Me kalimin e kohes kam mesuar se askend (pos prinderve) nuk duhet t'a duash me shume se veten...
Me kalimin e kohes kam mesuar se askend (pos prinderve) nuk duhet t'a duash me shume se veten...
Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot
Me kalimin e kohes ...
kam mesuar se ata qe me se shumti i duam, nga ata me se shumti lendohemi.....
Me kalimin e kohes....
kam mesuar se ka njerz qe ta ndalojne buzeqeshjen, dhe ti ofrojne lotet per dhurat...
Me kalimin e kohes....
kam mesuar se me e keqe eshte ngjajshmeria e nje veprimi, se sa te berit e veprimit...
Me kalimin e kohes...
kam mesuar se asnje femer, nuk i kundershton thenjet shpirt e zemer, nga cili do qofte qe iu drejtohet atyre...
Mė kujto...kur heshtja ėshtė heshtje...dhe ulerima dashuri!
Mbreme pata makth pasiqe enderrova perseri luften. E enderroj shpesh dhe me duket sikur ajo eshte bere pjese e enderrave te mia tani. Por kete here ishte me keq se herave te tjera ,ndoshta ngaqe enderra kishte shume ngjashmeri me realitetin atehere.
Ishte e njejta frike,i njejti nxitim, e njejta pasiguri, i njejti dyshim, nese vendimi per te ikur ishte ai i duhuri. Sikur atehere prinderit e mi mbeten prapa, vetem se tani nuk e kuptova arsyen perse, meqe ne po iknim me kembe. Atehere ne veturen e axhes nuk kishte vend per te rriturit.
Njejte sikur atehere nena me puthi ne balle, perqafoi motren e vogel e cila ne enderren time ishte me e vogel nga sa ishte ne kohen e luftes. Te dy me dhane te njejtat keshilla si atehere qe te kem kujdes motren ,te mos ndahemi nga turma dhe bombonet qe kishim ne cante ( po qe une nuk po i gjeja dot) ti ruaja vetem nese nuk kemi ngrene asgje mbi 24 ore.
Madje edhe indiferenca e babait tim per fatin e atyre qe mbeteshin ne shtepi ishte e njejte.
Ndryshe, shume me ndryshe ishte qetesia qe mbreteronte ne enderren time. Ishim vetem une, motra, prinderit dhe halla ime . Atehere te pakten degjoje zera njerzish ne ikje, te cara grash e femijesh ,thirrje te nenave per femijet e nganjehere edhe bertima e sharje.
Por me e keqe sesa vet enderra ishte zgjimi. E dija ku jam po smund te dilja ne realitet. Grindesha me veten time pse skisha bindur prinderit qe rruga kah do te iknim ne dyja nuk ishte me e mira(zot , serbet na shihnin si ne pellembe te dores) dhe shaja veten qe ngaterrohesha dhe humbisja gjerat(kisha humbur bombonet) dhe vec kesaj kisha veshur kepuce aspak te pershtatshme.
U desh nje cope kohe e mire per tu qetsuar ,por per te marre fund makthet tona ,dyshoj se do marrin ndonjehere.
Ps. Nuk di nese zgjodha temen e duhur. Nese jo moderatoret mund ta levizin postimin ne temen perkatese ose edhe ta fshijne fare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga anita340 : 02-12-2011 mė 18:04
AUTOCHTHONOUS
Ti nuk zgjodhe temen e gabuar e nderuar Anita340!
Por, nese do vazhdosh te hudhesh ne leter "Endrrat Tuja"...
do mbetet nje deshire e madhe te te lexojme ne vazhdimesi, ne bashkekombasit e tuj....
te lumt penda e mendja, me pelqeu stili yt orgjinal i te shkruarit!
Me respekt
Dhuro shumė...e prit pak!
Me kalimin e kohes cdo gje lehtesohet pak Anita po nuk fshihet nga truri sidomos keto qe ti ke jetuar ....
Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
anitė , e lex shkrimin tend dhe u preka shume ! Po diqka me mbete ne mendje dhe spo me largohet qe sa ore qe e kam lexuar . Puna e bonboneve ! Cfar nene mendjemprehte dhe largepamese qe paske. Me siguri mburresh shume me te ashtu si po mburrem edhe une .Perpalle te gjithave tmerreve te luftes , nenat me keshillat dhe dashurine e pafund ! I lumte asaj, dhe te gjitha nenave shqiptare qe perjetuan shume, por cdo here mbeten ballehapur e krenare.
Ēaushi, faleminderit per vleresimin. Jam dembele ne te shkruajtur po nganjehere jane ca gjera qe eshte me mire ti ndash me te tjere. Kam bere nje gabim qe sia fal vetes; duhej te mbaja ditar. E pata fillu po e lashe meqe ngjarjet ishin aq dramatike sa gjithcka tjeter dukej pa vlere.
Helena, eshte e vertete.Kujtimet fashiten me kohe por mjafton nje enderr dhe duhen disa dite te perpunosh tere ato qe ke ne mendje nga ajo kohe. Zoti u ndihmofte atyre qe kane perjetu gjera shume me te tmerrshme nga ckam perjetu une.
Foleja, faleminderit per konsideraten. Nevoja te meson te gjitha. Kane qene kohe vertete te veshtira saqe shpesh them me vete sa te forte kemi qene.
AUTOCHTHONOUS
E shkuara na ndjek pas qdohere por vetem ne e shohim.
Me kalimin e kohes kuptova se sa pak e njohim veteveten....
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Koha nuk vdes, njerezit vdesin, koha i shoqeron per tek varri.
Krijoni Kontakt