Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 121
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Sa mire qe ne vendet e tjera grate tona trajtohen mire!Ireferohem Greqise se -gjuha vete ku dhemb dhembi.Ne Greqi ka nje numur te konsiderueshme grash,te cilat jo se nuk jane ingranuar me jeten e atjeshme,po nuk ndjehen te lumtura,nuk kane kohe te mesojne femijet e tyre se kane nje gjuhe tjeter te bukur ,shqipen,sa do endra te kene ato e gjen vend shprehja 'E po endra jane edhe dalin edhe nuk dalin"

    PERSHENDETJE.
    Pranvera,

    Te gjitha kur lam vendin tone dhe ju futem kesaj aventure, ne ate valixhen qe morem futem edhe shume enderra dhe kuptohet qe femra te ndryshme kane enderra te ndryshme. Shume femra zgjodhen qe t'i lene ato si enderra dhe shume te tjera i kthyen ne qellime. Kur ke nje qellim dhe ben sakrifica te tilla sa le familjen mbrapa, eshte fatkeqesi mos t'i realizosh ato qellime, te pakten te perpiqesh t'i realizosh. Ajo qe me ben pershtypje me shume femra sidomos ato qe nuk kishin pare me mire, kur shkojne ne nje vend te huaj jane me teper te shqetesuara se cfare do mendojne njerezit per to, se te bejne te munduar te behen dikushi. Fillojne ngopen me nje pike uji dhe mendojne se te gjithe jane te tille. Ke dhe nga ato qe mbarojne nje kurs 6 mujor dhe thone mbarova masterin, punojne pastruese ne nje spital dhe thone se punojne si laburante, punojne si teller ne nje bank dhe thojne se jane zevendes menaxhere sepse e dine qe ketu njerezit nuk kane kohe per veten e tyre dhe jo me te verifikojne genjeshtrat e te tjereve.

    Persa i perket femijeve, vetem qielli eshte kufi. Shume femra shqiptare harrojne qe mbi te gjitha jane nena, por ju mbyllin gojen femijeve duke ju dhene cdo gje qe ata kerkojne. Ka dhe nga ato qe jane femra, nena, bashkeshorte, dhe kane nje profesion te caktuar. Si ja bejne?

    Para disa ditesh dola me nje te afermen time per dreke dhe po me thoshte se nuk mund te rrinte shume sepse duhej te conte djalin ne trajnim futbolli. Djali i saj nxenes i shkelqyer, para disa kohesh ishte me turne ne Itali ku edhe pse nuk e fituan turneun per ate ishte nje enderr sepse kishte luajtur dhe kunder djalit te Maldini-t. Ama ai femije nuk e di se ca eshte playstation, apo TV.

    Po ta them kete sepse keto jane femra qe i admiroj dhe nuk kane pasur ndihme dhe s'e kane pasur aspak te lehte, por ama i vune vetes nje qellim dhe po ja arrijne. Njeriu eshte pengesa me e madhe e vetes, nuk eshte vendi ku ai/ajo jeton.

    Pershendetje dhe juve!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Edhe une mbeta shume e zhgenjyer ne fillim , te gjitha gjerat i kisha imagjinuar aq ideale dolen bllof.
    E pata shume te veshtire te ambjentohesha sepse kerkoheshe nje nivel teper i larte dhe me duheshe te adaptohesha ne kohe rekord.
    Nqs ata i kane ngjitur shkallet nje e nga nje ne duhet ti ngjisim nga njezet shkalle njeheresh.
    Na fillim ndihesha shume e kompleksuar , desha te adaptohesha shume shpejt dhe per te gjitha pakenaqesit ja vija fajin vetvetes, por me pas me kalimin e kohes e kuptova se sa do perfekte te isha gjithmon do jene te pa kenaqur nga mua, sepse eshte frika , frika qe po zoteron evropen ne kete kohe krize .Frika ndaj te huajve qe po u zene vendet e puneve te cilat dhe keshtu po pakesohen nga dita ne dite.
    Ne fillim sillesha me butesi dhe perpiqesha ti evitoja konfliket , ndersa tani kush me flet ne menyre normale i pergjigjem ne te njejten menyre , ndersa nqs njeri me flet me ton te larte ia kthej me te njejtin ton dhe as nuk i shikoj ne sy por vazhdoj rrugen time.
    Ju them sinqerisht ketu ku punoj aktualisht te gjithe jane te pakenaqur nga te gjithe, te gjithe kur komunikojne as nuk te hedhin nje veshtrim, aq me pak edhe une, vazhdoj punen time qe perpiqem ta bej sa me mire , pa pritur vleresime.
    Ketu ku jam , ka shume punonjes nga italia , spanja, portugalia nga te gjitha vendet e botes dhe te gjitha kalojne te njejta shqetesime, mos mendoni se kane ndonje speciale me ne shqiptaret.¨
    Pastaj, ne fund te fundit vete e zgjodhem kete rruge, njeri nuk na solli me force.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga pseudo : 07-06-2009 më 03:29
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Si te gjithe bota per te realizuar endren e tyre edhe Shqiptaret moren rruget e emigracionit.Disa te ndare nga femijet,bashkeshortet,prinderit etj.probleme te njohura tani.Me vone filluan te bashkohen familjet duke mare edhe bashkeshortet e tyre per t'u ingranuar ne jeten e vendit prites.Nje pjese e familjes sime {vellai sr bashku me familjen e tij} jetojne prej disa vitesh ne qytetin e bukur te Selanikut.Po ashtu ,plot te aferm e te aferme te mija ,shoqe te cilat duke lene profesionet e tyre te mirefillta ne Shqiperi,bejne punet e rendomta te Grekut,Italianeve etj.Une duke shkuar shpesh si vizitore andej interesohem per grate,se si ndjehen ato ne raport me grate vendase ose edhe me grate emigrante nga vendet e tjera.Diskriminim total.Te prozvaltura,pa vlere,te zhveshura nga vlerat qe kane grate tona dhe te tjetersuara.Mikesha ime dikur gazetare ne kryeqytet,tani u sherben plakave ne Greqi,bente dokumentare te mrekullueshem ne Kinostudio dhe kur u paraqit ne nje institucion te tille ne vendin fqinj,i thane se nuk pranojne gra.Shume iu duhet grave te zene nje vend te merituar ne emigracion por ato ndihen inferiore dhe lajne e pastrojne gjithe tualetet e botes.Sa keq ,gjithe truri i kombit lan pjatat e botes.

    A MENDONI MIQ TE NDERUAR SE KA ERDHUR KOHA QE TE GJITHA GRATE NE EMIGRACION ,TE KRIJONE SHOQATAT E TYRE DHE TE LUFTOJNE PER TE DREJTAT E TYRE ?

    A DUHET TE NGREJNE ZERIN NENAT E GRATE TONA QE FEMIJET E TYRE TE MESOJNE GJUHEN E NENES DHE ME VONE ATE TE VENDIT PRITES?

    ME MENCURINE E TYRE GRATE TONA DUHET TE TREGOJNE SE JANE TE BARABARTA MES TE BARABARTAVE DHE JO EMIGRANTE PA TE DREJTA QE JU TAKOJNE.

    A DUHET TE LUFTOJNE AMBASADAT TONA PER TE VENE NE VEND DINJITETIN E GRAVE TONA?

    Kush e ka provuar kete nenvlehtesim eshte e lutur te na tregoje ndonje pervoje sido qofte ajo.Ju lutem miq e sidomos mikesha ju ftoj per mendime dhe diskutime.

    Respekte dhe nderime.



    Per grate shqiptare qe jetojne ne Amerike ky shkrim nuk tingellon aktual.Nqs se nenat tona kan aftesi profesionale kane diploma dhe i konvertojne ato e gjejne shume shpejt vetveten.Pa fund jane grate qe punojne zyrave ktu.Per femijet as qe behet fjale.Ne kemi kaluar me shume kohe ne bankat e shkollave amerikane se sa ne ato shqiptare. Tani po lajne neper bote!!! Pse ne shqiperi ca po bejne grate????Sa studente ke rrugeve.pa pune???/gje qe nuk ndoth ne eruope apo amerike, se gjejne pune mbase pak me ulet se shkolla qe kan po gjejne dhe dalengadal arrijne atje ku duan.Te ngresh shoqata per te kerkuar te drejtat e grave me duket budallalliku me i math i shprehur deri me sot.Kjo do jet ndonje antare e partise komuniste shqiptare.Ty te vij keq per studentet shqiptare qe duhet te hyjne neper krevatat e pedagogeve para se te marin dipllomat ,leri grate se ato e bejne me deshire se po nxjerin femijet ne jet.


    Pse nuk kthehen ca kane ato grate qe ju ngrane te drejtat sipas teje????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elonaa : 12-06-2009 më 20:44

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Per grate shqiptare qe jetojne ne Amerike ky shkrim nuk tingellon aktual.Nqs se nenat tona kan aftesi profesionale kane diploma dhe i konvertojne ato e gjejne shume shpejt vetveten.Pa fund jane grate qe punojne zyrave ktu.Per femijet as qe behet fjale.Ne kemi kaluar me shume kohe ne bankat e shkollave amerikane se sa ne ato shqiptare. Tani po lajne neper bote!!! Pse ne shqiperi ca po bejne grate????Sa studente ke rrugeve.pa pune???/gje qe nuk ndoth ne eruope apo amerike, se gjejne pune mbase pak me ulet se shkolla qe kan po gjejne dhe dalengadal arrijne atje ku duan.Te ngresh shoqata per te kerkuar te drejtat e grave me duket budallalliku me i math i shprehur deri me sot.Kjo do jet ndonje antare e partise komuniste shqiptare.Ty te vij keq per studentet shqiptare qe duhet te hyjne neper krevatat e pedagogeve para se te marin dipllomat ,leri grate se ato e bejne me deshire se po nxjerin femijet ne jet.


    Pse nuk kthehen ca kane ato grate qe ju ngrane te drejtat sipas teje????
    Ti zonje e nderuar qe na jeton ne Amerike e di shume mire se sa vjet demokraci kaai shtet i perbere nga aq shtete dhe keta te populluar nga aq shtetas te te gjithe botes,Sa kultura jane nderthurur dhe jane konvertuar ne ate amerikane,Po ato gra qe jetojne ne vendet e Amerikes jugore si te duken qe ju vertiten mizat neper goje e qe femijet e tyre hane milingona?Ato shoqatat tona ketu ne Shqiperi e dashur e kane frymezimin nga ato shoqatat a atyre grave aty ne Cikago ku jeton ndoshta ti e dashur qe vite me pare zgjidhen problemet e grave per pune,per tedrejta te barabarta mes burrit e gruas,per 8-te orarshin e punesetj.etj.Dhe ne ketu luftojume per nje planifikim familjar sa me te drejte,qe gruaja te zere vendin qe i takon ne parlament ,qe fjala e saj te meret per baze,qe te mos kete vetem burra ministra arsimi etj.qe mos u kerkojne studenteve te zberthejne mbertheckat e forta per te zene nje vend pune apo per te mare nje provim.Ja pra e dashur pse nuk duhet t'na krahasosh ne me grate e Amerikes vendalije se per ju te tjerat e di une se i kam do njeres andej ing.doktoresha,ekonomiste te larta dhe bejne ato pune te rendomta se nuk ta le Amerikanja ty vendin e saj sa do te rrish ti ne bangat e shkolles se tyre.E prap te them e dashur qe te vije pranvera do lule shume...Te drejtosh OJQ je gjithmone ne opozite me partite qofshin te majta apo te djathta ato prandaj te lutem mos aludo kot se s'te del mire.Nje dite edhe ti e dashur do lesh femijet e tu andej e do vish ne shtepine tende ku je rritur ,ku ke endrat e tua tek rrugicat e tua qe ndoshta do t'i gjesh autostrada e s'do njohesh asgje...Te pershendes nga larg ndoshta pak me zemer te thyer...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Si te gjithe bota per te realizuar endren e tyre edhe Shqiptaret moren rruget e emigracionit.Disa te ndare nga femijet,bashkeshortet,prinderit etj.probleme te njohura tani.Me vone filluan te bashkohen familjet duke mare edhe bashkeshortet e tyre per t'u ingranuar ne jeten e vendit prites.Nje pjese e familjes sime {vellai sr bashku me familjen e tij} jetojne prej disa vitesh ne qytetin e bukur te Selanikut.Po ashtu ,plot te aferm e te aferme te mija ,shoqe te cilat duke lene profesionet e tyre te mirefillta ne Shqiperi,bejne punet e rendomta te Grekut,Italianeve etj.Une duke shkuar shpesh si vizitore andej interesohem per grate,se si ndjehen ato ne raport me grate vendase ose edhe me grate emigrante nga vendet e tjera.Diskriminim total.Te prozvaltura,pa vlere,te zhveshura nga vlerat qe kane grate tona dhe te tjetersuara.Mikesha ime dikur gazetare ne kryeqytet,tani u sherben plakave ne Greqi,bente dokumentare te mrekullueshem ne Kinostudio dhe kur u paraqit ne nje institucion te tille ne vendin fqinj,i thane se nuk pranojne gra.Shume iu duhet grave te zene nje vend te merituar ne emigracion por ato ndihen inferiore dhe lajne e pastrojne gjithe tualetet e botes.Sa keq ,gjithe truri i kombit lan pjatat e botes.

    A MENDONI MIQ TE NDERUAR SE KA ERDHUR KOHA QE TE GJITHA GRATE NE EMIGRACION ,TE KRIJONE SHOQATAT E TYRE DHE TE LUFTOJNE PER TE DREJTAT E TYRE ?

    A DUHET TE NGREJNE ZERIN NENAT E GRATE TONA QE FEMIJET E TYRE TE MESOJNE GJUHEN E NENES DHE ME VONE ATE TE VENDIT PRITES?

    ME MENCURINE E TYRE GRATE TONA DUHET TE TREGOJNE SE JANE TE BARABARTA MES TE BARABARTAVE DHE JO EMIGRANTE PA TE DREJTA QE JU TAKOJNE.

    A DUHET TE LUFTOJNE AMBASADAT TONA PER TE VENE NE VEND DINJITETIN E GRAVE TONA?

    Kush e ka provuar kete nenvlehtesim eshte e lutur te na tregoje ndonje pervoje sido qofte ajo.Ju lutem miq e sidomos mikesha ju ftoj per mendime dhe diskutime.

    Respekte dhe nderime.
    Cilat te drejta moj??!!
    Problemi eshte se ke pas fatin e keq ose zgjedhjen e keqe te jesh "sherbetore " e gabelit, ska ketu pune as ambasada as shoqata ,mund te ngrihet zeri ne qiell por greku nuk bahet suedez gjerman anglez e ku tadij un tjeter!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Mesa kam vene re jane me mire se ne shqiperi nga ana financiare dhe liria personale.. Gjithashtu kane me shume mundesi per nje karriere ose thjesht te bejne ate qe kane deshire. Por perseri duken si te pa lumtura dhe ne shume raste depress.
    E keqja eshte se shqiptaret ne pergjithsi e kane shume te veshtire ta shohin njeri -tjetrin si miq por jane me te dhene drejt konfliktit.
    E vertet qe ndihet tmerrsisht mungesa e shoqatave ose thjesht organizimeve qe mund te bejne ndermjet tyre. Por nuk eshte vetem kjo. Ketu ka shume shoqata apo forume grash vendase, por mungesa e informacionit ose thjesht injoranca ne disa raste i izolon nga shoqeria vendase.
    Kjo i ben me te vetmuara, me depress dhe me te pa lumtura.

    Me duhet ta perseris, dallimi midis gjendjes se gruas ketu ku jam une me ate ne shqiperi eshte si nata me diten!
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Sa keq me erdhi sot kur me ftoi per kafe nje shoqja ime e cila eshte emigrante ne nje shtet fqinj dhe me thene te drejten ne e mbanim si nje grua qe kujdesej shume per lukun dhe trukun e saj dhe kur e pashe ne dere ...o,Zot si ishte katandisur...Me erdhi shume keq ato floke te saj te dendur e te bukur ishin zbardhur dhe nuk gjente dot kohe qe t'i shkonte nje boje...pa llogaritur qe kur piu ujin para kafes i dukej uji ne gurmaz... aq shume ishte dobesuar...Kemi shume per te ngrene e per te shetitur shetisim mjaft po na preu malli per vendin tone...Kishte erdhur per nje nuse per djalin se i ngelen pa martuar femijet se atje ku jane nuk ndjehen te barabarte vajzat dhe djemte...Eh emigrimi...
    Menyra se si e portretizon femren ne emigrim ne kete postim eshte tipike e asaj qe femra ne shqiperi synon! Aparenca dhe azgje tjeter ......
    ,
    Zot si ishte katandisur...Me erdhi shume keq ato floke te saj te dendur e te bukur ishin zbardhur dhe nuk gjente dot kohe qe t'i shkonte nje boje...pa llogaritur qe kur piu ujin para kafes i dukej uji ne gurmaz


    kjo eshte e keqja e shqiptarve se nuk arrine te konceptojen akoma se cdo te thote arritje, apo vlere e vertete tek dikush, akoma shikohet se si i ka vajt fundi i fustanit apo si e ka hequr vijen e lapsit! sa femra ka jashte shtetit qe jane ne postet me te synuara madje dhe nga meshkujt dhe prap nuk lyhen madje i kane lene dhe thinjat ashtu natyrshem pa u shqetsuar se kane dal nga shtepia pa nje te kuq buzesh apo ku di une se cfare! nga ana tjeter sa femra ke qe lyhen e zhgrryehen dhe kur vjen puna vlera e tyre eshte zero? ne shqiperi eshte akoma mentaliteti qe femra eshte nje kukull dhe te tjerat pak rendesi kane, dhe kur ky mentalitet vjen nga nje femer mendo se cmund te presesh nga meshkujt atje?
    failure is not an option!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    e di cme tha njera
    femrat qe vijne nga Evropa lindore duken
    jane te gjitha te lyera gjate gjithe kohes, vishen cdo dite sikur do vejne ne disko;

    Zonja Pranvera
    njerezit ne perendim te shikojna nga puna dhe jo nga guna
    dhe aq kic duken keto femra qe e teprojne duke i vene rendesi lukut ku nuk eshte vendi dhe momenti,

  9. #29
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nje femre qe jeton ne mergim i mungojne vetem familja , te afermit.


    Per sa i perket veshjeve , ne shqiperi ekzaxhirohet pak me veshjen dhe tualetin.
    Ndoshta edhe ne po te jetonim akoma ne shqiperi keshtu do vepronim.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Une mendoj qe vetem nostalgjia per atdheun i mungon femres emigrante.Po femra shqiptare duhet ta leri shqiperin per mendimin tim.Ne baz te statistikave nje ne tre dhunohet nga antaret e familjes.Skandal!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Letërsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •