Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256

    Konferenca e NATO-s dhe histeria me Islamin nė Mc2

    Nė shtator tė vitit 2006 OJQ-ja "Millenium Club Center" (MC2) e drejtuar nga Mentor Nazarko organizoi njė konferencė me titull "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans". Kjo konferencė qė nė ditėt e para tė organizimit tė saj shkaktoi njė skandal nė Shqipėri, pasi ish-presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Mejdani, deklaroi se i mbėshtetur mbi disa enciklopedi fondamentalistėsh tė krishterė kishte mėsuar qė popullsia shqiptare e besimit mysliman nė Shqipėri ėshtė gjithsej 38.8 % pėr qind, ndėrsa ajo kristiane ėshtė 35.4% pėr qind, duke e ndarė nė 16.8 pėr qind katolikė dhe nė 16.1 pėr qind ortodoksė. Ndaj kėsaj deklarate dashakeqe reagoi Forumi Musliman i Shqipėrisė i cili denoncoi pėrpjekjet e organizatave fondamentaliste evangjeliste si Qendra Kėrkimore Botėrore e Ungjillizimit, tė cilat nxjerrin kėsi statistikash jo-shkencore dhe duan tė prishin balancat fetare nė Shqipėri. Forumi Musliman kėshilloi Rexhep Mejdanin qė tė qėndrojė larg kėtyre botimesh dashakėqia dhe jo serioze. Ndaj reagimit tė Forumit Musliman reagoi njė vit mė vonė edhe historiania katolike Ines Angeli Murzaku e cila nė njė shkrim tė botuar nė revistėn RELIGION IN EASTERN EUROPE XXVIII, 1 (February 2008), mbron tezat e Mejdanit dhe vė nė pah se nė Shqipėri tolerance fetare kėrcėnohet nga muslimanėt tė cilėt pasi edukohen nė botėn muslimane, po sjellin njė Islam arab nė Shqipėri. Shkrimin e Ines Murzakut mua ma solli nė vėmendje njė historiane bullgare e cila ishte skandalizuar me nivelin e ulėt akademik tė autores, dhe mė kėrkoi qė ti bėj edhe njė replikė. Megjithatė si pasojė e detyrimeve tė tjera qė kam patur gjatė vitit tė kaluar, unė vendosa ta injoroj incidentin e Mejdanit dhe fantazitė e njė katolikeje tė rilindur si Murzaku e cila edhe nė takimin e Tiranės, nė vend qė tė fliste pėr tolerancėn, prezantoi njė punim mbi priftėrijtė italianė (tė cilėt ndryshe nga arabėt qė ajo i tregon si tė kėqinjė, italianėt i tregonte si tė mirė) dhe betejėn e tyre kundėr Islamit nė Shqipėri.

    Pėrpara disa ditėsh, duke kėrkuar nė internet unė hasa aksidentalisht nė librin "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans" edituar nga James Pettifer dhe Mentor Nazarko ku ishin botuar punimet e konferencės tė Tiranės. Libri bėnte goxha shtrenjtė. Ishte 150 EURO. Thua se nė atė tė ishin shkruar mrekullitė mė tė mėdha tė shekullit tė XXI. Libri ishte botuar nga IOS Press nė vazhdėn e botimeve tė NATOs pėr Shkencė pėr Paqe dhe Ēėshtje tė Sigurisė. Duke qėnė se pas "zbulimit" tė Rexhep Mejdanit tė statistikave tė Islamit nė Shqipėri qėndronte edhe NATO, e cila me tanke dhe me avionė sot ėshtė kthyer si Traktati i Varshavės nė vitet 70tė dhe po vret muslimanė nėpėr malet e Afganistanit dhe tashmė po konfrontohet edhe me Rusinė dhe mund ta ēojė botėn nė njė katastrofė botėrore, unė, si ndjekės kureshta i politikės ndėrkombėtare qė jam, bėra ēmosin qė ta lexoja dhe kuptojė se ēfarė shkence kishin prezantuar emisarėt e NATO-s nė Konferencėn e Tiranės nė shtator 2006. Libri tė cilin arrita ta posedoj dhe e kam pėrpara meje nė kėto momente ėshtė prej 138 faqesh. Ai ėshtė i ndarė i nė katėr kapituj; ku i pari flet pėr fetė nė Shqipėri dhe historikun e tyre; i dyti pėr studime lokale; i treti pėr paralele matanė Ballkanit; dhe i katėrti ka konkluzionet. Librin e kam lexuar nė kėto 3 ditėt e fundit. Leximin e nisa pardje kur isha duke udhėtuar me tren nga Lugano e Zvicrės pėr nė Itali, dhe e mbarova sot, ndėrsa isha nė spital tė Firences, nė Pronto Soccorso ku jam duke kryer disa vizita mjekėsore.

    Libri Strengthening Religious Tolerance… ka njė titull magjepės. Ai flet pėr pėrforcimin e tolerancės fetare dhe krijimin e njė shoqėrie civile tė sigurtė nė Shqipėri dhe Ballkanin jugor. Megjithatė toleranca fetare dhe saktėsia shkencore ėshtė ajo qė librit i mungon nė shumicėn e materialeve tė tij. Libri hapet me njė mesazh urimi nga senator Giulio Andreoti i cili pasi kėrkon tė falur qė nuk ka mundur tė vijė nė Tiranė, thotė qė ėshtė duke iu lutur Nėnė Terezės qė ti ndihmojė. Ama senator Andreoti mua si njė lexues musliman dhe shqiptar tė kėtij libri mė lė pak nė dyshim mbi lutjen e senatorit. Pėr ēfarė i lutet Andreoti Nėnė Terezės dhe cilės Nėnė Terezė i lutet ai? Asaj qė Dr. Aroup Chaterjee tregon, apo asaj qė po pėrdoret nė Shqipėri pėr tė katoliēizuar identitetit e popullit shqiptar? Gjithėsesi unė them inshallah Andreoti nuk i lutet Nėnė Terezės qė tė realizohen mesazhet ogurzeza qė libri qė unė kam pėrpara ndjell pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri. Pas lutjes sė Andreotit libri i rrėfen lexuesit listėn e pjesėmarrėsve nė konferencė. Nė listė dikush lexon emra qė variojnė qė nga Peshkopi Anastas Janollatos, te famėkeqėt Ilir Kulla, Sabri Godo, Rexhep Mejdani dhe Arben Xhaferri. Megjithatė mua emri qė mė tėrhoqi mė shumė vėmendje ishte ai i Ermir Gjinishit. Ermiri Gjinishi i cili mesa duket ka qenė i vetmi pėrfaqėsues jo-zyrtar i muslimanėve shqiptarė nė kėtė takim, paraqitet si ish-asistent kryetar i Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė. Ky emri asistent-kryetar mua mė konfuzoi pak, pasi unė nuk di qė Gjinishi tė ketė pasur ndonjė post tė kėtillė nė jetėn e tij. Megjithatė, nė krahasim me mrekullitė e tjera tė librit, ky indikacion nuk ėshtė edhe aq mbresėlėnės.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    Pas listės sė pjesėmarrėsve, libri vijon me njė hyrje nga historiani britanik James Pettifer. Jamesi i cili mesa duket do tė ketė qenė i kėnaqur me sulmin e Rexhep Mejdanit kundėr mazhorancės muslimane nė Shqipėri, paralajmėron lexuesin se Shqipėria edhe pse shihet si njė vend me shumicė muslimane, nuk ėshtė mė e kėtillė, pasi nė vend ka bashkėsi tė fuqishme dhe nė rritje tė krishterėsh ortodoksė, katolikė dhe evangjelistė. Pas kėsaj libri vijon me njė fjalim tė Sabri Godos. Nė fjalimin e Sabriut bie nė sy rrėfimi qė ai i bėn botės sė sotme e cila sipas tij po pėrballet me "rrezikun e pėrhapjes sė errėsirės" dhe dukuritė e pėrhapjes sė Islamit radikal nė Maqedoni dhe nė disa xhepa tė Kosovės. Si pėr ti ardhur pas fillit James Pettiferit dhe Rexhepit, Sabriu i mburret pjesėmarrėsve nė konferencė me shembullin e vetes sė tij, qė edhe pse vjen nga njė familje synite, vajzėn e tij tė madhe e ka martuar me djalin e njė prifti ortodoks, ndėrsa burri i vajzės sė dytė ishte gjysėm katolik e gjysėm ortodoks. Si pėr ti treguar pjesėmarrėsve qė nė Shqipėri nuk ka mė Islam, Godo vė nė pah qė familjet mikse janė nė rritje tė vazhdueshme dhe konkluzioni qė dikush nxjerr ėshtė qė nė Shqipėri nuk do tė ketė mė fe monolite. Enver Hoxha do ta kishte patur zili fjalimin e Godos; por medoemos do ketė patur edhe mė zili fjalimin hapės tė Rexhep Mejdanit qė gjejmė nė faqen 3. Nė librin qė unė kam pėrpara, Mejdani ėshtė kujdesur qė tė heqė referencat e tija mbi pėrqindjet fetare nė Shqipėri me tė cilat bėri bujė nė 2006. Por kėtu ai falenderon programin e NATOs pėr Shkencė pėr Paqe dhe Ēėshtje tė Sigurisė qė i ka dhėnė para Mejdanit dhe Mentor Nazarkos qė tė organizojė konferencėn, dhe i tregon pjesėmarrėsve se ėndra e tij ka qenė tė shohė njė fe universale nė botė; tė mposhtė armikun shekullor i cili ėshtė paragjykimi fetar dhe nė fund i siguron pjesėmarrėsit se nė konferencė janė zgjedhur me kujdes disa klerikė, politikanė dhe akademikė tė cilėt do ti sjellin konferencės sukses. Ndėrsa shoh qė nga Kisha Katolike, Ortodokse dhe Protestante kanė ardhur disa reverendė goxha tė zgjuar dhe tė zotė, dhe kur shoh qė Mejdani dhe kompani nuk ka ftuar asnjė njeri me taban nga Komuniteti Musliman dhe Bektashian, bindem qė Mejdani ka tė drejtė kur mendon qė konferenca do tė ketė sukses.

    Fjalimi i Mejdanit ndiqet nga njė punim i Gjergj Sinanit mbi Kanunin dhe Kishėn Katolike, ku Sinani i siguron pjesėmarrėsit se Shqipėria trashėgon njė tolerancė fetare qė nga antikiteti e deri nė mesjetė, e cila u ruajt edhe pas pėrhapjes sė Islamit dhe se Shqipėria nuk njeh viktima tė intolerancės fetare, por vetėm viktima tė kishave fqinje. Kur dikush lexon konkluzionet e Sinanit ku fajin e intolerancės e marrin vetėm tė huajt, lexuesi mund tė pyes po nga viti 1945 e deri nė 1991, apo nga 1997 e deri mė sot, ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri me ata mijėra hoxhallarėt dhe priftėrinjė, besimtarė dhe besimtare qė janė vrarė e persekutuar nga armata e sigurimit tė shtetit, dhe qė sot dėbohen nga shkollat pse mbajnė shami apo mjekra? A nuk janė viktima tė persekutimit fetar nga vetė shqiptarėt kėta njerėz apo ndoshta i pėrkasin njė planeti tjetėr? Si pėr tė vėrtetuarėn tė kundėrtėn e punimit tė Sinanit, shkrimi i tij ndiqet nga njė shkrim i Mentor Nazarkos drejtuesit tė Millenium Club Center. Nė njė punim qė i shkon pėr shtat vetėm njė sigurimsi tė shtetit monist tė kohės sė Partisė sė Punės dhe tė duket sikur e ka shkruar Xhavit Shala, Fatos Klosi apo Irakli Koēollari, Nazarko i tregon pjesėmarrėsve se nė Shqipėri disa grupe ekstreme dhe intolerante kanė nisur tė kenė influencė mbi rininė. Ai kėshillon se nėse ndaj kėtyre trendeve qė kanė nisur tė shfaqen nuk merren masa serioze, ata do tė bėhen kėrcėnim serioz jo vetėm pėr vendin, por edhe pėr rajonin. Sipas Nazarkos problemet fetare nė Shqipėri vinė si pasojė e mungesės sė kontrollit qeveritar. Megjithatė ai tregon qė disa organizata (lexo islame) kanė patur punėtorėt e tyre tė dėbuar forcėrisht nė Egjipt. Nazarko sjell shembullin e Jasin Kadisė, tė cilin ai e ngatėrron me Abdyl Latif Salehun, shokun e ngushtė tė shokut tė tij presidentit Mejdani (tė cilin Abdylatifi e mbushte me dhurata) dhe e bėn tė parin edhe drejtor tė organizatės al-Haramain. Me shqetėsim ai vė nė dukje se shteti deri mė tani njeh vetėm 20 organizata islamike, ndėrsa tė tjerat veprojnė nėn rrogoz; se nė vend ka 431 xhami por 203 janė jashtė kontrollit tė Komunitetit Musliman; se pas futjes sė Shqipėrisė nė Islamic Uorld Organization (sic!) mijėra tė rinjė shqiptarė janė rekrutuar dhe dėrguar tė studiojnė nė vende tė ndryshme arabe; se numri i kėtyre nuk dihet dhe se shqiptarėt qė kanė shkuar tė studiojnė nė vendet e njohura islamike me orientim tė ashpėr nuk duhen injoruar. Mė tej autori tregon qė inteligjenca e re muslimane ndjehet e irrituar pse lihet jashtė shoqėrisė; se ekziston njė konflikt nė rangjet e larta tė Komunitetit Musliman nė lidhje me manaxhimin e pronave etj. Njė nga solucionet qė Nazarko propozon pėr tu marrė me Islamin dhe muslimanėt ėshtė spiunimi i tyre, mbajtja shėnim e aktiviteteve tė tyre dhe mbėshtetje teknike dhe institucionale pėr tė kryer kėtė punė.

    Shkrimi i Nazarkos ndiqet nga shkrimi i Rexhep Mejdanit, shokut tė ngushtė tė Nazarkos dhe Abdyl Latif Salehut – tė cilin amerikanėt e dėbuan nga Shqipėria nė fundvitet 90tė. Nė shkrimin e tij, Mejdani flet pėr "modelin shqiptar" ku sipas tij identiteti kombėtar i shqiptarėve ėshtė ndėrtuar mbi tolerancė tė pėrbashkėt dhe traditėn. Mejdani tolerancėn e shqiptarėve e shtrin qė nė antikitet me ilirėt, arbėrit, dmth shqiptarėt (autori duke se ka harruar tė fusė nė kėtė listė darviniste evolucioni edhe pararendėsit e ilirėve, majmunėt) tė cilėt janė munduar gjithnjė tė harmonizojnė efektet qė vinė nga jashtė vendit. Ai i tregon ilirėt e lashtė aq gjenialė saqė ata i dhanė krishtėrimit disa formula pagane nė mėnyrė qė tė ruajnė traditat e tyre dhe kur krishtėrimi u nda nė dy pjesė, ilirėt u munduan tė ndėrtojnė ura komunikimi ndėrmjet tė dy feve. Progresi i tolerancės shqiptare sipas autoriti dhe vigjėlenca e tyre vazhdon edhe nė kohėn e Islamit, kur Muhammed Ali Pasha ndėrtoi njė Egjipt me standarte perėndimore, Pashko Vasa themeloi njė Liban shumė-fetar; dhe kjo linjė teleologjike vazhdon pėr shqiptarėt deri mė sot, ku, sipas autorit, Nėnė Tereza konsiderohet si nėnė e madhe e tė gjithė shqiptarėve, pa marrė parasysh fenė e tyre.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    Por njė nga punimet mė fantastikė tė konferencės ėshtė ai i Miranda Vickersit. Miranda Vickers e cila ėshtė bėrė e famshme tashmė me muslimanėt shqiptarė dhe paditurinė e saj mbi Islamin nė Shqipėri morri njė replikė zyrtare nga Forumi Musliman i Shqipėrisė mė datė 13 nėntor 2008, tė cilės ajo deri mė tani ka dėshtuar ti pėrgjigjet. Gjithėsesi, nė shkrimin e saj "Zhvillimi i feve nė Shqipėrinė pas-komuniste" autorja nė vend qė tė merret me tė gjitha besimet dhe mosbesimet e Shqipėrisė, merret pak me Ortodoksinė dhe pothuajse totalisht me Islamin; duke harruar nė mėnyrė totale Katoliēizmin. Punimi i Mirandės nis me njė presupozim fantastik tė cilin nė Shqipėri e deklaronte rėndom Enver Hoxha dhe sot unė di ta deklarojė vetėm Petrika Thėngjilli. Sipas saj, shqiptarėt i kanė ndėrruar fetė sipas interesit. Por duke pėrsėritur tezat e komunizmit mbi Islamin, islamizimin e shqiptarėve ajo e shpjegon si pasojė e politikave tė Portės sė Lartė e cila gjatė shekullit tė 18tė rriti taksat mbi jo-muslimanėt dhe rriti favored me muslimanėt, gjė qė ēoi nė konvertimin masiv tė shqiptarėve nė Islam. Autorja pėrsėrit kėtu klishetė e Kishės Katolike dhe deklaron se ndėrsa burrat u islamizuan (nga frika e turkut), gratė qėndruan burrėresha dhe kauresha. Pas pėrsėritjes sė legjendave tė komunizmit mbi islamizimin e shqiptarėve, Vickers flet edhe pėr situatėn e sotme tė Islamit nė vendin tonė. Kėtu ajo pėrsėrit tezat e hedhura nga Ilir Kulla, Piro Misha dhe sigurimi i shtetit gjatė kohės sė sundimit ortodoks tė Fatos Nanos, ku sipas saj nė gjirin e Islamit shqiptar ekziston njė konflikt ndėrmjet tė rinjėve qė janė mbėshtetės tė shkollės radikale Selefiste dhe tė vjetėrve qė janė mbėshtetės tė shkollės Hanefite. Pėrndryshe nga ē'predikojnė ekspertėt bushistė nėpėr perėndim, ku synitėt zakonisht tregohen si tė kėqijtė e Al-Kaedės ndėrsa shiitėt si tė kėqijtė e Iranit; Vickersi tregon qė nė Shqipėri kanė ekzistuar dy forma Islami tė moderuar; synitėt dhe bektashianėt. Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Si kudo nė botė, qė nga Iraku e deri nė Afganistan edhe nė Shqipėri, Vickersi ndėrton njė konflikt fantastik nė shkrimin e saj. Ajo tregon qė dy shkollat "e mira" tė Islamit shqiptar po kėrcėnohen nga "tė rinjtė" qė po kthehen nga shkollat e institucioneve islamike "jashtė vendit". Sipas saj selefijtė qė vinė nga jashtė Shqipėrisė, tamam si muxhahedinėt e al-Kaedės nė Irak, kanė konsoliduar kontrollin nė xhamitė e vendit dhe Tiranės. Kur njė njeri i paditur me Shqipėrinė lexon shkrimin e Vickersit krijon padyshim imazhin nė mendjen e tij se Tirana ndodhet diku "next to Kandahar" dhe kėta selefijtė portretizohen si ca mullenjė talebanė me mitraloza dhe dykėmbėsha, tė cilėt autorja i tregon sikur janė rreshtuar pėr xhihad kundėr tolerancės sė Kauristanit te xhamia e Dine Hoxhės dhe Etheme Beut. Mama mia!



    Histeria e Miranda Vickersit me muslimanėt shqiptarė vazhdon edhe mandej. Ajo tregon sesi kur njė grua viziton xhamitė e Tiranės ajo pritet me shikime me sytė poshtė dhe dinakė tė tė rinjėve. Xhamitė e Pazarit tė Ri dhe Dine Hoxhės tregohen si tė mbushura me njė atmosferė dyshuese pėr tė huajt. Vickers vė nė pah qė vizitorėt ndjehen mė pak tė mirėpritur nga djemtė e rinjė qė tanimė janė kthyer nga Arabia Saudite dhe Jemeni tė cilėt nuk kanė qejf tė ulen dhe bisedojnė me tė huajt, siē ka qenė tradita mė parė. Tė rinjtė qė vinė nga jashtė jo vetėm qė kanė shkaktuar pėrēarje nė Komunitetin Musliman, por perceptohen edhe si 'terroristė potencialė'. Unė nuk e di nėse ndonjė djalė i ri e ka rrahur me sheriat Miranda Vickersin nė ndonjė xhami tė Tiranės dhe i ka vendosur ferexhenė nė kokė, por shkrimi i autores mua mė bėn tė mė ēohet mishi pėrpjetė nga frika. Gjithėsesi pėr njerėzit zemėrbutė si puna ime, konkluzioni i autores ėshtė triumfues. Ajo tregon se si pasojė e monitorimit tė ashpėr tė organizatave islamike nė vend, radikalėt kanė gjetur shumė vėshtirėsi tė operojnė. Kohėt e fundit, radikalėt, dmth tė rinjtė – selefinjė, janė mundur nga tė moderuarit dmth pleqtė, tė cilėt ruajtėn medhhebin Hanefi nga radikali Selefi. Nė konkluzion, Vickersi konkludon se duke qenė se nė Shqipėri ka shumė xhamira, pra 431 copė, dhe organizata islamike qė operojnė jashtė kontrollit tė Komunitetit Musliman, vlerat tradicionale muslimane janė nė rrezik si pasojė e influencave tė huaja.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    Fantazitė e Miranda Vickersit ndiqen nė libėr nga njė seri shkrimesh tė tjera, tė shkruara me njė anglishte tė dobėt dhe plot gabime tė cilat nuk po marr mundimin ti komentoj. Por nė pjesėn e dytė tė librit, lexuesi kėnaqet kur sheh qė shkrimi i parė i kėtij seksioni fillon me njė shkrim patriotik nga "ish-asistent kryetari i Komunitetit Musliman" Ermir Gjinishi; njė person pėr tė cilin mediat kanė shkruar shumė, por qė nė kėtė konferencė pėrfaqėson muslimanėt e Shqipėrisė. Nė punimin e tij autori ėshtė munduar tė japė njė background tė historisė sė Komunitetit Musliman nga viti 1912 nė 1920. Gjinishi, i cili nė faqen 29 tė librit tregohet nga Miranda Vickersi si drejtues i krahut radikal dhe anti-modernist tė selefijve, qė normalisht, sipas pėrshkrimit tė Vickersit duhet tė ishte njė mulla me turban qė nė sallė duhet tė bėrtiste Allahu Ekber dhe ti vinte ferexhenė kaureshės nga Ingilizistani, nė faqen 57 e tregon veten si heroin e patriotizmit shqiptar. Ėshtė njė gallatė tė cilėn studiuesi hungarez Gyorgy Lederer nė shkrimin "Islamists and public security concerns in eastern Europe" e ka pėrshkruar si rezultat i terrorit tė policisė shqiptare pėr tė ju pėrgjigjur pritshmėrive amerikane – tė cilat kanė detyruar edhe selefistėt ndėrkombėtarė qė tė sillen si patriotė krenarė. Dhe ky patriotizėm lexohet qartė nė shkrimin e Gjinishit, i cili nacionalizmin pafe shqiptar e shtrin qė nga Lidhja e Prizrenit, dhe e deklaron me krenari si tė finalizuar nė vitin 1923 kur Komuniteti Musliman u nda me dhunė nga Kalifati dhe muslimanėt shqiptarė nisėn tė ē'islamizohen dhe ti falen zotit tė nacionalizmit. Por tolerancėn dhe bashkėekzistencėn e feve nė Shqipėri, Gjinishi e shpjegon si njė armė (unė do thoja tamam si lufta "mė pushkė dhe me penė" e kohės sė rilindjes) qė patriotėt shqiptarė pėrdorėn kundėr pushtuesit Turk, Grek dhe Serb. Mė pas, kur flet pėr situatėn aktuale tė Islamit nė vend, Gjinishi, ashtu si Ilir Kulla disa vite mė parė, tregon sesi Komuniteti Musliman ka refuzuar ndihmėn e tė huajve pėr tė ruajtur 'kornizat teologjike kombėtare'; ka forcuar hanefizmin si mburojė kundėr influencave tė huaja etj. Ai vė nė pah qė donacionet e dyshimta qė janė bėrė nga tė huajt nė Shqipėri kanė krijuar marrėdhėnie antagoniste ndėrmjet "Islamit shqiptar" dhe "Islamit arab." Pėr mė tepėr dėrgimi jashtė vendit dhe pa lejen e Komuniteit Musliman tė studentėve ka sjellė nė Shqipėri eksportimin e medhhebit Hanbeli. Megjithatė pėr Gjinishin, muslimanėt nė Shqipėri janė jopolitikė dhe tė bindur. Ata nuk mėrziten pse nė vend ekziston njė Parti e Krishterė. Muslimanėt vetė nuk duan parti islamike. Ai kujton qė qeveria shqiptare duhet tė pėrfundojė masat ligjore pėr tė ndaluar hyrjen nė vend tė ideologjive militariste dhe fetarisht tė deformuara qė ekzistojnė nė Egjipt dhe Pakistan dhe vė nė pah qė ndodhitė e 11 shtatorit janė dėnuar nė mėnyrė ekuivoke, nė tė gjithė xhamitė e Shqipėrisė duke shpėtuar kėshtu vendin nga infeksioni i ideologjive fetare. Si pėrfundim, Gjinishi konkludon qė muslimanėve shqiptarė nuk i kanė bėrė pėrshtypje si muslimanėve tė tjerė jashtė vendit, as karikaturat kundėr Profetit dhe as ofendimet e Papės kundėr Islamit, pasi muslimanėt shqiptarė janė tė moderuar dhe kanė konsoliduar traditėn e paqes nė Shqipėri. Kur dikush lexon shkrimin e Vickersit ku Gjinishi tregohet taliban dhe tė Gjinishit i cili tregohet mė kaur se Papa dhe mė patriot sesa vetė rilindasit e lashtė dhe modernė lexuesi pyet veten; ore po armiku cili ėshtė kėtu?



    Njė shkrim tjetėr qė merret me Islamin nė librin nė fjalė, ėshtė edhe shkrimi i Arben Xhaferrit, me titull "Ndalimi fetar i shenjtės". Nė kėtė shkrim, Xhaferri e nis rrėfimin e tij me njė kompleks inferioriteti ndaj perėndimit. Ai citon njė citim nga Farid Zakaria ku njė politikan indian pyet kryeministrin Indira Gandhi pėrse hindutė kanė tendencėn tė zhvillohen mė shumė nėn sundimin e tė huajve sesa nė tė tyren? Ēėshtja qė Xhaferri kėrkon tė vėj nė pah, ėshtė se vendet qė kanė kulturė perėndimore kanė mė shumė shanse tė pėrparojnė sesa ato qė janė me kulturė lindore. Kompleksin e tij indian, Xhaferri kėrkon ta transportojė te Islami, i cili nuk ėshtė shekullarizuar ende si krishtėrimi perėndimor. Ai lavdėron Ataturkun i cili ndryshoi kulturėn turke nga 'a la turka' nė 'a la franka', zhveshi klerikėt muslimanė nga veshja e tyre fetare, ndėrsa priftėrijtė e krishterė i la tė paprekur. Ashtu si edhe shumė shkrime tė tjera nė kėtė libėr tė paedituar gjuhėsisht dhe shkencėrisht, shkrimi i Xhaferrit ka shumė gabime. Autori duket tė humbasė si Xhaferri simiten shkronja ne tekst kur psh. Bosforin e quan Fosfor, apo fjalėn Fetva e pėrkthen akuzim, mallkim, dhe fajėson Islamin pėr mospranimin e demokracisė. Ndėrsa nuk do tė shohė historinė e gjatė tė imperializmit dhe tiranive tė instaluara nga krishtėrimi dhe perėndimi nė Lindjen e Mesme, Xhaferri jo vetėm qė rri duke akuzuar Islamin si fajtor pėr moszhvillimin e muslimanėve, por tregon edhe shqetėsimin e tij pse nė botėn arabe nuk ka politike mbi baza etnike. Sipas tij faj kėtu ka mentaliteti lindor i cili ėshtė eksluzivist, ndėrsa ai perėndimor ėshtė gjithėpėrfshirės, tolerant dhe kozmopolit. Urrejtja qė Arben Xhaferri ka pėr Islamin, ia err sytė aq shumė saqė ai pretendon qė nė vendet perėndimore muslimanėt tolerohen nga perėndimi qė tė ndėrtojnė xhami, por nė Lindje, nė Arabinė Saudite, ndėrtimi i objekteve tė krishtera nuk tolerohet. Si duket Xhaferri nė Tetovėn ku jeton, nuk arrin tė shohi dot as RAI 1, as BBC-nė, as Al Jazeeran dhe as tė lexojė Corriere Della Seran qė tė mund tė krahasojė diktaturėn amerikane tė Arabisė Saudite me Italinė e Veriut fjala bie, ku muslimanėt, jo vetėm qė Lega Nord nuk i lejon tė ndėrtojnė xhami, por nuk i lė qė tė falen as nė rrugė apo tė veshin gratė e tyre mė ferexhe. Por padyshim Arben Xhaferri nuk ka qejf ti pėrmendė kėto fakte, dhe as ti kujtojė lexuesėve qė nė Greqi, qė nga koha e Ali Pashė Tepelenės, xhamitė shqiptare qėndrojnė ende tė mbyllura; pse Xhaferrit dhe partisė sė tij i duhet mbėshtetja greke pėr tė qėndruar nė pushtet mbi muslimanėt e Maqedonisė qė ky i urren kaq shumė. Por budallallėqet e Xhaferrit nuk lidhen vetėm me punėn e xhamive. Nė faqen 89 tė librit ai shfryn inatin e tij edhe me Perandorinė Osmane kur gėnjen dhe thotė qė vetėm tė krishterėt kishin tė drejtėn e miletit nė kėtė Perandori, ndėrsa muslimanėt jo. Thelbi i shkrimit tė Xhaferrit e tregon Islamin si njė fe totalitariste, muslimanėt si njerėz utopikė qė duan tė ndėrtojnė xhenetin nė tokė, dhe besimin nė Kuran dhe nė ymet e tregon si njė formė ideologjike totalitare. Sipas tij, Islami duhet tė ndjekė shembullin e krishtėrimit dhe tė shekullarizohet. Pėrndryshe ai konkludon se pėr sa kohė qė fetė nuk ndalojnė tė shenjtėn (e cila pėr atė ėshtė largimi i Zotit nga jeta e njeriut), azani i muezinit duhet tė shihet jo si njė thirrje pėr tė ju lutur Zotit, por si njė deklaratė pėr luftė.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    Shkrimi militant i Arben Xhaferrit ndiqet nga shkrimi i Erica Chenouethit, lektore nė Universitetin Metodits tė Uesleyanit me titull "Efektet e paparashikuara tė demokratizimit mbi grupet ekstremiste fetare". Erica e cila nėse dikush lexon CV-nė e saj nė faqen e Universitetit tė Uesleyanit, kuptohet lehtė qė ėshtė bushiste e thekur qė beson nė luftėn globale ndėrmjet 'tė mirės dhe tė keqes', nė konferencė duket se ka luajtur rolin e Cinderrellės – apo Hirushes. Ajo profetizon qė nė Shqipėri proēesi i demokratizimit do tė sjellė medoemos grupe terroriste qė do tė pėrdorin dhunė dhe kjo dhunė mund tė ketė natyrė fetare. Megjithatė, shqetėsimi i Ericės nuk ėshtė se nga do tė vijė ky terrorizėm, por si njė emisare e lartė e Bushizmit, ajo kėshillon qeverinė shqiptare mbi masat qė duhet tė marrė pėr tu pėrballur me grupet radikale. Vendet si Shqipėria duhet tė shohin shembullin e Irakut dhe Palestinės, ku demokratizimi ka prodhuar radikalė; dhe mesa kuptohet Erica duke se favorizon kufizimin e lirive demokratike nė vend, pėr tė mos i lėnė radikalėt tė drejtėn qė tė ankohen mbi krimet qė shteti mund tė kryejė mbi ata. Erica Chenoueth qė ka pėrgatitur edhe konkluzionet e kėsaj konference pėr Grupin e Kėrkimeve tė Pėrparuara tė NATO-s, konkludon nė faqen 133 se nė Shqipėri, Vahabizmi dhe Arabia Saudite mund tė mundohen qė tė ndėrtojnė xhami dhe shkolla radikale. Rinia e edukuar nė botėn islame mund tė prishė bashkėekzistencėn e viteve tė mėparshme. Por pėr tė ruajtur vendin nga njė gjė e kėtillė, duhet tė ruhet autonomia e institucioneve fetare shqiptare; Shqipėria duhet tė ndėrtojė njė universitet tė sajin teologjik pėr tė mos i lėnė muslimanėt qė tė shkollohen nė botėn islame. Ajo konkludon gjithashtu se Shqipėria ėshtė shumė e kėrcėnuar nga terrorizmi. Pėr kėtė, qeveria duhet tė mbėshtesė tė moderuarit dhe nėse akte terroriste ndodhin, qeveria duhet tė pėrdorė masa shtypėse kundėr tyre. Pėr tė luftuar radikalėt duhet tė pėrdoren mediat tė cilat duhet tė promovojnė tė moderuarit, dhe tė mbėshteten OJQ-tė tė cilat mbikqyrin radikalėt.



    Pėrveē demonizimit tė Islamit, konferenca Strengthening Religious Tolerance… pati pjesėmarrės edhe nga komunitete tė tjera fetare tė Shqipėrisė dhe historianė seriozė. Asistent peshkopi i Kishės Katolike nė Tiranė George Frendo nė fjalimin e tij "Fetė dhe toleranca fetare" mundohet ti pėrdikojė tė pranishmėve mbi vlerat qė Krishtėrimi ka pėr shoqėritė perėndimore dhe stagnacionin e shekullarizmit. Peshkopi grek, Anastas Janollatos nė fjalimin "Drejt njė paqeje tė vazhdueshme dhe bashkekzistencės nė Ballkan" flet pėr vlerat qė Kisha duhet ti japi shoqėrisė. Janullatosi sulmon me tė drejtė nacionalizmat ballkanik dhe ateistėt, ku ai ka padyshim organizatorėt e konferencės, tė cilėt, sot, hiqen sikur mbėshtesin fetė tradicionale nė mėnyrė qė tė mbrojnė interesat e tyre kombėtariste. Ndėrsa i deleguari i qeverisė italiane, Sheikh Abd al-Vahab Pallavicini nė fjalimin "E vėrteta dhe diversiteti pas qėllimeve tė pėrbashkėta" mundohet tė tregojė rrugėn e pėrbashkėt tė Judaizmit, Krishtėrimit dhe Islamit si fe monoteiste, ndėrsa shan Islamin si fe e cila vuan ende sot nga inkuiziocioni dhe solucioni sipas tij ėshtė Sufizmi. Ish-muslimani i konvertuar nė protestant, Fitar Muēa nė shkrimin "Trashėgimia e evangjelistėve shqiptarė dhe vazhdimi nė vitet pas-1990" ka bėrė njė rezyme tė historisė sė protestantizmit nė Shqipėri; me vllehėt Sevasti, Parashqevi dhe Gjerasim Qiriazi, Kostandin Kristoforidhi dhe Petro Nini Luarasi. Ai tregon sesi sot nė Shqipėri ekzistojnė 120 kisha protestante dhe vė nė dukje aktivitetet humanitare tė kishės. Shkrimi i fundit i konferencės qė merret me Krishtėrimin nė Shqipėri ėshtė ai i Ines Angjeli Murzakut me titull "Ndėrmjet lindjes dhe perėndimit: priftėrijtė bazilianė tė Grottaferratės nė Shqipėri". Murzaku kėtu tregon sesi turqit me ardhjen e tyre nė Ballkan "zhdukėn shtetet shqiptare, bullgare, romane dhe serbe" (sic!). Dhe nė kėtė vazhdė pushtimi, autorja tregon sesi shqiptarėt trima i rezistuan heroikisht turqve me nė krye Skėnderbeun dhe mė pas, nė vend qė ti shėrbenin sulltanit osman, disa mijėra prej tyre u larguan drejt Italisė. Autorja merret me pas me misionin e priftėrijve bazilianė nė shėrbim tė unitetit tė krishterė; dhe aktivitetet e tyre nė Shqipėrinė e shekullit tė XX nė shėrbim tė Kishės Katolike. Pasi lavdėron bėmat e Kishės Katolike dhe Ortodokse nė shėrbim tė refugjatėve kosovarė, Murzaku e krahason ndihmėn e Kishės me shpirtin e Nėnė Terezės, pėr tė cilėn, shqiptarėt qoftė ata edhe muslimanė duhet tė jenė krenarė.



    Libri Strengthening Religious Tolerance… mbyllet me fjalimin e vajzės sė Rexhep Mejdanit, Adea Mejdani me titull "Dialogu ndėr-fetar". Adea rrėfen qė shembulli shqiptar i tolerancės ėshtė shumė i rėndėsishėm. Por ajo thekson se opinioni i shumė juristėve tė huaj ėshtė se nė disa drejtime bazat ligjore tė Shqipėrisė qė merren me minoritetet dhe fenė, mbajnė shumė klauzola demokratike tė cilat nuk gjenden jo vetėm nė ish-vendet komuniste por edhe nė vendet e zhvilluara demokratike. Por sipas Adeas shqiptarėt jo vetėm qė pranojnė dhe respektojnė fetė e ndryshme, ashtu siē bėjnė tė gjithė vendet perėndimore, por fėmitė e familjeve mikse mund tė zgjedhin fenė qė ata dėshirojnė. Adea tregon qė ajo vetė ėshtė njė nga kėta shembuj. Kėtu Adea si duket ka parasysh qė babai i saj, rrjedh nga njė familje muslimanėsh; por qė mė pas u bė qafir dhe enverist dhe ka qenė njė nga shkatėrruesit e xhamive nė Shqipėri nė vitin 1967, ndėrsa e bija ėshtė vaftisur nė tė krishterė. Pasi dikush lexon shkrimet e kėsaj konference dhe ka parasysh intolerancėn fetare qė Rexhep Mejdani provokoi nė Shqipėri nė vitin 2006; njė lexuesi tė paanshėm i mbushet mendja top qė konferenca "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans" vetėm pėr tolerancė nuk ka folur. Nė kėtė konferencė qė nga faqja e parė dhe deri nė tė fundit tė librit ne lexojmė tė krishterė qė i luten Nėnė Terezės dhe lavdėrojnė Krishtėrimin; lexojmė disa burra me emra muslimanė si Rexhep, Xhaferr, Sabri e Mentor qė shajnė Islamin dhe i thonė tė ftuarve nga Perėndimi i Krishterė qė ata nuk janė mė muslimanė por janė bėrė laramanė si pasojė e hibridizimit me tė krishterėt; dhe njė ish-palo-asistent tė KMSH-sė i cili i ka bėrė amin axhendės dhe selektimit tė kujdesshėm qė Rexhep Mejdani i ka bėrė pjesėmarrėsve nė kėtė konferencė. Nė kėtė konferencė, Islami, muslimanėt shqiptarė jo vetėm qė nuk janė prezantuar si duhet; por kjo konferencė duket qė ka qenė njė monolog tė krishterėsh dhe ateistėsh ku muslimanėt e Shqipėrisė dhe Islami janė keqprezantuar, ofenduar dhe ndaj tyre ėshtė kėrkuar qė tė ushtrohet aparteid shtetėror.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    Shkruesit tė kėtij shkrimi, mėrzia mė e madhe i vjen nga fakti qė njė konferencė e kėtillė ėshtė sponsorizuar nga njė aleancė ushtarake siē ėshtė NATO, dhe programi i saj pėr Shkencė pėr Paqe dhe Ēėshtje tė Sigurisė. NATO e cila posedon avionė, tanke dhe armė bėrthamore me tė cilat sot ka bėrė zap gjysmėn e botės, nuk duhet ta uli veten kaq poshtė, saqė tė sponsorizojė disa njerėz tė cilėt nė historinė e Shqipėrisė kanė shkatėrruar kishat dhe xhamitė dhe kanė brohoritur pėr Enver Hoxhėn dhe Traktatin e Varshavės dhe mallkuar armatėn e imperializmit amerikan; NATO-n. Unė e kuptoj qė nė kohėn kur kjo konferencė ėshtė mbajtur nė Tiranė, NATO sundohej ende nga mendimet agresive tė presidentit Bush i cili zhyti Perėndimin dhe botėn islame nė gjak dhe luftė. Megjithatė me zgjedhjen e presidentit Barack Obama nė krye tė SHBA-ve nė vitin 2009 unė shpresoj qė NATO do tė ndryshojė kursin e saj ndaj muslimanėve dhe tė mos sillet mė si njė klub cubash tė krishterė, pasi pjesė e NATO-s nė fund tė fundit ėshtė edhe Turqia njė nga vendet mė tė rėndėsishme tė botės muslimane sot. Siē edhe analisti amerikan Zbigniev Brzezinski ka deklaruar gjatė fushatės nė mbėshtetje tė presidentit Obama, Islami nuk ėshtė armik i Perėndimit dhe Perėndimi nuk ka nevojė tė armiqėsojė muslimanėt sipas fantazive tė evangjelistėve dhe fondamentalistėve tė krishterė tė cilėt lulėzuan nė kohėn e presidentit Bush nė Perėndim. Pėr mendimin tim, sponsorizimi i konferencės dhe librit "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans" nga programi i NATOs pėr Shkencė pėr Paqe dhe Ēėshtje tė Sigurisė ėshtė njė turp i kėsaj organizate e cila ka fyer me shkrimet e prezantuara dhe botuara, ndjesitė e muslimanėve shqiptarė tė Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Zotėrijtė qė drejtojnė NATO-n sot e dinė fare mirė qė muslimanėt shqiptarė nuk kanė as fonde dhe as fuqi qė tė kundėrshtojnė konferencat e NATO-s ku feja e tyre poshtėrohet dhe nuk kanė as akademi qė ti pėrgjigjen tė gjitha budallėqeve qė janė prezantuar aty. Zotėrijtė qė sot drejtojnė NATO-n e dinė shumė mirė se ēfarė kanė hequr muslimanėt shqiptarė nga Rexhepėt, Sabrijtė dhe arma e egėr e sigurimit tė shtetit nė kohėn e komunizmit por edhe pas vitit 1998 kur fondacionet, xhamitė, shkollat e medresetė e tyre janė mbyllur, ndėrsa tė krishterėt kanė arritur tė shtrihen kudo dhe me mbėshtetjen e Perėndimit tė prozelitojnė disa mijėra shqiptarė drejt Krishtėrimit. Megjithatė, zotėrijtė qė drejtojnė NATO-n sot duhet ta dinė qė muslimanėt e persekutuar shqiptarė ashtu si edhe Jezu Krishti kur qėndronte nė kryq pėrballė ushtarėve romakė, posedojnė ushtritė e padukshme tė moralit dhe shpresės nė Allahun, Zotin e qiejve dhe tė tokės i cili triumfon mbi ēdo perandori dhe superfuqi. Do tė ishte e udhės qė zotėrijtė qė drejtojnė NATO-n sot tė mos sponsorizojė nė tė ardhmen programe tė kėtilla tė kota qė ofendojnė muslimanėt shqiptarė. NATO duhet tė sillet si njė organizatė shekullare qė mbron sigurinė nė botė dhe jo si njė klub cubash tė krishterė qė nxit intolerancė kundėr Islamit dhe muslimanėve. Nėse krijohet mundėsia, zyrat e NATO-s qė janė nė Tiranė duhet tė marrin hapa konkretė dhe tė shėrojnė plagėt qė kjo konferencė i ka shkaktuar muslimanėve tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė.

Tema tė Ngjashme

  1. Mary Watson - Mėsuese e teologjisė pranon Islamin
    Nga ILyrium nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 13:09
  2. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •