Duke filluar nga mëmëdheu Shqipëria e deri tek Çamëria e largët, du ke përfshirë të gjithë trojet shqiptare, duke përfshirë të gjithë shqiptarët kudo që janë në dhe jashta atdheut, të gjithë jemi një të gjithë jemi një popull kemi një kulturë një gjuhë dhe një ideal.
Po shihen lëvizje si pozitive ashtu edhe negative të popullit tonë kudo që janë në çfardo vendi që jetojnë, Shqipëria po përparon dita-ditës njëjt edhe Kosova, në anën tjetër shohim diskriminime të mëdha ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, Preshevës etj etj..
Si e shihni ju personalisht të ardhmen e popullit tonë? Si një tërësi e jo si një shtet siç është Shqipëria. Jeni optimist në lidhje me të ardhmen tonë, si popull në çdo aspekt, do të jemi ndonjëher të bashkuar dhe më të përparuar, apo të përparuar por jo të bashkuar? Apo jeni të mendimit ndryshe, atij pesimist në lidhje me ardhërinë e popullit tonë, do kalojmë edhe disa shekuj njëjtë të diskriminuar dhe të anashkaluar nga tjerët?
Shprehni mendimet tuaja.
ps. Temës i shtova edhe një sondazh, votën sipas mundësive ta komentoni.
Me tmira!
Krijoni Kontakt