
Postuar më parë nga
saura
Pranvera ,ne shqiptaret kemi nje mentalitet qe duam te jemi te gjithe doktora ,inxhinjera ,e pedagoge ,dhe punet e tjera kane dinjitetin e tyre ,njeriu nuk vleresohet per ate qe ben ,por per ate qe eshte .
Natyrisht kur studion per vite me radhe e ben per te bere nje pune me te mire dhe e ke pasion ate dege qe ke zgjedhur ,por ne jete njeriu duhet te pershtatet 80% e njerezve ne bote bejne pune mediokre ose ate pune qe nuk i pelqen .
Mendoj se ju ne Shqiperi keni nevoje te ndryshoni mentalitetin ,duhet te punoni .
Ka shume femra ne Shqiperi qe kan mbaruar shkollen e larte nuk kane pune dhe nuk preferojne te punojne shitese bariste e nuk e di une çfare mund ti afrohet .
Ketej nuk e kane per turp fare dhe banjot i pastrojne ,le te jene me fakultet ,dhe mire e bejne ,se dhe ate pune dikush do ta bej ,shih rezultatin e ketij mentaliteti ne Shqiperi ,varferi dhe zhul...
Sa per Greqin ,nje shtet sa me i fuqishem te jete ekonomikisht dmth te kete standarte aq me shume mundesira te jep,dihet qe Greqia eshte e fundit ne KE per standarte dhe demokraci.
Neper shtetet Europiane diplloma jone nuk njihet por po te japesh ca provime shtese te njihet .
Dihet se emigrantet kur emigrojne ne nje vend ne fillim kane problemet e tyre sa te gjejne nje pune te fitojne ca para ,te bejne bashkimet familjare ,te marrin nje patente ,nje makine qe i duhet per te punuar etj etj ,kalojne ca vite te mira ,gjerat duan kohen e tyre dhe ne vendin tend gjithashtu duhen vite qe te krijosh nje pozicion.
Sa per emigrantet dhe nqs nuk bejne ato pune qe duan jane te kenaqur me gjera te tjera ,fuksionon shteti ,nuk je i ofenduar nga shteti ,kudo qe te shkosh ne spital ,ne gjykate ,çdo gje eshte e zgjidhur dhe me telefona dhe letra zgjidhen gjerat ,te siguroj qe po te ishim me mire atje do ishim kthyer ,por jetojme me mire ,jemi me te sigurt ketu dhe nje punetor i thjeshte jeton me mire se nje intelektual atje ,han me mire ,vishet me mire ,ka drita uje ,nuk i shkel kemba ne balte,pushimet i ben pa problem se merr dy rroga plus dhe ne vere dhe ne dimer etj etj.
Kete qe po bejme ne tani e kane bere dhe keto shtete vite me pare si greket ,italianet e europianet e tjere ,po e bejne dhe tani te gjithe vendet ish komuniste qe dolen nga ai sistem qe deshtoi,shendet .
Krijoni Kontakt