Largime dhe ndryshime nė kabinetin qeveritar

http://www.bbc.co.uk/worldservice/im...llbrown_pa.jpg

Purnell ėshtė ministri mė i fundit qė largohet nga kabineti Brown

Kryeministri britanik, Gordon Brown, po bėn ndryshime nė kabinetin e tij qeveritar pėrballė krizės politike nė rritje.

Partia qeverisėse laburiste pritet tė mos arrijė rezultate tė mira nė zgjedhjet pėr parlamentin evropian dhe ato lokale qė mbahen nė disa zona dhe brenda tre javėve tė fundit, tre ministra janė larguar nga qeveria e tij.

Mė i fundit qė po largohet nga kabineti ėshtė James Purnell. Ai tha se partia nuk do tė mund tė fitonte zgjedhjet e pėrgjithshme nėn drejtimin e zotit Brown dhe i bėri thirrje atij tė japė dorėheqjen.

Korrespondentėt thonė se ndryshimet nė kabinet do tė jenė mundėsia e fundit pėr zotin Brown pėr tė rivendosur autoritetin e tij.

Njoftimet sugjerojnė se Sekretari aktual i Shėndetėsisė, Alan Johnson ėshtė zgjedhur si Sekretar i Brendshėm, ndėrsa kancelari, Alistair Darling, pritet qė ta mbajė postin megjithė kritikat e ashpra ndaj tij.

Edhe Sekretari i Mbrojtjes, John Hutton, ka thėnė se do tė largohet nga qeveria, por largimi i ij nuk ka lidhje me krizėn aktuale.

Partitė kryesore tė opozitės kanė bėrė thirrje pėr zgjedhje tė pėrgjithshme.