Plani sekret i Flamurit pėr tė mbyllur skandalin “Pango Biz”
Flamuri u hutua nga lajmet e djeshme. Ai burri e thirri me urgjencė pėr t’u konsultuar pėr fushatėn.
- Na ka ndodhur njė problem te TV “Klan”, - i tha. - Duhet ta mbyllim patjetėr.
- Ēfarė ka ndodhur? - tha Flamuri i ēuditur. - Sandri mirė ishte, kam folur dy herė nė telefon deri tani.
- Jo, Sandri mirė, por dikush tjetėr aty d.m.th. Ashtu ėshtė njė problem. Si tė ta them, pak a shumė si ajo punė e Pangos. Duhet ta mbulojmė patjetėr.
- Kanė kapur dikė nė zyrė? - i tha Flamuri.
- Pak a shumė, si tė tė them, kanė kapur njė bisedė, ku ai i tregon partneres si e kanė bėrė nė zyrė.
Flamuri u skuq deri te veshėt. S’e kishte dėgjuar kurrė atė burrin tė fliste fjalė tė tilla. Ai e pa hutimin e Flamurit dhe u pėrpoq ta kalonte me humor.
- Po tani, d.m.th., ndodhin kėto gjėra, s’ke ē’i bėn. Puna ėshtė mos na dėmtojė fushatėn. E kemi ikonėn kryesore tė fushatės.
- E kuptova, - tha Flamuri. - Po hajt mo, ai mashkull ėshtė. Po ajo femra kush ėshtė?
- S’e di, njė menaxhere hoteli, s’e kam idenė kush ėshtė, d.m.th, po ky na hapur shumė probleme. Se i fola atėherė kur pyeste Pangon. I thashė, mos e persekutoni njeriun pėr gjėra tė tilla. “Jo, - mė tha, - ke tė drejtė, por e ka provokuar nė zyrė. Se nė shtėpi, - tha, - ka tė drejtė. Po kjo e zyrės nuk i falet.” Na, dhe kėtij nė zyrė i doli.
- Po ka ndonjė detaj qė zbulohet qė ėshtė ai?
- Ku di unė Flamur ē’tė tė them, ja lexoje bisedėn tė zbardhur nga “Facebook Mobile”.
Flamuri e lexonte dhe njė fytyrė i vinte, njė i ikte. Filloi tė psherėtinte me vete. Bėnte gjeste mospajtuese. Pastaj i lėshoi fletėt mbi tavolinė.
- O o, e paska djallosur fare, - tha. - Po dhe ky shumė i pakujdesshėm. Po sa i fiksuar qenka. I mbaka mend dhe tangat blu. Se ajo tjetra normal i thotė mbaj mend vetėm zyrėn tėnde.
- Tani Flamur si t’ia bėjmė kėsaj pune? Se po shpėrtheu, do na prishė punė. Shiko atė do ta sulmojnė, se ai ėshtė njeriu ynė kryesor nė fushatė. Po mban peshėn kryesore, duhet ta mbrojmė. Duhet tė prodhojmė njė ngjarje tjetėr.
- Unė them tė heqim atė Bushatin, - tha Flamuri. - Mė tha Sandri qė ka bėrė njė emision dokumentar tė tmerrshėm pėr Edi Ramėn, pėr Ilir Metėn dhe njė pėr ty. I ka tė tre njėsoj tė poshtėr. Po tė parin do japė kėtė tė Ramės sot. Unė them t’i themi Frangajt ta heqė emisionin sot, ai do mėrzitet dhe do ikė nga puna. Kėshtu dhe vėmendjen e tėrheqim, se merren me ikjen e tij dhe emisioni yt shpėton.
- Ide e madhe Flamur. Bravo, e gjete. Ja, kjo ėshtė. Mirė e ke. Ja se flas unė me Frangajn tani. E gjete mirė shumė Flamur. Na duhej kjo lėvizje. Ėshtė nė kohėn e duhur. Dhe akuzojmė dhe Edi Ramėn me kėtė rast si censor. Gjetje e madhe Flamur.
Pas kėsaj ai burri mori Frangajn nė telefon dhe i shpjegoi gjithė situatėn.
- E di, e di, - tha, - do ta bėja dhe pa ma thėnė ti. Po te kjo arsyeja tjetėr s’mė kishte vajtur mendja, ėshtė vėrtet e fortė. Se mund t’ia botojė ndonjėri nė gazetė.
- Sidoqoftė, duhen marrė masat Sandėr. Bllokoja atij Bushatit njė herė dhe ndonjė javė mediet merren me tė. Javėn e fundit s’besoj se merren me transkripte bisedash erotike, se ndizet fushata. Shiko, i pata thėnė atij kur merrej me Pangon, mos e teproni, po “jo, - thoshte, - ėshtė e rėndė ajo punė e zyrės.” Ju nė zyrė e bėni tė gjithė o zotėri, mua mė tregoni ju. Lėre tani mos t’i hapim kėto muhabete.
- Tė drejtė ke. Po s’ka faj mo, se i ka vajtur vetė ajo. Po ishalla s’e hapin kėtė muhabet, thuaj. Kjo e Bushatit ėshtė rast i mirė. Le tė merren me atė Bushatin, s’ke ē’i bėn. Ēdo palė zgjedhje mė ikėn nga njė. Nė tė parat mė iku Ēani, tani ky. S’ke ē’i bėn, do ca sakrifica kjo punė.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Mero Baze mund te jete legeni i legenave, por deri tani kjo rubrike shume thumbuese tregon mjaft rreth tashethemeve e zerave te korridoreve ne PD ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Flamuri nėn terror nga Pango Biz
Flamuri dje u detyrua tė fikte telefonin. Nga gjithė vendi i binte telefoni dhe e pyesnin pėr historinė “Pango Biz”. Ēudi e madhe, se nuk i kishte bėrė kurrė vaki gjithė ky interes! Donin tė dinin doemos se kush ėshtė ai ministri qė e kanė kapur. I sqaronte qė nuk ėshtė ministėr, po s’u mbushej mendja.
- Jo, se ti ke thėnė qė e kemi “ikonėn e fushatės”.
I sqaronte Flamuri qė ikonat e fushatės nuk janė doemos ministra, po hajt t’ua mbushje mendjen. Ishte njė nga Elbasani qė nuk i ndahej.
- Aman tė keqen, ma thuaj, mos ėshtė ky yni? - i thoshte pėr Lul Bashėn.
- Po jo mo, s’ka lidhje, - i thoshte Flamuri. - Le qė ai s’tė bėn gjė nė shtėpi, jo nė zyrė. Mos mė fol pėr atė b…
- Epo shyqyr, - u qetėsua elbasanlliu. - Mė mirė mos tė bėjė, se kėshtu i kena qejf nė Elbasan.
Pastaj nga Kavaja. E pyesnin kush ishte nga lista e PD pėr qarkun e Tiranės. E pyesnin me takt pėr Aldon.
- Po jo mor burrė, ēfarė Aldo thu ti, - thoshte Flamuri. - Nuk e kemi Aldon ikonė tė fushatės. Le qė ku i shkon mendja atij tė bėjė gjėra tė tilla, e mbyt fare gruaja. Pastaj ēfarė thua ti kot. Unė s’i kam dhėnė akoma ēelės zyre, ku do bėjė gjė Aldo i shkretė, - ia mbylli Flamuri.
Pastaj ia plasėn telefonat nga Gjirokastra. Kishin hall mos ishte Genc Ruli. Aty i iku truri fare Flamurit.
- Po ēfarė Genci thua ti mor, - ia preu. - A e pe qė ajo ishte romancė me pasion, me tanga, kishin njė vit qė prisnin ta bėnin? Ku e ke gjetur kėtė romantizėm te Ruli ti. Dhe kur bėn ndonjė gjė, u jep ndonjė punim artistik nga ato qė ia falin nė Gjirokastėr dhe i pėrcjell.
- Tė drejtė ke, - tha dhe ai nga Gjirokastra.
Flamuri nuk dinte si t’ia bėnte me kėtė histori. E mori dhe njėherė Frangajn nė telefon. E pyeti si ishte situata nė “Klan” pas kėsaj.
- Mos e rruj fare Flamur, se kėtu e di gjithė Tirana, s’e ke nxjerrė vetėm ti, - i tha Frangaj. - E rėndėsishme ėshtė qė nuk na ka turpėruar. As na plas fare pėr tė tjerat.
- Mirė e ke ti, - tha Flamuri, - po mua mė mbyti telefoni. Duan sqarime. S’di ē’t’u them.
- Thuaj jemi tė fituar mor burrė, - i tha Frangaj. - Thuaj, pėr shembull, qė ky mashkulli ėshtė mik i doktorit, ajo femra mikeshė e Ramės dhe i bie qė doktori ia ka futur Ramės. Ēa tė them unė tani. Sajo ndonjė gjė tė tillė, ēa tė tė them unė.
- Mirė e ke ti, - tha Flamuri, - ashtu po them. S’ka rėndėsi kush ėshtė, rėndėsi ka qė jemi para.
Eh dreq, mendoi me vete. Na u bė mė keq se sondazhet kjo punė. Dhe kėtu u dashka tė ketė fitues, sikur njėri ka bėrė qejf, tjetri ka vuajtur.
Fiku telefonin dhe hapi numrin qė e di vetėm ai burri.
Ai e mori pasdite.
- Flamur, si u mbyll kjo puna e dorėheqjes sė Bushatit nga “Klan”-i? - e pyeti.
- Mirė doktor, mirė. Po kalon pa shumė reagime. E kanė ngrėnė kėtė versionin qė e hoqėn, se duan tė mbulojnė atė skandalin. Vetėm qė mė bezdisin mua nė telefon, mė thonė kush ėshtė ai burri.
- Flamur, ka rėndėsi shumė tė thellohet kjo pistė. Ėshtė shumė mirė puna. Kėshtu duhet tė vazhdojė. Jam dakord me ty, qė ėshtė pak bezdi, por duhet ta pėrballosh. Ka shumė rėndėsi kjo deri mė 28 qershor. Pastaj tė bėjnė ē’tė duan. Dhe dėgjo, shiko, ku kam unė takim nesėr di gjė ti…? Urdhėro…
- Tė shikoj axhendėn, - i tha Flamuri. - Po unė them tė mos shkosh mė nė ato rrethe qė ke shkuar. Kaseta kemi. Ua ēojmė televizioneve t’i transmetojnė dhe pa bėrė takime mė. Nga njė takim pėr ēdo qark na duhet dhe s’ka mė nevojė tė harxhojmė energji kot. I ēojmė sipas njė grafiku nė televizione, se i transmetojnė kėta. U kam thėnė, mo t’u shoh kėtu rrotull nė miting, se ndryshe ua thyen kamerėn Garda, dhe ma kanė pranuar tė gjithė.
- Shumė mirė. Kėtė e ke bėrė shumė mirė, - i tha doktori. - Shiko pak merru dhe me kėtė punėn e “Klan”-it, se do na dėmtojė shumė po doli e vėrteta. Hajt mirupafshim.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Flamuri nė telashe pėr fushatėn e Aldos
Pėrveē telasheve tė fushatės sė tij, Flamurit iu desh dje tė merrej dhe me telashet e fushatės sė Aldos. Ai burri e thirri nė telefon duke turfulluar qė nė mėngjes.
- Ky, mor zotėri, nuk bėn pėr kėtė punė, - i tha. - Ka dy javė, s’ka bėrė asnjė takim. E kam ēuar te zona e Majlinda Bregut nė Laprakė, ngatėrron zonėn, humbet nga Bregu i Lumit. Ky duhet ndihmuar, se na hodhi nė erė.
- Tė drejtė ke, - i tha Flamuri. - Dhe unė i kam folur, por mė thotė: “Kėshtu e kam stilin e fushatės unė, tė qetė dhe pa aktivitete.” Bėn fushatė derė mė derė.
- Kush ia hap derėn atij, mo zotėri, por duhet kthyer nė Tiranė, se na iku fushata nga duart.
- Unė kthehem, s’e kam problem, por ėshtė ca vonė tani. Dhe dy javė mbeten pėr fushatė, ē’tė bėj mė parė ai. Pastaj ne e mbanim fushatėn me njerėzit tanė. Ai s’njeh njeri nė PD.
- Flamur, lėri kėto, por Aldo duhet ndihmuar. Tė bėjė tė paktėn njė takim. Shiko Flamur, mitingu i hapjes dėshtoi dhe ti e di mirė se ē’ndodh, nėse ai gabim pėrsėritet. Shiko, Aldo nuk ka ide pėr fushatėn. Aldo ėshtė pėr tė folur nė televizor. Aty ėshtė mirė. Publiku paguhet 5 mijė lekė dhe duartroket, sa herė i bėn shenjė Fevziu, vetė Fevziu nuk kupton gjė… atje ėshtė nė rregull. Te njerėzit duhet kujdes.
- Dakord doktor. Na thuaj ēfarė tezash tė pėrdorim nė Tiranė, se dhe ne jemi duarlidhur?
- Lejet e ndėrtimit Flamur. Shiko lejet e ndėrtimit tė Mihal Delijorgjit, duhen hetuar me ēdo kusht.
- I kam parė ato doktor, se s’ta thashė atė ditė qė i zure nė gojė. I kemi dhėnė ne atėherė mė 2006. Erdhi te partia me Fahriun ai dhe na dha njėqind mijė euro. I mora, se na duheshin. Nuk mbaj mend ē’bėra me to, po mbaj mend qė mė duheshin shumė. Dhe Fahriu ishte i kėnaqur, se e kishte marrė pjesėn e vet. “Katėr copė leje ka, - tha, - kalojani pa problem”. Qirjako ishte nė krye tė KRrT sė Tiranės atėherė. I thashė kaloje, se ka paguar te partia. Ia kaloi. Mbaj mend qė ai Ed Rama u tėrbua qė ia kaluam ne. Dhe ky Biēoku u tėrbua. Se na thoshte: “Mos ia kaloni pa i marrė lekėt.” Po s’kisha si t’i thosha qė ia morėm, se tregonte dhe te Rama ai, se punonte me tė dy krahėt atėherė.
- Flamur, dakord, kjo ėshtė njė rastėsi, por shiko, ai i ka dhėnė dhe leje tė tjera Delijorgjit, shiko, ia ka dhėnė Alban Eftimi.
- E kontrolluam doktor. Alban Eftimi ka dhėnė lejen e pallatit ku banon ti dhe lejen ku banon Olldashi. Ėshtė i lidhur me atė ndėrtuesin, e di vetė ti. Arkitekt i atij ėshtė. Tė them unė, na ka zėnė ngushtė. Ndaj dhe Aldo i shkretė nuk di ē’tė thotė nė fushatėn e Tiranės.
- Shiko, aktivizoni dhe dikė tjetėr. Flamur, ai Bojaxhiu ka ide tė mira, ai duhet tė aktivizohet.
- I kam thėnė doktor, po ka frikė se ngatėrrohet. Doli njė herė tek ai pallati te Liqeni dhe denoncoi Edi Ramėn qė kishte lejuar tė ngrihej pallati nė territor tė Gardės. Nė darkė e kishte marrė Rrahmani, i kishte thėnė: “Leje atė pallatin, se kam ndėrhy unė me Zenin.” Dhe ishte tronditur. Mua, doktor, s’mė tha gjė i shkreti. E pyeta dhe mė tha: “Shumė mirė, denoncoje”. Pastaj iu fut frika mos e kishe provokuar ti dhe qė atėherė s’del mė tė denoncojė pa qenė i sigurt.
- Flamur, shiko, ai ka probleme. Ai djalė nuk ėshtė mirė. Ai, o zotėri, Fazlliēin qė duhet ta mbronte, nuk e mbronte, pallatin qė s’duhet ta sulmonte, e sulmonte. Ai nuk ėshtė nė rregull, ke tė drejtė. Po kė tė nxjerrim, thua? Ky Bujar Nishani pse nuk flet?
- Po ja, ėshtė pak i sėmurė doktor. Pastaj dhe ajo historia e Trebickės nuk ėshtė mbyllur akoma.
- Flamur, mos mė bėj pesimist tani. Fushata nė Tiranė duhet tė nisė urgjent. Shiko, unė kam folur pėr biznesmenėt sot, kam thėnė, heshtja ėshtė miratim. D.m.th., pėr lejet qė nuk kthehen pėrgjigje, quhen tė miratuara.
- Po pse je nxituar doktor? Se duket sikur s’do fitojmė ne dhe duam t’i marrim lejet e ndėrtimit Ramės me heshtje. Ėshtė qė ėshtė keq puna, t’i kishe lėnė, se s’i dihet, fitojmė dhe tė kemi dhe ne ndonjė gjė nė dorė.
- Flamur, shiko, atė punė e rregullojmė prapė, por Aldo duhet tė zgjohet nga gjumi. Shiko, kjo nuk ėshtė fushatė. Kaq di tė them unė.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Flamuri shpjegon si po ndryshon Shqipėria
Flamuri si gjithnjė ėshtė nė merak, se ai burri ka marrė kot. Vrapon nga fshati nė fshat dhe vetėm bėrtet e ēirret e thotė nė ēdo vend tė njėjtat fjalė, i ka bėrė fjalimet si ato festivalet e shpifura, ku kėngėtarėt nuk kėndojnė, por futin kasetėn dhe vetėm lėvizin buzėt.
Iu mori frymėn bodyguard-ėve e ushtarėve, sa nuk arrijnė as tė zhveshin kėpucėt, se i nis nga veriu nė jug.
Po sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, ka filluar dhe tė rėndohet nga sjellja. Bėhet kot nevrik, ulėrin pa kuptim, s’e merr vesh, kur ėshtė shi e kur ėshtė diell.
Herėn e fundit qė u nevrikos e u bė si i tėrbuar qe me kokėn e shqiponjės, qė ka nė podium e qė nė ca reklama qe e prerė nga pakujdesia.
I bėrtiti Flamurit me sa i hante fyti, por ky s’bėri zė, se kishte fituar goxha lekė me porosinė e asaj reklame dhe ia vlenin dhe ca muaj burg pėr aq parį, e jo mė njė e bėrtitur.
Duke e kuptuar gjendjen e tij tė rėnduar psikologjike Flamuri ėshtė angazhuar i tėri pėr tė mos i dhėnė shkas tė nxehet e tė marrė kot, siē bėn jo rrallė kėto kohė.
Mundohet t’ia pėrgatisė gjėrat siē i pėlqejnė atij.
Shkon njė ditė mė parė atje ku do mbajė fjalim ai burri dhe pėrgatit terrenin qė atij t’i duket sikur e duan tė gjithė. Cakton njerėzit qė do hedhin parulla pėr NATO-n, cakton njerėzit qė do thėrrasin “Poshtė Edi Rama!” dhe cakton edhe fėmijėt qė do ia bėjnė auuuuu dhe do kėndojnė bashkė me atė burrin, qė ai tė mos duket aq arkaik sa ėshtė, por pak mė trendy.
Bela e madhe e gjen kėtej nga veriu, ku e njohin e s’e marrin seriozisht, por prapė e ka gjetur, ka nisur tė modifikojė sjelljen e tė mbahet si njeri i rėndėsishėm, se helbete do jetė deputet pėr 20 ditė.
Por mė shumė nga tė gjitha e bezdisin pyetjet mbi premtimet e atij burrit, tė cilat s’para i shkoqit dot, por qė edhe s’kanė logjikė tė shumtėn e herėve.
Kėshtu i ndodhi herėn e fundit nė njė rreth tė veriut. Hyri nė klub e pėr tė zbutur situatėn i tha banakierit:
- Jepu kafe e raki tė gjithėve nga unė.
- Me ē’rast more Feim? - e pyeti njėri.
- Po ja, meqė Shqipėria po ndryshon mixhė apo s’je dakord?
- Dakord mor jam, po ndryshon, po s’e di nė ndryshon pėr mirė a pėr keq, po, as mė thua, se ti je afėr atij burrit, si do mė bėjė mua fermer evropian, se s’e kam kuptuar dot mor Feim djali?
- Po ja, - u pėrtyp Flamuri, - s’do jesh mė bujk si deri mė sot, po do bėhesh fermer. Ti prapė do punosh arėn e do ruash bagėtitė, por vetėm emri do ndryshojė, do ta kesh fermer.
Edhe patates s’do t’i thuash mė patate, por petejtus, si anglez. Ja, do bėhesh fermer me gjėra ku di unė, se ai burri i di mė mirė.
- Ashtu ė, po nė Evropė do mė ēojė kėtė mandatin tjetėr thua ti Feim?
- Kėtu tė dal unė garant. Mandatin tjetėr ai burri tė ēon nė Evropė, nuk premton kot, ėshtė burri i fjalės sė mbajtur, s’e ke dėgjuar.
E pa qė ai po pėrtypej dhe e pyeti:
- S’beson? Tė dal unė garant. Tė mė pėshtysh, po s’qe kėshtu.
- Jo mor pėr tė pėshtyrė mė vjen tė pėshtyj qė sot unė, po thashė, ky e bėn qė e bėn, mė ēon nė Evropė, pse s’mė ēon nė Kanada, se kam dhe djalin atje, me dokumente, se s’humbet gjė.
Flamuri e pa qė po e vinin nė lojė dhe s’po e merrnin seriozisht dhe iku andej nga shkolla me mendjen tė organizojė njė grup me nxėnės e t’iu mėsojė dhe himnin e fushatės, “Shqipėria po ndryshon”, qė ta kėndojnė, kur tė vijė ai burri e t’i bėhet qejfi.
I pyeti nxėnėsit:
- Kush do tė vijė nė takim me atė burrin?
Por atyre as ua ndjente pėr tė, ndaj ua ktheu ndryshe.
- Kush do vijė tė shohė Ēiljetėn nesėr?
- Unė xhaxhi Feim, unė, unė... Dolėn gjithė djemtė e klasės.
- Po Bojkenin dhe ata djemtė nga Maqedonia?
- Unė xhaxhi Feim, unė, unė... tė gjitha vajzat e klasės.
- Shumė mirė, - tha. - Nesėr do t’ju marr me autobus t’ju ēoj nė qendėr. Por tė gjithė do tė mėsoni kėtė kėngėn e re “Shqipėria po ndryshon/ ėshtė njė rrugė qė na bashkon” dhe nesėr, kur tė fėrkoj unė faqen e majtė, ju do t’ia bėni uuuuu, kur tė fėrkoj faqen e djathtė, do filloni menjėherė kėngėn. E kuptuat?
- Po xhaxhi Feim, si te xha Sulo te filmi “Kapedani” qė shkulte mustaqet. Po ti, meqė s’ke mustaqe, shkul faqet.
Tė nesėrmen nė miting, pasi kishin kėnduar gjithė rrugės nė autobus, nxėnėsit nuk kishin mė zė dhe qenė bėrė telef.
Mbaroi ai burri dhe Flamuri nduku faqen e majtė, u dėgjuan vetėm nja dy uuu tė mekura qė s’ia mbushėn mendjen. Tėrhoqi faqen e djathtė qė ata tė fillonin kėngėn e fushatės dhe ata filluan si pėr inerci kėngėn qė kishin kėnduar tėrė rrugės.
Me timon pa timon
Shoferi ynė fluturon
Shqipėria po ndryshon…
Ai burri u nxi dhe Flamuri u fsheh, sa t’i shkonte tėrbimi. Duke ikur tha me vete, pizevengėt, dhe kėta e kanė kuptuar qė ai burri ka marrė kot e s’ka as frena e as timon!
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Telashet e Flamurit me Fatmir Mediun
Flamuri e ndėrpreu thuajse fare fushatėn dje nė Kukės. Fjalimi i asaj zonjės nė Shkodėr i kishte prishur terezinė. Sado qė u pėrpoq ta mbulonte qė tė mos jepej, nuk ia arriti. Porosia e tij urgjente pėr t’i hequr antenėn Vizion Plusit nė Shkodėr, prapė nuk funksionoi, se ai dreq sinjali vinte dhe nga sateliti dhe atje “Lart” as ai burri s’kishte pushtet.
Problemi nuk ishte Shkodra, por gjithė Shqipėria. Sapo kishin dėgjuar lajmin, e marrin nė telefon nga Berati. Kryetari i PD i bėrtiste i ēartur sikur t’ia kishte fajin Flamuri.
- E kupton apo jo, qė vetėm Kuqua ka pėr tė dalė kėtu, - i thoshte. - I rruat PD qė luftoi, vetėm Kuqua do dalė.
- Ore pėr kė Kuqo e ke fjalėn ti, se unė di qė Kuqua i Beratit u arrestua njė herė, - tha Flamuri, - se kėrkohej nga italianėt?
- Jo ai Kuqo o jo, t’u bėfsha, Kuqua qė na keni nis nga Tirana, se atij i marrim tė keqen ne, tė lirė e ke prapė.
- Aha, e ke fjalėn pėr Genc Pollon, po pse, si ėshtė muhabeti?
- Po ja o, si tė them unė i shkreti. Erdhi ky kandidati republikan, ky pronari i UFO-s. Po e njeh tėrė Berati atė ere, se ėshtė biznesmen. Dhe i futi njė reklamė nė medien lokale kėtu, qė do bėjė universitet privat me status publik, d.m.th., pa parį. Po ēmendi dynjanė, o aman. Hapi dhe zyra pėr regjistrim. Shkon fshat mė e fshat dhe thotė: “Kush do fėmijė pėr shkollė, t’i bjerė tek unė, se i shkolloj pa lekė.” Po ėshtė i tmerrshėm, o aman. E di ē’u thotė o? U thotė qė “u garantoj shkollim dhe diplomim cilėsor, po deshėt pėr siguri ua jap diplomėn paraprakisht me datėn e pas katėr viteve.” Ore ėshtė kiamet i madh tė them, dėgjon o?
- Dėgjoj o dėgjoj, po unė ē‘tė bėj tani?
- Po si o ē’tė bėsh, mirė e ka ajo zonja, ėshtė republikan ky, t’u bėfsha, si ē‘tė bėsh? Do na marrė votat. Se kėta kanė gjithė paratė e Beratit ore. Njėri ka punuar nė Poliēan, ka lekėt e fishekėve tė Gėrdecit, tjetri si Rrapushi premton universitet, kėta na lanė batall ne o tė keqen. Ne vetėm Kuqua na del, po vazhdoi kėshtu
- Po ē’tė tė bėj unė o? - i tha Flamuri. - Bėni ē’tė doni, mbylljani zyrat.
- Ia mbyllim o ia mbyllim, po kemi hall se na thoni mos u fusni nė sherr me republikanėt, se pak telashe kemi ne.
- Jo mo mbylljani, mos ēani kokė fare, - i tha Flamuri.
Sa e mbylli telefonin me Beratin, ia plasi Fieri.
- Aman o, si t’ia bėjmė kėtyre republikanėve, se na ēmendėn? - i tha kryetari i PD.
- Pse o, ēfarė bėjnė? - i tha Flamuri.
- Po ja o, ėshtė njė Fatmir tjetėr, jo Mediu, po qė thotė jam vėllai i Fatmirit pėr shpirt, qė thotė se e ka rregulluar me Shkėlzenin qė nė Fier tė votohet pėr Mediun. Po ngeli derė mė derė o, tregon fotografinė e Mediut me Shkėlzenin dhe thotė qė ka fol Shkėlzeni me atė burrin.
- Po mos e dėgjo, se nuk e pyet ai burri Shkėlzenin pėr kėto gjėra. Njė herė e pyeti pėr Gėrdecin dhe mori dynjanė mė qafė. U thuaj njerėzve qė ėshtė gėnjeshtėr.
- Po aman si t’u them qė ėshtė gėnjeshtėr, vjen Mediu dhe bėn sikur merr nė telefon Shkėlzenin nė ēdo takim dhe thotė: “Ne, ose do fitojmė bashkė, ose do humbasim bashkė.” Ē’tė bėj o aman, se na nxinė jetėn?
Flamurit i plasi koka nga gjithė kėto ankesa. “Bėni ē’tė doni”, - tha dhe mbylli telefonin. E di qė s’ka faj ajo zonja, tha me vete, qė ia plasi nė Shkodėr. Hajt duro dhe Fatmir Mediun deputet tani.
Sikur tė mos mjaftonte kjo, njė telefonatė nga Tirana.
- Jam pronari i autobusėve tė unazės, - u prezantua.
- Mė fal, po jam nė Kukės, - i tha Flamuri.
- E di, e di, po dua tė qaj hallin pėr diēka. Mė kanė vėnė njė gjobė ky Fatmir Mediu dhe mė ka vėnė posterat nė gjithė autobusėt e mi, se mė ka pas bėrė nder njė herė. Tė betohem qė s’dua lekė pėr postera, po mė ka rėnė xhiroja e autobusit tri herė. Kanė frikė njerėzit tė hipin, se thonė mos na shpėrthen autobusi, se u kujtohet Gėrdeci. Aman o mė bė derman, si t’i heq posterat nga autobusi, se mė vjen zor. Bėni sikur merrni njė vendim partie qė t’i heq, se mė falimentoi.
- S’kam ē’tė bėj, - i tha Flamuri. - Unė s’e heq dot nga koalicioni, ti do ta heqėsh nga autobusėt.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Krijoni Kontakt