Nė shtator tė vitit 2006 OJQ-ja "Millenium Club Center" (MC2) e drejtuar nga Mentor Nazarko organizoi njė konferencė me titull "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans". Kjo konferencė qė nė ditėt e para tė organizimit tė saj shkaktoi njė skandal nė Shqipėri, pasi ish-presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Mejdani, deklaroi se i mbėshtetur mbi disa enciklopedi fondamentalistėsh tė krishterė kishte mėsuar qė popullsia shqiptare e besimit mysliman nė Shqipėri ėshtė gjithsej 38.8 % pėr qind, ndėrsa ajo kristiane ėshtė 35.4% pėr qind, duke e ndarė nė 16.8 pėr qind katolikė dhe nė 16.1 pėr qind ortodoksė. Ndaj kėsaj deklarate dashakeqe reagoi Forumi Musliman i Shqipėrisė i cili denoncoi pėrpjekjet e organizatave fondamentaliste evangjeliste si Qendra Kėrkimore Botėrore e Ungjillizimit, tė cilat nxjerrin kėsi statistikash jo-shkencore dhe duan tė prishin balancat fetare nė Shqipėri. Forumi Musliman kėshilloi Rexhep Mejdanin qė tė qėndrojė larg kėtyre botimesh dashakėqia dhe jo serioze. Ndaj reagimit tė Forumit Musliman reagoi njė vit mė vonė edhe historiania katolike Ines Angeli Murzaku e cila nė njė shkrim tė botuar nė revistėn RELIGION IN EASTERN EUROPE XXVIII, 1 (February 2008), mbron tezat e Mejdanit dhe vė nė pah se nė Shqipėri tolerance fetare kėrcėnohet nga muslimanėt tė cilėt pasi edukohen nė botėn muslimane, po sjellin njė Islam arab nė Shqipėri. Shkrimin e Ines Murzakut mua ma solli nė vėmendje njė historiane bullgare e cila ishte skandalizuar me nivelin e ulėt akademik tė autores, dhe mė kėrkoi qė ti bėj edhe njė replikė. Megjithatė si pasojė e detyrimeve tė tjera qė kam patur gjatė vitit tė kaluar, unė vendosa ta injoroj incidentin e Mejdanit dhe fantazitė e njė katolikeje tė rilindur si Murzaku e cila edhe nė takimin e Tiranės, nė vend qė tė fliste pėr tolerancėn, prezantoi njė punim mbi priftėrijtė italianė (tė cilėt ndryshe nga arabėt qė ajo i tregon si tė kėqinjė, italianėt i tregonte si tė mirė) dhe betejėn e tyre kundėr Islamit nė Shqipėri.
Pėrpara disa ditėsh, duke kėrkuar nė internet unė hasa aksidentalisht nė librin "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans" edituar nga James Pettifer dhe Mentor Nazarko ku ishin botuar punimet e konferencės tė Tiranės. Libri bėnte goxha shtrenjtė. Ishte 150 EURO. Thua se nė atė tė ishin shkruar mrekullitė mė tė mėdha tė shekullit tė XXI. Libri ishte botuar nga IOS Press nė vazhdėn e botimeve tė NATOs pėr Shkencė pėr Paqe dhe Ēėshtje tė Sigurisė. Duke qėnė se pas "zbulimit" tė Rexhep Mejdanit tė statistikave tė Islamit nė Shqipėri qėndronte edhe NATO, e cila me tanke dhe me avionė sot ėshtė kthyer si Traktati i Varshavės nė vitet 70tė dhe po vret muslimanė nėpėr malet e Afganistanit dhe tashmė po konfrontohet edhe me Rusinė dhe mund ta ēojė botėn nė njė katastrofė botėrore, unė, si ndjekės kureshta i politikės ndėrkombėtare qė jam, bėra ēmosin qė ta lexoja dhe kuptojė se ēfarė shkence kishin prezantuar emisarėt e NATO-s nė Konferencėn e Tiranės nė shtator 2006. Libri tė cilin arrita ta posedoj dhe e kam pėrpara meje nė kėto momente ėshtė prej 138 faqesh. Ai ėshtė i ndarė i nė katėr kapituj; ku i pari flet pėr fetė nė Shqipėri dhe historikun e tyre; i dyti pėr studime lokale; i treti pėr paralele matanė Ballkanit; dhe i katėrti ka konkluzionet. Librin e kam lexuar nė kėto 3 ditėt e fundit. Leximin e nisa pardje kur isha duke udhėtuar me tren nga Lugano e Zvicrės pėr nė Itali, dhe e mbarova sot, ndėrsa isha nė spital tė Firences, nė Pronto Soccorso ku jam duke kryer disa vizita mjekėsore.
Libri Strengthening Religious Tolerance ka njė titull magjepės. Ai flet pėr pėrforcimin e tolerancės fetare dhe krijimin e njė shoqėrie civile tė sigurtė nė Shqipėri dhe Ballkanin jugor. Megjithatė toleranca fetare dhe saktėsia shkencore ėshtė ajo qė librit i mungon nė shumicėn e materialeve tė tij. Libri hapet me njė mesazh urimi nga senator Giulio Andreoti i cili pasi kėrkon tė falur qė nuk ka mundur tė vijė nė Tiranė, thotė qė ėshtė duke iu lutur Nėnė Terezės qė ti ndihmojė. Ama senator Andreoti mua si njė lexues musliman dhe shqiptar tė kėtij libri mė lė pak nė dyshim mbi lutjen e senatorit. Pėr ēfarė i lutet Andreoti Nėnė Terezės dhe cilės Nėnė Terezė i lutet ai? Asaj qė Dr. Aroup Chaterjee tregon, apo asaj qė po pėrdoret nė Shqipėri pėr tė katoliēizuar identitetit e popullit shqiptar? Gjithėsesi unė them inshallah Andreoti nuk i lutet Nėnė Terezės qė tė realizohen mesazhet ogurzeza qė libri qė unė kam pėrpara ndjell pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri. Pas lutjes sė Andreotit libri i rrėfen lexuesit listėn e pjesėmarrėsve nė konferencė. Nė listė dikush lexon emra qė variojnė qė nga Peshkopi Anastas Janollatos, te famėkeqėt Ilir Kulla, Sabri Godo, Rexhep Mejdani dhe Arben Xhaferri. Megjithatė mua emri qė mė tėrhoqi mė shumė vėmendje ishte ai i Ermir Gjinishit. Ermiri Gjinishi i cili mesa duket ka qenė i vetmi pėrfaqėsues jo-zyrtar i muslimanėve shqiptarė nė kėtė takim, paraqitet si ish-asistent kryetar i Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė. Ky emri asistent-kryetar mua mė konfuzoi pak, pasi unė nuk di qė Gjinishi tė ketė pasur ndonjė post tė kėtillė nė jetėn e tij. Megjithatė, nė krahasim me mrekullitė e tjera tė librit, ky indikacion nuk ėshtė edhe aq mbresėlėnės.
Krijoni Kontakt