Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 102
  1. #21
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sot varet mbi Drurin!

    Sot varet mbi Drurin,
    Ai qe vari dheun mbi ujin!

    Kurore me gjemba i vihet mbi Krye,
    Mbretit te Engjejve!

    Me purpur te talljes,
    vishet Ai qe vesh qiellin me re!

    Shuplaka denjon
    cliruesi i Adamit,

    Me gozhde mberthehet
    Dhendrri i Kishes,

    Me heshte shpohet
    Biri i Virgjereshes!

    Pesimeve te Tua u falemi o Krisht,
    Rrefena dhe Ngjalljen tende te lavdishme!

    Kur dishepujt e lavderuar

    Kur dishepujt e lavderuar,
    tek lanjetorja e darkes ndricoheshin,
    atehere Juda i pabese erresohej,
    nga semundja e argjendashjes.
    Dhe nder gjykatesit e pabese,
    te dorezon Ty, Gjykatesin e Drejte!

    Veshtro, o dashes i argjendave,
    ate qe per shkak lakmie vari veten ne litar.
    Dhe largoju shpirtit te pangopur
    qe mendon kotesira kunder Mesuesit!

    O Zot qe je i mire per te gjithe.
    Lavdi me Ty!

    Me tridhjete argjenda

    Me tridhjet argjenda dhe me puthje dinake
    donin judenjte te Te vrisnin,
    por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte

    Djemte e hebrenjve o Zot njeridashes,
    te therrsnin Hosana per Ngjalljen e Llazarit,
    por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte

    Ne lanjetoren tende u thoshje dishepujve te Tu:
    Beni ashtu sic pate!
    Por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte

    Joanit qe te pyeti: Zot, kush te tradheton?
    Ja rrefeve me anen e bukes,
    por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte!

    Rendi Juda dhe u tha armiqve te Tu:
    Sa do te me jepni qe Ta tradhetoj?
    Dhe ne mes te atyre qe merreshin vesh,
    rrije i padukshem Ti,
    per te cilin po binin ne ujdi
    O zemernjohes, kurseji shpirtrat tona!

    Qengji i kryqezuar

    O shoqeri e hipokriteve, judenj dhe farisenj,
    shoqeria e dishepujve ju therret:
    ja Tempulli qe shkaterruat ju.
    ja Qengji qe e kryqezuat ju
    dhe e hodhet ne nje varr!

    Mos u genjeni o judenj,
    se ky eshte Ai qe ju udhehoqi neper det
    dhe ju ushqeu ne shkretetire,
    Ky eshte Drita, Jeta dhe Paqja e botes!

    Sot judenjte mberthyen mbi Kryq
    Zotin qe i udhehoqi neper shkretetire,
    Sot shpuan me heshte brinjen e Atij,
    qe fshikulloi Egjiptin me plage
    Sot ushqyen me uthull,
    Zotin qe ju leshoi ne shkretetire shira prej Mane.

    Dhe djelli i fshehu rrezet kur e pa Zotin te Kryqezuar,
    por ti o Izrael nuk pate turp por me dorezove ne vdekje,
    Fali o Ate i Shenjte se nuk diten se c'bene.

    Dy te keqija

    Dy te keqia me ka bere biri im i parelindur Izrael,
    Me neveriti mua, Burimin e Jetes, dhe germoi per vete nje pus te greminosur!
    Me mbertheu mua mbi drurin
    dhe Baraben e kerkoj per ta shpetuar!

    Cdo pjese e Trupit tend te shenjte,
    per ne duroi cnderim,
    Kryet gjembat,
    Fytyra peshtymat,
    Nofullat shuplakat,
    Veshet blasfemite,
    Goja uthullin me vrer,
    Kurrizi fshikullimin,
    Dora skeptrin e talljes,
    Duart edhe Kembet, gozhdet e tmerrshme
    Dhe i gjithe Trupi, varjen permbi Kryq!

    O Shpetimtar i mire,
    qe per ne durove
    dhe na lartesove,
    Lavdi me Ty perjete!

    Mbi varrin e Shpetimtarit

    Zotin qe dikur, me valet e detit e mbyti ndjekesin tiran,
    nen dhe e fshehen sot bijte e te shpetuarve!
    Dhe ne porsi virgjereshat e mencura,
    Dhendrrit i kendojme, se u lartesua me lavdi!

    Zot, Perendia im, kenge vajtimtare permbi varrin Tend,
    kam per te te kenduar,Ty qe me hape dyert e jetes,
    me vdekjen dhe me pesimin Tend!

    Guximi i dishepujve mbaroi,
    dhe del Jozefi prej Arimatese
    qe duke pare Perendine e gjithesise
    te vdekur dhe te zhveshur,
    e kerkon edhe e varros!
    Duke thirrur: Ju djema e bekoni,
    ju popuj e himnoni,
    prifterinj e lartesoni
    permbi te gjitha jetet!


    Mahnitu prej tmerrit ti o qiell,
    dridhu nga themelet ti o dhe,
    se Adami i dyte pas te parit zbriti deri ne arkat e ferrit,
    Te Cilin ju djema e bekoni,
    prfterinj e lartesoni,
    ju popuj e himnoni,
    permbi te gjitha jetet!

    Mos me vajto ti moj nene,
    duke pare ne varr,
    Birin qe e linde pa at,
    se do ngrihem dhe do te lartesoj pa pushim,
    ata qe te lumerojne me bese dhe me mall!

    Dheu me mbulon se dua,
    po cuditen banoret e Ferrit,
    duke me pare te vdekur dhe te veshur
    me stoline e pergjakur te gjakmarrjes,
    se pasi godita armiqte permbi Kryq,
    prape do te ngjallem dhe do te te madheshtoj!


    Ti O Krisht!

    Ti o Krisht, o Jete, Ti u vure ne varr!
    Dhe fuqirat engjellore cuditeshin.
    duke lavderuar denjimin Tend!

    Si po vdes o Jete,
    si rri brenda ne varr?
    Kur pushtetin e sketerres e derrmove krejt!
    Dhe prej varreve te vdekurit i ngre!

    Kush do me jape vaje dhe burime prej lotesh,
    qe te qaj Birin tim Jesu?
    Virgjeresha po therriste me lot.

    Male edhe fusha, edhe njerezit ngado,
    qajeni me mua dhe vajtojeni...e mjera une, nene e Perendise!

    Porsi Shkemb i zhveshur, pritesh o Shpetimtar,
    dhe burove lumin e gjalle per te gjithe ne,
    si Burim i Jetes qe je o Krisht!

    Duke u vaditur prej ketij lumi ne dysh,
    qe te rrjedh prej brinjes si nga nje burim,
    pemesojme Jeten e Perjeteshme!

    Nen dhe po hyn, porsi dielli tani,
    dhe me naten e vdekjes, je mbuluar krejt!
    Por do lindesh me shkelqim, o Shpetimtar!

    E degjove Fjale, Atin tend Perendi,
    edhe zbrite gjer ne Ferrin e zi
    dhe prej andej ngrite brezin njerezor!

    Ti o Krisht, o Jete, Ti sot vdekjen provon,
    por prej saj do nxjerresh masa njerezish,
    me pushtetin Tend qe kurre s'mbaron!

    Te ka hije madheshtimi!

    Te ka hije madheshtimi,
    Ty o Jetedhenes!
    Se per ne mbi Kryq i ndeve sot duart,
    dhe shkaterrove armikun plotesisht!

    Te ka hije madheshtimi,
    Krijues i botes,
    se me ane pesimesh
    shpetim na dhuron
    dhe me vdekjen Tende,
    prej vdekjes na shpeton!

    Nena jote Krisht,
    te sperkaste me libata lotesh,
    duke thirrur: "Ngjallu sic e parathe,
    dhe te gjithe boten mbushe me gezim!"

    Si nje pelikan, i plagosur ne brinjen Tende,
    Fjale, bijte e Tu te vdekur po i ngjall,
    duke ju pikuar curka jetedhenese!

    Gjithe gjeneratat

    Gjithe gjeneratat,
    i kendojne kenge,
    varrimit Tend o Krishti im!

    Prej drurit Ty te zbriti,
    Arimateani, dhe te varros me vaje!

    Grate miroprurese te erdhen te varri
    dhe te blatuan myrra!

    Paqen Kishes sate,
    popullit shpetimin,
    dhuro me Ngjalljen Tende!

    Trini,o Perendia im,
    Ati, Bir dhe Shpirti,
    meshiroje boten!

    (Himne tradicionale ortodokse, kenge qe kane dale nga zemrat e besimtareve gjate historise se Kishes)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-12-2003 mė 16:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #22
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Djemte e Galilese

    Djemte e Galilese,
    Ty O Krisht sa fort te deshen,
    edhe Ty te shoqeronin,
    aneve te detit

    Per Ty o Mbret i botes,
    per fjalen Tende te vertete,
    braktisen varkat edhe rrjetat,
    aneve te detit.

    Fytyra Jote qiellndritur,
    edhe fjalet hyjnore,
    derdhin driten e pavdeksise,
    zemrave te dlira
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anėtarėsuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Nuk i kisha pare me pare keto poema per Jezusin.
    Shume faleminderit per kenaqesine qe me dhate.Ju pershendes te gjitheve e u uroj vetem bekim nga Zoti paci!

  4. #24
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I lavderuar emri Yt

    I lavderuar emri Yt O Zot,
    Bamires i madh.

    Jetoja mes mekatit tim
    dhe me shkaterroi jeta,
    shpagesa e mekatit
    eshte dhimbja edhe vdekja.

    Do duhej me kohe te kisha vdekur,
    te zhdukesha nen dhe,
    te zhdukesha nen det,
    Por erdhe Ti dhe vdiqe per mua,
    dhe vdiqe per mua dhe me dhurove jete!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    What if God were real

    What would it be like if God were real?
    And what if what He said was true?
    Not just true in the sense of a doctrine to agree with
    but real and able to be experienced
    more real than a heartache or a handshake or a hug
    have your ever really thought about it?
    What would it be like if God were real?

    And what would it be like if God really loved you?
    Not a warped and twisted love that desires your suffering
    not distant, aloof and uncaring,
    but real love? With a passion and commitment and tenderness
    that outshines the greatest human love.
    Surely omnipotence affords a different view of circumstances, and yet
    what if God really did loved you?

    And what if God really was for you,
    what if He were able to turn the worst circumstances into gain?
    Then even amidst great sorrow and pain
    there would be peace and hope.
    Loneliness could be exposed for the illusion that it is
    for He would always be with you.

    And what if God chose to live inside of you?
    With all of the power and love that created the stars
    and brought life from death
    what if He said that greater things were yet to be done
    by those, like you who He indwells
    not because of your strength or effort, but because of His enduring greatness

    And what if He desired to be known - not in a book or a sermon
    but in reality and truth
    what if He gave you all that you needed to experience Him
    if He oversaw all that you experienced to that end
    would you still be afraid that your weakness was too great
    in the face of His determination and love?

    And what if God himself cleansed and washed you from your sins
    what if He by His own blood made you holy
    would there be anything you could do
    that would undo what He has finished
    or would your humanity simply become insignicant
    in the light of his glory

    And what if He really had overcome death?
    And this temporary existence on earth
    was just a prelude to eternal life
    where fear and pain and sorrow were banished

    What if He really did call you and choose you
    what if in his omnipotence
    He has seen the end from the beginning
    and called you His own
    would there be any reason to doubt
    or could you live secure in His ability to finish what He has begun

    What would it be like to
    To never have to face anything alone?
    To be given all you need to know Him
    To live secure in the reality of His Love
    To know that your greatest failure and weakness was
    taken care of?
    What would it be like to be loved by the creator of all things

    What would it be like to inside you the One who is
    Strength
    Love
    Peace
    Forgivness
    Joy

    What would it be like if God were real?
    A gentle voice answers

    "I Am"
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Sikur Zoti te ish i vertete

    Si do te ishte valle Zoti te ish i vertete?
    Dhe po sikur cfare tha te ishte e vertete?
    Jo thjesht doktrine e drejte, e sakte per te rene dakort
    por mese e vertete dhe per t'u vene ne jete
    shume here me e vertete sesa nje dhimbje koke, shtrengim duarsh apo perqafim
    per kete gje ke menduar ti ndonjehere?
    Si do te ishte valle Zoti te ish i vertete?

    Si do te ishte valle qe Zoti vertet te te donte?
    Pa dashuri te mbrashte edhe te nderlikuar qe te ben te vuash
    aspak me dashuri te larget e te ftohte qe te le krejt pas dore
    por, me dashuri te vertete? Me nje pasion, perkushtim e butesi
    kaluar dashurise me te madhe njerezore.
    Vertet, te jesh i ghithepushtetshem ben gjerat te jene ndryshe, e prape
    po sikur Zoti per ty te kish dashuri.

    Po sikur po ky Zot te ish vertet per ty,
    me te te dilje fituar ne mes the me te keqes?
    Atehere ne mes te dhimbjes, trishtimit me te thelle,
    paqja do te mbulonte, shpresa do te jepte jete.
    Vetmia do venitej si iluzion qe eshte
    sepse ne krahun tend Ai do ish gjithmone.

    Po sikur Zoti vete te vinte brenda teje?
    Te vinte te jetonte me fuqi dashurie qe ka krijuar yjet
    edhe sjell jete prej vdekjes.
    Po sikur te te thoshte se vepra te medha akoma do te kete
    nga njerezit si ti ku Ai ka bere banese
    jo sepse gjendet fore a mund ne tere kete, por sepse eshte i madh edhe duron perjete.

    Po sikur te donte ta njihnin - jon ne libra a moral
    por ne jete e te vertete
    po sikur te te dhuronte c'te duhej per ta njohur
    cdo gje qe perjetoje t'i jepte vete drejtim
    do te kishe ende frike se shume i dobet ishe
    perballe vendosmerise dhe dashurise se Tij?

    Po sikur Zoti vete te te lante e te te pastronte nga mekatet e tua
    dhe gjaku i Tij i paster ty te te shenjteronte
    do mundje ti te cbeje cfare Ai kishte sosur
    apo njerezia jote thjesth do te zhvleftesohej
    nga e lavdishmja drite.

    Po sikur vertet Ai ta kete mundur vdekjen
    edhe kjo jete e shkurter
    te jete vec nje prelud i te perjetshmes jete
    ku frike me s'do kete, as dhimbje a trishtim.

    Te te kete zgjedhur ty, ne emer te jesh thirrur
    dhe ne gjithefuqine
    te kete pare fundin qekurse ish fillimi
    dhe te te kete thirrur te Tijin
    do kishe me dyshim, arsye per kete
    apo do jetoje ne siguri te plote sepse fuqi e Tij e con ne fund cdo gje.

    Si do te ishte valle
    Te mos te te duhej kurre te perballoje vetem
    dhe per ta njohur Ate gjithcka ty te te jepej
    ne te Tijen dashuri i sigurte te jetoje
    Te dije se per deshtimin e madh a dobesine
    dikush po perkujdesej?
    Si do te te ngjante ty qe krijuesi i gjithesise per ty te kish dashuri

    Ai vetem Ai qe emrin ka
    Fuqi
    Dashuri
    Paqe
    Falje
    Gezim
    Te ishte brenda teje

    Si do te ishte valle Zoti te ish i vertete?
    Nje ze i bute, i ngrohte

    "Une Jam" po pergjigjet
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Bashkimi i Kishes me Shtetin

    Cfare ke i dashur vella,
    iku sot ora e zise,
    perse rri sot kaq i ngrysur
    ka feste brenda eklesise...

    Perse e vrenjt ate fytyre
    ti sot dukesh shume mjeran,
    s'jemi me rober per kryqe,
    s'jemi pre as per luane...

    -Vertet nuk e di se c'kam?
    Sot kisha hyri brenda shtetit..
    nuk ka me takim ne shtepi..
    jemi te gjithe, prone e mbretit...

    U mbyll sonte nje epoke..
    fillon sot nata e zise..
    qe me shekuj do vazhdoje
    derisa prape te rinise...

    Qe sot do shikosh kristiane..
    qe t'i kthehen prape magjise
    do shikosh ti vellezerit tane
    qe t'i hyjne filozofise...

    Dje ne keto vafte, hanim pinim me shenjtore,
    dhe ata sot u larguan...
    nuk i shohim me te gjalle...
    jane krejt te gurezuar...

    E mban mend i dashur vella,
    kur vellezrit na i vrane
    me lot trupat ua lame,
    sonte po u ngrene statuja
    dhe u falen si pagane...

    Kalova sonte prane nje tempulli,
    shpirti krej mu dritherua
    kur degjoja predikimin
    me lot syte mu mbuluan

    Ja degjoje se cfare thonin:
    "Ulni kryet mekatare,
    edhe lutjuni ketij shenjtit
    qe ta thote nje fjale per ju
    prane fronit te te Tmerrshmit!"

    Mu kujtua ne ato caste,
    ai moment kur e kane vrare...
    Me lot dhe himne qe te gjithe,
    ate dite ngasheryem...
    Por prape e ndjenim prane...
    Sot i vune nje "Shenjt" tek emri
    dhe prej nesh na e rrembyen...

    E mban i mend i dashur vella?
    Kur ketej kaloi vlla Pali...
    turma ne zot desh e shnderroi.
    por ai me lot e ndali...

    Sor gezohen shume kristiane
    "Shteti sot u fut ne Kishe!
    t'i kthejme armet ne draperinj,
    erdh mbreteria e Perendise!"

    Ate qe s'bene dot me kryqe,
    s'e bene dot as me luane,
    sonte po e bejne me tempuj,
    ah , me ata tempujt pagane...

    Por ta dish mire i dashur vella,
    ah i shenjti vella kristian..
    shteti eshte prape sic ishte...
    Pergjithmone ngelet Pagan!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 10-12-2003 mė 17:38
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Uauuuuuuu........ Kam ngelur me goje hapur. Me ka pelqyer jashte mase poema. Ishte me te vertete shume e goditur. Doja te dija Matrix, eshte e jotja apo e ndonje vellai tjeter?

    Urime dhe shpresoj qe poema apo shkrime te tilla te jene me te shumta ketu ne forum
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #29
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte e imja
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ja ku na doli nje talent i pazbuluar.

    Pergezimet e mia, dhe te na vish edhe me poema te tjera.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Ngrije kokėn yll, eshtrat po mardhin
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 14:40
  5. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •