, Tiranë, Ajo dikur qe n ëpronësi edhe të Parashqevisë. Në një banesë tjetër në krah jetonte dhe vajza e tij e vogël , Diana Qiriazi-Hoxha- që e kisha pasur studente nëdegën e anglishtes).

    Kisha kohë pa e parë. Dukej shumë i vrarë. Më tha se ishte ndarë nga gruaja e dytë, e kishin internuar pa të drejtë dhe shtëpinë ia kishte zënë një zyrtar me peshë nga Gjirokastra. (**)
    (**)Pas vdekjes së gruas së parë, Aleksandri qe martua me N.L. me të cilën filluan të mos shkonin mirë ( ajo kërkonte që ai të mos kishte të bënte me fëmijët e gruas së parë dhe arësye të tjera. Por më vonë rezultoi një makinacion i kurdisur prej saj nën presionin e T.B., motrës së tij P. B., dhe shoqes së saj V. L., Sekretare e komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor, lagjes 9.( më pas V.L. u shkarkua për abuzime me detyrën shtetërore)
    Më 15 tetor 1975, me akuzat e sajuara të ish- gruas së tij të dytë N.L .e internuan në Tale të Lezhës Në janar 1976 në shtëpi iu fut familja e T.B. pa dijeni të Aleksandrit dhe kishte bërë shtesa. ‘’Menjëherë pas internimit kërkova verifikimin e çështjes dhe Komisioni Qeveritar i hoqi masën e internimit . Kur u kthye në Tiranë më 14.7.1977, (internimi, masë administrative që nuk shkaktonte humbjen e të drejtave civile) pa që shtëpinë ia kishte zënë familja e T.B. i cili i kishte dhënë një hyrje tjetër 1+1 N.L. ( në marëveshje private). Nëkëto kushte Aleksandri jetonte përkohësisht tek djali i tij.
    Aleksandër Dako, pranë Robert Dako
    Rr.Tefta Tashko,P.22/1,A.1,Tiranë
    Më kërkonte ndihmëpër t’iu liruar banesa, ( të vihej në zbatim Vendimi i gjykatës i formës përfundimtare) (*). (*)Vendimi 249, 15.2.1978 i gjykatës popullore të rrethit, Tiranë
    Në vendim shkruhej: ‘’ Rezultoi e provuar se paditësi efektivisht është pa banesë… Në të tilla rrethana vetkuptohet se paditësi Aleksandër Dako ka të drejtë të shkojë në pronën e tij dhe Vendosi: ‘’Detyrimine të paditurit T.D. të lirojë banesën që ka në përdorim pasi t’i sigurohet një sipërfaqe tjetër banimi’’
    Edhe kur iu dërgua vendimi i gjykatës, nënpunësit të strehimit të Komitetit Ekzekutiv, Tiranë me një letër rekomandimi, ai nuk po e zbatonte.
    Në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit mbi pronësinë, poseduesi nuk e lironte banesën me pretekst që ‘’kishte shpenzuar’’, duke bërë modifikime, pa dijeninë e pronarit.

    Ndërkohë që prisja ndonjë përgjigje apo rezultat më zemëroi shumë një ngjarje tjetër.
    Natasha Lako, bashkëpunëtore në Kinostudio, më kishte kërkuar dhe unë i dhashë ndihmën time për gatitjen e filmit ‘’Mësonjëtorja’’ me skenar rreth shkollës së parë shqipe për vajzat në Korçë, e themeluar më 1891 nga Sevasti e Parashqevi Qiriazi. Ndihmova që të nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35- vjetorit të çlirimit. Kur u interesova për mbarëvajtjen e xhirimeve të Kinostudios më thanë se dikush kishte ndikuar që emrat e dy motrave të zëvendësoheshin me pseudonime. Kësaj i thonë të falsifikosh historinë. Dhe këtë presion e paskish bërë vetë T.B.

    Gjithashtu T.B për shkak të postit të lartë dhe miqve shtëpinë nuk donte ta lironte. Më kishte çuar fjalë që ta lija këtë çështje mënjanë për hir të një dhëndrit tim që ai e kishte farefis.
    Shkova ta takoj, por ishte ‘’i zënë‘’. Ndaj i shkrova letër.

    Tiranë, 26 gusht 1979
    I nderuari zoti T. B.,
    Mbasi nuk më pranuat në një bisedë shoqërore sy në sy, Ju dërgoj këtë letër që të rrëfenj përse kam dashur të piqem me zotërinë tuaj. Kam njohur personalisht Tafil Buletinin për të cilin jam duke përgatitur një broshurë. I përdëllyeri ndër të tjera më pati folur për miqësinë e tij me të ndjerin Ll. B. dhe desha që miqt e tij të jenë edhe të mitë.
    Qysh prej fëminisë sime pata njohur motrat Qiriazi, mësueset e motrës sime Thomaidhë, dhe qenë këto që nëpërmjet sime motre më mësuan të lexoj e të shkruaj gjuhën amtare shqipe. Për këtë arësye kam qenë mirënjohës ndaj atyre dhe do të jem kështu gjer në çastin kur t’i them lamtumirën e fundit atdheut tim të dashur. Nga simpathia që ruaj për Sevasti Qiriazi-Dakon dhe të motrën Parashqevinë, por edhe që të mos më përgënjeshtrohen fjalët e mira të Tafil Buletinit për babanë tuaj, po ju drejtoj këtë letër. Dhe shpresoj të merremi vesh urtë rreth dy çështjeve për të cilat bëhet fjalë:
    Së pari : Natasha Lako, bashkëpunëtore në Kinostudio kërkoi dhe unë i dhashë ndihmën time për gatitjen e filmit rreth shkollës së parë shqipe për vajzat në Korçë më 1891. Materialin e përmbledhur po jua dërgoj bashkëngjitur. Ndihmova që të nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35- vjetorit të çlirimit. Të Kinostudios më thanë se keni ndikuar që emrat e dy motrave të zëvendësohen me pseudonime. Kësaj i thonë të falsifikosh historinë…
    Së dyti: Me manipulacione të pahieshme keni bërë që biri i Sevasti Qiriazi-Dakos të nxirej nga shtëpia, dhe fare pa të keq u shtrove vetë në atë vatër. Gjyqi që e kuptoi sjelljen e pahijshme tuajën i dha të drejtën familjes Dako të kthehet në banesën e vet. Porse ju nuk i bindeni vendimit, nuk doni të shkoni në apartamentin shtetëror që kishit më parë.
    Në vilën Qiriazi-Dako vija shpesh me përshëndet mësuesen e lavdishme Parashqevi Qiriazi e me iu falë nderjes për arsimin që bashkë me Sevastinë u dha motrave tona në kohën e tiranisëotomane, kur jo në shkollë por edhe në letërkëmbim ishte rreptësisht e ndaluar të përdoreshin shkronjat shqipe…
    Por juve jua shkruaj edhe për një shkak tjetër. Pozita që mbani dhe prejardhja patriotike- që na ndalon të nxjerrim në Pazar emrat e prindërve tanë të ndritur edhe për gjithë atë llom të dheut që aq fort e lakmon borgjezia- na detyrojnë jo ta shkelni por ta mbroni ligjshmërinë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.
    Për këto arsye jam i bindur që do ta pranoni, dhe do më përkrahni propozimin që kam dashur t’ju bëja po të më kishit pritur në bisedë shoqërore:
    së pari, filmit ti vihen emrat e vërtetë të shkollës Qiriazi –Dako;
    së dyti: t’ia ktheni të zotit shtëpinë dhe unë mendoj se ajo ndërtesë të caktohet shkollë ose muze për nder të mësueseve të para të shkollës së vajzave
    Me përfillje të merituara
    Skënder Luarasi.
    Rruga Konferenca e Pezës
    Pallati V, SH. 1/3
    Më në fund shtëpia iu kthye të zotit, Aleksandër Dako.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flmn i nderuar Petro per kto pershkrime me vlere historike per familjen Qiriazi e Dako.

    Del me se miri dhe nje faqe tjeter e lavdishme e Prof Skenderit. Humanizmi i tij qe guxon te ndeshet dhe me murin e fuqishem te Byrokracise se regjimit enverist.

    Vetem njerzit e medhenj bejne keshtu.

    Ne se nuk te besdis ne temen tende do isha kurioz te di dicka rreth filantropizmit te Qiriazi-Dakove.

    Kam kohe qe dua te hap nje teme per filantropet e shquar shqiptare..pra per ata qe kan shkrire jeten e pasurine e tyre ne sherbim te atdheut e popullit.

    Dikur ne nje liber te vjeter kam lexuar psh per Bahollet e Elbasanit qe kishin falur nje vile te tyre per tu perdorur si biblioteke e qytetit.
    Edhe Noset kane bere dicka te tilleme duket.
    Duhet te dini besoj dhe per Dakot ndonje episod te tille.Psh ne Tirane shpesh thuhej..te Shkolla Dakos.. por akoma nuk e di per cilen eshte fjala.

    Ne ate kodren bukuroshe ne mes te kompleksit te universitetit bujqesor Kamze ndodhet nje vile madheshtore qe duhet tejet perdorur besoj si pjese e universitetit atje. Mos eshte e Dakove kjo vile?

    Ndoshta prej Babait tuaj te mrekullueshem kini degjuar shume gjera interesante per dhurimin e bibliotekave personale qe Shqiptar te shquar i kan bere Shtetit..pra Popullit.
    Psh dicka te tille ka bere i madhi Mithad Frasheri.
    Cfar dini per kto ceshtje?

    Gjith te mirat.


    .

    nje nderhyrje do bej ne fund..

    meqense shkrimet e tua do i lexojne dhe disa bashkombas nga Kosova.. besoj nuk bej teprim ne se bej nje sqarim per ata qe te mos keqkuptojne inicialet T.B. me te ndjerin Tafil Buletini.. sepse koicidojne rastesisht..

    Besoj se me TB e ke fjalen per ate ish Drejtorin e atij institucionit kulturor rreze Dajtit.. kurse Tafil Buletini eshte Tafil Buletini.. djali i Is Buletinit e baba i atdhetarit Ali Buletini..

    apo jo..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-04-2010 më 00:45

  6. #16
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Brari,
    Në letrën e S.Luarasit dërguar T.B. shkruhet: “Nga simpathia që ruaj për Sevasti Qiriazi-Dakon dhe të motrën Parashqevinë, por edhe që të mos më përgënjeshtrohen fjalët e mira të Tafil Boletinit për babanë tuaj, po ju drejtoj këtë letër.”
    Ndaj për një lexues të vëmendshëm nuk mund të ngatërrohet i madhërishmi Tafil Boletini me atë T.B. që nuk ia vlen t’ia përmendësh emrin. Ende drithërohem nga rrënkimi i Skënder Luarasit kur e lajmëruan për tragjedinë e z.Tafil. Vetëm ashtu mund të ndahej nga jeta ai trim, duke u djegur në ndihmë të një fëmije!
    Shkolla e Dakove ose Instituti Qiriaz ndodhej në Kamëz. Tashmë, me sa di një pjesë e saj i është kthyer të birit të Aleksandër Dakos, z. Robert Dako i cili po vazhdon traditën e lavdishme të familjes.
    Në lidhje me filantropinë e familjes Qiriazi-Dako ajo është e gjithanshme, por do të theksoja se nuk ka filantropi më të madhe se sa t’u japësh dritë në mendje vajzave nga vegjëlia deri në rini.Por kjo familje ka qenë edhe një epiqendër e orientimit të filantropëve të tjerë anglo-amerikanë si Charles Crein, Edith Durham, etj ndaj halleve të Shqipërisë. Për këtë po ju ofroj një artikull (Gazeta "55", 20.11.06) ku shtjelloj krahas filantropizmit të tyre një ndërthurje tematike edhe më të gjerë që të mos dal nga tema.



    Petro Luarasi
    Kontribute shekullore:
    Familja Luarasi për marrëdhëniet shqiptaro-anglo-amerikane


    Dy fjalë mbi njehsimin e vlerave.
    Vlerësimi i veprimtarisë së njeriut në dobi të kombit të vet e të tjerëve, në rradhë të parë kërkon përdorimin e një etaloni (njësie) matës universal , që të ndryshojë sa më pak me kohën e vendin e gjykimit.
    Ky kontribut në mënyrë të thjeshtëzuar shprehet në ’’sasi dhe cilësi’’,
    ( p.sh.në letërsi : formë e përmbajtje e shkrimit), të mesazheve dhe punës ndaj sistemit të vlerave në shoqërinë njerëzore.
    Duke u përqëndruar në diskutimet e tashme mbi historinë dhe letërsinë e kombit shqiptar dhe vlerësimet që u bëjmë personaliteteve të ndryshme, do të kujtoja disa, që së pari në histori, të përdornin etalonin matës të ideologëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe atdhetarëve të tjerë të cilët kanë sakrifikuar për të mirën e këtij vendi e në dobi të vlerave demokratike e universale.
    Ky diskutim më jep arsye të ndriçoj paksa një nga kontributet e familjes së Petro Nini Luarasit mbi sistemin e vlerave : mbi marrëdhëniet shqiptaro-anglo-amerikane, në dobi reciproke të popujve tanë.

    1.Shkolla kombëtare shqipe dhe misionarët anglo-amerikanë.
    Lufta e shqiptarëve për ekzistencë,ndër shekuj, lidhet thelbësisht me gjuhën-elementin e parë përcaktues të një kombi; dhe shkrimin , të sintetizuar në abetaren dhe shkollën shqipe.
    Me Dekretin e Gjylhanesë të vitit 1839 ,shqiptarëve iu ndalua e drejta e arsimimit në gjuhën amtare me pretendimin se nuk formonin një kombësi më vete .Shqiptarët myslimanë cilësoheshin turq,shqiptarët ortodoksë - grekë dhe ata katolikë merreshin në mbrojtje nga Vatikani .
    Prandaj lufta për shkollën kombëtare, si përçuese e ndërgjegjes kombëtare dhe e unitetit kombëtar, pavarësisht nga përkatësia fetare, mori një karakter të thellë politik.Synimi i rilindasve ishte: një komb, një alfabet unik,një gjuhë letrare e standartizuar për të gjithë kombin,një shkollë kombëtare.
    Platformën e shkollës kombëtare shqipe e shkruan me gjak rilindasit tanë iluministë.
    ‘’Historia e arsimit tonë kombëtar ka shkruar me shkronja të arta emrat e Naum Veqilharxhit,Koto Hoxhit,Pandeli Sotirit,Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasi , etj. të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për çështjen e shkollës dhe të Atdheut’’(H.Myzyri:Shkollat e para kombëtare shqipe’’, 1978,f.248).
    Punën e tyre vazhduan më tej motrat Qiriazi, Luigj Gurakuqi ,Hilë Mosi , Mirash Ivanaj, etj. të cilët synonin krijimin e shkollës kombëtare jo vetëm shqipe nga gjuha ,por edhe ilumuniste nga përmbajtja, laike por edhe masive , e përbashkët për të pasurin e të varfërin,për myslimanë e të krishterë (ortodoksë,katolikë e protestantë), për djemtë e vajzat,një shkollë ku të arsimoheshin e edukoheshin qytetarë , jo vetëm të ditur por edhe atdhetarë..
    Kjo platformë arsimore dritëdhënëse e e rilindasve , nuk mund të mos ndeshte në një urrejtje të madhe nga forcat e errata shoviniste të cilat e nisën me shpifje e kërcënime, vazhduan me mallkime dhe djegjen e teksteve shqipe duke përfunduar deri tek masakrimi i atdhetarëve-martirë të kombit.
    Në këto situata një ndihmë të madhe në realizimin e misionit të Rilindjes për arsimin e kulturën, luajtën misionarët protestantë anglo-amerikanë.
    Pas Luftës ruso-turke për Krimenë,Sulltani,si shpërblim ndaj ndihmës britanike, u detyrua që më 1856 të bëjë lëshime ndaj lirive të misioneve protestante.
    Kështu që në vitin 1872 u ngrit në Stamboll Shtëpia Biblike ku u vendosën Shoqëria Biblike e Huaj Britanike(themeluar më 1804) dhe qendra e Bordit Amerikan (themeluar më 1810) .Në programet e tyre një rëndësi e madhe i kushtohej zhvillimit të arsimit në perandorinë Osmane,duke çelur në Stamboll Robert Kolegjin,Kolegjin Femëror,etj.Shkollat anglo-amerikane u bënë vatra të dijes dhe edukimit perëndimor edhe për dhjetra djem e vajza, studentë shqiptarë,patriotë të ardhshëm të përkushtuar.
    Në vitin 1873 misionarët e parë protestantë amerikanë, ndaluan me qëndrim të përkohshëm edhe në Manastir, ku morrën me qira një banesë pranë asaj të familjes Qiriazi duke bashkëpunuar ngushtë ndër vite me Gjerasimin,Gjergjin,Sevastinë e Parashqevi Qiriazin .
    Ndër të parët veprimtarë protestantë shqiptarë dhe më i dalluari, cilësohet Gjerasim Qiriazi (1858-1894). Ai u bë anëtar i Bashkësisë Ungjillore më
    19 gusht 1877 e studjoi në Kolegjin Teologjik Amerikan të Samokovi ku u diplomua më 1882.
    Për Gjerasimin, në rend të pare të veprimtarisë së tij si protestant, qëndronte ideali kombëtar.Me këtë motiv ai nxitoi të lidhej me misionarin skocez Dr.Aleksandër Tomson që ishte kryepërfaqësues i Shoqërisë Biblike të Huaj-Britanike në perandorinë Osmane në vitet 1860-1896 . Ai e kishte parë Shqipërinë që më 1863 duke u lidhur përjetësisht me hallet e saj.
    Që në dhjetor 1864 Tomson ishte njohur me Kostandin Kristoforidhin të cilin e punësoi në Stamboll si përkthyes .Këtu Kristoforidhi kreu një punë të shquar në botimet biblike shqip ku përmendet edhe një gramatikë e shkurtër e botuar më 1882 nga Tomsoni.

    Më 27 janar 1883 Tomsoni i dërgon një letër Gjerasim Qiriazit ku
    i shkruan:
    ‘’Kur mendoj për gjendjen ku ndodhen shqipëtarët,bindem se për ta është domosdoshmëri të kenë shkolla , ku fëmijët të mësojnë gjuhën amtare me fjalën e Perëndisë……Do të doja të dija se ç’mendoni ju për këtë punë dhe nëse dëdhironi të bëheni ungjilltar i kombit tuaj…’’.
    Pas bisedimeve sqaruese midis Tomsonit dhe Misionit Amerikan, i cili kishte financuar arsimimin e Gj.Qiriazit ,ai , më maj 1883 ,filloi veprimtarinë në Shoqërinë Biblike Angleze për botimin e shpërndarjen e literaturës dhe predikonte ungjillin shqip. Më pas zgjeroi aktivitetin në krijimin e shoqërive atdhetare ,me krijimin e organeve të shtypit, në çeljen e shkollave shqipe dhe ndihmën umanitare.
    Megjithëse Shoqëria Biblike ishte e mbrojtur nga traktate të nënshkruara nga vetë sulltani ,aktivitetet e saj zvarriteshin qëllimisht nga zyrtarët turq e institucionet shoviniste fqinje,që keqtrajtonin veprimtarët protestantë.
    Me ndihmën e Naim Frashërit dhe nga fakti që Gjerasimi ishte misionar i një shoqërie të huaj ,u nxorr leja për hapjen e një shkolle shqipe për vajzat.Mësonjëtorja e vashave u çel në Korçë më 23 tetor 1891 .’’Kjo fole u themelua prej të pavdekurit dërgimtar kombëtar GjerasimD.Qiriazit ,emrin e të cilit historia e Shqipërisë do e shkruajë me shkronja të arta duke u mburrur me veprat dhe me shërbimet e tija të çmuara që ka sjellë mbi altar të atdheut!’’(Mihal Grameno’’Ylli i mëngjezit'')
    Më 12 nëntor 1892,u themelua në Korçë ''Vllazëria ungjillore'',me kryetar Gjerasim Qiriazin dhe sekretar Thanas Sinën…Ndër elementët që përqafuan këto ide bënin pjesë Sevasti e Gjergj Qiriazi,Petro Nini Luarasi , Nuçi Naçi,Fanka Efthimi si dhe zyrtarë,tregëtarë, zanatçinj..(Dhimitër Dishnicaotrat Qiriazi''f.39).
    Veprimtarë të dalluar ishin edhe Grigor Cilka e Herakli Bogdani.
    Platforma e patriotëve ishte e qartë:
    Armiku përdorte institucionet fetare shoviniste për të përçarë popullin duke barazuar fesimet fetare me kombësinë e pushtuesit e të fqinjëve dhe duke i mohuar gjuhën e shkrimin shqip.Ndaj patriotët u drejtuan për ndihmë nga forca e besime fetare ‘’të pa rrezikshme’’ nga pikëpamja e unitetit kombëtar dhe e influencave shoviniste , muslimanët orientoheshin nga besimi ‘’bektashi’’ dhe të krishterëve nga ‘’protestantizmi’’.Shoqëria Ungjillore protestante e ndihmuar nga misioni amerikan e anglez ndihmoi shumë që me anën e lirive fetare të realizohej aspirata kombëtare.

  7. #17
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Një fakt domethënës në këtë drejtim është veprimtaria e P.N.Luarasit.

    P.N.Luarasi dhe lëvizja protestante në Shqipëri
    Petro Nini Luarasi (1865-1911)është një nga bashkëpunëtorët e hershëm të lëvizjes protestante në Shqipëri.Ai ishte lindur i besimit ortodoks e kishte studjuar në shkollën greke të Qestoratit e Hotovës.Në Qestorat ai mësoi shkrim e këndim në shqip dhe u edukua me kulturë e atdhedashuri në shtëpinë e mikut të babait,patriotit të shquar Koto Hoxhi.
    Petro Nini Luarasi (1865-1911), më 1882 , u punësua si mësues i greqishtes në shkollën fillore të Bezhanit, ku filloi t’u mësonte nxënësve shkrim e këndim shqip. Gjithashtu,me shqipërimin e psallmeve dhe këndimin e tyre në kishën e Luarasit, në bashkëpunim me papa Stefan Kicin- Luarasin , ai provoi para popullit se edhe gjuha shqipe qe e zonja të përçonte mesazhet e zotit .Me veprimtarinë e tij atdhetare në Kolonjë, Korçë e më gjerë,krahas lidhjeve miqësore , shkaktoi armiqësi të madhe me zyrtarët turq,klerin shovinist e bashkëpunëtorët e tyre.Për këtë u mallkua dhe u shkishërua familjarisht nga dy dhespotët e Kosturit : nga Qirilli më 1887 , dhe Fillareti më 1892.
    Po shkëpusim një fragment nga mallkimi i Dhespotit të Kosturit, Fillaret, më 20 shtator 1892 :…I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi , në bashkëpunim me propagandën protestante e masone,ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës,duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes,një gjuhë e cila nuk ekziston…Ata përhapin Dhiatën e Re,emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna e jonë, Kisha e madhe e Krishtit , ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve…Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij ,ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës,do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes….

    Kësaj propagande antikombëtare ,''me vello fetare'', Petro Nini Luarasi iu përgjegj në veprën ''Mallkimi i shkronjave shqipe e çpërfolja e shqiptarit'' e cila demaskoi me fakte konkrete dhe dokumenta abuzimet që bëheshin nga kleri shovinist në emër të fesë ortodokse:
    ''E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën…Ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmet tallanta që na besoi Perëndia për provë të vlerës sonë midis kombeve të tjerë……Kush është frikacak kundrejt së drejtës, bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij (P.N.Luarasiallkimi i shkronjave shqipe…f.''279)
    Kjo vepër e fundi i tij tragjik(i helmuar),i treguan popullit të vërtetën dhe bënë një jehonë të madhe në botë.Për këto ngjarje shkruan një sërë gazetash shqiptare, amerikane e angleze duke përfshirë edhe gazetën prestigjioze ''Times''.
    Në lidhjet e tij me rrethet patriotike dhe zbatimin e platformës kombëtare , një rëndësi të veçantë i kushtoi P.N.Luarasi bashkëpunimit të ngushtë me parinë bektashiane oderatorë të myslimanizmit dhe me Gjerasim Qiriazin: përfaqësuesi shqiptar i protestantëve anglo-amerikanë.Mbi bazën e këtyre idealeve kombëtare familjet Luarasi dhe Qiriazi u lidhën në një miqësi shekullore dhe iu gjendën njëri-tjetrit në momente të vështira. .
    Ndoshta edhe për shkak të lidhjeve me botën anglo-amerikane ,P.N.Luarasi i arratisur nga burgu e i përndjekur nga qeveria turke , në prill 1904 , emigroi në Shtetet e Bashkuara, si emigrant politik .Për aktivitetin e tij të shquar atje , emigranti veteran Kostandin Demo do t'a cilësonte Petron: ‘’Paul Reevers-i shqiptar’’, ndërsa Fan Noli : ‘’P.N.Luarasi…qe i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë’’ .
    Petro N.Luarasi krijoi shoqëritë e para patriotike shqiptaro-amerikane : ‘’Pellazgu’’ dhe ‘’Malli i Mëmëdheut’’, ndihmoi Sotir Pecin për botimin e gazetës ‘’Kombi’’dhe krijoi librarinë e parë me libra shqip e anglisht..
    Ai ishte ndër përkrahësit më të fuqishëm për Fan Nolin që të kurorëzohej prift e të hidhte bazat për themelimin më vonë të kishës ortodokse autoqefale shqiptare në Sh.B.A.,
    Këtu ai bashkëpunoi ngushtë me Kristo Dakon , lider i protestantëve shqiptarë , për të futur frymën kombëtare midis emigrantëve ekonomikë ,të cilët ishin të tërhequr e të frikësuar nga reaksioni shovinist mbi familjet në atdhe.Petro Nini Luarasi përçoi kudo tezënombi mbi të gjitha!
    Më 1908 u kthye në Shqipëri së bashku me disa miq e farefis ,për të luftuar si komitë .Në këtë kohë u shpall Hyrieti e ai filloi veprimtarinë patriotike legale duke u lidhur ngushtë me misionarët protestantë amerikanë , çiftin Kenedi ,për çeljen e shkollave shqipe , deri sa armiqtë e kombit e helmuan.
    Por thirrja e tij: ''Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi…Ruamani gjakun,se do të duhet për shkrimin e gjuhës shqipe!'',
    u përjetësua në vepër

  8. #18
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Çifti Kenedi
    Misionarët e parë protestanë amerikanë ,që erdhëm për një qëndrim të përhershëm në Shqipëri , janë çifti Kenedi (Kennedy)
    Të përndriturit :Violeta(Violett)dhe Fines (Phineas ) , mbërritën në Korçë më 26 mars 1908.
    ’’Çifti Kenedi…janë misionarët e parë të huaj Ungjillorë,që u shpërngulën në Korçë me ndihmën e Misionit Turk –Evropian”…(Xhon Kuanrud eta e Gjerasim Qiriazit, f.218)
    Po ashtu studjuesi i mirënjohur Iljaz Gogaj thekson:
    ''Arsimi dhe pedagogjia amerikane e kanë zanafillën e tyre në Shqipëri që në vitin 1908, atëherë kur erdhi në Korçë çifti amerikan Violeta e Fines Kenedi''.(I.Gogaj:Shkolla teknike e Harri Fulci,f.7)
    Pas tyre,më 5 shtator 1908,vijnë në Korçë çifti Erikson(Charls Tellfort Ericson) me gruan e tre fëmijët.
    Me këtë rast kam nderin të korrigjoj pasaktësinë e artikullit : ‘’Erikson…rezidenti i parë amerikan në Shqipëri,''(Gazeta 55'',
    15 korrik,2003,f.12).
    Si rezidencialët e parë të huaj dhe për rëndësinë e aktivitetit të tyre 30-vjeçar në Shqipëri, Violet e Fines Kenedi përfaqësojnë misionarët amerikanë më të devotshëm dhe më të suksesshëm.Ata qëndrojnë me meritë në krye të nderimit tonë ndaj veprimtarisë protestante në dobi të popullit shqiptar.
    Zonja Violet Kenedi qe shoqe gjimnazi me Sevasti Qiriazi –Dakon , në Manastir dhe për hir të saj mësoi mirë gjuhën shqipe. Çifti Kenedi erdhën në Shqipëri duke dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në veprimtari kulturalo-arsimore, fetare (ungjillorë) e humanitare , mbarëkombëtare, të ndihmuar me fonde nga bordi i misioneve amerikane në Ballkan. ’’Brodhën'' kudo nëpër Shqipërinë hallemadhe.
    ''Mjerimi që hoqi populli shqiptar në këtë kohë, na mbushi me simpati për të dhe na nguci që veç punës shkollore të merreshim me përkkrahjen shoqërore dhe mirëbërje’’,shkruan zonja Kenedi.
    . Ndër të tjera ata ndihmuan riçeljen e Shkollës shqipe të Korçës me drejtor Petro N.Luarasin, ku Fines jepte anglisht e Violet ,frengjisht e muzikë.Atje ata ishin edhe mësuesit e Skënder Luarasit me të cilin krijuan një lidhje të përjetëshme.
    Kur më 1910 autoritetet otomane i mbyllën shkollat shqipe,në sajë të autoritetit të çiftit Kenedi si përfaqësues të protestantëve amerikanë , shkolla e vajzave në Korçë mbijetoi duke u emëruar Shkolla Amerikane. Nga thënia e Hilë Mosit :''Gruaja e arsimuar është shtylla e kombit'',gjykohet paksa edhe për meritën e çiftit Kenedi e të bashkëpunëtoreve Sevasti e Parashqevi Qiriazit.Në këtë shkollë mësoi e u edukua, punoi e u bë ''bijë shpirtërore'' e çiftit Kenedi dhe vajza e P.N.Luarasit, Shega Luarasi (Uçi).
    I.Gogaj ( ''Shkollat amerika në Shqipëri'',f.20)shkruan se në 10.9 1924 qeveria e Nolit e njohu zyrtarisht shkollën e çiftit Kenedi:''…me personel mësimor Fines Kenedi,Violet Kenedi,Aspasia Efthim e Shega Luarasi…
    Në vitin shkollor 30-31 shkolla arriti numrin më të madh të nxënësve , me 123 nxënës dhe me dhjetë mësues …Mila Gjokoreci,Ollga Plumbi,Shega Uçi(Luarasi),Aspasia Efthim.''
    Çifti Kenedi u larguan nga Shqipëria më 1936 duke ia dorëzuar drejtimin e misionit çiftit Eduin e Dorotia Xhejks të cilët u përzunë në vitin 1940 nga pushtuesit .
    ''Trupi im është këtu,por zemra ime është në Shqipëri…S'më vjen keq për të këqiat që hoqa për Shqipërinë'', shkruan zonja Kenedi në Sh.B.A.
    Pas çlirimit , kur ata cilësoheshin ''agjentë të huaj'', për veprimtarinë e shquar të çiftit Kenedi, guxoi të fliste e të shkruante vetëm ndonjë si S.Luarasi.Një studim dinjitoz për veprën e tyre,i botuar mbas viteve 90-të, gjendet në librin e I.Gogajt:’’Shkollat amerikane në Shqipëri ‘’.
    Ndaj ‘’s’guxoj ‘’ të zgjatem,por shtoj vetëm se Violet e Fines Kenedi u ndanë nga jeta në moshë të shkuar e pa trashëgimtarë duke ia dhuruar kursimet çështjes shqiptare.
    Ata u trajtuan me respekt e përkujdesje nga ''bijtë shpirtërorë'' Skënder e Dhimitër Luarasi dhe nga tërë brezat e familjes Luarasi.Por besoj se nderimi i përjetshëm u takon nga i gjithë kombi shqiptar.

    Çarls Krein (Charls Crane)
    Skënder Luarasi në kujtimet e tij ''Ç'kam parë e çkam dëgjuar'', shkruan:
    Në çerekun e fundit të shek .19-të ,amerikanët patën themeluar në Stamboll dy kolegje :njërin për djem në Bebek,tjetrin për çupa në Arnautqoi.Që në dekadën e parë,një numër i vogël shqiptarësh të rinj,erdhën të edukoheshin në këta institute.
    Nën ç’rrethana erdhën këta të rinj?
    Charles R.Crame,një nga ndihmëtarët për themelimin e të dy kolegjeve, gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, pati admiruar gardën shqiptare të sulltanit. Kur plasi kryengritja e malësorëve, më 1911,tregoi interesim të vizitonte vendin tonë.Në verë arrin në Manastir i shoqëruar nga Kristo A.Dako,udhëtoi nëpër Ohër,Elbasan, Tiranë,Krujë, Shkodër dhe qëndroi në Podgoricë.Këtu pa me qindra luftëtarë shqiptarë të plagosur , pa ndonjë ndihmë të vërtetë mjekësore.
    Misionarja britanike, Meri(Marry)Edith Durham ,qe e vetmja që po kujdesej për këta malësorë trima ,që po derdhnin gjakun për lirinë e Shqipërisë.Ajo foli me zotin Krein për gjëndjen e rëndë dhe ai e ndihmoi të ngrinte një spital për të plagosurit. Pyeti Kristo Dakon se në ç’mënyrë tjetër mund të ndihmonte popullin shqiptar. ‘’Duke dërguar të rinj me bursa në shkolla moderne’’, i propozoi ai .Çarls Kreini,president i Bordit të Kolegjit femëror amerikan në Stamboll u bë ndër përkrahësit financiar e moral më të mëdhenj të çështjes shqiptare dhe të arsimit femëror.Me ndihmën e tij u themelua më vonë Instituti ''Qiriaz'',në Kamëz, me mësuese motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi e ku u arsimuan me qindra vajza.
    Çarls R.Krein , më 1912, dha edhe shtatë bursa studimi për djem në Robert Kolegj dhe shtatë të tjera për çupa në Kolegjin Arnautqoi.

    Në Robert Kolegj-Stamboll.
    Skënder Luarasi kujton:
    ''Shoqëria ‘’Përparimi’’ që u ngarkua në zgjedhjen e 12 të rinjve , më caktoi mua për bursistin nga Kolonja.Çifti Kenedi erdhën në fshat për përvjetorin e vrasjes së Petro N.Luarasit dhe më lajmëruan që të nisesha në Stamboll. Në fillim të vjeshtës u nisa për në Robert Kolegj që qe ndërtuar për të ngjallur frymën e vëllazërimit midis popujve,sidomos të Ballkanit.
    Veçoj një kujtim të bukur : takimin me Ismail Qemalin…m'u duk sikur pashë më të bukurin e të gjithë rilindasve…
    Kur thotë populli: ‘’Ç’e sjell sahati ,nuk e sjell moti’’.Ne shqiptarëve nuk na e sollën shekujt atë që na solli I.Qemali e dita e 28 Nëntorit 1912…
    Në pranverë na vizitoi në Kolegj çifti Kenedi që qeveria greke i përzuri nga Korça se patën mbrojtur çështjen shqiptare.Ata na treguan gjëndjen në Shqipëri dhe mua më këshilluan që të mos kthehesha në Kolonjë.Për fatin tim të keq ose të mirë , më erdhi një letër (me një çek brenda), nga Amerika, prej tim vëllai Dhimitrit dhe u nisa për në atdhe pa mundur të kthehem më në Stamboll.''
    .
    Në Botën e Lirë
    Emigracioni i shqiptarëve në Sh.B.A.nisi kryesisht në fillim të shek.të 20-të duke u shndëruar në qendrën më të madhe e më të fuqishëm të tyre në botë. Jo më kot në momentet më të vështira për ekzistencën e Shqipërisë jepej kushtrimi :
    ‘’Mbahu nënë, mos ki frikë,
    se ke djemt në Amerikë.’’
    Skënder Luarasi, mbërritjen në Sh.B.A,e përshkruan me një emocion të veçantë:
    ‘’Mua që akoma më mjegullonin sytë nga zjarri i shtëpive dhe klithmat e vdekjes së bashkëpatriotëve të mi ,nga vdekjet prej urije të nënave me fëmijët në gji ullishteve të Vlorës ,më përshkëndiu përpara syve ajo pamje madhështore dhe e frikshme : ‘’skystripes’’ato ndërtesa vigane të ngjitura me njëra-tjetrën.
    Më prisnin zoti dhe zonja Kenedi , im vëlla Dhimitri dhe kushëriri Naqo Miti Sevo.
    Pas formaliteteve zyrtarët iu drejtuan vëllait tim:''Ne ta lejojmë vëllain të hyjë në Shtetet e Bashkuara me kusht që ta dërgosh në shkollë dhe jo në fabrikë''
    Dolëm prej ishullit të Statujës së Lirisë dhe më shkeli këmba në trollin e botës së lirë ku u klimatizova menjëherë e fitova qetësi shpirtërore…
    Im vëlla Dhimitri, banonte në Taunton Mass, ku prej njëzet e ca vjetësh jetonin kryesisht emigrantë nga Luarasi, gati gjysma e të cilëve qenë farefis me ne, të gjithë anëtarë të degës nr.15 të ‘’Vatrës’’.
    Në SHBA kishin ardhur nga Shqipëria edhe im kushëri Petraq Mano Gostivishti, biri i Paro Kitës, motrat Parashqevi e Sevasti Qiriazi dhe Kristo Dako me gjithë familje.
    Kur arrita në Townton Mass ,të gjithë erdhën të më përshëndesnin e të pyesnin për gjirijtë e tyre.Sa u erdhi keq kur morën vesh se të tëra mëhallat e fshatit Luaras qenë zhdukur nga faqja e dheut, përveç mëhallës së Kostallarëve që edhe kjo përgjysëm qëndronte në këmbë.
    Për vrasjen e Vasil Kitës dhe të së bijës Paros ,të therrur para derës së kishës nga andartët, Dh.Luarasi lajmëroi edhe zonjën Kenedi.
    Lajmi bëri bujë.Organizata “Vatra” protestoi për krimet që patën bërë ushtarët grekë në Gostivisht. Departamenti i Shtetit pyeti ambasadën në Athinë, titullar i së cilës qe Johan Fred Williams. Ky jo vetëm e vërtetoi këtë ndodhi , por informoi edhe për masakra të tjera që kishin bërë andartët në Çamëri e në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Qeveria greke e alarmuar kërkoi largimin e ambasadorit amerikan nga Athina. Ky erdhi në Vlorë, pa mjerim në të cilin ishin kredhur ata mijëra muhaxhirë në ullishtet e Vlorës, u kthye në Boston, ku pat qenë avokat, organizojë një “riliev fund” (fond ndihme), erdhi me vaporin “Albania” në porti e Vlorës, por okupatorët italianë nuk e lanë të shkarkonte miellin, duke thënë se Italia e kishte më për zemër popullin shqiptar.
    Unë shkrova një artikull në revistën“Ylli i mëgjesit” për vrasjen e dy dëshmorëve të Gostivishtit (''Vdekja heroike e Paros '':S.Luarasi,Fjala shqipe)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum Falenderime ke i nderuar Petro L per kto infomacione me vlere qe sjell ketu.
    Vazhdoni .. sa te mundni!

  10. #20
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skënder Luarasi Kujton:
    Nga një mbledhje e madhe në Boston, në Shoqërinë Panshqiptare Vatra,ku im vëlla Dhimitri ,si perfaqesues i deges nr.15 , më mori edhe mua , kuptova që po të mos kishte qenë Fan Noli dhe Kristo Dako,kolonia shqiptare në Sh.B.A në atë kohë do të kishte humbur si sëpata pa bisht.
    Mbledhjen e çeli Hamit Lumi dhe folën me rradhë Fan S. Noli, George Fred Wiliams, Kristo Dako, Bari Omari dhe Dhimitri Luarasi.
    * * *
    Isha i dhënë pas artit oratorik , letërsisë e psikologjisë: përpiqesha të kuptoja çështjet që rrihnin në mendjen e qytetarëve amerikanë të asaj kohe.Një ditë mësuesja jonë e nderuar Miss. Mary Davis na porositi të zgjidhnim nga ndonjë vjershë ta mësonim përmëndësh e ta demostronim në klasë. Greku,nxënës shembullor ,zgjodhi vjershën e Bajronit me titull:”Zois sime, ses Agapi”-“Jeta ime, të dua” ndërsa unë si për sfidë zgjodha vjershën e Llongfellow-t për krye trimin shqiptar “Skënderbeu”. I recituam vjershat së pari greku pastaj unë. Kur mbarova, “The patriot” tha mësuesja dhe më shikoi me admirim.
    Përktheva midis të tjerash ''Skënderbegu,ose Liri e Dashuri'' të Uinkop (''Lajmerim'':Studenti'',1920,f.23)
    * * *
    Njoha disa personalitete amerikane si : George Fred Williams, William Jenningss Bryan dhe Calvan Coolidge. Bryan-e ka qenë sekretari i shtetit për marrëdhëniet e jashtme kur qe G.Z.William ambasador në Amerikë.
    Me guvernatorin e shtetit në Mass. u njoha në 4 korrik 1918, me rastin e festës nacionale kur kishin ardhur në Townton edhe shqiptarët e Malibut që do të festonin së bashku me ne. Më caktuan mua të flas për shqipëtarët.
    ''Mayour i Taunton-it foli…Z.Skënder P.Nini, i cili ishte i zgjedhur nga ana e shqiptarëve u shpjegoi gjindjes amerikane në gjuhën anglisht se shqiptarët kanë qenë në anë të aleatëve që kurse nisi lufta dhe që kanë për të qëndruar besnikë gjer në fund për ato qëllime… (Parada e 4 korrikut në Taunton:''Dielli'', 10 korrik 1918.Artikull i botuar edhe në Taunton ''Daily Gazzete'')
    Shkrova në disa organe për çështjet kombëtare.Disa artikuj janë përmbledhur në librin ''Fjala shqipe’’.
    * * *
    Në vjeshtë 1920 , i shtyrë nga Parashqevi Qiriazi, bisedova me studentët shqiptarë për të themeluar një organizatë që e quajtëm’’Lidhja e studentëve shqiptarë’’ dhe buletinin’Studenti'' ku unë isha editor.
    U bë një punë e mirë për ndërgjegjësimin e studentëve shqiptarë e familjeve të tyre, për mbledhjen e ndihmave,botimin e disa librave shqip dhe propagandimin e ideve kombëtare:

    Letër drejtuar Woodrow Wilson
    President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    Kryetarit të Konferencës së Paqes , Paris
    Legatës Amerika ,Paris
    Shkëlqesi: Shoqata e Studentëve Shqiptarë, përulet thellësisht e i lutet Konferencës së Paqes për të rivendosur pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë, duke përfshirë në kufijtë e saj krahinat e Kosovës dhe të Çamërisë, në bazë të së drejtës së kombësisë dhe të vetvendosjes, për hir të së drejtës dhe paqes së ardhshme në Ballkan.
    Me respekt:
    Qerim Panariti
    Skënder Luarasi
    ( “Studenti”, Janar 1920 ,f.13)

    Në motin shkollor 1920-1921 lidhja e studentëve u shpërngul në Boston, Mass me përgjegjës studentin Koço Tashko.
    * * *
    Në maj 1920 ,pas pese vitesh në Shtetet e Bashkuara,ku studjova:në Easton Academy një mot,në American Internacional College tre vjet dhe në Northen College School of Law për më pak se një mot,pa mbaruar moti shkollor, u nisa për në Shqipëri.
    Disa muaj më pare im vëlla Dhimitri ishte nisur në ndihmë të Shqipërisë me vullnetarët e shoqërisë Vatra
    * * *

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Skënder P. Luarasi
    Nga XllokumiX në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-05-2016, 04:53
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashërllinjtë
    Nga white-knight në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Disa e kundërshtonin atë
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 21:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •