Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 165
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post Letrat e pashkruara

    Letra e I-rė

    Ja edhe Viti i Ri hyri. Kisha ndenjur i mbyllur gjatė gjithė festave tė fundvitit. Njė diell i ngrohtė mė miklon buzė liqenit. Punėtorėt e komunės po pastrojnė sheshin kryesor tė qyetit. Mbledhin shishe qelqi a plastmasi me shkujdesjen e rutinės sė pėrditshme tė punės…mbledhin hekurishtet e skenės sė sapo ēmontuar… copėra letrash qė hudhen nė shporta me shpejtėsi, sikur fshirja e kujtimeve tė natės sė fundit tė ishte ēėshtje kohe.

    Hudhen kėshtu kujtimet e Natės sė Shpresės sė Mirė. Mijėra copėra tė shkėputura dialogjesh, puthjesh. Mbase edhe premtimesh tė hudhura njė mbi njė. Nė mesin e tyre mė pėrftohet edhe imazhi yt. Vrapoj deri tek shporta dhe nxjerrė fotografinė: ėshtė e njė revisteje tė ilustruar.

    Sa herė ka ardhur e nuk ėshtė lajmėruar?

    Ja, mbrėmė erdhi, mė ēveshi, bėri ē’bėri me mua dhe iku pa thėnė asnjė fjalė. As ėndėrr nuk mė kujtohej tė kisha parė. Mu kujtua “Simone”, ai film aq i bukur i dyzimit tė ėndrrės dhe realitetit. Tashmė mė pėrziheshin kujtimet dhe dėshirat .
    Mė mirė njė lamtumirė e dhembshme se njė ėndėrr qė nuk do tė mund ta tresim.
    Pastaj njė valė e vogėl seē u pėrplas tek kėmbėt e mija…mė mbeti shija e hidhur e kujtimit nė gojė.

    Jo, ish mjegulla nė sytė tanė…



    PA TITULL

    Vakėsia e asaj qė ushqeje pėr mua
    ishte fitili i njė dashurie tė re.

    Mė shkruaj sė paku...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 06-01-2005 mė 07:56
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Smile Me skofi...

    Ajo qė lexuat mė sipėr ish njė uvertyrė e njė teme qė do tė kisha hapur...
    Ju ka ndodhė tė mos mund tė shkruani ngase i dashuri apo e dashura nuk mund tė pėrgjigjen. Ėshtė larg, nuk guxon mbase, jeni grindur dhe s'doni t'i shkruani mė...
    Ja kėtu do tė kemi mundėsinė tė bėjmė katarzėn tonė shpirtėrore si terapi kundėr mungesės sė tjetrit. Aman le tė jenė delikate dhe plot skofi sado qofshi tė hidhėruar sepse kėshtu edhe katarza del mė e bukur. Natyrisht le tė mos i mungojė as estetika...
    Sepse kujtimet sado tė lumtura apo tė trishtuara qė janė, sė paku le tė jenė tė bukura...Qoftė ajo edhe bukuri tragjike...

    Shėndet
    laguna blu
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    "NE"

    Ja e dashur, nga ajo kuti ekrani nuk po del asgjė qė tė mė tėrheqė. Shikoj librarinė time, prekė libra tė mėdhenjė e tė vegjėl. Prekė me dorė kopertina miqėsh qė janė a qė ishin dhe ēuditėrisht mė ndjellė Ti mė tepėr. Ndonėse nuk do tė flasim sonte. Kėshtu tė dėrmuar si jemi mbase ėshtė mė mirė. Edhe njė natė e gjatė pa Ty. Nuk e dija se do mė mungonje aq shumė. E puthura jote e parė e mėngjesit, vrapi yt deri nė punė, telefonatat nga ballkoni, nga nėnshkalla. Dhe mbrėmja, ah mbrėmjet me Ty. Puthja jote e fundit, si sonniferi im mė i mirė. Nė kėtė kohė tė ēmendur. Dhe ne, tė bijtė e saj...krijesa paranoje mbarsura me frikė dhe nga hija jonė. Krijesa qė gjithmonė ndryjnė ndonjė gjė tė pathėnė a ndonjė pikėpyetje tė paqenė...ndonjė dyshim tė pavlerė...

    Pėrpiqem tė lexoj gjėra tė tjera dhe shohė pėrgjasime tė historisė sonė. Gati dhe emrat na i kanė vėnė. Je Ti? Janė ata si ne? Apo jemi tė gjithė "ne"?
    Gjumė tė ėmbėl! Click...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Me lotėt e zemrės e laga letrėn e parė dhe tė vetme pėr Ty! Gjatė, shumė gjatė e barta nė xhepin tim tė kėmishės, aty afėr zemrės e cila vuante pėr Ty. Mė dukej se ishe ti aty, brenda nė letėr, aty afėr zemrės sime!!
    Sa herė jam vendosur si statujė nė qoshen e rrugės andej nga gjithėnjė kaloje ti duke tė pritur dhe duke u bėrė gadi qė ēdo fjalė qė kisha shkruajtur nė letėr dhe qė e kisha mėsuar pėrmendėsh, tė ta them, sa e sa herė i kam pėrsėritur ato fjalė, sikur po mėsoja tekstin pėr rolin kryesorė nė tragjedin e jetės, tragjedin e jetės sime?!
    Vitet kaluan dhe letra e shkruajtur pėr ty u zverdh, sikur u zverdh edhe dashuria jonė!
    Letra mbeti letėr, kurse dashuria u shua me vjeshtėn e parė, atėherė kur lotėt e mi u bėnė njė me shiun e asaj vjeshtė tė akullt qė mė ngriu zemrėn dhe mė piu gjakun nga dejet e enjtur, ah ajo vjeshtė!!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Fate stinėsh

    Ja sot e punova dhe kopshtin
    dhe i imėt
    gjysmė i shkrirė
    hapa dhe njė gropė tė vogėl
    mbolla edhe njė bimė
    i dhashė fshehurazi emrin tėnd
    dhe nė duar tė stinės sė mirė
    vendosa fatin tonė…

    le tė rritet po qe e thėnė…
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Rrebeshe qė shpėrlajnė

    Mė mirė rrebeshe qė shpėrlajnė
    e diej mbi ne pastaj

    Mė mirė tėrmete me pak ballė
    se krimba dyshimi
    qė dinė vetėm tė hanė

    Mė mirė shpėrthime ēasti
    nė pranverėn tonė
    se akull pa ndjenjė
    qė asgjė s'premton...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Urimet e mija me te perzemerta mbi meditimet tuaja.
    Te keshilloj te mposhtesh disi shpirtin romantik dhe do shikosh qe je me i forte dhe me letrar per krijime me te bukura.

    Suksese ne vazhdim.

    Dito.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Ushtrime shkrimi

    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Urimet e mija me te perzemerta mbi meditimet tuaja.
    Te keshilloj te mposhtesh disi shpirtin romantik dhe do shikosh qe je me i forte dhe me letrar per krijime me te bukura.

    Suksese ne vazhdim.

    Dito.
    Faleminderit Odeon-relax. Isha vetėm duke mprehur pendėn...Paskam klikuar padashur edhe sipri dy herė...Tash po e shoh...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 19-03-2005 mė 18:56
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Dashuri e pėrmbushur

    Ja,
    e dashur…

    kėshtu ndėrrohen stinėt
    herė qetas
    e herė me furi

    ujėrat bijnė pėr tė fjetė
    rrebeshet pushojnė

    nganjėherė
    pėr dikė ngelet
    gjithmonė vjeshtė
    a dimėr i acartė

    s’ka rėndėsi,
    i ka jeta kėto…

    mjafton tė duhemi
    unė e ti…

    pastaj shofim e bėjmė !
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Pėrkufizime abstrakte

    Sonte i hapa
    tė gjithė fjalorėt,
    enciklopeditė
    po kėrkoja njė emėr
    tė tė quanja Ty

    vetėm lumturi
    mė dukej kaq thjeshtė ?

    sikur nuk mjaftonte
    ndaj
    thirra nė ndihmė dhe hyjtė
    e muzat i zgjova
    qė kishin rėnė
    me fjetė

    askush, askush
    nuk mė dha
    njė emėr pėr tė qenė

    diku, diku
    ngjalleshin dhe xhelozitė
    ndaj mbylla sytė
    dhe vetėm shqiptova
    emrin tėnd…

    Mė mjaftoi
    si mė i bukuri pėrkufizim...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  3. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 17:33
  4. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 20:55
  5. Flaubert dhe letrat e dashurisė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •