Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 102
  1. #31
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me duket se po tallesh tani...

    Pershendetje ne Krishtin vella i shenjte
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Epopeja e "misionareve"
    (jo vetem per te qeshur...)

    Sec u nisen misionaret
    me avionet me luksoze
    fryre xhepat nga dollaret
    Krishtin Kishes t'ja tregojne.

    Krishti rri ne mes te Kishes,
    me shenjtoret qesh e qan.
    -OK, por ky Krisht nuk eshte ne mode,
    se s'eshte shume...amerikan...

    Misionari del shetitje,
    te gjeje nje shtepi te vet:
    -Shtepia ku jam eshte shume e ngushte:
    Vec 3 banja, 4 vete...

    Shkoi nje jave, shkoi dy,
    u bene muaj u bene vite,
    misionaret prape aty
    ..presin Krishtin..qe te rritet...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #33
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Bijte e Tim Eti jane si era

    Bijte e Tim Eti jane si era,
    jo dot ata s'i kontrollon,
    ua ndjen ti prekjen ne fytyre,
    dhe fishkellimen ua degjon!

    Bijte e Tim Eti jane si era,
    qe himne Atit i kendon,
    keshtu ata zbresin nga lartesite,
    kengen se largu ua degjon...

    Bijte e Tim Eti jane si zjarri,
    qe tymi i tij gjithmon lart shkon
    ashtu dhe fryma e ketyre bijve
    perjete tek Ati Im banon.

    Bijte e Tim Eti jane si Lumi,
    qe zbret ai nga lartesite
    dhe i jep jete botes se vdekur
    me Jeten qe vjen nga perjetesite.

    Bijte e Tim Eti jane si Toka,
    qe me fruta njerezit i gezon,
    ashtu dhe ata japin shume fruta
    se Fara Ime tek ta banon!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 15-12-2003 mė 15:46
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Mirenjohje dhe Dashuri per Zotin


    Te tere jane thelle ne borxh ndaj Teje,
    Une me shume se te tjeret,
    Nga kthetra te vdekjes me le te lire,
    Me ruan prej humneres.
    Permbytme cdo dite me dashurine,
    Qe vjen se Larti e s'njeh kufinj!


    Dhe prej mirenjohjes, ajo cka ndiej,
    S'ka gjuhe qe ta rrefeje;
    Perkulur nga peshe e rende e saj,
    Eshte shume, une s'mund ta ngreje:
    Kur do e shijoj une ate bekim
    T'kem dashuri per dashurine?


    O, shpirt butesie, fal hirin Tend,
    Shperndaje ne cdo zemer;
    Per tjeter fryme te mos kete vend,
    Pastrona dhe prej vetes;
    Miresi hyjnore, eja me prane,
    Keput vargonjte, qe peng na mbajne!


    Ne qender vetja - trillime plot,
    Skllaveri e vetvetes;
    Mburren se kane lirine, me kot,
    Se dashurojne pa ndier.
    Liria ndricon vetem atje,
    Ne zemren ku Ti ke bere strehe.


    Bekim hyjnor, gezim se Larti,
    Kur i yti zjarr me force shkelqen!
    Vec dashuria flet dashurine:
    Gjuhe tjeter, jo, ajo nuk njeh.
    Emrin ja dime, s'i dime fuqine,
    E jona behet ne perjetim.










    Gratitude and Love to God


    All are indebted much to thee,
    But I far more than all
    From many a deadly snare set free,
    And raised from many a fall.
    Overwhelm me, from above,
    Daily, with thy boundless love.


    What bonds of gratitude I feel
    No language can declare;
    Beneath the oppressive weight I reel,
    'Tis more than I can bear:
    When shall I that blessing prove,
    To return thee love for love?


    Spirit of charity, dispense
    Thy grace to every heart;
    Expel all other spirits thence,
    Drive self from every part;
    Charity divine, draw nigh,
    Break the chains in which we lie!


    All selfish souls, whate'er they feign,
    Have still a slavish lot;
    They boast of liberty in vain,
    Of love, and feel it not.
    He whose bosom glews with thee,
    He and he alone, is free.


    Oh blessedness, all bliss above,
    When thy pure fires prevail!
    Love only teaches what is love:
    All other lessons fail:
    We learn its name, but not its powers,
    Experience only makes it ours.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #35
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jerusalemi i ri (Kisha)

    Permbi malet ngrihesh krenar,
    e can ne mes rrjedhen e kohes,
    ne drite e shnderron terrin e zi,
    o qytet veshur me ar,
    Jerusalem i Ri!

    Me engjej krejt je i rrethuar,
    portat e Tua margaritar,
    dhe muret jane te tejdukshme,
    Jerusalem i Ri krenar!

    Ne mes eshte Pema e Jetes,
    dhe Lumi i Jetes eshte aty,
    O Ti qe je Drita e Kombeve,
    Froni i te Lartit eshte tek Ty!

    Ne mal te pa Ty, Moisiu,
    nga drita Jote, desh u verbua
    dhe thirri plot me ngazellim
    "Banorin Tend me bej dhe mua!"

    "Ligji Yt o Zoti im,
    s'me coi dot tek ai vendi
    qe quhet Toka e Premtuar,
    por Hiri Yt me coi n'qytetin,
    qe eshte bere me gure te cmuar!"

    Abrahami i tha Isakut:
    "Biri im ja ku eshte Qengji,
    ne vendin tend eshte flijuar,
    Hiri i Tij na solli ne,
    ne Qytetin e Praruar!"

    O Qytet i mrekullive,
    Mbreti Yt nuk eshte Davidi,
    por eshte vete Zoti i Tij,
    dhe ne mish te tij, Sternipi!

    Dikur mbreti Solomon,
    ngriti nje Tempull veshur me ar,
    Ai Tempull qe hija Jote,
    Jerusalem i Ri krenar!

    Edhe profetet me lot ne sy,
    per zbritjen tende profetizuan:
    "Aty rri Zoti Emanuel,
    me gozhde duart i jane shpuar!"

    Banoret e tu jane shenjtoret,
    Drita e Qengjit i ndricon,
    Me frutat tende sherohen kombet,
    prej Teje Jeta si lume buron!

    Te shoh si shfaqesh madheshtor!
    Nuk njeh Ti jo, as dite as vite,
    Perjetesia eshte tek Ty,
    Jerusalem i Ri prej Drite!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #36
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Porosia e vetme

    Ne bar nje dite u ul Mesuesi,
    ashtu sic e kish zakon,
    dhe rreth tij u mblodhen turmat
    dhe Ai ze e i meson!

    "Me thoni pak, ju bashkekombes,
    a i mbani 10 porosite?"
    -"Cfare flet ti?"-i thane turmat
    "ato per ne jane jete e drite!"

    Mesuesi lehtas buzeqeshi
    dhe u mbush vendi me arome
    nga drite e Tij rrezatoi vendi
    me mijera lule u bene kurore!

    "Po sikur..." ndalet e thote,
    "ato te ishin njembedhjete,
    dhe e njembedhjeta te ishte:
    JEPE PER MUA KETE JETE?"

    Atehere turmat brohoriten:
    "Ne nderin tone do te ishte,
    qe ne te vdisnim per Zotin tone
    kjo vdekje per ne, jete do te ishte!"

    Pastaj serisht ndalon Mesuesi
    dhe buzeqeshja i shnderrin ne buze:
    "Por... nqs s'do ishin njembedhjete,
    por nje porosi e vetme:
    HA TRUPIN TIM QE TE KESH JETE!" ?

    Turma e tere ne cast ngriu
    dhe u shpernda me te shpejte
    nga mijera vete te pranishem,
    s'ngelen vecse dymbedhjete

    "E shihni?" tha Mesuesi yne,
    "Kur u kerkova qe te vdisnin
    e priten me plot lavderim
    kur u dhashe Trupin per ngrenie,
    e hodhen poshte me percmim!"?

    O njeri nuk te kerkova
    te vdesesh sot per Mua ti,
    por Jeten time ta dhurova,
    eja, merre pra tani!

    Ne rast se do lavdine tende
    ta dish mire se je i rene,
    ne rast se do lavdine Time,
    eja, merre, te eshte dhene!

    Se porosia qe Une u jap
    eshte nje e vetem nje:
    "Trupin Tim merrni e hani!"
    Te tjera urdhra nuk duhen me!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 14-01-2004 mė 18:23
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Matrix
    Porosia e vetme

    Ne bar nje dite u ul Mesuesi,
    ashtu sic e kish zakon,
    dhe rreth tij u mblodhen turmat
    dhe Ai ze e i meson!

    "Me thoni pak, ju bashkekombes,
    a i mbani 10 porosite?"
    -"Cfare flet ti?"-i thane turmat
    "ato per ne jane jete e drite!"

    Mesuesi lehtas buzeqeshi
    dhe u mbush vendi me arome
    nga drite e Tij rrezatoi vendi
    me mijera lule u bene kurore!

    "Po sikur..." ndalet e thote,
    "ato te ishin njembedhjete,
    dhe e njembedhjeta te ishte:
    JEPE PER MUA KETE JETE?"

    Atehere turmat brohoriten:
    "Ne nderin tone do te ishte,
    qe ne te vdisnim per Zotin tone
    kjo vdekje per ne, jete do te ishte!"

    Pastaj serisht ndalon Mesuesi
    dhe buzeqeshja i shnderrin ne buze:
    "Por... nqs s'do ishin njembedhjete,
    por nje porosi e vetme:
    HA TRUPIN TIM QE TE KESH JETE!" ?

    Turma e tere ne cast ngriu
    dhe u shpernda me te shpejte
    nga mijera vete te pranishem,
    s'ngelen vecse dymbedhjete

    "E shihni?" tha Mesuesi yne,
    "Kur u kerkova qe te vdisnin
    e priten me plot lavderim
    kur u dhashe Trupin per ngrenie,
    e hodhen poshte me percmim!"?

    O njeri nuk te kerkova
    te vdesesh sot per Mua ti,
    por Jeten time ta dhurova,
    eja, merre pra tani!

    Ne rast se do lavdine tende
    ta dish mire se je i rene,
    ne rast se do lavdine Time,
    eja, merre, te eshte dhene!

    Se porosia qe Une u jap
    eshte nje e vetem nje:
    "Trupin Tim merrni e hani!"
    Te tjera urdhra nuk duhen me!
    I dashur vella Matrix,

    Me kishte shpetuar kjo poezi pa e lexuar pasi te njejten dite kishe postuar edhe nje poezi tjeter dhe duke menduar qe e kam lexuar(duke mos ditur se ke postuar edhe nje te dyte) nuk e kontrollova me dhe keshtu me kishte shpetuar pa e lexuar.

    Duke qene nje poezi kaq e bukur dhe e thelle, dhe duke menduar se po keshtu mund t'ju kete shpetuar pa e lexuar edhe besimtareve te tjere te krishtere, mendova ta sjell perseri ne siperfaqe, pasi mendoj se eshte nje poezi me nje vlere shume te madhe, dhe nuk duhet lene ne asnje menyre pa lexuar.

    Faleminderit per keto poezi te bukura qe ti shkruan dhe i ndan me neve. Te inkurajoj te vazhdosh edhe me te tjera.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #38
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dialogu i Krishtit me Kishen

    Krishti:
    Po ku je o Nusja Ime,
    veshur me safir e ar,
    syte e Tu porsi dy yje,
    fjalet e Tua porsi zjarr!

