Oksytocina, ngjitėsja e mrekullueshme njerėzore
Tė dhėnat mė tė fundit tė kėrkimeve shkencore, nxjerrin nė pah rolin e madh qė luan hormoni oksytocine, nė procesin e tėrheqjes seksuale midis dy personave me sekse tė ndryshme.
Nga kėto kėrkime, del e qartė se lidhja seksuale (kopulimi) midis njė vajze dhe njė djali, ėshtė mė shumė se vetėm emocional. Ajo, nė radhė tė parė, ėshtė pasojė e ndėrveprimeve biokimike qė ndodhin nė trurin e dy tė rinjve.
"Ėshtė kimizmi!". Kjo shprehje qė, sot, dėgjohet gjithnjė e mė shpesh nga tė rinjtė dhe tė moshuarit, kur fjala ėshtė pėr tėrheqjen seksuale, ėshtė njė e vėrtetė e pakundėrshtueshme. Me atė duhet tė jemi dakord tė gjithė. Ėshtė tėrheqja kimike ajo qė i bėn dy njerėz tė huaj tė bėhen, befasisht, tė pandashėm nga njėri-tjetri.
Para pak kohėsh ne nuk e dinim "psenė" e kėtij fenomeni. Vetėm kėrkimet shkencore tė kohėve tė fundit lidhur me neuropeptidin oksytocine, zbuluan tė dhėna tė qarta pėr rolin e saj nė lidhjen midis njerėzve.
Kohė mė parė, studimet te kafshėt kishin zbuluar se sjellja e zogjve pėr tė ndėrtuar sė bashku ēerdhen, sjellja e arushave dhe luaneshave pėr t'u kujdesur dhe mbajtur tė vegjlit e tyre dhe ēiftėzimi pėr gjithė jetėn i voleve besnike tė lėndinave (njė lloj brejtėsi monogamik), lidheshin me nivelin e lartė tė oksytocinės nė tru. Por, studimet mė tė reja treguan se oksytocina luan rol me shumė rėndėsi edhe nė bashkimin romantik tė njerėzve.
Oksytocina ėshtė hormoni qė prodhohet nga gjėndra pituitare (hipofiza). Niveli i oksytocinės nė gjakun e njerėzve rritet shumė nė kėto tre gjendje fiziologjike:
1- Kur gruaja pėrgatitet pėr aktin e lindjes dhe gjatė lindjes
2-Kur gruaja ushqen fėmijėn me gji
3-Kur gratė dhe burrat eksitohen seksualisht.
1-Le tė themi pak fjalė pėr rastin e parė. Oksytocina ėshtė shumė e njohur pėr rolin e saj nė pėrgatitjen e gruas pėr lindje dhe gjatė vetė aktit tė lindjes. Gjatė kėtyre orėve tė lodhshme, truri i gruas pėrmbytet prej kėtij neuropeptidi. Pasojė natyrale e kėsaj pėrmbytjeje tė trurit me oksytocinė, ėshtė krijimi i "lidhjes" midis nėnės dhe fėmijės.
Lidhur me kėtė, shumė autorė kanė ngritur kėto dy pyetje:
-A mos ėshtė kjo arsyeja, qė shumė gra gjatė lindjes "dashurojnė obstetrin" qė asistoi lindjen?
-A ndodh vėrtet pėr arsye kimike nė tru "dashuria me obstetrin"?
Sot shkenca u ka dhėnė pėrgjigje pozitive kėtyre dy pyetjeve.
2-Ushqyerja e fėmijės me gji, bėn qė nė gjakun e nėnės tė rritet niveli i oksytocinės. Kjo ėshtė arsyeja qė nėna lidhet kaq fort me fėmijėn dhe e ndihmon atė nė mėnyrė patetike, pa ndjerė lodhje. Kjo sjellje e nėnės, qė ėshtė e diktuar nga oksytocina, luan rol me shumė rėndėsi nė mbijetesėn e species. Duket qartė se oksytocina luan rolin e "ngjitėses sė mrekullueshme njerėzore".
3-Ēfarė tregojnė studimet lidhur me rolin e oksytocinės nė eksitimin seksual dhe arritjen e klimaksit? Ėshtė konstatuar se tek burrat, gjatė ereksionit dhe gjatė orgazmės, niveli i oksytocinės rritet tre herė mė shumė nga niveli i saj normal. Nga eksperimentet ėshtė provuar, gjithashtu, se kur pėrdoren lėndė qė bllokojnė veprimin e oksytocinės, bllokohen sensacionet dhe ndjenjat seksuale tė burrit.
Ēfarė ndodh kur bllokohet oksytocina?
1- Burrat me oksytocinė tė bllokuar janė akoma tė aftė ta kryejnė "detyrėn", por humbasin dėshirėn pėr seks, gjė qė ėshtė me shumė rėndėsi. Siē kuptohet, oksytocina ėshtė pėrgjegjėse pėr "ndjenjat" seksuale. Janė ndjenjat e nxitura nga oksytocina qė bėjnė ndryshimin midis orgazmės dhe mbledhjes sė urinės pėr analizė. Ėshtė vėrtetuar se burrat qė janė tė prirur pėr lidhje seksuale rastėsore, e kanė tė prishur mekanizmin kimik tė lidhjeve tė pėrkushtuara e gjithėjetėsore me partneret e tyre. Kėto lidhje realizohen nga oksytocina.
Njė studim tjetėr ka treguar se, tek gratė qė janė nė marrėdhėnie tė qėndrueshme e pozitive, niveli i oksytocinės nė gjakun e tyre rritet edhe kur ato vetėm kujtojnė momente tė lumtura tė marrėdhėnies. Ndėrsa, kur gratė kujtojnė eksperienca emocionale negative, niveli i oksytocinės nė gjak nuk ndryshon. Kėto studime, na ndihmojnė tė kuptojmė arsyen se pse ndodh qė, shpesh, kujtimet pozitive tė marrėdhėnieve tė kaluara prishin "lidhjet seksuale prezente". Kjo ndodh sepse kujtimet e lumtura seksuale janė tė afta tė pengojnė lėshimin e "ngjitėses" biologjike. Po ashtu u vėrtetua se, nė njė marrėdhėnie tė keqe, gruaja, e humbet aftėsinė pėr tė pasur lidhje seksuale.
2- Studimet treguan se estrogjeni (hormoni femėror), e forcon veprimin e oksytocinės. Kjo e bėn njė grua tė aftė qė tė ketė lidhje seksuale intensive edhe pasi ajo e ka prishur njė lidhjeje tė mėparshme.
3- Dihet se shumica e antidepresantėve tė rinj, si prozaku dhe paksili, ulin ndjeshmėrinė seksuale, vonojnė orgazmėn, humbet libidoja. Kėto efekte negative tė antidepresantėve, ėshtė provuar qė i kthen nė normė oksytocina.
4-Njė nga efektet mė interesante tė oksytocinėn, ėshtė efekti i saj mbi tolerancėn e opiateve nė tru. Oksytocina nuk lejon tė zhvillohet toleranca pėr opiatet.
5- Dihet se "mrekullinė e seksit", pjesėrisht, e krijojnė endorfinat. Ato nxisin receptorėt e opiateve nė tru, njėsoj siē stimulohen artificialisht nga disa droga. Duke u pjekur marrėdhėnia, truri ēliron mė pak endorfinat, por ėshtė oksytocina qė rrit efektin e endorfinave dhe bėn tė arrihet seksi i mirė. Nė rastin e drogave, me kalimin e kohės, duhen doza mė tė mėdha tė drogės, qė tė arrihet, pėrkohėsisht, e njėjta "mrekulli". Ėshtė njė mrekulli, kur mendon qė nė njė marrėdhėnie seksuale tė lidhur mirė, oksytocina ndihmon tė mbahet ajo nė nivel tė lartė, edhe atėherė kur ēlirohen mė pak endorfina.
6-Oksytocina e mban dashurinė "gjallė", edhe nė marrėdhėniet qė zgjatin gjithė jetėn. Nga ana tjetėr, studimi pėr oksytocinėn jep mundėsi tė shpjegojmė se pse disa njerėz tradhtojnė, madje, edhe kur marrėdhėniet me partnerėt duket se i kanė tė "mira". Kjo ndodh sepse atyre u mungon forca qė i mban lidhur me njė person tė caktuar, u mungon, ose tek ata nuk vepron oksytocina. Ndodh tamam si nė adiksionin me heroinė, receptorėt mėsohen me atė nivel tė caktuar tė endorfinės. Kur ka oksytocinė ajo e shton efektin e endorfinės, kur mungon oksytocina, personi do tė kėrkojė tė gjejė njė ambient tė ri mė eksitues. Do tė kėrkojė njė shok tė ri pėr seks, i cili e tėrheq seksualisht. Pra oksytocina ėshtė hormoni i besnikėrisė.
7- Edhe pse kjo shkencė ėshtė akoma e re, roli i oksytocinės nė ndėrveprimin kompleks tė lidhjeve njerėzore, duket se ėshtė i domosdoshėm. Natyrisht, duhen mė shumė studime qė tė kuptojmė mė mirė natyrėn e marrėdhėnieve romantike tė kaluara dhe aftėsinė tonė pėr tė provuar "dashurinė e pėrkushtuar".
Zbulimi i bazės biokimike tė lidhjeve njerėzore, nuk duhet tė na ēudisė. Zbulimet neurokimike dhe neuroshkenca nė tėrėsi, si njė shkencė moderne, janė shumė tė rėndėsishme. Ato hedhin mė shumė dritė qė ne tė kuptojmė se sjellja seksuale ndikon shumė mbi emocionet tona.
Revolucioni seksual i shekullit tė 20-tė dhe mėsimet e tij tė gabuara, kanė dėmtuar emocionalisht shumė njerėz. Ato u kanė shkaktuar shumė njerėzve disfunksione seksuale tė shkallėve tė larta. U kanė shkaktuar shumė sėmundje psikike dhe shumė defekte tė lidhjeve njerėzore. Janė pikėrisht kėto zbulime tė reja tė neuroshkencės, qė na sqarojnė shkakun e kėtyre dėmtimeve.
Parimi kryesor i mjekėsisė, siē dihet, ėshtė parimi profilaktik. Tani qė ne kemi filluar tė kuptojmė shkakun qė dėmton shpirtin njerėzor, duhet tė bėjmė hapa pėr t'i parandaluar kėto dėmtime. Hapi i parė qė duhet hedhur pėr tė prevenuar dėmtimet e "shpirtit" njerėzor, ėshtė tė heqim dorė nga jeta seksuale e shthurur dhe pervazive. Jeta seksuale e shėndetshme, ėshtė profilaksia mė e mirė pėr tė ruajtur shėndetin tonė psikik.
Dr. Adem Harxhi
Shekulli
Krijoni Kontakt