Duke kujtuar Edison Gjergon
Elsa Demo
| 12/08/2009 | Kulture |
Miku i Edison Gjergos tregon lidhjen 30-vjeēare me piktorin modern me fat tragjik. Ai regjim qė i vuri pėrballė nė sallėn e gjyqit, po bashkė i burgosi nė Spaē.
Pėrkthyesi Islam Spahiu ėshtė dėshmitar i tablove tė shumėpėrfolura "Epika...", "Pusi 542": "Nuk ishte hero, ajo kohė donte heronj. Unė jam fajtor qė nuk i fola kurrė mė"
Ka vizitorė nė Galerinė Kombėtare, tė huaj ka shumė. Njė turist i tregon shitėses sė dyqanit tė suvenireve (dyqan i thėnēin) nė ekranin e aparatit fotografik: Edison Gjergo (1939-1989).
Ai ka fotografuar kėtė emėr nė pavijonet e linjės muzeale dhe kėrkon njė album me punė tė tijat, kartolina apo njė shenjė nga ky Edison Gjergo shqiptari.
Tė dy kėrkojmė njė shenjė mė shumė nė kėtė galeri pėr Edison Gjergon. Asgjė mė shumė se tablotė "Fondatori" (1971), se "Portret malėsoreje" (1972), se "Epika e yjeve tė mėngjesit" (1971), nuk ka.
Ka vetėm njė orientim me vendosjen e punėve tė tij nė pavijone tė caktuara: "Portret malėsoreje" tek Elementė tė pikturės moderniste nė vitet 1960-'70. "Epika..." e ekspozuar bashkė me "Fondatorin" tek salla e Pikturės formaliste, e Realizmit Socialist (1969-1974), mban shėnimin shqip-anglisht: "U kritikua nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, si dhe nga Pleniumi IV i PPSH 1973, si vepėr me pėrmbajtje pesimiste dhe trajta formaliste. Autori i saj, Edison Gjergo, u arrestua nė janar 1975 dhe vepra u vendos nė fondin e zi tė GKA."
Thuhet se nė GKA ruhen vetėm katėr punė. "Epikėn" ia mbajnė si "dėshmi me vlerė historike dhe artistike pėr autorin dhe artin shqiptar tė viteve 1973-'74". Po tė shohėsh "Nata kosovare" e Edi Ramės, ekspozuar nė linjėn e re muzeale tė GKA-sė, influenca prej "Epikės" sė Gjergos duket qartė.
Pa llogaritur vlerėsimin qė Rama i bėn nė pasthėnien e "Mbi shpirtėroren nė art" (ka bėrė pėrkthimin e veprės sė Visili Kandinskit) ai shpreh ndikimin shpirtėror qė pati Gjergoja, qė duket tė ketė qenė si ndikimi i njė flladi, fatkeqėsisht pa gjurmė.
Ky Gjergoja qė nuk doli ndonjėherė nga Shqipėria, qė nuk ekspozoi kurrė i gjallė jashtė saj, qė nuk mėsoi njė gjuhė tė huaj, nuk u hoq aq shqiptar i ri qė pėr tė jetuar qetė e pa kokėēarje e kriposi jetėn dhe veprėn ose si ushtar artist, ose si i verbėr.
Me Islam Spahiun, pėrkthyes nga disa gjuhė, mik pėr 30 vjet me Edison Gjergon, e kujtojmė sot nė vitin 2009. Ky vit mban dy pėrvjetorėt e lindjes dhe tė vdekjes sė piktorit, qė si ēdo gjė, e cila kėrkon tė dalė nė dritė, kalon njėherė nėpėr njė terr tė thellė. Koha qė po jetojmė ėshtė njė terr i thellė, kulturor dhe shpirtėror.
Kur jeni njohur me Edison Gjergon?
Nė vitin 1957-'60 unė punoja skenograf nė Estradėn e Shtetit, e sapokrijuar. Vendin e punės e kisha pranė Teatrit Popullor; aty ngjitur gjendej Klubi i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Kėshtu, duke frekuentuar atė klub, pata rastin tė njoh shumė artistė e shkrimtarė tė asaj kohe, nė mes tė cilėve edhe Edison Gjergon.
Ai, atėherė, me sa mbaj mend punonte si piktor dhe bėnte reklamat e filmave qė shfaqeshin nė kryeqytet. Ishte i ri dhe binte nė sy pėr sqimė nė veshje dhe seriozitet nė sjellje. Erdhi rasti qė tė uleshim nė njė tavolinė me nga njė gotė alkool pėrpara. Se si kaluam pėrnjėherėsh nė njė intimitet gazmor.
Ēfarė ju lidhi?
Shumė kohė mė vonė lexova kėtė aforizėm tė Niēes: "Ndarja e gėzimeve jo ndarja e vuajtjeve bėn mikun." E pikėrisht ky fenomen ngjau mes nesh.
Ne, siē duket vuanim shpirtėrisht njėlloj dhe pėr t'iu shmangur hidhėrimit, kėrkonim tė kundėrtėn e tij: gėzimin. E kėtė na e dha njė komunikim i thellė idesh. Paskėtaj mezi ē'prisnim rastin qė tė takoheshim. Nė atė kohė unė merresha me studimin e Dantes dhe me pasion rilexoja "Komedinė Hyjnore" nė origjinal.
Arrita tė mėsoj pėrmendėsh ndonjė kėngė e disa vargje qė mė pėlqenin mė shumė. Me kėtė entuziazėm ia deklamoja Edisonit, i cili kėnaqej e disa herė mė lutej t'i pėrsėrisja. Konfidenca personale kaloi nė atė familjare. Nėna ime e donte shumė, e thėrriste "biri i nėnės".
Po atė ngrohtėsi gjeja edhe unė nė familjen e tij. Veē kėsaj, aty gjeta njė nivel shoqėror qė mė ngjalli admirim; njė familje qytetare qė e karakterizonte patriotizmi dhe intelektualizmi. I ati i Edisonit, ekonomist, kishte mbaruar studimet pėrkatėse nė Universitetin e Bukureshtit. Tani nė pension e jo vetėm kaq, i tėrhequr nga jeta publike sepse ishte i zhgėnjyer nga jeta politike nė vend.
E ėma arsimtare qė gėzonte prestigj. Vėllai, Aleko, ish-inxhinier kimist, por edhe i hedhur nė jetėn shoqėrore, nga pasioni pėr sportin u bė i njohur si spiker transmetues pėr ndeshjet e futbollit. Edisoni vazhdonte studimet nė Institutin e Arteve.
Po nė atė familje ndjehej jo vetėm njė frymė kulture e pėrgjithshme, por edhe e artit muzikor. E gjithė familja, duke filluar nga kreu i saj, e njihnin mirė muzikėn klasike. Edisoni, pavarėsisht nga teoria, ai praktikisht nė kėtė drejtim qėndronte mbi nivelin e njė profesionisti tė zakonshėm. Mendoj se kėtė avantazh atij i jepte edhe temperamenti i tij tejet i ndjeshėm, i cili e ēonte nė thellėsi tė pazakonta. Asnjėherė nuk ishte i cekėt.
Ēfarė do tė thotė kjo?
Ishte i thellė, bile i pėlqente misteri. Aty ku kishte diēka gati tė pakuptueshme, ai entuziazmohej. Duke mos qenė nė pajtim me ambientin, ai vuante shpirtėrisht dhe vetėm shpirtėrisht. Duke mos duruar mė, kėrkonte mėnyrėn pėr tė dalė qė andej.
E provoi nė artin e pikturės, por kjo dukej dhe dėnohej. Atėherė u lėshua pas pijes; pra pinte, pinte, pinte... E nė kėtė gjendje ai i krijoi veprat e tij mė tė mira, ashtu si Modiliani, piktori i tij mė i dashur.
Cilėt ishin miqtė e tij?
Nuk pati shumė. Ndėr mė tė afėrtit ishte Robert Shvarci. Ky i fundit, veprat e pėrkthyera, para se t'i botonte ia jepte Edisonit, i cili, siē thoshim me humor, i pėrpinte. Kishte intuitė tė mprehtė. Kėshtu ai e pasuronte shpirtin.
Na tregoni diēka pėr Gjergon nė studio.
Nuk ishte vetėm vend i punės, por njė "rifuxhio", siē i thosha me tė qeshur. Pra, njė strehė pėr t'u shkėputur nga njė ambient armiqėsor qė e vėzhgonte, e hetonte, e pėrfliste.
Nė studio ai krijonte njė ambient intim ku zhvillonte idetė, ėndrrat qė i hidhte pastaj nė telajo. Atje vinin miqtė, po nuk mungonin persekutorė, spiunė, vėzhgues. Megjithatė, ai nuk donte ta besonte njė ultėsi tė tillė. Pėrveē pikturės, atje ndjehej muzika klasike.
Kishte studiuar nė Institutin e Lartė tė Arteve ku studentėt nuk kishin parė me sy njė vepėr origjinale tė artit botėror. Ju keni pėrmendur se Edisoni nuk dinte ndonjė gjuhė e huaj. Atėherė, ku ishin vendosur burimet e tij?
Ēuditėrisht ai e njihte mirė artin modern. Duke pasur parasysh izolimin hermetik, karantinėn ideologjike qė karakterizonte sistemin diktatorial. Filluan tė vijnė nė Bibliotekėn Kombėtare revista tė huaja, por vetėm shkencore, si p.sh "La semaine des hōpitaux".
Njė ditė hasa aty nė revistėn e artit "Les jardin des arts", por kjo nuk zgjati shumė, se e hoqėn menjėherė. Mirėpo mua m'u dha njė rast fatlum: njė i afėrt i imi punonte nė njė zyrė ku vinte gjithė shtypi i huaj, e ky me destinacion udhėheqjen. Pėrfitova nga ky rast e tashmė pėr afro 5 muaj kaloja nėpėr duar revista tė tilla si "Epoca", "Paris Match", "Stampa", por ajo qė pati mė shumė rėndėsi, sigurova revistėn e artit qė pėrmenda mė sipėr.
Edisonit i kishte ardhur dhe njė televizor, e mė nė fund deri kėtu arriti mundėsia pėr tė parė e dėgjuar atė qė ishte thuajse e pamundur. E, kėshtu, nė kėtė "klimė", Edisoni krijoi veprat e tij tė lira dhe tė sforcuara.
Tė sforcuara ishin ato qė ai duhej t'i ekspozonte. E megjithėse tė tilla, tablotė e tij spikatnin pėr njė ndjeshmėri tė hollė e moderne tė ngjyrės. Kjo vihej re lehtė pėr ata qė e njihnin dhe e ndjenin pikturėn.
Ju e keni pėrmendur edhe si njeriun qė ju nxiti tė pėrktheni Dostojevskin.
Ai mė nxiti tė pėrktheja "Net tė bardha" tė Dostojevskit. Po ashtu edhe "Shpirtėrorja nė art" tė Kandinskit. Kėtė tė fundit, kur e botova, ia bėra kushtim kujtimit tė tij.
Po ju cilat vepra pėlqeni prej tij?
"Pusi 542" dhe "Epika...", kam qenė dėshmitar kur realizonte "Epikėn...", madje qė nė ngjizje tė saj.
Kur duken hijet nė horizont?
Bashkė me Isuf Kazazin, i cili pat qenė pianist nė Teatrin e Operės dhe Baletit, bėheshim tre. Nė kohėn e lirė do tė ishim bashkė thuajse gjithmonė. Por nuk do tė zgjaste shumė kjo gjendje.
Gjuajtja e shtrigave kundėr "armikut tė klasės" nė vitet shtatėdhjetė arriti nė ēmenduri. Kontrollohej ēdo lėvizje, ēdo fjalė e kujtdo. Supersticioni i pėrndjekjes quhej "vigjėlencė revolucionare"; ai qė nuk denonconte konsiderohej mė i keq se armiku. Po njeriu fundja ka nevojė edhe pėr komunikim e, si rrjedhojė, edhe pėr miq. Treshja jonė i ra nė sy sigurimit.
Nė tė vėrtetė, ne vumė re ca "hije" qė na ndiqnin, por nuk u vumė rėndėsi. "Treshes" do t'i hiqej njė: unė do tė pushohesha nga puna (isha mėsues nė atė kohė) dhe do tė internohesha nė Belsh tė Elbasanit. Kur u lirova mė thėrritėn nė degė dhe mė pyetėn pėr Edisonin.
Aty e pashė qė atė e survejonin, siē bėnin zakonisht para se tė arrestonin ndonjėrin. E vura nė dijeni Edisonin. Po ē'tė bėnim? Isufin e kishin hequr nga opera dhe tashmė ishte punėtor i thjeshtė nė njė ndėrmarrje (ky konsiderohej "i deklasuar," siē thuhej pėr ata qė u pėrkisnin familjeve tė mėdha, ishte madje dhe nipi i Qazim Mulletit).
Si ndodhi arrestimi?
Njė ditė janari tė vitit 1975 ne kishim lėnė takim nė lulishten e rrugės sė "Elbasanit". Kur vajta nė orėn e caktuar gjeta Isufin, por jo Edisonin. Shkuam tek studioja e tij nė rrugėn e "Kavajės". Meqė studioja ishte nė katin e pestė, pėrtuam tė ngjiteshim dhe dolėm nė trotuarin e rrugės pėrballė dhe i thėrritėm Edisonit.
Reagimi u duk veē nga kapaku i dritares qė lėvizte. Ne, duke mos dyshuar pėr asgjė - e ēuditshme kjo! - i ngjitėm shkallėt e pallatit. Te porta e studios gjeta portierin e klubit tė shkrimtarėve, F.C, i cili bėnte sikur rregullonte ēelėsin e derės sė shkallmuar.
Ai posa mė pa, shtyu derėn duke hapur skenėn tronditėse. Nė mes tė studios kishin bėrė njė grumbull nė formė piramide me kuadrot e studios, mbi tė cilėn rrinte ulur njė person me bllok e laps nė dorė.
Nė katėr anėt e mureve tė studios ishin rreshtuar agjentėt e tjerė tė sigurimit, mes tė cilėve dallova sekretarin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Sapo hyra, ai qė ishte ulur nė majė tė piramidės sė improvizuar mė pyet me vrazhdėsi:
- Ēfarė do kėtu?
- Edison Gjergon.
- Pse?
- Desha ta takoj.
- Pse?, pėrsėriti.
- Thjesht, pse e kam shok.
- Nuk ėshtė kėtu...
- E shoh..., - thashė shumė i fyer. - Mirė, a mund tė largohem?
- I lirė! - mė tha si me ironi.
A mund tė bėnit gjumė tė qetė pas kėsaj?
E me tė vėrtetė qeshė "i lirė" pėr ca kohė. Pas njė pėrndjekjeje intensive, njė vit mė vonė do tė mė arrestonin.
Kur u takuat pastaj?
Nė hetuesi. Do tė ma sillnin tė lidhur Edisonin pėr tė na ballafaquar. Ne e pranuam miqėsinė e ngushtė qė na lidhte, por jo akuzat qė kishin pėrgatitur ata. Edhe unė natyrisht do tė dėnohesha e do tė dėrgohesha nė kampin e Spaēit, aty ku ishte Edisoni, por nuk u lidhėm mė bashkė. Pėr kėtė e kam fajin vetėm unė.
Edisoni bėri ēmos qė tė merrej vesh me mua; ai ua shfaqi dėshirėn dy shokėve tė kampit, tė cilėt qenė "tė hekurt" dhe prandaj mė vonė ranė si heronj: Xhelal Koprenckės dhe Fadil Kokomanit.
Edisoni rrinte mė shumė me kėtė tė fundit. Ata, veē tjerash, i lidhte dhe dashuria pėr muzikėn klasike. Fadili kish mbaruar pėr gazetari nė B.S., por kishte njė horizont tė gjerė kulturor. E kėshtu, pėrmes kėtyre tė dyve e ndonjė tjetri, ne informoheshim pėr njėri-tjetrin, e, si tė thuash, gjithsesi komunikonim.
Ēfarė ndodhte me tė nė kamp?
Rrinte i mėnjanuar, e shtypte keq alergjia nga llumi i shoqėrisė qė pėrbėnte atė kolektiv demoniak aty. I kishin caktuar punėn e piktorit nė dhomėn ushtarako-politike tė komandės sė kampit.
E po tė shihje stendat me shkrimet dhe figurat propagandistike, edhe aty ndjehej shija e hollė e njė piktori, padyshim tė madh.
Pėrse gjithė kjo mėri me Edisonin?
Unė jam duke shkruar kujtimet dhe marrėdhėnia me Edisonin zė njė vend tė veēantė. Aty do tė flas mė gjatė. Tani pėr tani them: Pėr kėtė e kam fajin vetėm unė.
As kur u liruam, aty nga viti 1982, nuk arritėm tė lidheshim mė. Tashmė na rėndonin vėshtirėsitė materiale tė jetesės, sepse nuk na jepnin punė. Ai filloi bojaxhi nė ndėrmarrjen "Mjetet mėsimore".
E mė nė fund ngjau ajo e papritur qė pėr mua qe shokuese. Isha duke pirė me mikun tim K.F., kur mė erdhi lajmi i tmerruar i vdekjes sė Edisonit. E pikėrisht ky ēast sublim qe goditja qė mė zbuloi atė qė mė fshihej nė brendėsi.
Kuptova qė ai paskėsh qenė miku im mė i shtrenjtė. Ky qe ndėshkimi mė i madh shpirtėror pėr mua. Nuk e di se si, veē kur e pashė veten nė gjirin e familjes sė tij, nėnės dhe vėllait tė tij Aleko. E pėrcolla, i dhashė lamtumirėn pėr herė tė fundit, por plaga qė mora me kėtė rast nuk mė ėshtė mbyllur ende. Ajo mė lėndohet sa herė mendoj pėr tė.
A kishte njė qėndrim tė shpallur Edison Gjergo kundėr regjimit?
Ai besonte se komunizmin e kishte sjell nė fuqi prapambetja, antikomunizmi i tij kishte formė humane. Tek ne, antikomunizmin duket se e kanė bėrė ata qė u kanė marrė shtėpinė ose tokėn. Edisoni nuk kishte lindur pėr hero, por pėr artist. Ai brutalitet e dogji. Ajo kohė donte heronj.
Rrėfimi i Alekos
Aleko Gjergo ėshtė njė nga dy djemtė e Vangjel dhe Kornelia Gjergos. Ėshtė 4 vjet mė i ri se i vėllai Edison Gjergo. Ėshtė farmacist nė profesion. Edisoni ishte pėr tė njė njeri qė nuk e kuptoi kurrė realitetin, sepse nuk donte ta kuptonte. "Ajo qė ai s'njihte fare ishte politika. Paradoksale ėshtė se pikėrisht pėr politikė u dėnua.
U akuzua pėr agjitacion e propagandė nėpėrmjet pikturės." Aleko kujton se pati edhe njė relacion tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, ku flitej pėr pikturėn e Gjergos si njė pikturė antipopullore, antikombėtare. Ishte njė relacion i Dritėro Agollit dhe Kujtim Buzės. Po ashtu, ai kujton, nga tė tjerė, sepse vetė nuk ka qenė aty, qė Edisoni tė ketė thėnė nė gjyq "s'e kuptoj ē'do me thėnė realizėm socialist.
Pėr mua piktura ėshtė pikturė." "Ai gjithmonė thoshte pėr shumicėn e piktorėve qė s'e kuptojnė pikturėn", - shton i vėllai.
Ēdo ekspozitė ai e mban si njė makth tė madh. A do tė pranohej apo jo puna e Edisonit. Portretin e Zonjės Ēurre ai e quan njė vepėr tė realizmit socialist. "Pusi 542" i vitit 1967 nuk do tė pranohej.
"E mbaj mend njė flakė tė madhe tė bukur dhe njerėzit tė vegjėl. E preu mė katėrsh. Kurse tek "Epika..." ėshtė periudha e blusė pėr analogji me Pikason qė ka njė periudhė blu." Po ashtu nuk i ishte pranuar "Skėnderbeu" i vitit 1968. Por me "Epikėn..." ai pati kulmin e famės pėr mirė dhe pėr keq.
"Epika e yjeve..." ėshtė realizuar nė njė kohė kur kishte njė farė liberalizimi nė arte. Bashkė me Edi Hilėn, Skėnder Kamberin, edhe Gjergon etj., dukej se kishte njė brez tė ri modern nė pikturė. Nė kėtė kuadėr u arrestua: familje borgjeze, ai vetė vazhdimisht nė kontradiktė me kryesinė e lidhjes, bėnte autokritika gjysmake."
Alekoja nuk di asgjė me siguri se ē'ėshtė bėrė me veprat e konfiskuara tė tė vėllait. Ato qė ai di qė kanė mbetur janė nėn tė drejtėn autoriale tė sė shoqes dhe vajzės, Eda.
Eda Gjergo, njė trashėgimtare gjeni
Eda mban emrin e tė atit qė ajo nuk e njohu kurrė. Lindi tre muaj pas vdekjes sė Edison Gjergos. Jeton me tė ėmėn, me tė cilėn emigroi drejt Italisė nė vitin 1991.
Ka prirje tė jashtėzakontė drejt shkencave ekzakte, konkretisht drejt astrofizikės. Tre vjet mė parė, shtypi italian do tė fliste pėr njė 17-vjeēare, kishte shkruar si bashkautore me Margherita Hack, librin "Kėshtu flasin yjet".
SHQIP.
Krijoni Kontakt