Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Te rrosh vete o xhuxhu. Na la Homza. Iku. E Homza, Homza...Po kallashin kujt ia le o Homza...po... me mbyten lotet... vdekja eshte e rende sidomos kur te futin ne dhe... si do ia boj Homza vetem atje.... eh joke homza, joke!
    pupupuuuuu

  2. #22
    melankolikja
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    2
    Per cfare nisi kjo teme dhe si perfundoi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ngushellime familjes dhe i shkreti djale, vetem 15 vjec

  3. #23
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    sa gjynaf o zot...po ja ca te bejn nuk kan buk te hajn dhe shkojn mdledhin kanoce qe te mbijetojn te shkretnit....
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Shkoder, zi ne familjen e 15 vjecarit





    Kush ishte ajo familja tjeter para 2 jashesh, qe babai punonte emigrant ne Greqi, dhe u mbyt gruaja dhe vajza ne lume!

    Ne shtepine e adoleshentit qe humbi jeten ne fushen e mbeturinave ne Shkoder ka rene zia. Shtepia e varfer ne fshatin Bardhaj ne Shkoder ka pritur njerezit qe i japin lamtumiren e fundit 15 vjecarit Besmir Ujka. Prej 5 vjetesh ai germonte ne sheshin e mbeturinave per te mbledhur kanace apo sende te tjera te cilat i shiste per te ndihmuar familjen. Varferia ia morri jeten 15 vjecarit.

    Ne shtepine e tij, dy motrat, vellai dhe nena presin ngushellimet. Babai i Besmirit pak ore pas tragjedise u kthye ne shtepi, ai eshte emigrant ne Greqi.

    “Jam refugjat ne Greqi, s’kam para t’i mbaj familjaret ketu. Me mori baxhanaku ne telefon dhe me tha se djali vdiq”, tregon kryefamiljari Agron Ujka.

    Besmiri se bashku me shoket e tij shkonte shpesh ne sheshin e mbeturinave per te mbledhur materiale te ndryshme.

    Diten e tragjedise shoket e tij thone se Besmiri ne grumbullin e mbeturinave qe po hidheshin nga makina kishte pare nje kartmonedhe 200 lekshe dhe kishte nxituar qe ta merrte, por sasia e madhe e mbeturinave e ka zene nen vete duke i marre jeten.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #25
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Eh varferia eshte e madhe, te mjeret kta femije qe sju gezuan njeher adoleshences, po u iku jeta duke lyp e duke mbledh neper kazane. Phuu c'jete qeni.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Nje minute heshtje, zonja topalli!

    ILIR YZEIRI

    Natyrisht ti, zonja Topalli, nuk ke asnjë faj pse një bashkëqytetar i yti 15-vjeçar vdiq në mënyrën më makabre. Ai u mbyt pasi iu shkarkua mbi trupin e njomë një makinë me mbeturina dhe i zuri frymën në vendin ku shkarkohen plehrat e Shkodrës, në sy të së motrës qyqare që e pa të vëllanë të mbulohej nga mali me mbeturina dhe nuk mundi ta shpëtonte dot. Jo, ti, zonja Topalli, nuk ke asnjë faj. Unë nuk e di ku mund të kesh qenë në atë çast, por besoj se duhet të të kenë lajmëruar se një vocërrak që mblidhte kanoçe në vendin e grumbullimit të plehrave në Shkodër, vdiq në mënyrën më çnjerëzore, pasi makina e plehrave nuk e pa dhe e shkarkoi ngarkesën e radhës mbi trupin e tij. Nuk e di a të kanë thënë se bashkë me të ishte dhe e motra, sepse që të dy mblidhnin kanoçe për të ndihmuar familjen, zonja Topalli. Po, natyrisht, ti nuk ke asnjë faj pse ai vdiq në atë mënyrë. Mua m‘u kujtua një poezi e Visar Zhitit për plehrat, në të cilën ai, i entuziazmuar nga shoqëria e konsumit, poetizonte edhe plehrat si dëshmi se Shqipëria tani prodhon edhe plehra, pra konsumon dhe nuk është si më parë. Tani Visari është në Itali, sepse sa herë që ju vini në pushtet, zonja Topalli, Visari ikën në Itali. Atje natyrisht poetizimi i plehrave nuk është edhe aq në modë, sidomos me atë që ndodhi në Milano dhe me atë që po ndodh në Palermo. Po kjo është një tjetër histori. Nuk e di pse m‘u kujtua kjo poezi e Visarit atë ditë që pashë në televizor skenën kur policët dhe një ambulancë po nxirrnin trupin e pajetë të vogëlushit nga Shkodra, që e kishin mbuluar plehrat dhe i kishin zënë frymën. Pra ai vdiq, zonja Topalli, dhe natyrisht ju nuk kini asnjë faj për vdekjen e tij. Ai iku nga kjo botë pa e parë rrugën e famshme Rrëshen-Kalimash, që ju e mburrni nëpër fjalimet tuaja. Ai iku nga kjo botë pa pasur mundësi që të vinte një ditë në Tiranë dhe të shihte ekspozitën që kini hapur ju para Kryesisë së Kuvendit me fotografitë e rrugës. Ai iku pa e marrë vesh se ajo rrugë, siç e kini thënë ju, do të quhet rruga "Sali Berisha". Unë nuk e di nëse ai e kishte marrë vesh që ne jemi anëtarësuar edhe në NATO, falë jush dhe Sali Berishës. Këtë nuk e di, sepse ai vdiq zonja Topalli, i mbuluar nga një makinë me plehra, vdiq duke mbledhur kanoçe në vendin e depozitimit të plehrave në Shkodër dhe ju natyrisht nuk kini asnjë faj, zonja Topalli. Ai vdiq në mënyrën më çnjerëzore të mundshme dhe ne të gjithë duhet të ndjehemi të rrezikuar se një mal me plehra mund të na vërvitet mbi trup dhe mund të na e zërë frymën të gjithëve. Vdekja e atij vocërraku në "vendin e punës" ka një domethënie tragjike. Të gjithë duhet të kujtojmë skenat nga India, nga Brazili apo nga Tailanda që tregojnë fëmijë të paushqyer që e sigurojnë jetën duke mbledhur mbeturinat, për t‘i shitur mandej që të fitojnë bukën e gojës dhe makina plehrash që venë e vijnë dhe shumë korba e sorra që u vërtiten atyre mbi kokë, sepse, ai është vendi i ushqimit të tyre. Për fat të keq, ky realitet ka mbërritur edhe në Shqipëri, dhe për fatin tonë të zi ky realitet shënoi edhe viktimën e radhës. Kohë më parë, po t‘ju kujtohet, një gropë me dhé zuri brenda një fëmijë tjetër që po mblidhte skrap. Edhe ai vdiq "në vendin e punës". Edhe ai vdiq duke mbledhur mbeturina. Sot, për shumë arsye po ndiqja në internet një ekspozitë fotografike të një fotografi të famshëm, që kishte fotografuar Amerikën e viteve ‘30. Mjerim, varfëri. Mirëpo Presidenti i atëhershëm amerikan pati meritën se nuk e fshehu krizën. Përkundrazi, ai iu drejtua amerikanëve dhe i ftoi të gjithë që ta mundin atë. Ndërsa ju, zonja Topalli, dhe qeveria juaj, doni ta fshihni krizën dhe kërkoni që të na mbushni mendjen se ju po na e bëni jetën të begatë. Jo zonja Topalli, nuk është ashtu. Natyrisht ti nuk ke faj pse vdiq në atë mënyrë bashkëpatrioti yt, por ti, për një çast, duhet ta ndalësh fushatën dhe duhet ta ulësh zërin, për një çast ti duhet të heshtësh zonja Topalli, sepse një bashkëpatrioti yt 15-vjeçar vdiq në mënyrën më makabre. Atë e mbytën plehrat. Megjithëse ti nuk ke asnjë faj për vdekjen e tij, ti duhet të heshtësh për disa ditë zonja Topalli. Dhe një gjë të fundit, unë nuk e di, por vogëlushi që vdiq, nuk ishte nga ata që i merrni ju dhe i nxirrni nëpër mitingjet tuaja, apo ia vini si dekor Sali Berishës. Jam i sigurt se ai vogëlush nuk e dinte se vendi po bën zgjedhje, ai duhej të punonte bashkë me të motrën, ai duhej të përzgjidhte plehrat e asaj shoqërisë së konsumit që poetizon Visari, për t‘i rishitur pastaj që të fitonte bukën e gojës, si për të na kujtuar të gjithëve se në Shqipëri ekziston shoqëria e konsumit, por është shtuar shumë edhe shoqëria tragjike e kursimit, shoqëria që vuan për bukën e gojës, në emër të së cilës vdiq në mënyrën më çnjerëzore vogëlushi nga Shkodra. Ndaj ti duhet të heshtësh zonja Topalli, megjithëse ti nuk ke asnjë faj për vdekjen e atij vogëlushi.


    Gazeta Shqip
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ne asnje menyr vdekja e ketij djaloshi duhet te perdoret per qellime politke por gjithsesi lindin disa pyetje pas keqardhjes qe padyshim c'do njeri ndjen..
    1-c'ne mbeturinat hidhen ne mes te fushave me femij rreth e rrotul makinave..a ka ndonje rregull sigurie a shendeti ne vendin ton?
    2 dhe me kryesorja; si ka mundesi ne shekullin e 21 ne mes te Europes femijet tan mbledhin kanace?
    ketyre pyetjeve padyshim qe politkanet tan duhet tu pergjigjen se zoti nuk i pergjigjet kujt per ata qe ndodhin

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 02:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •