Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 121
  1. #91
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ja po ta shpjegoj unë cila quhet moderne:

    a) ajo që virgjërinë e quan prapambetje dhe e fillon seksin që në adoleshencë, rreth moshës 13-14 vjeçare, si në Perëndim
    b) ajo që deri sa të martohet, provon të dashur të ndryshëm
    c) ajo që martohet në moshë të madhe (në Perëndim mesatarja e moshës së martesës është mbi 30 vjeçe)
    ç) ajo që bën 1-2 fëmijë ose nuk bën fare (në Perëndim mesatarja është 1.3 fëmijë për familje)
    d) ajo që ka pavarësi ekonomike dhe nën togfjalëshat "barazi gjinore" dhe "respekt ndaj femrës", bën komandë në familje (ashtu si në Perëndim)
    dh) ajo që ndarjen nuk e ka problem (në Perëndim shumica e martesave shkojnë drejt ndarjes)
    e) ajo që nuk e ka problem të martohet shumë herë dhe të bëjë fëmijë me burra të ndryshëm, ashtu si në Perëndim
    ë) ajo që nuk e ka problem martesën mes kombësive të ndryshme.

    Besoj se tani t'u kujtua cila janë modernet. Këto nuk i ke parë në televizor, po i shikon çdo ditë në jetën e përditshme.
    .
    E paske shkurtuar katalogun fare. Me siguri si shenje miresie ndaj tipit te femres qe i drejtohesh..

  2. #92
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Si te gjithe bota per te realizuar endren e tyre edhe Shqiptaret moren rruget e emigracionit.Disa te ndare nga femijet,bashkeshortet,prinderit etj.probleme te njohura tani.Me vone filluan te bashkohen familjet duke mare edhe bashkeshortet e tyre per t'u ingranuar ne jeten e vendit prites.Nje pjese e familjes sime {vellai sr bashku me familjen e tij} jetojne prej disa vitesh ne qytetin e bukur te Selanikut.Po ashtu ,plot te aferm e te aferme te mija ,shoqe te cilat duke lene profesionet e tyre te mirefillta ne Shqiperi,bejne punet e rendomta te Grekut,Italianeve etj.Une duke shkuar shpesh si vizitore andej interesohem per grate,se si ndjehen ato ne raport me grate vendase ose edhe me grate emigrante nga vendet e tjera.Diskriminim total.Te prozvaltura,pa vlere,te zhveshura nga vlerat qe kane grate tona dhe te tjetersuara.Mikesha ime dikur gazetare ne kryeqytet,tani u sherben plakave ne Greqi,bente dokumentare te mrekullueshem ne Kinostudio dhe kur u paraqit ne nje institucion te tille ne vendin fqinj,i thane se nuk pranojne gra.Shume iu duhet grave te zene nje vend te merituar ne emigracion por ato ndihen inferiore dhe lajne e pastrojne gjithe tualetet e botes.Sa keq ,gjithe truri i kombit lan pjatat e botes.

    A MENDONI MIQ TE NDERUAR SE KA ERDHUR KOHA QE TE GJITHA GRATE NE EMIGRACION ,TE KRIJONE SHOQATAT E TYRE DHE TE LUFTOJNE PER TE DREJTAT E TYRE ?

    A DUHET TE NGREJNE ZERIN NENAT E GRATE TONA QE FEMIJET E TYRE TE MESOJNE GJUHEN E NENES DHE ME VONE ATE TE VENDIT PRITES?

    ME MENCURINE E TYRE GRATE TONA DUHET TE TREGOJNE SE JANE TE BARABARTA MES TE BARABARTAVE DHE JO EMIGRANTE PA TE DREJTA QE JU TAKOJNE.

    A DUHET TE LUFTOJNE AMBASADAT TONA PER TE VENE NE VEND DINJITETIN E GRAVE TONA?

    Kush e ka provuar kete nenvlehtesim eshte e lutur te na tregoje ndonje pervoje sido qofte ajo.Ju lutem miq e sidomos mikesha ju ftoj per mendime dhe diskutime.

    Respekte dhe nderime.
    E dashura Pranvera,

    duke shprehur mirenjohjet me te thella per mendimet tua gjithenje pasuruese per mua, deshiroj qe t'i them ca fjale ne lidhje me pervojen time personale mbi gjendjen e gruas shqiptare ne vendin ku jetoj.

    Nje diskriminim te tipit sic e ke pershkruar ti, nuk e njoh. Eshte e vertete qe ka disa rruge tejet byrokratike per te arritur qe te te njihet nje arsimim apo nje pervoje pune nga vendlindja. Dhe kjo rruge eshte shpesh here aq e mundimshme, sa qe veshtire ia arrin t'ia dalesh metej, ngase te pakten ne disa raste te profesioneve specifike (si p.sh. nga lenda e mjekesise, biologjise) kerkon njohuri te mjaftueshme te gjuhes si dhe rrethanave vendore. Dhe keto njohuri gruaja jo lehte i arrin. Mirepo duhet patur parasysh se kjo nuk vlen vetem per gruan, por edhe per burrin poashtu. Edhe ky duhet t'i nenshtrohet testeve te lloj llojshme, po deshi qe t'i pranohet profesioni apo arsimimi i tij ne vendin prites. Dhe duhet patur parasysh se ky problem ne rend te pare eshte problem i shtetit apo shoqerise tone, jo vetem i shtetit prites. Sepse certifikatat e disa shteteve tjera pranohen, perderisa ato te shtetit tone nuk pranohen. Te pakten disa certifikata te caktuara.

    Nga kjo kuptohet se nuk kemi te bejme me nje problem vetem te grave, por te emigranteve ne pergjithesi (perpos atyre qe vijne nga shtete, certifikatat e institucioneve te te cileve ketu pranohen). Kjo eshte pervoja ime pergjithesore.

    Pervoja ime konkrete me gra shqiptare eshte e perzier. Njoh aso raste ku grate shqiptare punojne si pastruese, por edhe aso ku grate kohe te shkurter pas ardhjes ne shtetin prites, kryejne kushtet, testet dhe proceset e parapara dhe vazhdojne te zbatojne profesionin e tyre qe kishin dhe ne vendlindje. Kjo jep te kuptohet se fati i gruas shqiptare ne vendin ku jetoj varet edhe nga aftesite dhe gjetshmeria e gruas konkrete.

    Pastaj nuk duhet harruar se ceshtja, per te cilen flasim, eshte e reglementuar ne nivelet me te larta. Ligjet ne vendin ku jetoj obligojne punedhenesit te mos marrin parasysh prapavine etnike, racore, gjinore, seksuale (e tjera) te aplikuesit, por vetem dhe vetem aftesine dhe shkathtesine e tij per profesionin konkret. Keso lloj ligjesh nuk e kane burimin e tyre ne deshiren e vendit prites, por shpesh here ne parlamentin apo keshillin europian dhe ne gjyqet europiane. Pra jane ligje obligative per vendin prites, nuk jane ligje "te falura". Ndaj ne rast te anashkalimit te ligjit, mund te kerkohet ndihme gjyqesore. Nese nje grua shqiptare refuzohet nga vendpunesimi per motivet e posapermendura, kemi te bejme me nje sjellje jashteligjore te punedhenesit potencial dhe gjyqi do ta gjobise kete me pagese te hollash ndaj gruas se diskriminuar shqiptare. Keshtu qe problemet e cekura nga ti jane te zgjidhshme edhe ne menyre individuale, pa kaluar ne veprime kolektiv sic eshte organizimi i gruas shqiptare ne shoqata, thirrje te ambasades ne ndihme, e tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 05-09-2010 më 17:55

  3. #93
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ja po ta shpjegoj unë cila quhet moderne:

    a) ajo që virgjërinë e quan prapambetje dhe e fillon seksin që në adoleshencë, rreth moshës 13-14 vjeçare, si në Perëndim
    b) ajo që deri sa të martohet, provon të dashur të ndryshëm
    c) ajo që martohet në moshë të madhe (në Perëndim mesatarja e moshës së martesës është mbi 30 vjeçe)
    ç) ajo që bën 1-2 fëmijë ose nuk bën fare (në Perëndim mesatarja është 1.3 fëmijë për familje)
    d) ajo që ka pavarësi ekonomike dhe nën togfjalëshat "barazi gjinore" dhe "respekt ndaj femrës", bën komandë në familje (ashtu si në Perëndim)
    dh) ajo që ndarjen nuk e ka problem (në Perëndim shumica e martesave shkojnë drejt ndarjes)
    e) ajo që nuk e ka problem të martohet shumë herë dhe të bëjë fëmijë me burra të ndryshëm, ashtu si në Perëndim
    ë) ajo që nuk e ka problem martesën mes kombësive të ndryshme.

    Besoj se tani t'u kujtua cilat janë modernet. Këto nuk i ke parë në televizor, po i shikon çdo ditë në jetën e përditshme.
    .

    E kuptova modernizimin tend qe me postin e pare nuk eshte nevoja per nje hartim me pika sic e bere.
    Pyetjes sime prap nuk ju pergjigje!
    Me thuaj pak, valle si eshte e mundur kjo nga une qe jetoj ne perendim edhe modernen qe pershkruan ti ta kem pare vetem ne TV?
    Nuk i shoh ne jeten e perditshme por ne TV!!!!

    Po s'pate pergjigje si eshte e mundur kjo atehere me mire mos fol fare se po me vdesin qelizat e kokes duke te lexuar.

  4. #94
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Psh INFINITY : nje vajze nga Tirana,Elbasani Shkodra Fieri etj. qe rrjedh nga nje familje e emancipuar dhe qe ka bere nje jete pak a shume si nje femer ne perendim a ka ndonje arsye te kaloj ne ekstrem sapo te "shkeli" kemba jashte shqiperise apo jashte rrethit ku jeton?
    Varet se ca quan ti emancipim. Ka vajza qe une njoh dhe qe kane ikur jashte vendit edhe me shpejt se une dhe jane vertet vajza te thjeshta dhe qe kane arritur shume ne jete dhe ajo fale djerses dhe mundit te tyre. Nuk te prish vendi ku shkon, perkundrazi te jep me teper mundesi qe ti te shkelqesh dhe te avancosh ne jete. Nqs nje femer e ka mendjen te bredhi, si ne Amerike, Itali, apo Osmenzeze te jete, ajo do ta bej ate gje.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ça thua moj Elona?! Kështu si e përshkruan ti, do ta bësh teto Verën të arratiset në Amerikë!

    Ja të ta them unë çfarë i mungon jashtë: Ajo që i mungon është njerëzillëku.

    Nga ana ekonomike perendimi është mirë, por ekonomia sa vjen e po bie dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më të vështira.
    Femrat shqiptare jashtë (sidomos ato që shkojnë vetëm), fillimisht plotësojnë ëndrrat dashurore-erotike që nuk kishin mundësi t'i provonin në Shqipëri, dhe Perëndimi për këtë u ofron edhe një shumëllojshmëri racash, ku kanë mundësi që t'i provojnë të gjitha.

    Pasi e provojnë dhe e shijojnë jetën perëndimore, ato ndihen bosh dhe të vetmuara. Vërtet ato janë më mirë ekonomikisht, por humbasin një gjë kryesore: njerëzillëkun.


    Me vjen keq per mendimet qe ke!!!.ktu ke fol per prostitutat shqiptare dhe jo per femren shqiptare.Me femrat normale qe jetojne jasht Shqiperia juaj dhe imja duhet te krenohet.Per brezat e rinj te meshkujve....s'kam ca them ....ja cuan shqiperis namin ne qiell ....Edhe filma ju ka kushtuar bota.

    Femrave shqiptare jasht shqiperis nje gje ju mungon ...shanci te gjejne nje mashkull shqiptar te sakt.......
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  6. #96
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Si te gjithe bota per te realizuar endren e tyre edhe Shqiptaret moren rruget e emigracionit.Disa te ndare nga femijet,bashkeshortet,prinderit etj.probleme te njohura tani.Me vone filluan te bashkohen familjet duke mare edhe bashkeshortet e tyre per t'u ingranuar ne jeten e vendit prites.Nje pjese e familjes sime {vellai sr bashku me familjen e tij} jetojne prej disa vitesh ne qytetin e bukur te Selanikut.Po ashtu ,plot te aferm e te aferme te mija ,shoqe te cilat duke lene profesionet e tyre te mirefillta ne Shqiperi,bejne punet e rendomta te Grekut,Italianeve etj.Une duke shkuar shpesh si vizitore andej interesohem per grate,se si ndjehen ato ne raport me grate vendase ose edhe me grate emigrante nga vendet e tjera.Diskriminim total.Te prozvaltura,pa vlere,te zhveshura nga vlerat qe kane grate tona dhe te tjetersuara.Mikesha ime dikur gazetare ne kryeqytet,tani u sherben plakave ne Greqi,bente dokumentare te mrekullueshem ne Kinostudio dhe kur u paraqit ne nje institucion te tille ne vendin fqinj,i thane se nuk pranojne gra.Shume iu duhet grave te zene nje vend te merituar ne emigracion por ato ndihen inferiore dhe lajne e pastrojne gjithe tualetet e botes.Sa keq ,gjithe truri i kombit lan pjatat e botes.
    Bashkohem edhe une me shqetesimin tend , mgjth nuk kuptova nje gje nga kjo mikesha jote gazetare. Nqs ajo kishte pasur nje pozite te tille ne vendin e saj, atehere pse e la ajo memedheun?
    Sinqerisht , keto lloj veprimesh , si kam kuptuar kurre.


    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    A MENDONI MIQ TE NDERUAR SE KA ERDHUR KOHA QE TE GJITHA GRATE NE EMIGRACION ,TE KRIJONE SHOQATAT E TYRE DHE TE LUFTOJNE PER TE DREJTAT E TYRE ?
    Femra shqiptate ne vecanti te ngreje shoqata?
    Ne spo ngrejme dot komunitete jashte vendin e jo me dava shoqata ndaj mbrojtjes se gruas shqiptare , qe sinqerisht ska per te ndodhur kurre. Zakonisht vendet perendimore ja ka dhene te drejten gruas qe nga vitet 60 e sa vjen keto te drejta jane me solide nder vitesh. Smund te kerkosh te drejta per nje grup individual , sepse gruaja ne perendim trajtohet njesoj , qofte ajo kongoleze,shqiptare apo vendase. Tani , s'diskutohet qe , poshte tavolines , vendasja do trajtohet me mire se emigrantet , por kete gje emigranti duhet ta pranoje ne fakt. Eshte gjuha , kultura dhe mentaliteti te cilen i jep prioritet vendasit.

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    A DUHET TE NGREJNE ZERIN NENAT E GRATE TONA QE FEMIJET E TYRE TE MESOJNE GJUHEN E NENES DHE ME VONE ATE TE VENDIT PRITES?
    Kujt ta ngrejne zerin?
    Grate shqiptare emigrante jane te vetmet qe duhet te fajesohen per kete fenomen. Jane grate shqiptare te cilat ,si te martuara me shqiptar e si me te huaj , zgjedhin qe femijet te asimilohen ne vendin prites pa qene nevoja tu mesojne gjuhen e memedheut ato. E ky eshte , per mua,esht fakt i pakundershtueshem. Mund te kem vizituar me dhjetra familje, ne shtete te ndryshme, ku femijet shqiptare s'flisnin shqip e kur mundohesha te nxirrja arsyen , ishte nena,femra shqiptare ajo qe si inkurajonte femijet te mesonin gjuhen e saj. Nqs gjeneratat e reja jashte vendit po humbin kulturen e gjuhen , per kete gje fajesoj femren shqiptare.

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    ME MENCURINE E TYRE GRATE TONA DUHET TE TREGOJNE SE JANE TE BARABARTA MES TE BARABARTAVE DHE JO EMIGRANTE PA TE DREJTA QE JU TAKOJNE.
    E thashe me lart. Gjenerata e pare e refugjatit , smund te kerkoje te njejtat te drejta si vendasit. Ne kushtetuten e cdo vendi perendimor ato te drejta ekzistojne , mgjth ato nuk praktikohen ne pergjithesi , sepse vendasi ka epersi ndaj rrefugjatit per arsye te cilat i permenda me lart.

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    A DUHET TE LUFTOJNE AMBASADAT TONA PER TE VENE NE VEND DINJITETIN E GRAVE TONA?
    Grate shqiptare nuk po trajtohen si prostituta moj. Per cfare dinjiteti e ke fjalen ti?
    Pse ti duhet te jesh me e mire se nje grua tjeter rrefugjate?

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Kush e ka provuar kete nenvlehtesim eshte e lutur te na tregoje ndonje pervoje sido qofte ajo.Ju lutem miq e sidomos mikesha ju ftoj per mendime dhe diskutime.

    .
    Grate nqs duan te kerkojne te drejta me shume , atehere te mobilizohen per revolucione te reja , por kjo ne emer te te gjithe grave anembane botes , e jo te vecohen sic na deshiron ti.

    Me thene te drejten , pa te ofenduar , shumica e kerkesave tuaja ne kete teme jane te pavlefshme .

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Une me shume e kam se si ndihen femrat shqiptare ne mergim nga ana morale....a e zene vendin qe u takon ne ate shoqeri ku jetojne ,a pershtaten me kulturen,ritet e atij komuniteti,a ndjehen te kompletuara per te vazhduar traditat shqiptare ne te gjitha fushat...e per t'i mbajtur gjalle ato kudo ku ndodhen.
    per cfare tradita shqiptare e ke fjalen?
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #98
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    INFINITY©; Varet se ca quan ti emancipim.
    Emancipim eshte nje fjale shume e gjere .....asaj te ciles i referohem ne kete rast eshte liria e veprimit

    Ka vajza qe une njoh dhe qe kane ikur jashte vendit edhe me shpejt se une dhe jane vertet vajza te thjeshta dhe qe kane arritur shume ne jete dhe ajo fale djerses dhe mundit te tyre.
    E kam shkruar dhe me lart se eshte gabim i madh te pergjithesojme gjerat
    Nuk thashe qe te gjitha femrat e fshatit apo te qyteteve te vogla kane dale rrugeve e bredhin....pjesa dermuese jane familjare te mira dhe mundohen me te gjitha mundesite te mbajne te lidhur familjen pavarsisht veshtiresive.
    Njoh edhe shume vajza qe kane mbaruar studimet ketu dhe kane zene pune te mira fale aftesive te tyre.( Ne sektorin privat se ne ate shteror as qe behet fjale
    Nuk te prish vendi ku shkon, perkundrazi te jep me teper mundesi qe ti te shkelqesh dhe te avancosh ne jete.
    Vendi ku shkon jo eshte e vertete qe nuk te prish , por njerzit ne ate vend ku ti shkon te prishin apo jo.
    Dhe nje femer emigrante ne nje vend te huaj e nisur nga nje vend ku nuk shihet as ne harte eshte me e rrezikuar qe te kaloje cakun.
    Ndersa sa per mundesite, ato te jepen me shume ne vendin tend se sa jashte tij.Jashte eshte pagesa me e larte dhe jo vendi qe ze shoqeri.

  9. #99
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Vendi ku shkon jo eshte e vertete qe nuk te prish , por njerzit ne ate vend ku ti shkon te prishin apo jo.
    Nuk jam aspak dakort me ty sepse nuk do te thote qe mqs je ne dhe te huaj dhe te shoqerohesh me kedo. Kudo qe shkon e zgjedh shoqerine si te pershtatet ty dhe akoma me te mire biles, si shoqerine shqiptare, ashtu dhe te huaj. Familja ime psh eshte shume strikte kur vjen puna se kush futet ne shtepine tone sepse miqte e familjes dhe ne Shqiperi ishin te nje rangu goxha te larte dhe prinderit e mi nuk e kuptojne se si shqiptare te tjere hiqen sikur e kane njohur njeri-tjetrin me vite te tera dhe ngelen ne shtepite e njeri-tjetrit per dreka e darka kur ata sapo kane ardhur ne Amerike. lol Ketu une dhe familja ime konsiderohemi si njerez te ftohte. E shkruajta kete per te te thene qe nuk do te thote se je jashte dhe t'i japesh muhabet kujtdo apo te fusesh kedo ne shtepi.


    Dhe nje femer emigrante ne nje vend te huaj e nisur nga nje vend ku nuk shihet as ne harte eshte me e rrezikuar qe te kaloje cakun.
    Perseri e ke gabim sepse femres shqiptare nuk i ve njeri pistoleten ne koke qe te beje shoqeri me njerez qe s'jane te nivelit te saj. Eshte ajo qe i zgjedh miqte dhe nqs ajo ka aq tru sa te dalloj ndryshimin midis nje miku te mire dhe dikujt qe do ta shfrytezoje per keq miqesine qe po i fal ajo, atehere ne qafe paste veten. A ndodhin gjera te tilla? Patjeter qe ndodhin se shume here mendon se te gjithe jane si ty, megjithate ato ndodhin ne dhe te huaj ashtu sic ndodhin dhe ne Shqiperi.

    Ndersa sa per mundesite, ato te jepen me shume ne vendin tend se sa jashte tij.Jashte eshte pagesa me e larte dhe jo vendi qe ze shoqeri.
    Mundesite te jepen me shume ne Shqiperi se jashte?! Te lutemmmmmmmmmm...Nqs eshte ashtu, atehere pse ke shkuar jashte ti kur t'u dhenkan mundesite me teper ne vendin tend? Sa per shoqerine vetem dicka do them qe shqiptaret dallohen qe e kane shenjtanin ne bark dhe s'duan ta shikojne kurre tjetrin me mire se veten (dhe ketu fatkeqesisht po pergjithesoj) gje qe nuk e shikon dhe aq te shoqeria e huaj.

  10. #100
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    jo jo burri eshte gurr i rralle
    Thjesht jam kurioz. E ka burri yt problem kur ti e mburr ne menyre te tille?

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Letërsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •