Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 102
  1. #41
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    A mund te dale dicka e mire nga Shqiperia?

    Nje grup shenjtoresh
    ecen buze detit
    bregu shenjterohet nga hapat e tyre
    Per shpengim therret njerezimi i rene,
    shpengimin e gjejne vec njerezit zemerthyer...
    ......

    Fryma jone e braktis trupin.
    kalon pertej hapesires, kohes,
    shkon ulet ne kembet e Krishtit,
    harron cdo gje qe vjen prej botes.

    Me syte e Krishtit shohim nje grua,
    qe eshte bere prostitute,
    qe te gjithe renien e mishit
    e ka ndjere t'i therre ne trup.

    Me veshet e Krishtit degjojme nje ze,
    qe del nga shpirti i derrmuar
    qe therret me mall, me vaj e lot
    "Ti je Imzot, me ke shpenguar!"

    Grethorja e turpit i shnderrohet,
    i behet nje vello e bardhe bore
    qe i rrethon trupin e bukur
    dhe mbi koke shndrrin nje kurore.

    Shume moraliste e kane rrethuar
    dhe duan ta vrasin me gure
    "Kush s'ka mekat, le te hedhe gurin e pare!"
    degjoj nga turma te therrase nje Burre.

    O vendi yne, sa poshte ke rene
    je bere pagan si Nazareti
    mbi dheun tend, Engjell i vdekjes,
    ka vene kurore porsi mbreti

    Syte e mbushur plot me lote,
    po i drejtojme sot nga Krishti,
    "Ku eshte o Zot Froni Yt sot?"
    na del nje pyetje qe rrjedh nga shpirti.

    "Ne Shqiperi!" pergjigjet Krishti
    "Kam ngritur Fronin Tim Une sot
    Aty banon sot Nusja Ime,
    qe vetem Mua me ka Zot!"

    Ne Shqiperi, ne dheun e vrare,
    ku korrupsioni shkaterron njerine,
    ku dheu ka mbetur i djerre,
    dhe vdekja ka mbjelle skllaverine,

    Ne ate toke ku dheu djerre,
    vec vdekje dhe dhimbje prodhon,
    Ne ate toke qe si mall pa vlere,
    bijat e saj i eksporton,

    Ku foshnjes ne vend te qumeshtit,
    i japin plumba dhe barot,
    Ne ate toke ku dhe shiu,
    kur bie prej qiellit, ngjan si lot!

    Ne ate vend ku shqiptari,
    e ka per turp te jete shqiptar,
    se eterit e kombit e kane shitur,
    si tregetaret ne pazar!

    Ne ate vend, qe kur pranon Krishtin,
    behesh grek-italo-amerikan.
    aty ku indulgjencat-viza,
    kisha-ambasade shperndan!

    "A mundet Zot nga Shqiperia,
    te dale dicka e mire?"
    pyet zemra rende e derrmuar,
    pyet cdo shiptar me fryme te mpire

    "A doli gje nga Nazareti,
    nga Nazareti i ndyre, pagan?"
    "Po, dole Ti Zot!" pergjigjemi
    dhe syri lotin dot s'e mban...

    "Po!" thote Krishti buzagaz,
    "Nga Nazareti dola Une,
    qe jam Zoti i Ameshuar,
    nga Shqiperia del nje Vajze,
    qe e kam zgjedhur perjete Grua!

    Ne Shqiperi kam ngritur Fronin,
    Aty kam sot Une Nusen Time,
    Aty vdekja eshte derrmuar,
    Aty banon sot Fryma Ime!

    Ne ate toke ku ka ngelur,
    e ngurosur gjurme e Palit,
    po ngrihet prape sot Kisha Ime,
    Ate as vdekja nuk mund ta ndali!"...
    .................................................. ..........

    Nje grup shenjtoresh ecen buze detit,
    dhe deti hedh mbi Ta valet e terbuara,
    dhe keto vale terhiqen me shenjteri lyer...
    Per shpengim therret njerezimi i rene,
    por vec zemrat qe gjejne Krishtin jane te shpenguara,
    dhe keto zemra i kane njerezit zemerthyer.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 08-02-2004 mė 13:26
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Matrix
    Udhetari dhe Lulja

    Nje udhetar i lodhur endet neper nate
    dhe kerkon nje Lule qe fort pat deshiruar,
    Nena i kish folur dikur per kete Lule,
    dhe gjyshja ne perralla i kishte treguar.

    "Bir, kush gjen ate Lule,
    eshte njeri me fat,
    se esht' Lulja me e bukur ne bot'
    kush e gjen Ate, eshte i Bekuar,
    eshte i Zgjedhur nga i Madhi Zot!"

    Vitet shkuan, u rrit udhetari,
    por per Lulen asnjehere s'harroi.
    ta gjente Ate, i vuri qellim vetes
    ndaj dhe ne cdo cep te vendit e kerkoi.

    I thoshin: "Kjo lule rritet aty,
    prapa atij mali, pas asaj lugine!"
    Ai vraponte dhe s'ndalej askund,
    pasuri e tij, vec nje cante shpine.

    Kur shkonte tek vendi ku i paten thene,
    gjente shume lule qe rriteshin atje,
    kepuste nje tufe, ulej i studionte
    ...ah sa shume qe ngjanin me Te...
    por jo, s'ishin Lulja qe ai kerkonte...

    Vraponte nen diellin qe e pervelonte,
    dhe e bente qiellin te dukje si furre,
    vraponte nen shiun qe kurre s'pushonte,
    mbi akuj zvarritej e nuk lodhej kurre.

    Kaloi shume dete, lumenj, oqeane,
    i kaloi me varke, i kaloi me not
    por ne fund ngeli i zhgenjyer,
    Lulen qe kerkonte, nuk e gjeti dot...

    U ul mbi nje Shkemb,
    tmerresisht i lodhur
    edhe uleriu: Po perse o Zot?
    Shpresen ti ma linde, dhe pastaj ma preve...
    Lulja qe kekova, jo nuk ekziston...

    Ne ka ekzistuar,
    sot eshte e zhdukur,
    kane ngelur legjendat qe thuhen per Te.
    Mund te kete jetuar para mijera vjetesh,
    por sot, jam i sigurt, jo nuk jeton me..!"

    Syte me lot ju mbushen te mjerit
    dhe filluan lotet te binin perdhe.
    Deri ne toke po i binin lotet
    dhe ngadale balte u be i thati dhe.

    "E kerkova Lulen neper cdo livadh,
    nuk lashe kopsht e bahce pa kerkuar,
    e kerkova Lulen neper cdo lulishte,
    por s'e gjeta dot, Lulen e bekuar!"

    Dhe ne toke u shtri, udhetari i mjere,
    i lodhur nga rruga,
    nga shpresa zhgenjyer,
    qe te fshinte lotet, nje gjethe keput
    nga nje lule e mbire mbi Shkembin e thyer...

    S'ju besonte syve,
    udhetari i mjere,
    ai gjeth ishte nga Lulja qe pati kerkuar.
    Lule mbire mbi Shkembin,
    rritur ne vetmi,
    nga e gjithe bota ishte e harruar.

    Ulet, i merr ere,
    nuk ngopej se pari,
    bukuri e Saj ben guret te qanin,
    nga arome e Saj deheshin dhe zogjte,
    dhe permbi petalet, fluturimin ndalnin.

    Kjo Lule e bukur farfurinte drite...
    per nje cast te vetem Lulja rrezatoi...
    nga rrezet e saj shume Lule mbine
    dhe nga nje e vetme u bene njeqind...

    Udhetari nuk ngopej se pari,
    se si mrekullia ishte para tij,
    Lulen qe kerkoi, permbi Shkemb e gjeti,
    ai Shkemb perjete u be banese e tij!
    Urime Matrix,

    Eshte nje poezi shume e bukur dhe e goditur. Do doja ta vleresoja kete poezi me 5 yje. Mendoj se eshte nje poezi qe per ta kuptuar dikush me mire duhet te thellohet paksa.

    Mendoj se me Shkembin tregohet Krishti, me Lulen kisha, si dhe me perpjekjet e udhetarit ke dashur te tregosh nga njera ane deshperimin e tij te madh si dhe deshiren per te gjetur Lulen e vertete, dhe nga ana tjeter kotesine e perpjekjeve te tij njerezore per te gjetur ate qe vetem nga Zoti zbulohet, dhe jo nga perpjekjet e njeriut.

    Keshtu te pakten e kam kuptuar une. Nese nuk eshte krejtesisht keshtu, te lutem thuaje mendimin tend dhe me sqaro me mire.

    Si do qe te jete, kjo poezi ka nje vlere shume te madhe dhe prandaj une do ta vleresoja me 5 yje.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Matrix
    Ne jemi Perendi

    Nga Jeta Jote na dhe o Ate,
    dhe na bere Perendi,
    vullneti Yt, perjete ishte,
    te jemi ne ashtu si Ti!

    Per fetaret, kjo e thene,
    tingellon si blasfemi,
    por prape ta dini, vellezer, motra,
    Te gjithe ne jemi Perendi.

    Ne Frymen tone, vellezer, motra,
    vlon plot jete, Fryme e Tij,
    dhe mishin tone do ta kemi,
    sic e ka Krishti tani!

    Per bashkepuntore Ti nuk doje,
    te kishe qenie inferiore,
    dhe na bere sic je Vete,
    kur Frymen tende na dhurove!

    Prej ligjit ne jemi shpenguar,
    dhe prej natyres qe mbjell skllaveri,
    Prej Perendise kemi lindur,
    prandaj dhe jemi Perendi!

    Cfare dashurie na dhe o Ate,
    prej gjirit Tend na nxorre Ti,
    Prej Perendise nuk lindin skllever,
    por lindin vetem Perendi!
    Edhe kete poezi do doja ta vleresoja me 5 yje. Eshte me te vertete shume e bukur. Ajo qe dua te them eshte se sot fatkeqsisht te krishteret e kane harruar se cilet jane ata para syve te Perendise, per te mos thene se nuk e dine fare. Sot te krishteret mendojne se jane te njerez te shkrete, dhe keshtu edhe jetojne, si te shkrete.

    Faleminderit vella per poezite e tua te bukura.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Matrix
    A mund te dale dicka e mire nga Shqiperia?

    Nje grup shenjtoresh
    ecen buze detit
    bregu shenjterohet nga hapat e tyre
    Per shpengim therret njerezimi i rene,
    shpengimin e gjejne vec njerezit zemerthyer...
    ......

    Fryma jone e braktis trupin.
    kalon pertej hapesires, kohes,
    shkon ulet ne kembet e Krishtit,
    harron cdo gje qe vjen prej botes.

    Me syte e Krishtit shohim nje grua,
    qe eshte bere prostitute,
    qe te gjithe renien e mishit
    e ka ndjere t'i therre ne trup.

    Me veshet e Krishtit degjojme nje ze,
    qe del nga shpirti i derrmuar
    qe therret me mall, me vaj e lot
    "Ti je Imzot, me ke shpenguar!"

    Grethorja e turpit i shnderrohet,
    i behet nje vello e bardhe bore
    qe i rrethon trupin e bukur
    dhe mbi koke shndrrin nje kurore.

    Shume moraliste e kane rrethuar
    dhe duan ta vrasin me gure
    "Kush s'ka mekat, le te hedhe gurin e pare!"
    degjoj nga turma te therrase nje Burre.

    O vendi yne, sa poshte ke rene
    je bere pagan si Nazareti
    mbi dheun tend, Engjell i vdekjes,
    ka vene kurore porsi mbreti

    Syte e mbushur plot me lote,
    po i drejtojme sot nga Krishti,
    "Ku eshte o Zot Froni Yt sot?"
    na del nje pyetje qe rrjedh nga shpirti.

    "Ne Shqiperi!" pergjigjet Krishti
    "Kam ngritur Fronin Tim Une sot
    Aty banon sot Nusja Ime,
    qe vetem Mua me ka Zot!"

    Ne Shqiperi, ne dheun e vrare,
    ku korrupsioni shkaterron njerine,
    ku dheu ka mbetur i djerre,
    dhe vdekja ka mbjelle skllaverine,

    Ne ate toke ku dheu djerre,
    vec vdekje dhe dhimbje prodhon,
    Ne ate toke qe si mall pa vlere,
    bijat e saj i eksporton,

    Ku foshnjes ne vend te qumeshtit,
    i japin plumba dhe barot,
    Ne ate toke ku dhe shiu,
    kur bie prej qiellit, ngjan si lot!

    Ne ate vend ku shqiptari,
    e ka per turp te jete shqiptar,
    se eterit e kombit e kane shitur,
    si tregetaret ne pazar!

    Ne ate vend, qe kur pranon Krishtin,
    behesh grek-italo-amerikan.
    aty ku indulgjencat-viza,
    kisha-ambasade shperndan!

    "A mundet Zot nga Shqiperia,
    te dale dicka e mire?"
    pyet zemra rende e derrmuar,
    pyet cdo shiptar me fryme te mpire

    "A doli gje nga Nazareti,
    nga Nazareti i ndyre, pagan?"
    "Po, dole Ti Zot!" pergjigjemi
    dhe syri lotin dot s'e mban...

    "Po!" thote Krishti buzagaz,
    "Nga Nazareti dola Une,
    qe jam Zoti i Ameshuar,
    nga Shqiperia del nje Vajze,
    qe e kam zgjedhur perjete Grua!

    Ne Shqiperi kam ngritur Fronin,
    Aty kam sot Une Nusen Time,
    Aty vdekja eshte derrmuar,
    Aty banon sot Fryma Ime!

    Ne ate toke ku ka ngelur,
    e ngurosur gjurme e Palit,
    po ngrihet prape sot Kisha Ime,
    Ate as vdekja nuk mund ta ndali!"...
    .................................................. ..........

    Nje grup shenjtoresh ecen buze detit,
    dhe deti hedh mbi Ta valet e terbuara,
    dhe keto vale terhiqen me shenjteri lyer...
    Per shpengim therret njerezimi i rene,
    por vec zemrat qe gjejne Krishtin jane te shpenguara,
    dhe keto zemra i kane njerezit zemerthyer.......
    Vella i dashur, kete poezi do ta vleresoj me 7 yje....ose po te ishte e mundur me 17 yje. Dhe kjo per arsye se me mallengjen shume kur mendoj se ne vendin tim te dashur Perendia ka bere qe te linde nje lule, lulja me e bukur e Shqiperise, ose me mire nje nuse, nusja me e bukur e botes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 16-02-2004 mė 16:53
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #45
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vella i dashur, te falenderoj per komplimentat por nqs keto poezi kane dicka te bukur, e kane kete sepse i kam marre nga realiteti i Kishes. Ishte pikerisht kjo Kishe ku une u frymezova per te shkruar keto poezi. Perpara se te njihja kete realitet une nuk kam patur ndonje pasion per te shkruar e as kam patur ndonje talent per kete gje (te vetmet gjera qe kam shkruar jane hartimet ne kohen e gjimnazit )
    Pra nqs ka dicka terheqese aty e ka vetem nga Krishti dhe Kisha dhe nga marredhenia e shkelqyer midis tyre.

    Tani po sjell nje poezi tjeter.

    Ne dheun ku cdo gje eshte Krisht

    Ne prekim sot Frymen e Tij,
    dhe Drita shperthen permes erresires
    dhe qarte shikojme gjithe renien e botes.
    Shembellim i "se keqes" eshte "e mira"
    dhe e "e keqja" shembellim i "se mires"

    Njeriu i rene lufton me te keqen,
    dhe harron se e keqja eshte brenda tij mjerisht,
    e keqja dhe e mira jane simetrike,
    prej Pemes se Renies vijne ato sigurisht,
    jane dy dege te se njejtes peme armike,
    pemes qe ze fill tek Ligji dhe mentaliteti legalist...

    E leme njeriun e rene ne luften e tij te pashprese,
    dhe zgjedhim Frytin e Pemes se Jetes,
    Braktisim frymerisht boten e rene ne harrese,
    dhe hyjme brenda Krishtit, Keshtjelles se Shpreses!

    Dhe bota me gjithe kotesine e saj shkoi,
    dhe i la vendin nje Bote krejt tjeter,
    Kjo Bote e Re eshte nje Njeri i Gjalle,
    nuk eshte me krijese si bota e vjeter!

    Ashtu si bota qe shkoi,
    kjo bote ka Liqene dhe Dete
    dhe ne ujerat e tyre perterihemi krejtesisht,
    por ne Fryme shume shpejt e kuptojme
    se keto dete dhe liqene quhen Jezus Krisht

    Ashtu si bota e vjeter
    kjo bote ka male, kodra, lugina
    qe ngrihen drejt qiejve pafundesisht,
    ujevara qe zbresin nga majat e tyre
    dhe te gjitha quhen Jezus Krisht

    Ne kete Bote gjithmone ka Drite,
    por diellin e vjeter s'e shohim aty
    nje tjeter Diell shnderrin plot lavdi,
    dhe ky diell s'eshte me yll, por eshte nje Njeri!

    Ne kete Bote ka peme e lule,
    qe me arome mbushin ajrin e qete
    qe me frytat e tyre sherohen gjithe kombet
    dhe te gjtha keto jane Jezus Krishti Mbret!

    Ne kete Bote ka lumenj qe derdhen furishem,
    dhe me sterkalat e tyre mbushin ajrin me uje te kristalte
    por keta lumenj s'jane sic kane qene dikur,
    ata jane nje Person, nje Person i gjalle!

    Cdo gje ne kete Bote te mahnitshme
    eshte e jashtezakonshme, eshte mrekulli,
    sepse ne kete Bote ndodh dicka e habitshme,
    Ne kete bote cdo gje eshte nje Njeri!

    Parajsa e qiejve s'qenka e krijuar
    por eshte vete Jeta e Tij plotesisht,
    nuk eshte e krijuar si Bota e vjeter,
    qe ishte vec piktura e Zotit Jezus Krisht!

    Do jetojme ne boten e rene dhe pak kohe
    dhe pastaj e dime se ku do te shkojme
    do shkojme Aty ku kemi qene prej kohesh
    qe kur e lame Ate ne frymen tone te banoje.

    Ai eshte tek dera e Frymes, troket e troket e s'pushon,
    Trokitja e Tij eshte shume e forte,
    por e degjon ate vec zemra qe kerkon,
    dhe s'mundet ta degjoje e shurdheta bote.

    Ndaj dhe e lame boten ne luften e saj te pashprese
    dhe hyme ne Boten e Re lavderisht,
    ne Dheun ku asgje nuk eshte me send,
    ne Dheun ku cdo gje eshte Jezus Krisht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 16-02-2004 mė 18:12
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #46
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pendimi i kusarit

    I ndjeje thelle ne mishin tim,
    te me ngulen gozhdet
    dhe gjaku te me rrjedhe pambarim,
    ndjenjat e mia fillojne te turbullohen
    dhe trupin vdekja po ma pushton tani...

    Shoh rreth meje turmen se si me percmon,
    dhe duart nga kryqi mundohem t'i shkul,
    te gjej nje thike e drejt tyre ta vervit,
    ne trupat e tyre t'ua ngul...

    Por me fort se gozhdet,
    zemren ma can dhembja
    rendon permbi mua e Zotit drejtesi,
    Asaj nuk mundem dot t'i kundervihem,
    ne vdekje me dorezoi Ai tani...

    Shoh jeten time, sa kot e kam shkuar
    sa njerez kam vrare, sa foshnja kam therrur,
    dhe nenat e tyre i kam perdhunuar
    tek me shikonin burrat e vet duke vdekur
    te lidhur pas trungjeve, te gjymtuar...

    Dhe xhepat i mbushja me ato pare
    qe ata gjithe jeten kishin mbledhur,
    duke punuar si skllever ne mergim,
    me djersen qe si uje u kishte rrjedhur

    Dhe ne cdo gje beja, i jepja lavdi Zotit,
    Dhe thosha se cdo gje e bej per Te.
    Ata njerez qe vrisja i konsideroja mekatare,
    pasanike te felliqur, te korruptuarit me ne ze.

    Per popullin e quaja veten clirimtar,
    qe vrisja te pasurin per hir te te varfrit dhe mikut,
    kalores i se drejtes, besnik i se mires,
    I Zotit ushtar, Tmerr i armikut...

    Po thelle brenda meje mungonte dicka,
    dhe tani e ndjej se cfare ka qene,
    kur shoh syte e ketij qe kam ne majte,
    Ku paqja mbreteron nen kuroren me gjemba
    qe permbi krye, ata i kane vene...

    Para Tij, derrmohet krejt shpirti im,
    njesoj si une kusari
    ashtu dhe i Drejti
    vuan nen te njejtin denim...

    Lotet me rrjedhin nga syte e lodhur
    dhe shoh me to, dashurine e Tij
    O e shenjta dashuri e Zotit,
    fshihet ne te Tijen drejtesi...

    Do doja qe t'i shkulja nga trupi keto gozhde,
    te zbrisja nga kryqi vetem per nje cast,
    te bija nen kryqin e Tij, ne gjunje me lote,
    Lavdi te deshmoja, per Te plot me gaz...

    Por, e di, po zbrita prej Kryqit,
    do kthehem serisht ne jeten e pare,
    ndaj i lutem me te madh tim Zoti,
    nga Kryqi mos me zbrese, ketu i sigurt jam...

    E di, Zoti im, dashuria jote eshte e pamase,
    te gjithe jane te drejte, vec une mekatar,
    por Ti zbrite nga qiejte vetem per mua,
    Ne Kryq u lartove...qe sot te te kisha prane...

    Kam qene shume vite mbi kete toke,
    por vec tani po e ndjej se jetoj,
    kur trupin tim e cane te tmerrshmet gozhde,
    meshira dhe jeta Jote me pershkoi...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 02-03-2004 mė 16:06
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #47
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kryqezimi

    Ah , te shihja ate Fytyre njehere
    ku buzeqeshja asnjehere s'u shua,
    dhe kur duart me gozhde te shpuan atehere
    perseri ju lute Atit tend per mua

    Te mundja te shihja Kryqin tend tani
    ashru si Simeoni ne rrugen plot mundim
    dhe ta puthja me plot dashuri,
    ashtu sic e puthje dhe ti Zoti im

    Te ishte Kryqi Yt me i madh
    qe bashke te vdisnim aty plot gezim
    te perqafuar porsi dy vellezer
    krijesa dhe Krijuesi bashke ne ameshim

    Kurora me gjemba qe te shpoi fytyren
    le ta copetonte krejt fytyren time
    dhe bashke te vdisnim prane njeri-tjetrit
    dhe bashke te rronim perjete ne ameshime

    Do doja te shkulja nje cope prej Kryqit
    dhe ne qafe ta varja porsi hajmali
    dhe le te talleshin me mua farisejte
    cnderimi Yt per mua eshte lavdi

    Kur mbi Kryq te ngriten Ty
    dy zemra krejt u copetuan
    edhe kater sy shihnin vec mbi Ty
    syte e Nenes dhe Atit mbi Kryq u bashkuan

    Dhimbja e Kryqit Tend, ishte Kryqi i Tyre
    Kur mbi Kryq veshtronin nje At dhe nje Nene
    ne miliona zemra ti o Fjale hyre
    "Cdo gje bej te re!"- vdiqe duke thene!

    Keto miliona zemra jane vec nje Zemer
    Zemra e nje Vajze qe vec Ty te do
    qe s'te tradheton si Izraeli i vjeter
    Emrin "Kisha Jote" perjete mban Ajo

    Kur Ti Fjale vdiqe, Vdekja u shkaterrua
    Frymerat u zgjuan, Trupat u bene Tempuj
    Vajza- Kishe zbriti nga brinja Jote e shpuar
    Vajza- Kishe qe rron e do rroje ne shekuj

    .................................................. ..........................

    Mijevjecaret shkuan si te ishin enderr
    por Kalvari ngeli perseri aty,
    aty sot serisht dike kryqezuan
    dhe shume mire e di: Te kryqezuan Ty...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 28-03-2004 mė 12:32
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #48
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dasma ne Kane

    Nje dasme zhvillohet ne Kane te Galilese
    ftuar aty eshte Dikush
    bashke me Nenen dhe Nxenesit e Vet,
    eshte vete Zoti, por s'e di askush

    I sheh dasmoret se si po gezohen,
    te mbledhur rreth Dhendrrit dhe Nuses te gjithe kendojne,
    Urimet shperthejne nga te gjitha anet dhe pijet s'mbarohen,
    Ushqimet derdhen lume e kurre s'pushojne...

    Te gjithe e kane mendjen tek dasma ne Kane,
    te gjithe, vetem Ai jo
    Ai e sheh Nusen, Dhendrrin se si po gezohen,
    dhe nje Dasme tjeter ne Fryme kujton

    Kalon pertej kohes, vendeve, hapesires,
    kalon aty ku askush s'e di
    Ai eshte Zoti qe rri permbi koherat,
    Nuk mundet ta ndale Ate asnjeri

    E sheh Veten Dhenderr dhe ne krahe nje Nuse
    qe te Dy te veshur me plot madheshti
    nje tufe dasmoresh rreth tyre gezohen,
    te ftuar, te zgjedhur, me plot dashuri

    Dasmoret jane veshur me rroba te bardha praruar,
    dhe i mbushin gotat pambarim me Vere,
    Vere qe del nga brinja e Tij e tejshpuar
    Aty ku nje heshte ish ngulur njehere

    Dhe Vera s'mbarohet e derdhet, e derdhet
    Ai eshte Vera dhe te gjithe e dine,
    Ai eshte Buka qe ata po hane,
    Ai eshte Ushqimi permbi tavoline....

    .................................................. .............

    "Nuk kane me vere!"- degjoi nje ze,
    Zeri i Nenes e ktheu nga ato ameshime,
    Dhe syte i hapi dhe tha me buzeqeshje:
    "O Grua e di, akoma s'ka ardh koha ime...!"

    Dhe uji u be Vere qe buroi prej Tij
    Dhe dasmoret s'e pane kete mrekulli,
    se te dehur ishin nga vera e vjeter,
    nga vera qe deh, por s'jep lumturi

    "Vera e mire del ne fillim,
    pastaj del vera e keqe!"
    Ky eshte ligji i njeriut te rene,
    Ne fillim reklama, pastaj vetem vdekje

    Dhe ky ligj eshte kudo ne boten e rene ne mjerim
    madje dhe brenda neper cdo familje
    Muaji i Mjaltit eshte ne fillim,
    pastaj vjen nje jete mbushur me ankime...

    Por s'eshte ky ligj ne Familjen e Tij mrekullisht
    se aty Ai eshte gjithcka ne cdo gje,
    Dhe ne rast se vera e keqe del ne fillim
    Kur Ai derdh veten, s'mund ta mposhte asgje

    Ne ate Familje ka vetem gezim
    Gezim i perjetshem, pertej cdo trishtimi
    Njerezit e lire jane pjese e Saj,
    Te lire nga vargonjte e cdo hidherimi

    Ajo Familje s'filloi me veren e mire ne fillim,
    se nuk eshte pjese e se renes bote,
    s'filloi me reklama shnderruar ne mashtrim,
    por filloi me Kryqin, te hidhuren gote

    Ajo Familje s'filloi me nje Muaj Mjalti te arte,
    por filloi me Kryqin mbi kodren Kalvar
    Aty ku Zoti provoi uthullin e tharte
    qe i lagu buzen e etur, te care

    Dhe uthulli u shnderrua ne Vere te re,
    ne Veren qe rrodhi prej brinjes se Tij
    kur me nje heshte u shpua per ne,
    qe te mos kete me skllever, por Bij
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 28-03-2004 mė 12:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Matrix, pergezime. Me pelqeu shume poezia e dasmes. Ishte me te vertete shume e goditur. Eshte shume e bukur kur cdo gje ne jeten e perditshme e sheh si nje hije te realitetit. Keshtu pra qe edhe dasma nuk eshte gje tjeter vecse nje hije e Dasmes se vertete.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #50
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Poezia e meposhtme, eshte nje ikone e Kryqit. Kjo eshte nje poezi e krijuar ne shekullin e 19 dhe ben fjale per...

    Bashkeudhetaret

    Bashkeudhetare jane gezimi dhe helmi,
    drejt pas suksesit, te pritka deshtim,
    shira me diell dhe te qare me te qeshur,
    jane te perziere ne kete udhetim.

    Ari tokesor, s'mbetet ne dore,
    Vetem ne Qiell ka thesar madheshtor.

    Gjemb trendafili mes gjetheve fshihet,
    helm shkaterrues paska lulja ne fushe,
    Gaz me mengjez, para mbremjes largohet,
    Lotet e dhimbjes s'i fsheh dot askush...

    Jeta eshte det, rralle eshte i qete,
    qielli eshte porta ku streha te pret....

    Pra le te vijne fatkeqesi dhe bekime,
    sipas vullneti te Tim Ati ne qiell,
    Bota te vazhdoje ne lakmi dhe mekate
    Djalli te sulmoje me urrejtje te thelle

    S'ka rendesi, ne perjetesi,
    Qielli i Zotit eshte vetem lavdi....

    -------------------------------------------------------------------------------------------
    Poezia e meposhtme eshte nje kenge kristiane e frymezuar nga martirizimi i nje femije te krishter ne shekujt kur Kisha perndiqej nga roma pagane. Emri i femijes ishte Tarsiz. Ai vritet nga paganet kur po mundohej te conte fshehurazi ne burgun ku ishin mbyllur te krishteret, pjese nga Buka dhe Vera qe perdoreshin ne Adhurimin e Kishes, pjese te Trupit dhe Gjakut te Krishtit....

    Tarsizi

    Nje martir i vogel i plagosur,
    rrugeve te Romes i rrezuar,
    shtrire ne Altarin e Krishtit,
    si nje qengj i vogel i flijuar.

    Nje buzeqeshje i ndrit ne buze,
    dicka ai po mban ne duar
    Trupin e Krishtit ka marre,
    fshehtas ne burg per ta cuar

    Engjejt veshur me te bardha,
    Tarsizin po rrethojne,
    ne prehrin e Krijuesit,
    Martirin e vogel do ta cojne

    Edhe pak dhe martiri vdes,
    kuroren e lavdise fiton,
    kete lavdi kushdo e ka zili,
    kete lavdi kushdo e deshiron.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 04-05-2004 mė 16:11
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Ngrije kokėn yll, eshtrat po mardhin
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 14:40
  5. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •