Sot varet mbi Drurin!
Sot varet mbi Drurin,
Ai qe vari dheun mbi ujin!
Kurore me gjemba i vihet mbi Krye,
Mbretit te Engjejve!
Me purpur te talljes,
vishet Ai qe vesh qiellin me re!
Shuplaka denjon
cliruesi i Adamit,
Me gozhde mberthehet
Dhendrri i Kishes,
Me heshte shpohet
Biri i Virgjereshes!
Pesimeve te Tua u falemi o Krisht,
Rrefena dhe Ngjalljen tende te lavdishme!
Kur dishepujt e lavderuar
Kur dishepujt e lavderuar,
tek lanjetorja e darkes ndricoheshin,
atehere Juda i pabese erresohej,
nga semundja e argjendashjes.
Dhe nder gjykatesit e pabese,
te dorezon Ty, Gjykatesin e Drejte!
Veshtro, o dashes i argjendave,
ate qe per shkak lakmie vari veten ne litar.
Dhe largoju shpirtit te pangopur
qe mendon kotesira kunder Mesuesit!
O Zot qe je i mire per te gjithe.
Lavdi me Ty!
Me tridhjete argjenda
Me tridhjet argjenda dhe me puthje dinake
donin judenjte te Te vrisnin,
por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte
Djemte e hebrenjve o Zot njeridashes,
te therrsnin Hosana per Ngjalljen e Llazarit,
por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte
Ne lanjetoren tende u thoshje dishepujve te Tu:
Beni ashtu sic pate!
Por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte
Joanit qe te pyeti: Zot, kush te tradheton?
Ja rrefeve me anen e bukes,
por Juda i pabese nuk deshi te kuptonte!
Rendi Juda dhe u tha armiqve te Tu:
Sa do te me jepni qe Ta tradhetoj?
Dhe ne mes te atyre qe merreshin vesh,
rrije i padukshem Ti,
per te cilin po binin ne ujdi
O zemernjohes, kurseji shpirtrat tona!
Qengji i kryqezuar
O shoqeri e hipokriteve, judenj dhe farisenj,
shoqeria e dishepujve ju therret:
ja Tempulli qe shkaterruat ju.
ja Qengji qe e kryqezuat ju
dhe e hodhet ne nje varr!
Mos u genjeni o judenj,
se ky eshte Ai qe ju udhehoqi neper det
dhe ju ushqeu ne shkretetire,
Ky eshte Drita, Jeta dhe Paqja e botes!
Sot judenjte mberthyen mbi Kryq
Zotin qe i udhehoqi neper shkretetire,
Sot shpuan me heshte brinjen e Atij,
qe fshikulloi Egjiptin me plage
Sot ushqyen me uthull,
Zotin qe ju leshoi ne shkretetire shira prej Mane.
Dhe djelli i fshehu rrezet kur e pa Zotin te Kryqezuar,
por ti o Izrael nuk pate turp por me dorezove ne vdekje,
Fali o Ate i Shenjte se nuk diten se c'bene.
Dy te keqija
Dy te keqia me ka bere biri im i parelindur Izrael,
Me neveriti mua, Burimin e Jetes, dhe germoi per vete nje pus te greminosur!
Me mbertheu mua mbi drurin
dhe Baraben e kerkoj per ta shpetuar!
Cdo pjese e Trupit tend te shenjte,
per ne duroi cnderim,
Kryet gjembat,
Fytyra peshtymat,
Nofullat shuplakat,
Veshet blasfemite,
Goja uthullin me vrer,
Kurrizi fshikullimin,
Dora skeptrin e talljes,
Duart edhe Kembet, gozhdet e tmerrshme
Dhe i gjithe Trupi, varjen permbi Kryq!
O Shpetimtar i mire,
qe per ne durove
dhe na lartesove,
Lavdi me Ty perjete!
Mbi varrin e Shpetimtarit
Zotin qe dikur, me valet e detit e mbyti ndjekesin tiran,
nen dhe e fshehen sot bijte e te shpetuarve!
Dhe ne porsi virgjereshat e mencura,
Dhendrrit i kendojme, se u lartesua me lavdi!
Zot, Perendia im, kenge vajtimtare permbi varrin Tend,
kam per te te kenduar,Ty qe me hape dyert e jetes,
me vdekjen dhe me pesimin Tend!
Guximi i dishepujve mbaroi,
dhe del Jozefi prej Arimatese
qe duke pare Perendine e gjithesise
te vdekur dhe te zhveshur,
e kerkon edhe e varros!
Duke thirrur: Ju djema e bekoni,
ju popuj e himnoni,
prifterinj e lartesoni
permbi te gjitha jetet!
Mahnitu prej tmerrit ti o qiell,
dridhu nga themelet ti o dhe,
se Adami i dyte pas te parit zbriti deri ne arkat e ferrit,
Te Cilin ju djema e bekoni,
prfterinj e lartesoni,
ju popuj e himnoni,
permbi te gjitha jetet!
Mos me vajto ti moj nene,
duke pare ne varr,
Birin qe e linde pa at,
se do ngrihem dhe do te lartesoj pa pushim,
ata qe te lumerojne me bese dhe me mall!
Dheu me mbulon se dua,
po cuditen banoret e Ferrit,
duke me pare te vdekur dhe te veshur
me stoline e pergjakur te gjakmarrjes,
se pasi godita armiqte permbi Kryq,
prape do te ngjallem dhe do te te madheshtoj!
Ti O Krisht!
Ti o Krisht, o Jete, Ti u vure ne varr!
Dhe fuqirat engjellore cuditeshin.
duke lavderuar denjimin Tend!
Si po vdes o Jete,
si rri brenda ne varr?
Kur pushtetin e sketerres e derrmove krejt!
Dhe prej varreve te vdekurit i ngre!
Kush do me jape vaje dhe burime prej lotesh,
qe te qaj Birin tim Jesu?
Virgjeresha po therriste me lot.
Male edhe fusha, edhe njerezit ngado,
qajeni me mua dhe vajtojeni...e mjera une, nene e Perendise!
Porsi Shkemb i zhveshur, pritesh o Shpetimtar,
dhe burove lumin e gjalle per te gjithe ne,
si Burim i Jetes qe je o Krisht!
Duke u vaditur prej ketij lumi ne dysh,
qe te rrjedh prej brinjes si nga nje burim,
pemesojme Jeten e Perjeteshme!
Nen dhe po hyn, porsi dielli tani,
dhe me naten e vdekjes, je mbuluar krejt!
Por do lindesh me shkelqim, o Shpetimtar!
E degjove Fjale, Atin tend Perendi,
edhe zbrite gjer ne Ferrin e zi
dhe prej andej ngrite brezin njerezor!
Ti o Krisht, o Jete, Ti sot vdekjen provon,
por prej saj do nxjerresh masa njerezish,
me pushtetin Tend qe kurre s'mbaron!
Te ka hije madheshtimi!
Te ka hije madheshtimi,
Ty o Jetedhenes!
Se per ne mbi Kryq i ndeve sot duart,
dhe shkaterrove armikun plotesisht!
Te ka hije madheshtimi,
Krijues i botes,
se me ane pesimesh
shpetim na dhuron
dhe me vdekjen Tende,
prej vdekjes na shpeton!
Nena jote Krisht,
te sperkaste me libata lotesh,
duke thirrur: "Ngjallu sic e parathe,
dhe te gjithe boten mbushe me gezim!"
Si nje pelikan, i plagosur ne brinjen Tende,
Fjale, bijte e Tu te vdekur po i ngjall,
duke ju pikuar curka jetedhenese!
Gjithe gjeneratat
Gjithe gjeneratat,
i kendojne kenge,
varrimit Tend o Krishti im!
Prej drurit Ty te zbriti,
Arimateani, dhe te varros me vaje!
Grate miroprurese te erdhen te varri
dhe te blatuan myrra!
Paqen Kishes sate,
popullit shpetimin,
dhuro me Ngjalljen Tende!
Trini,o Perendia im,
Ati, Bir dhe Shpirti,
meshiroje boten!
(Himne tradicionale ortodokse, kenge qe kane dale nga zemrat e besimtareve gjate historise se Kishes)
Krijoni Kontakt