Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ja edhe nje lloj harte te ketij Kompleksi turistik sa per orientim



    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Lol Realisht eshte mbet me thene ashtu, pasi qe shquhemi per optimizem, sepse ne realitet te shkosh ne Brezovice, qdo identitet kombetar tjeter mund te shofesh, mirpo identitet shqiptar jo. Mirpo pasi qe eshte pjes e jona dhe ka bukurin e saj, ateher ia vlen ta gezojm edhe ne kete menyre.

    Shpresojm qe te privatizohet kjo pjes dhe ta merr ndonje jo serb dhe te kemi rastin qe ta shijojm kete bukuri edhe ne gjuhen shqipe.

    Ndersa fotot jan te bera nga une, pse lol spo ta mbushi syrin
    Pra kjo nuk është krenari pra nuk i bën krenar Shqiptarët, por i bën ata që pranuan Decentralizimin me kënaqësi, Serbët dhe Hashim Tacin.

    __

    Fotot janë shumë të bukura, të komplimentoj për këtë. Por atë By : K-G, nuk e kuptoj na e bëj të ditur ?! (Ketu kam qeshur).
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin

    Fotot janë shumë të bukura, të komplimentoj për këtë. Por atë By : K-G, nuk e kuptoj na e bëj të ditur ?! (Ketu kam qeshur).

    Jan shifra sekrete qe nuk zbulohen dote nga une.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Brezovica nje Mundesi Skijimi

    Ata vijnë në Shqipëri për detin dhe rërën, ne mund të shkojmë atje për ski dhe dëborë. Ku? Në Kosovë, pra! Jo më shumë se 90 kilometra në jug nga Prishtina, në kufi me Maqedoninë gjendet një nga qendrat më të mëdha të skijimit në Ballkan, Brezovica, një fshat turistik, ku shqiptarët janë rikthyer pas luftës duke rindërtuar vilat e djegura dhe duke blerë shtëpitë e serbëve. Nuk është thjesht çështje atdhetarie, por pa dyshim kënaqësi të nisesh një ditë të shndritshme dëbore nga Prishtina në drejtim të maleve të Sharrit, për të zbuluar atë që kosovarët e quajnë “margaritar” të turizmit të tyre dimëror, Brezovicën.
    Sado elitar të duket, ky lloj turizmi ka nisur t’i tërheqë gjithnjë e më tepër shqiptarët e Kosovës, ndërsa të paktë janë ata prej Shqipërie që e njohin këtë destinacion të veçantë të gjysmës tjetër shqiptare. Rrugës nga Prishtina drejt Brezovicës nuk numëruam më shumë se 2-3 syresh që ngjiteshin me makinat e tyre drejt qendrës së skijimit. Ndërsa makinat e ndërkombëtarëve të Kosovës dhe të turistëve të huaj që udhëtonin drejt Brezovicës ishin të shumta, pa dyshim që pjesa më e madhe e atyre që rendnin për ski ishin kosovarë. Fundjava në stacionin e skive është një nga alternativat më të preferuara për ta. Sidomos ditëve të kthjellëta, pa erë dhe me diell.
    E tillë ishte e diela jonë e muajit shkurt. Por ditë të tilla të bukura dëbore gjen në këtë stacion skish deri në muajin maj. Sipas të dhënave të departamentit të turizmit pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, qendra e Brezovicës drejt së cilës po udhëtojnë, shtrihet në një territor prej 2 500 hektarësh, në një lartësi nga 1 718 deri në 2 522 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa shtigjet e rregulluara për skijim që na presin në Brezovicë janë plot 40 kilometra. Shtigje të lakuara siç duhet dhe disa prej të cilave janë të gjata deri në 5 kilometra secila. Statistika e lakueshmërisë mesatare të këtyre shtigjeve është 38%, gjë që entuziazmon edhe më profesionistët e skijimit.
    Kështu, të dielën e dytë të shkurtit 2006 Brezovica na priste e populluar si çdo të diel dimri. Vargu i gjatë i makinave të parkuara niste ende pa iu afruar rrëzës së malit, ndërsa në faqen e malit që dukej nga rruga, më profesionistët kishin nisur skijimin e guximshëm. Nuk është e lehtë të parkosh pranë stacionit, në mënyrë që të shmangësh një copë të mirë rruge në këmbë, por me pak insistim arrijmë të gjejmë një vend afër stacionit të poshtëm. Një udhëtim fare i shkurtër me kabinë të ngjit në sheshpushimin e madh të stacionit të skive, aty ku gjenden baret e vogla dhe ku tregtohen e jepen me qira mjete të skijimit. Nëse nuk ke marrë me vete të tilla, duhet të marrësh parasysh që çmimet janë të kripura, por mund të gjesh nga të gjitha llojet e pajimeve. Në kafenenë e madhe të hotelit “Molika”, nuk është e lehtë të gjesh as vend dhe as pije të mira të ngrohta. Ani, bora dhe koha duken në favorin tonë.
    Grupet e organizuara të të rinjve që ngjiten çdo fundjavë, janë të shumta, por frekuentuesit e rregullt të këtyre anëve tregojnë se të shumtë janë edhe studentët që zhvillojnë praktikat mësimore atje lart dhe jo thjesht fundjavave por për periudha më të gjata. Ndonjëherë u duhet të bien pre e tekave të prerjeve të energjisë elektrike që mund t’i lërë edhe për një kohë të gjatë varur në teleferik, por humori dhe pozitiviteti i moshës bën që gjithçka të përfundojë mirë për ta. Ndërsa për prindërit e shoqëruar me fëmijë aventura të tilla në teleferikun e hapur nuk janë aq të këndshme, prandaj preferojnë të frekuentojnë ambientet më pranë qendrës, në kodrinën më të butë dhe më pak të rrezikshme për skiatorët e vegjël apo diletantët e skijimit.
    Sidoqoftë ata mund të shfrytëzojnë teleferikun e vogël që i ngjit duke skijuar deri në një farë pike, në mënyrë që të zbresin mandej vetë, duke përdorur gjithë teknikën dhe artin e tyre të skijimit ose të rrokullisjes teposhtë. Në radhë për të praktikuar këtë lloj skijimi qëndrojnë të vegjlit, por edhe të rriturit. Më të guximshmit preferojnë të marrin teleferikun më të gjatë dhe të hidhen me ski në faqen tjetër të malit që gëlon nga ata më sportivët. Mundësitë e shumta për t’u zbavitur dhe mjetet e infrastruktura sportive i kanë lënë lojërat fëminore me topa bore në prehistori, ndërsa edhe më i vogli prej tyre kërkon të zbresë me skitë e veta nga teleferiku.
    Stacioni më i ri i nisjes së teleferikut është vendosur në "Livadhin e Madh", në një lartësi prej 1 718 metra mbi nivelin e detit, ndërsa stacioni i mbërritjes nga ky teleferik është vendosur në 2 212 metra lartësi mbi det. Përveç shtëpive dhe vilave private, disa prej të cilave jepen edhe me qira, dy nga hotelet më të njohura të Brezovicës janë “Molika”, hotel i cili gjendet në pikën më të lartë ku nisin edhe shtigjet e skijimit dhe i vendosur shumë afër teleferikut të poshtëm, në një lartësi prej 1 750 metra mbi det dhe hotel “Narcis”, që gjendet në fshatin e Brezovicës, 9 kilometra larg shtigjeve të skijimit, por që ka kushte më të mira sesa hotel “Molika”, i cili pritet të privatizohet dhe të restaurohet së shpejti.
    Edhe pse i administruar dhe i menaxhuar kryesisht nga komuniteti serb, qendra e skijimit të Brezovicës frekuentohet rregullisht dhe pa probleme apo incidente nga ana e kosovarëve, të cilët shkojnë rregullisht fundjavave aty për t’u argëtuar, me grupe shoqërore ose me familjet e tyre. Sipas stafit serb të qendrës së skijimit, gjatë fundjavave numri i vizitorëve shkon deri në 2-3 mijë vetë, ndërsa gjatë gjithë sezonit numërohen më shumë se 100 mijë vizitorë. E ndërtuar në vitet 70, qendra e skive në Brezovicë nuk ka marrë prej kohësh investime nga shteti, megjithëse ende nuk është privatizuar.

    Belina Budini
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 08-10-2009 më 09:47
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje Pamje tjeter
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #16
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anëtarësuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    Nje vend shume i mire Brezovica.Poashtu edhe fotot shume te mira,e paraqesin ate ashtu si eshte me te vertete.I vetmi problem,sistemi organizativ(sundues) !!!

    p.s.duhet te na takoj neve,si thoni?!

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Edmond.S Lexo Postimin
    Nje vend shume i mire Brezovica.Poashtu edhe fotot shume te mira,e paraqesin ate ashtu si eshte me te vertete.I vetmi problem,sistemi organizativ(sundues) !!!

    p.s.duhet te na takoj neve,si thoni?!
    Per tu mos u shitur patriot me mire do kisha thene qe do ishte mire ti takoj atyre qe dijn ta menaxhojn drejt dhe mire kete kompleks turistik. Sepse po te thosha qe te na takoj neve shqiptareve, ateher eshte e padrejte te ju mohohet nje pasuri qe gjendet ne prone te tokave serbe, por thjesht nje drejtues qe do ta menagjoj ne ate menyre qe te jen te kenaqur te gjithe, duke u nisur qe nga vizitoret e deri tek ata qe mbajn familje nga ky lloj turizmi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ca te tjera
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  5. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •