ESHTRAT TREGOJNE
Njeri, ndalu dy minuta, veshtrome edhe mua.
Do te jape disa keshilla, qe do tė vlejne edhe per tyja.
Me shikon kocke te zhveshur, skelet pa fantazi
Dhe thua se sisha asgje, nuk me dhe rendesi.
Por dikur ne vitet e mia, kisha te mira, isha i lumtur.
Kisha edhe une lavdine time, mbizoteroja vende.
Kisha floke te ndritshem dhe faqe si molla.
Vetulla si shigjeta dhe sy si oqeani.
Kisha krahe te hekurt dhe zemer luani.
Per kete krenohesha shume, asgje me teper smendova.
Por si kaluan vitet, kete nuk e kuptova.
Defrimet dhe qejfet kaluan si era .
Si shirat e vjeshtes, si bora e Marsit
Dhe si nje dite e vetme mu duk e gjithe jeta.
Ndjeva pleqerine, kujtova te kaluaren.
Drita nga syte e mi sa vjen e zvogelon
Dhe mendja sa shpejt u plaka, veshtire se e kupton.
Kembet mu dobesuan dhe duart me slevizin
Dhembet po me prishen dhe veshet me sdegjojne
Kuptova vdekjen, per pak do te mbaroje.
Atehere nxjerr nje ze, te qara me dhimbje.
Kush magjistar sjell jeten, ke doktor te therrase?
Kush mund te kete force nga vdekja te me sose?
Do ti jap para, pasuri sa te doje.
Askush nuk u gjend dhe asnje nuk dinte
Te me shpetonte jeten, vitet te mi kthente.
Dhe nje dite Prilli pa dashur pa pritur
Zemra pushoi te rrahe dhe shpirti im iku
Dhe shkoi pasuria, lavdia, krenaria qe jetoja.
Ku shkoi floriri, froni dhe pallati mbreteror?
Ku shkoi bukuria, pamja fisnike dhe personaliteti?
Krimba brejten trupin dhe asgje me nuk mbeti.
Sepse nga balta u krijuam dhe ne balte do te kthehemi.
Keshtu siē me shikon o njeri, edhe ti do te katandisesh.
Ne kete jete kalimtare, mos mendo te pasurohesh
Mos e lejo veten nga deshirat e tua te drejtohesh.
Vdekja eshte e uritur dhe kurre nuk ben plane.
Merr nenat e femijeve, djelmosha te rinj
Merr vajza ne lulen e tyre, nga djepi rremben femije.
Prandaj mendo vdekjen shtate here ne dite.
Mendo qe nje dite do tvdesesh sdo tshohesh me drite.
Si une kish dhe te tjere, por qe nuk jane me
Prandaj mendohu mire te mos pesosh te njejten gje.
Ne ēdo hap ki kujdes, ruhu nga shiu i djallit
Eshte babai i genjeshtres, pjella e mekatit.
O njeri mendohu mire, sepse nuk i perket vetes
Jemi krijesa e Perendise, besoi te vertetes.
Jeto me frike mbi dhe, me besim tek Ai.
Ai qe per ty vdiq dhe dha jeten e Tij.
Vetem Ai jep jete, tek Jezusi gjen shpetim
Prandaj mendohu mire, mendohu gjithmone
Qe shpirti yt te shpetoje para se te jete vone!!!
Krijoni Kontakt