A mund te dale dicka e mire nga Shqiperia?
Nje grup shenjtoresh
ecen buze detit
bregu shenjterohet nga hapat e tyre
Per shpengim therret njerezimi i rene,
shpengimin e gjejne vec njerezit zemerthyer...
......
Fryma jone e braktis trupin.
kalon pertej hapesires, kohes,
shkon ulet ne kembet e Krishtit,
harron cdo gje qe vjen prej botes.
Me syte e Krishtit shohim nje grua,
qe eshte bere prostitute,
qe te gjithe renien e mishit
e ka ndjere t'i therre ne trup.
Me veshet e Krishtit degjojme nje ze,
qe del nga shpirti i derrmuar
qe therret me mall, me vaj e lot
"Ti je Imzot, me ke shpenguar!"
Grethorja e turpit i shnderrohet,
i behet nje vello e bardhe bore
qe i rrethon trupin e bukur
dhe mbi koke shndrrin nje kurore.
Shume moraliste e kane rrethuar
dhe duan ta vrasin me gure
"Kush s'ka mekat, le te hedhe gurin e pare!"
degjoj nga turma te therrase nje Burre.
O vendi yne, sa poshte ke rene
je bere pagan si Nazareti
mbi dheun tend, Engjell i vdekjes,
ka vene kurore porsi mbreti
Syte e mbushur plot me lote,
po i drejtojme sot nga Krishti,
"Ku eshte o Zot Froni Yt sot?"
na del nje pyetje qe rrjedh nga shpirti.
"Ne Shqiperi!" pergjigjet Krishti
"Kam ngritur Fronin Tim Une sot
Aty banon sot Nusja Ime,
qe vetem Mua me ka Zot!"
Ne Shqiperi, ne dheun e vrare,
ku korrupsioni shkaterron njerine,
ku dheu ka mbetur i djerre,
dhe vdekja ka mbjelle skllaverine,
Ne ate toke ku dheu djerre,
vec vdekje dhe dhimbje prodhon,
Ne ate toke qe si mall pa vlere,
bijat e saj i eksporton,
Ku foshnjes ne vend te qumeshtit,
i japin plumba dhe barot,
Ne ate toke ku dhe shiu,
kur bie prej qiellit, ngjan si lot!
Ne ate vend ku shqiptari,
e ka per turp te jete shqiptar,
se eterit e kombit e kane shitur,
si tregetaret ne pazar!
Ne ate vend, qe kur pranon Krishtin,
behesh grek-italo-amerikan.
aty ku indulgjencat-viza,
kisha-ambasade shperndan!
"A mundet Zot nga Shqiperia,
te dale dicka e mire?"
pyet zemra rende e derrmuar,
pyet cdo shiptar me fryme te mpire
"A doli gje nga Nazareti,
nga Nazareti i ndyre, pagan?"
"Po, dole Ti Zot!" pergjigjemi
dhe syri lotin dot s'e mban...
"Po!" thote Krishti buzagaz,
"Nga Nazareti dola Une,
qe jam Zoti i Ameshuar,
nga Shqiperia del nje Vajze,
qe e kam zgjedhur perjete Grua!
Ne Shqiperi kam ngritur Fronin,
Aty kam sot Une Nusen Time,
Aty vdekja eshte derrmuar,
Aty banon sot Fryma Ime!
Ne ate toke ku ka ngelur,
e ngurosur gjurme e Palit,
po ngrihet prape sot Kisha Ime,
Ate as vdekja nuk mund ta ndali!"...
.................................................. ..........
Nje grup shenjtoresh ecen buze detit,
dhe deti hedh mbi Ta valet e terbuara,
dhe keto vale terhiqen me shenjteri lyer...
Per shpengim therret njerezimi i rene,
por vec zemrat qe gjejne Krishtin jane te shpenguara,
dhe keto zemra i kane njerezit zemerthyer.......
Krijoni Kontakt