Cdo popull e ngre tė ardhmen, duke njohur mirė tė shkuarėn e tij. Historia e Shqipėrisė duhet studjuar nė librat dhe nė shkollat Shqipe. Fati ynė i keq ka dashur qė kjo gjė tė mos ishte e mundur pėr shekuj me radhė, gjate gjithė periudhės sė pushtimit Osman. Pėr tė krijuar njė ide tė shpejtė po citojmė nga njė artikull i Kadarčsė kėtė paragraf: "Asnjė gjuhė tjetėr dhe asnjė shkollim nė Europė nuk kanė pasur njė martirizim tė tillė: pesė shekuj dėnim. Pėr tė mos u zgjatur, mjafton njė statistikė tmerruese nxjerrė nga "Historia e shqiptarėve", e francezit Serge Metais, botuar nė vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit ėshtė e pabesueshme..."


Mė 1887, nė Shqipėri kishte tre mijė shkolla. Prej tė cilave njė mijė e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollė shqipe vetėm njė, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati ēdo gjuhė lejohej tė mėsohej nė "perandorinė tolerante", pėrveē njėrės: gjuhės shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katėr vite mė pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo ėshtė e vėrteta, qė ende nuk ėshtė shpalosur qartė pėrpara popullit shqiptar…
Me krijimin e shtetit shqiptar dhe duke vijuar deri nė ditėt tona, situata nė arsim u pėrmirėsua ndjeshėm. Lufta kundėr analfabetizmit ishte parėsore pėr shumė e shumė mėsues tė cilėt me pėrkushtim ngritėn themelet e identitetit tonė kombėtar. E megjithatė ajo qė vėrejmė sot ėshtė njė mangėsi reale e shqiptarėve nė tė gjithė vendin, nė njohjen e historisė sė tyre, dhe si rrjedhojė njė vėshtirėsi nė identifikimin e vetvetes si tė tillė, pra si shqiptar. Gjuha ėshtė mbase i vetmi element i qėndrueshėm i cili i bashkon ata nė identitet, Heroi Kombėtar Skėnderbeu ėshtė njė tjetėr element i rėndėsishėm edhe pse kohėt e fundit disa intelektualė metropolitanė kanė hedhur hije dyshimi mbi figurėn e tij. Pra vėrtetė shumė pak... Nuk do tė zgjatemi me gjetjen e arsyeve dhe fajtorėve. Do tė ndalemi nė njė nga pikat mė tė rėndėsishme te kėsaj mangėsie, pėr tė vazhduar nė shkrime qė do tė vijojnė me tė tjera argumente.
Njė faktor themelor nė krijimin e ndjenjės sė pėrkatėsisė ėshtė imazhi historik i njė populli. Tė gjithė e imagjinojmė Skėnderbeun me njė pėrkrenare nė kokė dhe tė hipur mbi kalė. Kėtė imazh na e sjell nė mėndje njė, libėr historie, por edhe njė film, njė teatėr apo monumentet e Heroit Kombėtar nė sheshet e cdo qyteti. Por kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė krijuar njė pėrfytyrim historik tė plotė, te shqiptarit ndėr shekuj. Psh: Francezet, kanė njė ide tė qartė mbi paraqitjen e njė francezi nė kohėn e perandorisė sė Napoleonit, apo edhe mė parė gjatė mbretėrisė sė Luigjit tė XIV e kėshtu me rradhė. Tė njėjtėn gjė mund ta themi me siguri tė plotė edhe pėr popuj tė tjerė si Italianėt Grekėt etj. Po ne shqiptarėt, a i pėrfytyrojmė dot gjyshėrit e stėrgjyshėrve tanė dhe nėse po, a jemi tė sigurtė mbi saktėsinė e kėtij imazhi? Pikėrisht kėtu qėndron njė nga shumė mangėsitė e librave tė historisė.
Nė literaturėn e huaj hasim shpesh nė pėrshkrimin e veshjeve tė mrekullueshme shqiptare dhe paraqitjen e jashtme tė luftėtarėve (tė gjithė burrat e Shqipėrisė ishin luftėtarė me nam).
Nė radhė tė parė fustanella. Tė gjithė kemi krijuar bindjen se fustanella ėshtė njė veshje e Toskėrisė dhe qė nuk pėrdorej nė Gegni! Asgjė mė pak e vėrtetė se kjo! Mjafton tė shohim Pikturat e shekullit tė XVIII dhe XIX tė autorėvė Francezė dhe Anglezė dhe do tė shohim njė pėrdorim tė gjerė tė fustanellės nga fisnikėt Gegė. Po kėshtu edhe nė fotot bardh e zi tė Marubit Shek. XIX dhe XX, tė cilat po i ilustrojme me shembuj nė linkun nė fund tė artikullit. Nė kėtė rast madje nuk mund tė flitet as pėr mangėsi por pėr krijimin e njė imazhi tė gabuar historik tė njė populli.
Sė dyti paraqitja e jashtme e luftėtarit Shqiptar e cila mungon plotėsisht nė librat e historisė dhe qė ėshtė mė befasuesja. Luftėtari mbante tė rruajtur pjesėn e pėrparme tė kokės (pra pjesen frontale) dhe pjesėn anėsore duke lėnė flokė tė gjata mbrapa. Ngjashmėri deri diku me njė samuraj Japonez. Mbante rigorozisht njė jatagan tė njė forme karakteristike vetėm pėr shqiptarėt dhe armė tė tjera si mushqeta dhe pisqolla edhe kėto tė identifikueshme si prodhim dhe pėrdorim ekskluziv i trevave Shqiptare.

Arberor

http://gjeneralmegafoni.com/index.ph...lture&Itemid=4