Close
Faqja 5 prej 23 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 223
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    NJi dijatar Arab thot se ska mergim per njerz te menqur
    Ah fegi m'i nxore nga goja dy fjalë të urta popullore vendëse që i mbaj mend nga fëmijëria ime tek i dëgjoja duke biseduar në oda, dhe aso kohe nuk u besoja për ato që thoshin:

    1. Në ni vend ku nuk ka hyqymet aty s'duhet me nejt. Duhet me ikë natën pej atyhit.
    2. Vatani jot asht aty ku bahesh rahat. (Vendlindja jote është aty ku gjen rehatinë)

    Të them të drejtën shpesh kur më kap siklet, i kujtoj këto fjalë të urta dhe pak lehtësohem!!

    fjalor: hyqymet - në këtë rast, aty ku nuk ka pushtet, aty ku nuk respektohet ligji, aty ku nuk ka mirëqenie
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #42
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ne shqiperi shko ri nja 1 muaj jo me shume me pak po, dhe hec hypi avjonit makines tragetit autobuzit dhe gomorit po deshe dhe hik atje nga ke ardh...ILMGAP e ka thon shume bukur
    1.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të fjaloseni 5-10 në ditë me njerëz të ndryshëm.
    2.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të ndëgjoni fjalët rutinore : Korrupsioni,Varfëria, Krimet etj.
    3.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Kriza (financiare).
    4.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Korrupsioni
    5.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të shikosh në televizior(Tv) së paku 50-60 herë Kryeministrat (KryeKriminelët) dhe politikanët të tjerë.
    6.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të flisni 100herë për Politikanët (Kriminelët) . Gjë e cila të acaron
    7.Poqëse erdhët në Atdhe nuk do keni mundësi të jeni të qetë në një vend të qetë.
    Dhe
    8.Poqëse erdhët në Atdhe do pendohin (gjth jetën) për çfarë erdhët.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2008
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    ne shqiperi shko ri nja 1 muaj jo me shume me pak po, dhe hec hypi avjonit makines tragetit autobuzit dhe gomorit po deshe dhe hik atje nga ke ardh...ILMGAP e ka thon shume bukur
    1.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të fjaloseni 5-10 në ditë me njerëz të ndryshëm.
    2.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të ndëgjoni fjalët rutinore : Korrupsioni,Varfëria, Krimet etj.
    3.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Kriza (financiare).
    4.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Korrupsioni
    5.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të shikosh në televizior(Tv) së paku 50-60 herë Kryeministrat (KryeKriminelët) dhe politikanët të tjerë.
    6.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të flisni 100herë për Politikanët (Kriminelët) . Gjë e cila të acaron
    7.Poqëse erdhët në Atdhe nuk do keni mundësi të jeni të qetë në një vend të qetë.
    Dhe
    8.Poqëse erdhët në Atdhe do pendohin (gjth jetën) për çfarë erdhët.

    Tironce...atehere ndryshoje pseudonimin, veje " Gjermonja_Tr "


    Sa per temen,jam dakort me pikat qe ka cilesuar antarja me lart, por prap se prap sado te jetojme jashte,prap shqiptar do ndihemi dhe do vij nje moment qe do ndjejm nevojen per tu rikthyer ndoshta.
    Gjithsesi cdo gje varet se si rrjedhin gjerat, jetes nuk i dihet..

  4. #44
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    T'i kenaq te gjithe

    E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?

    1. Te jemi realiste me shume se atdheun duam veten tone.

    2. Atdheu (rasti im Shqiperia) nuk ka bere asgje per mua dhe vazhdon te mos beje asgje me mua. Eshte si puna e dashurise me dike: ti mund ta duash deri ne vdekje por kur ai person nuk te thote miremengjes ose nje c'kemi ndoshta dashuria kthehet ne urrejtje.

    PSE?
    3. Mjafton te bejme nje reference te shkurter per zgjedhjet e tanishme:
    a) ne asnje vend te botes nuk detyrohen mesuesit, doktoret, dhe aq me keq femijet te shkojne neper mitingje politike. e theksoj detyrohen.
    b) Ne nje vend si Shqiperia me valla 3.6 milione banore ku rreth 25 % te pakten jane nen 15 vjet dhe nuk votojne mbeten 2.7 milione nga keta me pak se gjysmat votuan pra 1.35 mil zere. Pse duhen me shume se 48 ore per te numeruar votat. Kur ne Amerike me 300 mil banore ku hic hic te pakten 70 milione votojne rezultatet dalen per 4-5 ore pas ores se mbylljes se kutive. Kuptohet qe ka raste qe zgjat me shume.

    4. Mjafton te vesh nga Perendimi ose nga Lindja dhe te thuash sikur te beja nje biznes. Te thone po do punosh ca nen dore qe te kesh fitim se po i deklarove te tera s'ke fitim.

    5. Mjafton sic e ka thene dikush me lart te kesh patur nje te aferm rreth 60 vjet e lart te veje ne doktori dhe te perdoren shprehje te tipit: "Pse doni ta beni te ri ju kete" " E po boll ka jetuar"

    6. Qe ben analizat dhe sic t'i nxjerr nje qender nuk t'i nxjerr tjetra.

    7. Ku je i pire dhe mjafton te njohesh shefin e policeve ose te japesh ndonje lek dhe nuk merr gjobe.

    8. Kur une kam marre diplome ne nje universitet amerikan, kam punuar ne Amerike ne profesionin tim dhe ne Shqiperi me thote ai miku: Konverto diplomen.

    9. Ku puna nuk zihet me zotesi po me
    a) mik
    b) para
    c) shitje trupi

    10. Ku bastardimi nis nga shkolla dhe mbaron ne qeveria. Eshte shkelje e cdo norme te etikes profesionale qe une te te jap matematike ne shkolle ty dhe mbasdite te te shikoj ne kurs. Per qeverine e dine vete tere ata qe jane ne Shqiperi.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Vêrtet e duam atdheun shumê , per tu kthyr qdo her mendojmê ,por koha po kalon shum shpejte dhe atje papunsi e madhe per ata qe jetojne atje , e ne cfar te bejme ! eshte edhe shoqria qe kemi krijuar dhe jemi ambijentuar ketu , kur shkoj ne pushim nganjeher ndihem e vetmuar sepse jam e shkeputur totalisht 1 vit i kaloj pushimin por te rri me gjate nuk mundem me mungon shoqeria ambijenti ku jetoj ketu!.

  6. #46
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Qysh po thu ti ne kohen e ish jugosllavis, gjith shqiptaret jon kon pa liri, me ik jasht, Kosoven me lon apo
    Eh, fegi tash hape dhe një kohë tjetër:
    1. koha gjatë regjimit të ish Jugoslavisë dhe
    2. Koha e sotme ( ashtu sic është e hapur tema ). Pra flasim për sot. Pse?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #47
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse? "
    E vetkuptueshme - Sepse nuk e doni! (Te pakten jo sa veten...)
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Te burgosurit kunder deshires nuk kane ndonje dashuri te vecante per burgun, pavaresisht nga kenget revolucionare qe i kane shtrenguar te kendojne.

    Sa me shpejt qe te kalohet kjo psikoze e tmerrshme qe nuk besoj ta kete provuar asnje popull ne bote, aq me mire eshte.

  9. #49
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse? Kjo ka te beje direkt dhe me mua perderisa kam shume vjet qe jam emigrant.
    aryet pse nuk dua te jetoj ne atdhe jane te shumta,dhe nuk mund ti rendis te gjitha,por vetem nje kryesore.
    Ne atdheun tim korrupsioni ka permasa te frikshme ngjashem me diktaturat afrikane...pra shkurt ,e dua shume por nuk ndjehem i lire atje.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    e kam krijuar ketu jeten tani. e dua atdheun me shpirt po nuk kthehem me sepse nuk me ofron asgje pervec bukurive natyrore.

Faqja 5 prej 23 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  2. Si ta jetojmë Javen e Madhe?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  3. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •