Pershendetje!!
Nga Brukseli .......disa prej vendeve anëtare më të mëdha që kanë kthyer fytyrën në mënyrë të vendosur kundër zgjerimit të mëtejshëm të unionit Evropian.
Radha e shteteve që do të trokasin në derën e Bashkimit Evropian u bë më e gjatë dje, kur Shqipëria dorëzoi zyrtarisht aplikimin e saj për të qenë pjesë e këtij unioni.
Por perspektiva e zgjerimit të grupit të 27-shes ka qenë më shumë komplekse, me disa prej vendeve anëtare më të mëdha që kanë kthyer fytyrën në mënyrë të vendosur kundër zgjerimit të mëtejshëm të unionit.
Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, ka bërë thirrje për ndalje të zgjerimit me Presidentin francez, Nikola Sarkozi, i cili e ka paralajmëruar atë se pa traktatin e Lisbonës nuk mund të ketë pranime të tjera, pas Kroacisë, e cila është e para në radhë.
Traktati ka për qëllim të modernizojë dhe riorganizojë punimet e Bashkimit Evropian për t u përballur me hyrjet e viteve 2004 dhe 2007, të cilat e çuan numrin e anëtarësisë nga 15 në 27.
Irlandezët e kundërshtuan traktatin në një referendum vitin e kaluar dhe pritet ta rivotojnë përsëri në vjeshtë.
Por po bëhet e qartë se Traktati nuk do të mbështesë zgjerimin e mëtejshëm. Kroacia ishte planifikuar për t u futur vitin e ardhshëm, por progresi i saj ka qenë problematik, kryesisht pas një debati me Slloveninë, të vetmen ish-republikë të Jugosllavisë që i është bashkuar deri më tani unionit.
Javën e kaluar u mbajt një konferencë e përbashkët në lidhje me ujërat territoriale, ku diplomatët po përpiqen me nervozizëm të thyejnë bllokimin.
Data e hyrjes së Kroacisë me shumë mundësi mund të ketë shkuar deri në vitin 2011.
Franca dhe Gjermania janë të gatshme ta lejojnë Kroacinë të hyjë, por pas kundërshtimeve të tyre për zgjerimin e mëtejshëm qëndron një shqetësim rreth përballueshmërisë së pranimit të vendeve ende të prapambetura dhe jofunksionale.
Por ekziston edhe një frikë me baza në Paris dhe Berlin që të pranojnë Turqinë, e cila ka statusin e kandidatit zyrtar për t u pranuar që prej vitit 1987 dhe ky do të ishte një hap shumë i largët.
Turqia do të shndërrohej në anëtaren më të madhe brenda pak viteve anëtarësimi, duke pasur më shumë pjesëtarë në Parlamentin Evropian sesa Gjermania, e rrjedhimisht, duke ndryshuar dhe dinamikën e unionit.
Por edhe nëse, ashtu si Zoti Sarkozi ka sugjeruar, Evropa ka “kufij natyrorë”, që përfshijnë Ballkanin, por përjashtojnë Turqinë, pranimi i Rumanisë dhe i Bullgarisë në vitin 2007, i ka bërë merak një numër të tjerë shtetesh për një zgjerim të mëtejshëm.
Është pranuar gjerësisht se procesi i anëtarësimit u nxitua për të lidhur Bukureshtin dhe Sofjen me Perëndimin.
Tek këto dy vende mungonte insistimi i mjaftueshëm i reformave të brendshme për të mbrojtur shumat e mëdha të parave të BE-së, të hedhura në të dyja vendet ish-komuniste, kryesisht për infrastrukturën dhe projektet e rehabilitimit. Nuk kalon as edhe një muaj dhe rikthehen debatet për korrupsionin.
Kjo ka çuar në një këqyrje më të madhe të vendeve kandidate të tanishme si Kroacia, Republika e Maqedonisë dhe Turqia – si dhe të kandidatëve të mundshëm - Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Islandës do t i përcaktohet një rrugë tjetër më e lehtë, pas ardhjes në pushtet të një force proevropiane në zgjedhjet e fundit, por ajo duhet më parë të aplikojë duke qenë një rast i veçantë për shkak dhe të strukturës së këtij vendi dhe popullsisë së tij të vogël (320.000 banorë).
Në përgjithësi, anëtarët e mundshëm janë ende larg përmbushjes së kërkesave të transparencës, të ushtrimit të ligjit dhe reformave të BE-së.
Zëri për një urë lëvizëse që do të ndalet ka alarmuar vende anëtare si Britania e Madhe apo Suedia, të cilat janë të vendosura për zgjerimin e mëtejshëm, ashtu si edhe vëzhgues si Banka Botërore.
Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, paralajmëroi se perspektiva e anëtarësimit të Bashkimit Evropian ishte timoni kryesor i reformave progresiste në disa vende me ekonomi problematike.
Duke folur për Serbinë ai tha: “Mënyra për të mbajtur një kurs paqësor dhe konstruktiv është t i thuash këtij vendi se ekziston një rrugë për në Evropë.
Kjo është e vërtetë edhe për vendet e tjera të Ballkanit”.
Ai shtoi më tej se po të mos i ofrohet mundësia e pranimit këtyre vendeve, kjo do ta vendoste rajonin në një “rrugë shumë të rrezikshme”.
Në Ukrainë, - shtoi ai, shpresa për të hyrë në BE do të ishte balancuesi i “ndarjes së madhe politike”, që ka mbërthyer vendin.
Por francezët dhe gjermanët janë shumë të shqetësuar nga impakti që do të ketë zgjerimi i mëtejshëm, tek votuesit skeptikë në një kohë krize financiare rrip shtrënguese brenda vendeve të tyre dhe nuk duan që të ndihmojnë vende kandidate të vogla si Mali i Zi me popullsi 680.000 banorë.
Faza tjetër e këtij procesi, referimi i aplikimit zyrtar të Malit të Zi për vlerësim, u vendos më në fund javën që lamë pas, pas muajve të tërë bllokimi.
Për të vendosur sa më shumë distancë që të jetë e mundur ndërmjet Parisit dhe Berlinit, kjo lëvizje u bë në mënyrë sekrete, çuditërisht në një takim të ministrave të Peshkimit.
Faleminderi....
Krijoni Kontakt