Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 102
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Eshtrat Tregojnė

    ESHTRAT TREGOJNE



    Njeri, ndalu dy minuta, veshtrome edhe mua.

    Do te jape disa keshilla, qe do tė vlejne edhe per tyja.

    Me shikon kocke te zhveshur, skelet pa fantazi

    Dhe thua se s’isha asgje, nuk me dhe rendesi.

    Por dikur ne vitet e mia, kisha te mira, isha i lumtur.

    Kisha edhe une lavdine time, mbizoteroja vende.

    Kisha floke te ndritshem dhe faqe si molla.

    Vetulla si shigjeta dhe sy si oqeani.

    Kisha krahe te hekurt dhe zemer luani.

    Per kete krenohesha shume, asgje me teper s’mendova.

    Por si kaluan vitet, kete nuk e kuptova.

    Defrimet dhe qejfet kaluan si era .

    Si shirat e vjeshtes, si bora e Marsit

    Dhe si nje dite e vetme m’u duk e gjithe jeta.

    Ndjeva pleqerine, kujtova te kaluaren.

    Drita nga syte e mi sa vjen e zvogelon

    Dhe mendja sa shpejt u plaka, veshtire se e kupton.

    Kembet m’u dobesuan dhe duart me s’levizin

    Dhembet po me prishen dhe veshet me s’degjojne

    Kuptova vdekjen, per pak do te mbaroje.

    Atehere nxjerr nje ze, te qara me dhimbje.

    Kush magjistar sjell jeten, ke doktor te therrase?

    Kush mund te kete force nga vdekja te me sose?

    Do t’i jap para, pasuri sa te doje.

    Askush nuk u gjend dhe asnje nuk dinte

    Te me shpetonte jeten, vitet te m’i kthente.

    Dhe nje dite Prilli pa dashur pa pritur

    Zemra pushoi te rrahe dhe shpirti im iku

    Dhe shkoi pasuria, lavdia, krenaria qe jetoja.

    Ku shkoi floriri, froni dhe pallati mbreteror?

    Ku shkoi bukuria, pamja fisnike dhe personaliteti?

    Krimba brejten trupin dhe asgje me nuk mbeti.

    Sepse nga balta u krijuam dhe ne balte do te kthehemi.

    Keshtu siē me shikon o njeri, edhe ti do te katandisesh.

    Ne kete jete kalimtare, mos mendo te pasurohesh

    Mos e lejo veten nga deshirat e tua te drejtohesh.

    Vdekja eshte e uritur dhe kurre nuk ben plane.

    Merr nenat e femijeve, djelmosha te rinj

    Merr vajza ne lulen e tyre, nga djepi rremben femije.

    Prandaj mendo vdekjen shtate here ne dite.

    Mendo qe nje dite do t’vdesesh s’do t’shohesh me drite.

    Si une kish dhe te tjere, por qe nuk jane me

    Prandaj mendohu mire te mos pesosh te njejten gje.

    Ne ēdo hap ki kujdes, ruhu nga shiu i djallit

    Eshte babai i genjeshtres, pjella e mekatit.

    O njeri mendohu mire, sepse nuk i perket vetes

    Jemi krijesa e Perendise, besoi te vertetes.

    Jeto me frike mbi dhe, me besim tek Ai.

    Ai qe per ty vdiq dhe dha jeten e Tij.

    Vetem Ai jep jete, tek Jezusi gjen shpetim

    Prandaj mendohu mire, mendohu gjithmone

    Qe shpirti yt te shpetoje para se te jete vone!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 12-03-2003 mė 12:05

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I FTOJ TE KRISHTERET NESE KANE NDONJE KRIJIM APO DICKA TJETER, TE NGJASHME, MUND TA SHKRUAJNE KETU!

    ABIGAIL

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    TE DEGJOVA!



    Te degjova, ne gjithcka qe me ndodh.

    Te degjova mes gezimit e hidherimit.

    Te degjova, kur me pergjigjesh,

    ne te gjitha ato qe te kerkova.

    Te degjova, ne te gjitha ato qe me dhe.

    Mijera here te kam degjuar,

    Mes te tjereve, mes gjithēkaje.

    Por kur do te degjojte Ty vete ?

    Te mos shuhem , te mos vdese

    para se te shoh, Ty, Zoti im.

    Ne ēdo dite qe vjen dhe kalon

    ekzistenca ime , te pret e te deshiron!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 13-03-2003 mė 06:59

  4. #4
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Ku ndodhesh ?



    Ku ndodhesh Ti ?

    Ti, qe degjon peshperitjen e mendimeve .

    Ti, qe njeh gjithēka qe mbyllin buzet .

    Ti, qe pergjigjesh …

    Ne te gjitha ato qe gjenden te fshehura .

    Ku ndodhesh …

    Nė mengjes, mesdite dhe mbremje ?

    Ndodhemi ne pellembet e Tua .

    Dite dhe nate na veshtron nga kudo .

    Ndjek hapat e tona cdo cast .

    Si mund te fshihemi para Teje ?

    Eshte syri Yt me i fuqishem se dielli

    Dhe Froni Yt me i madh se qielli !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 18-03-2003 mė 18:25

  5. #5
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    KRYQI I GOLGOTES ZGJIDH CDO ENIGME!

    Pyeta zogjte se c’ka lart ne qiell?
    Pyeta shiun, kush e ben’ qe te bjere?
    Pyeta malet, pse jane kaq te larte?
    Pyeta oqeanin, kur merzitet pse leshon dallge?


    Pyeta lulet, kush ju jep arome?
    Pyeta yjet, pse valle duhet te ndriēojne?
    E kisha frike erresiren, doja te ishte drite.
    Me fantazine time udhetoja cdo dite.

    Pyeta njeriun por ishte e kote,
    mendja e kufizuar s’mund te pergjigjej dot.
    Pyesja dhe pyesja pa marre pergjigje,
    gjersa nje dite, Ai preku zemren time.

    Misteret dolen ne drite, pergjigja nuk vonoi.
    ‘‘Une jam’’ gjithcka, nga qielli me kumboi.
    I Shenjti Perendi ķ foli krijeses se Tij;
    ‘‘Ju bera te sundoni boten, ju quajta bije’’!

    Nese mendoje si une dhe pyetje te mundojne.
    Nese kerkon me shume dhe do te njohesh Ate,
    ekziston nje Emer, nje vend qe zgjidh cdo enigme.
    Eshte kryqi ķ Golgotes, Jezusi qe jep shpetim!

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DUA TE JETOJ!

    Pashe varferine brenda varrit.
    Balte sic jam, thashe: Jo.
    Nuk eshte e vertete,
    vetem per kaq pak te ekzistoj.
    Dua te jetoj!

    Rrezikohem cdo moment,
    kete gje e di mire.
    Per nje cast, zemra ime nuk do te rrahe.
    Dhe thashe: Jo!
    Dua te jetoj!

    Kthehem tek Ai: I Ringjalluri.
    Ai qe u jep jete, varreve boshe.
    Po, nuk do te vdese!
    Gjaku i Tij u derdh,
    qe une te jetoj perjete!!!

  7. #7
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    NESE NDIHESH VETEM...



    Kete nate ndihesh vetem dhe ecen neper shi.

    E kaluara gjallerohet, te ligeshton brenda ne gji.

    Pret te gjesh besim, mes shokesh dhe miq,

    por nga e gjithe kjo histori, bere vetem armiq.

    Njerezit te kthyen shpinen, ata qe mendove se te duan,

    ne cdo veshtiresi te jetes, veshtrimin nga ty larguan.

    Krishti eshte streha jote, Ai te do me te vertete,

    me dashurine qe se gjete asgjekund,

    do te rrethoje kudo ne jete.

    Ne vetmine e kesaj nate ti, nese do ta kerkoje Ate,

    te jesh i sigurte, ne dite shiu me stuhi,

    Udhetar me ty, do te jete pergjithnje!

  8. #8
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Perendia leviz ne menyre misterioze
    per t’u kryer mrekullite.
    Ai i ngul gjurmet e hapave ne det
    dhe nget permbi stuhite.


    Thelle ne minierat e pamata
    te nje arti qe kurre s’gabon,
    Ai ruan projektet e Tij te ndrit
    dhe vullnetin e Tij sovran ushtron.


    Mos e gjyko Zotin me ndjenja te dobeta,
    por besoji atij per hirin qe te vesh,
    prapa nje providence te vrenjtur,
    Ai fsheh nje fytyre qe buzeqesh.


    Mosbesimi i verber sigurisht gabon
    dhe vepren e tij kontrollon me kot.
    Perendia, veten e Tij vete e interpreton
    dhe do ta beje te qarte ne bote!

  9. #9
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Poezi per Jezusin!

    I
    Nje koke e shenjte, e plagosur,
    E varur nga dhembja e brenga.
    Me plot perbuzje rrethohesh.
    Kurora Jote bere me gjemba!
    Sa i zbehte qe je nga dhembjet
    Nga perbuzja dhe fyerjet e renda!
    Sa dergjet ajo fytyre
    Qe dikur, ndriste si hena.


    II
    Mbi ate kryq te Jezusit
    Syri im shikon shpesh
    Trupin e Atij qe vuajti per mua
    Dhe per mua tani po vdes.
    Dhe prej zemres se goditur, ne lot,
    Dy cudira une rrefej –
    Cudine e dashurise se Tij te lavdishme
    Dhe ate qe une nuk vlej.


    III
    Jezus, i dashuri i shpirtit tim,
    Me ler, ne gjirin Tend te fluturoj,
    Kur ujerat perplasen me nxitim,
    Kur shtrengata ende te vazhdoje.
    Me streho, O Shpetimtari im, me streho,
    Deri sa stuhia e jetes te marre fund.
    Te sigurt ne strehim me drejto,
    Oh, merre shpirtin tim me ne fund!


    IV
    Strehim tjeter une s’kam
    Shpirti im i pandihme varet te Ti;
    Mos me ler vetem, keshtu si jam,
    Por mbeshtetme, me jep rehati.
    Tere besimi im te Ti qendron,
    Gjithe ndihma nga Ti me vjen.
    Koken pa mbrojtje Ti ma mbulon
    Dhe hija e krahut Tend gjithnje me gjen.


    V
    Shpetimtar, si bari na udhehiq ne!
    Per kujdesin Tend nevoje kemi shume;
    Ne kullotat e Tua Ti na ushqe ne,
    Pergatit per ne vathen Tende,
    Jemi te Tute: na miqeso ne!
    Behu Rojtari i rruges sone!
    Ruaje tufen Tende, nga mekati na mbro!
    Na kerko kur rrugen e ngaterrojme!


    VI
    Oh, lerme t’i shoh gjurmet e Tua,
    Dhe kembet e mia te ve ne ato vende;
    Shpresa per te Te ndjekur si duhet
    Eshte vetem ne fuqine Tende.
    Oh, drejtome, thirritme, terhiqme,
    Me mbro deri ne fund pa ngurrim;
    Dhe pastaj ne parajse pritme,
    O Shpetimtari im dhe Miku im!


    (P.s. Kjo poezi eshte shkruajtur nga ASTRIT77)

  10. #10
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    NJE DRITE SHKELQEU NE HORIZONT!



    Planeti Toke udheton ne hapesiren e koherave

    i fundosur ne padijenine e humbjes.

    Jete monotone me nje hapesire te zbrazet.

    Dielli lind dhe perendon dhe ditet percjellin njera-tjetren.

    Ne prangat e mekatit njerezimi jetonte,

    por erdhi Dikush ne toke, qe njeriu te shpetonte.

    Qiejte u hapen, malet oshetine,

    engjejt brohorisnin, adhuronin Perendine.

    Prapa providencave te vrenjtura

    nje Drite shkelqeu ne horizont.

    Ndricoi plaget e padukshme te zemres sime,

    fshiu cdo dhimbje dhe lot.

    Zinxhiret e skllaverise u keputen.

    U hap nje rruge e re ne galaksi.

    Nje tjeter kohe dhe nje tjeter vend,

    qe e ka emrin Perjetesi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 04-06-2003 mė 14:35

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Ngrije kokėn yll, eshtrat po mardhin
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 14:40
  5. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •