Ka plot tema këtu në forum të tipit Rama vs. Berisha; Berisha vs. Nano; PD vs. PS etj. Ka shume diskutime në to që jane mjaft të bukura dhe une jam munduar nganjëherë të them atë që mendoj, porse prap nuk ma sqarojnë ngataresën (ndoshta jam vetëm une) se përse duhet të votoj këtë apo atë parti.

Personalisht une kërkoj që të shoh sa më pak shtet ne Shqipëri, por ky te jetë efikas dhe i forte. Dua që administrata te jete e pastruar nga figurat e perlyera dhe që ish dosjet e sigurimit te jenë në dispozicion te cdokujt. Kërkoj që prona të shkoj te i zoti. Kërkoj që te ketë ligje që mbrojnë njerëzit e pamundur apo në hall. Kërkoj që cdokush të ketë shanse të barabarta para ligjit, ne administratë dhe biznes. Shkurt pra dua të votoj djathtas.
Po a ka ndonjë parti që i përfaqëson këro kërkesa?
PR nuk u morr serizisht që ne fillim dhe degjeneroi shpejt. Dhe ashtu vazhdon të jetë.
PD premtoi e premtoi dhe (as)pak bëri. Ata që mund ti përfaqësonin kërkesat e djathta u lane ne hije apo u perjashtuan fare. Per ca vota me shume nepërkëmbi të drejtat e pronarëve dhe sla gjë pa legalizuar.
Për partitë me nga dy tre vetë sia vlen te diskutosh.

A mos ndoshta po kërkoj shumë dhe duhet të pres dhe nja 20-30vjet të tjera?

E hapa këtë temë se me duket që gjithmone ne Shqipëri vota ka qënë votë proteste dhe jo votë përfaqësimi. Në ’92 u votua PD se nuk deshem Komunizmin, në ’97 u votua PS se nuk deshëm Salen prej firmave piramidale, në ’05 u votua prap PD se populli u ngop me korrupsionin e Tosit dhe tani më duket se do vazhdoje avazi “Për inat së time vjehre…..”