    Kisha:
    Jam tek Ty i Shtrenjti Im,
    Bashkeshort ne Perjetesi,
    Trupi Yt eshte Trupi Im,
    Gjithe Gezimi Im je Ti.

    Krishti:
    Te kam pare ne ameshime,
    kur mbi Ty vija kurore,
    dridhej Trupi Yt per Mua
    veshja Jote bere bore.

    Kisha:
    O i Dashur, shume shpifin:
    "Nje eshte Zoti Jezus Krisht,
    Ai erdh per individin,
    ta jetojme personalisht!"

    Krishti:
    Keshtu thone, por ta dish mire
    ata nuk me njohin Mua,
    Ofendojne Mbretereshen,
    qe perjete e zgjodha Grua!

    Kisha:
    Dikush tjeter, Zoti Im,
    shume po me lavderon
    thote: "Ti je shume e bukur,
    Ai Burre s'te meriton!

    Ti ke shume pasuri.
    ke Doktrina e Tradita,
    ke dhe shume e shume shenjtore,
    qe per ty shkelqejne si drita!"

    Krishti:
    Ah e Shtrenjte, i kam degjuar
    Duan te me zevendesojne,
    me te tjere qe kane ne mendje
    tradhetine tende kerkojne!

    Por ta dish o Vajze e Bukur,
    qe te dy kane nje qellim:
    Duan vetem te na ndajne,
    duan vetem tradhetine!

    O e Dashur, sa ke vuajtur,
    shume te quanin "konkubine"
    "Nje eshte Zoti per te gjithe,
    shume jane nuset, pa mbarim!"

    Me mendonin si sulltan
    qe ka nje harrem te madh
    mbushur plot me prostituta,
    qe vec epshin kane zjarr!

    Kisha:
    O i Dashur, po te pyes:
    Perse Une jam pakice
    Perse shpifesit e Mi,
    gjithmon kane qene shumice?

    Krishti:
    Une jam nje, e Shtrenjta Ime,
    Ndaj me vrane me lehtesi,
    s'kisha mbrojtesa as ushtare,
    prej te botes mbreteri.

    Por nga Mua kur me vrane,
    ate dite dole Ti,
    dhe shkelqeve porsi dielli
    o e Shtrenjte, ne perjetesi.

    Ndaj dhe Une i kam lene
    te ta bejne mishin cope,
    me luane te te shqyejne
    mbi kryq te te kryqezojne.

    Se ne Ty, si dhe ne Mua,
    nje parim i njejte qendron:
    "Kur na vrasin, shumefishohemi!
    bota veten shkaterron!"

    Kisha:
    O i Dashur, sa te dua,
    se me bere si Vetveten
    Dhe gjithmone do te te dua,
    Bashkeshorti Im i vetem.

    Sa here qe me gjakosnin,
    e mbaj mend porsi tani,
    nga te Miat plage te hapura,
    s'dilte gjak, por dilje...TI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 23-01-2004 mė 15:40
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Udhetari dhe Lulja

    Nje udhetar i lodhur endet neper nate
    dhe kerkon nje Lule qe fort pat deshiruar,
    Nena i kish folur dikur per kete Lule,
    dhe gjyshja ne perralla i kishte treguar.

    "Bir, kush gjen ate Lule,
    eshte njeri me fat,
    se esht' Lulja me e bukur ne bot'
    kush e gjen Ate, eshte i Bekuar,
    eshte i Zgjedhur nga i Madhi Zot!"

    Vitet shkuan, u rrit udhetari,
    por per Lulen asnjehere s'harroi.
    ta gjente Ate, i vuri qellim vetes
    ndaj dhe ne cdo cep te vendit e kerkoi.

    I thoshin: "Kjo lule rritet aty,
    prapa atij mali, pas asaj lugine!"
    Ai vraponte dhe s'ndalej askund,
    pasuri e tij, vec nje cante shpine.

    Kur shkonte tek vendi ku i paten thene,
    gjente shume lule qe rriteshin atje,
    kepuste nje tufe, ulej i studionte
    ...ah sa shume qe ngjanin me Te...
    por jo, s'ishin Lulja qe ai kerkonte...

    Vraponte nen diellin qe e pervelonte,
    dhe e bente qiellin te dukje si furre,
    vraponte nen shiun qe kurre s'pushonte,
    mbi akuj zvarritej e nuk lodhej kurre.

    Kaloi shume dete, lumenj, oqeane,
    i kaloi me varke, i kaloi me not
    por ne fund ngeli i zhgenjyer,
    Lulen qe kerkonte, nuk e gjeti dot...

    U ul mbi nje Shkemb,
    tmerresisht i lodhur
    edhe uleriu: Po perse o Zot?
    Shpresen ti ma linde, dhe pastaj ma preve...
    Lulja qe kekova, jo nuk ekziston...

    Ne ka ekzistuar,
    sot eshte e zhdukur,
    kane ngelur legjendat qe thuhen per Te.
    Mund te kete jetuar para mijera vjetesh,
    por sot, jam i sigurt, jo nuk jeton me..!"

    Syte me lot ju mbushen te mjerit
    dhe filluan lotet te binin perdhe.
    Deri ne toke po i binin lotet
    dhe ngadale balte u be i thati dhe.

    "E kerkova Lulen neper cdo livadh,
    nuk lashe kopsht e bahce pa kerkuar,
    e kerkova Lulen neper cdo lulishte,
    por s'e gjeta dot, Lulen e bekuar!"

    Dhe ne toke u shtri, udhetari i mjere,
    i lodhur nga rruga,
    nga shpresa zhgenjyer,
    qe te fshinte lotet, nje gjethe keput
    nga nje lule e mbire mbi Shkembin e thyer...

    S'ju besonte syve,
    udhetari i mjere,
    ai gjeth ishte nga Lulja qe pati kerkuar.
    Lule mbire mbi Shkembin,
    rritur ne vetmi,
    nga e gjithe bota ishte e harruar.

    Ulet, i merr ere,
    nuk ngopej se pari,
    bukuri e Saj ben guret te qanin,
    nga arome e Saj deheshin dhe zogjte,
    dhe permbi petalet, fluturimin ndalnin.

    Kjo Lule e bukur farfurinte drite...
    per nje cast te vetem Lulja rrezatoi...
    nga rrezet e saj shume Lule mbine
    dhe nga nje e vetme u bene njeqind...

    Udhetari nuk ngopej se pari,
    se si mrekullia ishte para tij,
    Lulen qe kerkoi, permbi Shkemb e gjeti,
    ai Shkemb perjete u be banese e tij!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-01-2004 mė 16:51
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne jemi Perendi

    Nga Jeta Jote na dhe o Ate,
    dhe na bere Perendi,
    vullneti Yt, perjete ishte,
    te jemi ne ashtu si Ti!

    Per fetaret, kjo e thene,
    tingellon si blasfemi,
    por prape ta dini, vellezer, motra,
    Te gjithe ne jemi Perendi.

    Ne Frymen tone, vellezer, motra,
    vlon plot jete, Fryme e Tij,
    dhe mishin tone do ta kemi,
    sic e ka Krishti tani!

    Per bashkepuntore Ti nuk doje,
    te kishe qenie inferiore,
    dhe na bere sic je Vete,
    kur Frymen tende na dhurove!

    Prej ligjit ne jemi shpenguar,
    dhe prej natyres qe mbjell skllaveri,
    Prej Perendise kemi lindur,
    prandaj dhe jemi Perendi!

    Cfare dashurie na dhe o Ate,
    prej gjirit Tend na nxorre Ti,
    Prej Perendise nuk lindin skllever,
    por lindin vetem Perendi!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Ngrije kokėn yll, eshtrat po mardhin
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 14:40
  5. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •