Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Republika E Kosovės...

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    REPUBLIKA E KOSOVĖS –
    ”SHTETI KOSOVAR” –
    SHTET LAIK APO SHEKULAR?

    ” Lufta midis mosbesimit dhe besimit ėshtė tema mė kryesore nė historinė botėrore.”
    - Goethe


    Republika e Kosovės, deri mė sot, shteti mė i ri nė botė, ka njė kushtetutė, kushtetutė e cila ėshtė e ”smutė”, prej tė cilės tė vlojnė trutė…
    Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, e cila hyri nė fuqi me 15 Qershor 2008, ka 14 kapituj dhe 162 nene, ku shumēka ėshtė shtjelluar, pėrcaktuar, por me shumė gabime e mbuluar…
    Pėr Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės shumēka ėshtė shkruar…Ėshtė shkruar si ėshtė hartuar, si ėshtė miratuar, por pėr njė nen nuk ėshtė shkruar, i cili jetėn Kosovės ka me ja ngatėrruar…
    Kushtetuta ėshtė ligji mė i lartė i njė shteti. Po ky shtet, Republika e Kosovės, sipas Kushtetutės, ēfarė shteti ėshtė ?

    Ēfarė ėshtė ”shteti kosovar”-
    shtet laik apo shekular?

    Nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I,
    Dispozitat Themelore, nėn nenin 8 – shkruan:

    Neni 8 (Shtet Laik)
    Republika e Kosovės ėshtė shtet laik dhe neutral nė ēėshtjet fetare.
    Kėshtu ėshtė pėrcaktuar Kosova… Kėshtu, pra, Kosova kreshnike, nė gjuhėn shqipe, sipas Kushtetutės, ėshtė laike…

    Kurse nė versionin anglisht shkruan:

    Article 8 (Secular State)
    The Republic of Kosovo is a secular and neutral in matters of religious beliefs.
    (Republika e Kosovės ėshtė shtet shekullar dhe nė ēėshtjet e besimeve fetare ėshtė asnjėnėse.)

    Kėshtu ėshtė pėrcaktuar Kosova… Kosovo, pra, nė gjuhėn angleze, nė Kushtetuten “kosovare” ėshtė shekullare…
    Ky dallim, ky ndryshim, ky ngatėrrim a ėshtė bėrė me qėllim apo ėshtė ndonjė lėshim…?
    Pėr kėtė ēėshtje, njė njė ditė, njė mik, njeri me mend-punon nė Kuvend, i cili ėshtė ėshtė jurist, deri dje ishte enverist, tani evropian, por qė e kam jaran, mė tha: ”…more Mexhid, sido qė tė jetė, Kosova ėshtė shtet, shtet i pavarur dhe sovran, a po mė kupton, more jaran…! ?


    Ē’ ėshtė laicizmi ?

    Termi laicizėm rrjedhė nga greqishtja, nga fjala laie, qė do tė thotė: njeri i kėsaj bote, i rėndomėt, mesatar, jo i ditur…
    Shumė gjuhė evropiane termin laicizėm e kanė huazuar nga gjuha latine, nga fjala laicius, qė do tė thotė: ai qė nuk ėshtė fetar, nuk ėshtė i lidhur pėr fe, nuk ėshtė antar i klerit…Kėshtu e shpjegojnė fjalorėt e ndryshėm tė gjuhės angleze…
    Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, Prishtinė, 1981, faqe: 937, termin Laik e shpjegon kėshtu:
    Laik: Qė nuk ėshtė fetar e kishtar, qė nuk ka pėrmbajtje fetare, qė nuk merret me fenė, qė nuk i pėrket fesė dhe klerit…
    Kurse Fjalori i Shqipes sė Sotme, qė ka rreth 35.000 fjalė, hartuar nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Botim i dytė i ripunuar, Botoi: Toena, Tiranė, 2002, nė faqėn 1231, pėr termin Laik, pėrveē atyre shpjegimeve tė lartshėnuara, shkruan se laik do tė thotė: kundėr fetar…
    Duket qartė se tek Fjalorėt e Gjuhės Shqipe, si nėn diktaturėn komuniste-ateiste dhe pas saj, nė shpjegimin e termit Laik mbisundon fryma komuniste-ateiste…
    Nė tė vėrtetė, Laicizmi ėshtė njė koncept francez pėr njė shoqėri shekullare, qė do tė thotė: mungesa, largimi, mėnjanimi, mosndėrhyrja e ēėshtjes fetare nė ēėshtjet qeveritare apo ēėshtjet qeveritare nė ēėshtjet fetare…Pra, Laicizmi ka pėr themel lirinė e mendimit, lirinė e besimit. Kėshtu e shpjegojnė leksikografėt evropian…
    Por, gjatė shekullit njėzet, Laicizmi merr njė kuptim tė ri: qė do tė thotė: Barazi ndaj tė gjitha feve… Por, me gjithė kėte, viteve tė fundit, pėr shkaqe politike, shpjegimi, interpretimi i termit Laicizėm po tkurret…
    Kjo tkurrje e termit Laicizėm e detyroi edhe kreun e Vatikanit, Papėn, Gjon Pali i Dytė, tė ndėrhyjė, ndėr tė tjera, me kėto fjalė:
    “Shekularizmi nuk duhet tė ngatėrrohet me Laicizmin. Laicizmi ėshtė kur shteti pretendon tė injoron dimensionin shpirtėror tė individit ose tė shoqėrisė…” Fjala e Papės, Gjon Pali i Dytė, para ipeshkėve francez, Vatikan, 27 shkurt 2004…
    Gjatė vizitės sė Papės Benedikti XVI-tė nė Francė, me 12 Tetor 2008, Papa, ndėr tė tjera, tha:
    ”Ėshtė koha tė rishikohen marėdhėnjet ndėrmjet kishės dhe shtetit, duke shtuar edhe kėto fjalė, “duhet njė formė e shėndetshme e laicizmit…”
    Nė ceremonin e pasditės nė Pallatin Elysie, me 12 Tetor 2008, para kryetari tė Francės, Nicolas Sarkozy, Papa Benedikti XVI-tė, ndėr tė tjera, tha:
    ” Jam plotėsisht i bindur se tani ėshtė e nevojshme qė laicizmi tė ketė njė kuptim tė ri…”
    Lind pyetja: Pse i tha Papa Gjon Pali i Dytė kėto fjalė, rreth Laicizmit dhe Shekullarizmit, para ipeshkėve francezė, me 27 Shkurt 2004?
    Pse i tha Papa Benedikti i XVI-tė kėto fjalė nė Francė, me 12 Tetor 2008, para hundėve tė Kryetarit tė Francės, Nicolas Sarkozy, nė Pallatin Elysie?
    I kanė thėnė kėto fjalė tė nevoshme, tė domosdoshme, krerėt e Vatikanit, Papa Gjon Pali i Dytė dhe Papa Bededikti i XVI-tė sepse ishte Franca, e para nė Evropė, pikėrisht ajo, e cila e miratoi ligjin pėr Laicizėm, shtet laik, qė nė vitin 1905…
    Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Kushtetutėn amerikane, nuk pėrdoret termi Laik apo Laicizėm, por pėrdoret termi Sekular apo Sekularizėm…

    Ē’ėshtė Sekularizmi?


    Nė gjuhė shqipe, sipas Fjalorėve tė Gjuhės Shqipe apo Fjalorit tė Shqipes sė Sotme, Tiranė, 2002, nuk pėrdoret termi Sekular apo Sekularizėm por shėnohet fjala: Shekullar, qė do tė thotė:
    ”Klerik katolik qė nuk bėn pjesė nė ndonjė urdhėr e nuk jeton nė kuvend…” , (Faqe: 1231.)
    Ky ėshtė jo vetėm njė shpjegim i gabuar, por ka edhe njė qėllim, njė qėllim tė caktuar, tė paragjykuar,:
    Nė vend se tė ndriēon, tė errėson…
    Kėtu jo vetėm qė mbulohet e vėrteta, por del nė sipėrfaqe gėnjeshtra…
    Kėtu fyhet Kisha Katolike apo Katolicizmi, kurse injorohet, pėrjashtohet, feja Islame apo Islamizmi…
    Kur ndodhi kjo nė kohėn e diktaturės komuniste-ateiste kishte njė arsye tė pa arsyeshme, por ky Fjalor i Shqipes sė Sotme, botuar nė Tiranė, 2002, dėshmon se komunizmi-ateizmi vdiq, por nė kokat e akademikėve tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe tė gjuhėtarėve tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, qė hartuan kėtė Fjalor, ky Fjalor dėshmon se komunizmi-ateizmi ende jeton…
    Sipas fjalorėve tė ndryshėm amerikan, termi Shekular apo Shekullarizėm ka disa kuptime, por kėtu po i veēojmė, po i shėnojmė vetėm disa:
    Shekullarizėm do tė thotė: me qenė i lirė nga cilėsitė fetare ose shpirtėrore…
    Kėshillohet qė besimi ose mosbesimi tė injorohet nga administrata shtetėrore. Kjo nuk do tė thotė pėrjashtim apo mohim i fesė…
    Shekullarizmi ngulmon nė lirinė fetare, dhe lirinė nga feja.
    Shekullarizmi nė ēėshtje shtetėrore ėshtė asnjėnės nė ēėshtje fetare dhe nuk privilegje apo nėnēmim ndaj feve…
    Nė shkollat shtetėrore nuk duhet tė mėsohet pėr fenė, por as pėr ideologji ateiste…
    Shkurt, Shekullarizėm nuk do tė thotė anti-fetarizėm…


    Nė pėrfundim – njė krahasim

    Ndėr dy tė kėqija duhet tė zgjidhet e keqja mė e vogėl…
    Kosova, me Kushtetutė, ėshtė shtet laik, pra e ka zgjedhur tė keqen mė tė madhe, ndonėse, sikur e shėnuam mė lartė, nė versionin anglisht tė Kushtetutės shkruan se Kosova ėshtė Shekullare…
    Me Kushtetuten e Kosovės injorohet, diskriminohet shumica, besimet e shqiptarėve, qė i takojnė Fesė Islame dhe Kishės Katolike, kurse priviligjohet, favorizohet pakica serbe dhe Kisha Orthodokse…, por, pėr kėtė kemi shkruar disa herė…
    Nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, shtet laik, nuk pėrmendet askund fjala Zot…
    Nė tė gjitha kushtetutat e 50-tė shteteve tė Amerikės, qė pėrbėjnė Shtetet e Bashkuara, (USA), pėrmendet Zoti, madje Ai falėnderohet, lavdėrohet, madhėrohet me cilėsitė, atributet mė tė bukura…
    Nė Kushtetutėn e shtetit Arkansas, pėr shembull, nė nenin 19, shkruan:
    ”Asnjė person i cili e mohon Zotin nuk duhet tė mbajė asnjė post nė departamente civile tė kėtij shteti, as tė jetė kompetent tė dėshmojė nė ēfardo gjykate…”
    Qeveritarėt dhe kuvendarėt e Kosovė nuk e pėrfaqėsojnė shumicėn e shqiptarėve, sepse nė zgjedhjet e fundit, me 17 Nėntor 2007, votuan mė pak se 40 % ...
    Kuvendarėt dhe qeveritarėt e Kosovės nė vazhdimėsi e pėrsėrisin njė fjali: Jemi nė miqėsi tė pėrherėshme me Amerikėn…
    Amerika, qe pra, ėshtė shekulare... E di fort mirė Amerika qė ka punė me laika… Kur nuk besoni, si t’ju besohet?
    Nė politikė, more laikė, me trashėgimi titiste dhe enveriste, nuk ka miqėsi, simpati, dashuri, por ka interesa kombėtare, shtetėrore, njerėzore…
    Kosova laike vetveten e bėri armike…! Kosova me kėtė kushtetutė veē po duket se ėshtė e smutė…
    Ėshtė koha, sikur thanė dy papat, Papa Gjon Pali i Dytė dhe Papa Benekikti i XVI-tė, tė rishikohet laicizmi, tė ketė njė formė tė shėndetėshme, njė kuptim tė ri….
    Kjo ėshtė jo vetėm e nevojshme, por e domosdoshme…

    Ėshtė koha, qė pėr hirė tė interesit njerėzor, shtetėror e kombėtar, Kosova tė jetė jo shtet laik, por shekullar…
    Pėrndryshe, kėshtu qysh jemi, pa fe, pa besim nė tė madhin Zot – ēdo gjė shkon kot…! Kosova bėhėt me e kja me lot… !
    Mos o i Madhi Zot…!

    (Autori ėshtė studiues i religjioneve)

  2. #2
    Interisti Maska e beratii
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    107
    secular do te thot laik kur te perkthehet ne gjuhen angleze , ndoshta perdoret e njejta fjal per ket shpjegimin qe e ke jep ti po secular gjithashtu do te thot laik

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ēfarė ėshtė ”shteti kosovar”-
    shtet laik apo shekular?
    Shkurt, c'rendesi ka se c'eshte! E rendesishme eshte qe eshte shtet qe nuk ka fe zyrtare, e qe lejon shtetasit e tij te besojne c'te duan e te ndjekin ate fe qe kane qejf. Ty, mos ta ka ndaluar gje shteti apo kushtetuta e Kosoves te ndjekesh religjionin tend?

    Tema te tilla te lodhura jane pronesi e njerezve buze pleqerise ose e njerezeve parazitare te cilet nuk kane se me cfare te merren.
    Life's too short to remove USB safely.

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •