Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Skënderaj-qyteti i rezistencës shqiptare

    Skënderaj që kishte ditur të bënte luftë për liri sot po ecën përpara gjithçka frymon lirshëm, kolonat e nxënësve, njerëzve dhe të diplomatëve të huaj që shkojnë në Prekaz për t'i bërë homazhe veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij tanimë janë bërë të përditshme në këto anë. Çdo vendbanim në shtetin tonë të ri të Kosovës ka historitë e tij por një ndër qytetet që ndryshe quhet edhe qytet i rezistencës shqiptare padyshim është Skënderaj, kombi shqiptar këtë qytet të vogël por me histori të madhe do ta ketë në kujtesën e tij përgjithmonë pasi nga aty filluan kthesat më të mëdha për popullin shqiptar të Kosovës. Ky qytet me histori të Madhe ka qenë është dhe do të mbetet vend-frymëzim për shumë breza me ndjenja atdhedashurie. Skënderaj i shumëvuajtur nga regjimi serb ishte epiqendër e luftimeve të shumta ndërmjet forcave çetnike serbe dhe Luftëtarëve shembullor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në faqet e arta të historisë sonë Rajoni i Skënderajt dhe Drenica në përgjithësi zënë një vend të çmuar pasi aty u vunë themelet e para të UÇK-së si dhe këto anë me të drejtë konsiderohen ndër të parat vendbanime në Kosovë që ju kishin kundërvënë regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Afërsia gjeografike e Skënderajt me Prekazin, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari i bënë këto troje vërtetë historike dhe mbresëlënëse për çdo njeri që ja dinë rëndësinë dhe vlerën Lirisë. Gjatë gjithë historisë sonë asnjëherë këto zona nuk ju kishin nënshtruar regjimit okupator, kështu ndodhi edhe gjatë viteve të '90-ta ishin pushkët e para të Prekazit dhe Drenicës që e kishin trembur seriozisht Beogradin. Nga këtu e tutje forcat keqbërëse çetnike serbe që ishin mësuar të masakronin popullin liridashës dhe të pafajshëm shqiptar tani e tutje nuk e kishin më atë rehati që të silleshin poshtë e lartë dhe të ushtronin krime ndaj shqiptarëve. Bota dhe vendet liridashëse perëndimore të prira nga SHBA-at i kishin kuptuar drejtë dhe arsyeshëm thirrjet e popullit dhe të luftëtarëve shqiptarë të Drenicës dhe Kosovës për ndihmë mbi ngadhënjimin mbi forcat serbe, kështu edhe kishte ngjarë e gjithë kjo ishte kurorëzuar me fitore dhe liri përgjithmonë për popullin tonë. Më meritorët për Lirinë të cilën e gëzojmë ne sot janë dhjetëra mijëra të rënë dëshmorë për lirinë e vendit tonë të dashur, qindra të zhdukur dhe të burgosur, shumë fëmijë bonjak...Sot ne shqiptarët kemi qindra arsyeje për të qenë të lumtur dhe krenar sot ëndrra e shumë brezave është bërë realitet sot Kosova dhe Shqipëria janë më afër se kurrë.

    Shkruan:Hajdin ISLAMI
    (Autori është Prof, gazetar si dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Vushtrri)


    Burimi:www.noa.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ta lem historin ne duar te historianve dhe gazetaret te merren me problemet e qytetarve kjo do ishte shume me normale.
    Koha eshte qe te ndryshojm jeten e qytetarve,te punesohen njerzit te ken n je standard perafersisht te njejt me vendet tjera.
    Te kete shkoll ku punohet vetem nje ndrrim
    Te ket kuadra te mjaftushme shkollore
    te kete rrym 24 or
    te ket uj 24
    Te ket gazetari hulumtuese,qe politikajt mos te ndihen komod por te ndihen sherbetor te popullit,me nje fjal te shiqojm perpara sepse me histori e folklor do vendnumrojm siq jem duke vend numrua edhe sot.
    Nese je prof i gazetaris me vjen shume keq per nivelin ten te arsimit,ne e dim historin e drenices por sot ka ardh koha qe perveq trimeris shoqeris kosovare ti ofrojm menqurin urtesin dhe kulturen e jo arrogancen qe nje kryetar i komunes e beri ndaj nje gazetareje dhe ra ne provokimet e saj.
    Sot nuk eshte e leht qe si drenicak ta mbrosh nje kryetar qe ra ne gracken e nje provokimi gazetaresk dhe ne vend qe ti pergjigjet pozitivisht dhe te tregoj qe edhe drnica megjith peripetit ka ber diqka,ai e refuzoi dhe sot i gjith opinjoni eshte ne dilem se me te vertet ne skenderaj eshte vendi me i rrezikeshem ne rruzullin toksor.
    Ne vend qe kryetari te dal hapur dhe te argumentoi krejt qfar ka ber dhe nuk ka ber ai gabon edhe me shum kur gazetaren e quan bashkpunetore te serbis,dhe kjo eshte arma e humbesit sepse perse ai si luftetar qe ishte nuk na e zbuloi me heret se kjo gazetare qenka e beogradit por mu tani kur e ka prek interesin e tij personal.
    Pra ju lus juve gazetarve sidomos te drenices lereni levdatat historike sepse historin e shkruajn te tjeret dhe merruni me shume me popullin qe pjeses tjeter te kosoves ti tregojm me pune dhe kultur qe ne nuk jemi kunder gazetarve tan ne nuk jemi arraogant dhe se ne skenderaj eshte qendra me e sigurt e kosoves kete e njej per qdo dit,por fal klases amatoreske politike gryken ja kemi kethye vetit ne ket rast
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenicaku : 05-06-2009 më 12:40

  3. #3
    ti vicianum koke ai qe e ka hap temen per Lushtak hajnin. mos u munoni me mbrojt plehun e sherri i ti mu sha drenca.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •