Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 223
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    1.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të fjaloseni 5-10 në ditë me njerëz të ndryshëm.
    2.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të ndëgjoni fjalët rutinore : Korrupsioni,Varfëria, Krimet etj.
    3.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Kriza (financiare).
    4.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Korrupsioni
    5.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të shikosh në televizior(Tv) së paku 50-60 herë Kryeministrat (KryeKriminelët) dhe politikanët të tjerë.
    6.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të flisni 100herë për Politikanët (Kriminelët) . Gjë e cila të acaron
    7.Poqëse erdhët në Atdhe nuk do keni mundësi të jeni të qetë në një vend të qetë.
    Dhe
    8.Poqëse erdhët në Atdhe do pendohin (gjth jetën) për çfarë erdhët.

    Pra :

    Më mirë është të qëndroni atje ku jeni sepse nga atje duket më bukur dhe po që se erdhet do jeni pishman ose më mirë do gaboni.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  2. #22
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Me të vërtetë janë një numër i madh plebejsh, që vinë një herë në vit me vetura të shtrenjta, që kushedi si i kanë bërë, ose me vjedhje, ose kanë marrë kredi, e tash punojnë 20 vjet si pastruesë për një veturë. Vinë sa për t'u lëvduar.Po jo vetëm që nuk kontribojnë në shtetin tonë, por as në familje nuk kontribojnë sa kam vërejtur.
    Keto menderosje qe ke shkruar ketu tregojne shume per karakterin tend, per mungesen e ndjenjes kombetare dhe per mangesine qe ke llogjike ne trajtimin e ceshtjeve qe sot mund te duken kalimtare, por qe neser do jene rrenjesore per shqiptaret dhe per Shqiperine. Ty duhet te te vije turp per kete qe ke shkruar dhe uroj te kesh qene nen efektin e narkotikeve, se me c'te kam lexuar me pare, me ke pasur krijuar pershtypje tjeter..

    Shqiptaret vijne sa per tu levduar?

    Si s'te vjen zor qe e shkruan kete?! Une, si dhe shume shoke e miq te tjere qe fati i keq na bashkoi ne kurbet, ne momente kur kam ndonje ide flagrante per te bere nje pale pushime ne nje vend tjeter, menjehere zevendesohet nga deshira supreme dhe malli absolut, per te shkuar edhe kete vere ne Shqiperi po ashtu edhe ne Vitin e Ri. Kam harruar te mendoj per te vajtur diku tjeter, edhe pse mundesite i kam.

    Kjo nuk ka te beje me levdimin qe vjen i pari si motiv, ne koken tende. Ka te beje me ndjenjen e cmuar per ti qene prane familjes. Ka te beje me mallin e madh qe na derrmon ketej. Ka te beje me zemren e mendjen qe e kemi ne Shqiperi, packa se fizikisht gjendemi diku tjeter. Ato para qe permend ti, jo te gjithe i bejne me pune te piseta ose si pastrues, o njeri me mendje te ngushte e cinike. Por me pune te ndershme. Por duke punuar dhe menduar dyfish sa c'do benim ne Shqiperi, se je i vetem ne toke te huaj, je emigrant dhe e ke te ngulitur ne koke kete fakt, jeton ne nje vend qe nuk te perket, ne nje shoqeri qe te dallon dhe nuk te don, ne nje realitet pak me te ashper se ai qe mendoni ju. Jeton pa nene e bab, pa moter e vella, pa shoke te mire te femijerise dhe te vetmit shoke qe ke perreth, i ke te imponuar, e s'ke te drejte te zgjedhesh. Zhvishesh nga krenaria e fodulleku qe cdo shqiptar ka ne vend te vet dhe perballesh me realitetin si nje shpulle surratit. Jemi te vetedijshem qe nje dite duhet te kthehemi mbrapsht dhe keto vite qe jetojme e qe na duket sikur kursejme, jane thjeshte vite te humbura ne repertorin e jetes. Prandaj, me kujdes kur permend emigrantin!

    Persa i perket kontributit ndaj familjes, ishte nje gomarllek akoma me i trashe sesa ai qe te citova me lart. Problemi eshte se ne kete nuk mund te komentoj detajisht, sepse eshte dicka personale dhe nuk dua te ngjaj si engjell i rene nga qielli, sepse e ndjej qe kam akoma boshlliqe per te mbushur ne kete aspekt. Di vetem qe, nese vete kam ndjenjur pa bere pushime verore, prinderve te mi u kam prere bileten qe ato te shkojne diku te qetesojne shpirtin ne pleqni. Me shume rroba i kam cuar plakut tim, sesa kam ne garderoben time vete. Ne momentin e pare qe kam grumbulluar disa para, kam vajtur ne Shqiperi dhe e kam marr ne Durres ti veje vete gishtin makines me te mire qe ai deshironte te blente, nderkohe qe vete kisha nje te dores se trete. Ishte nje xhest qe tim ate e preku shume, nje surprize qe dikur ai kishte enderruar te ma bente mua. Por pertej vleres materiale, qe per mua nuk egziston, ishte ai ushqim i cmuar shpirteror, ajo afersi ndaj familjes, ajo ndjenje qe nuk blihet me para, nderkohe qe shikoja gezimin e tim eti, ku perpara kishte nje femije qe s'e kishte rritur kot, por me nje ndjenje e brum familjar qe duhet ta kete kushdo. Madje me vete kisha marr edhe cunin tim, ne menyre qe edhe ai te shikonte dhe te shikoje cdo here sjelljet e mia ndaj prinderve, sepse neser, do veproje ne te njejten menyre ndaj meje, nenes se tij e familjes (shpresoj). Pastaj, ne shumat e parave, nuk eshte nevoje te zgjatem.

    Ashtu sic une, veprojne shume shqiptare qe ne dhe' te huaj, larg rrugeve qe dikur shkelnin, larg ushqimeve qe dikur hanin dhe larg atij vendi qe na perket, morren nje trajnim te domosdoshem (mendoj une) per cdo shqiptar. Se pervec rritjes se ekonomise, peson edhe nje rritje patriotizmi, formon disa virtyte te vyera persa i perket familjes e nderit.

    Kujdes me emigrantin..
    Mos bej gafe ti percmosh me...

  3. #23
    Pervec atyre qe e kane pjesen tjeter te familjes ne Shqiperi, te tjeret qe i kane me vete, a ju shkon mendja per Shqiperine aq shpesh sa eshte thene ketu lart?

    Kur flas per shkuarje mendje e kam fjalen qe te shkosh t'i besh pushimet atje ne vend qe te shkosh diku tjeter, apo te shkosh te investosh atje, kur e di qe nuk ke njeri qe te kujdeset per investimin tend, etj.

  4. #24
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin
    Izadora kjo "Nje qeveri e forte do te dije te mbroje dhe shtetasin e tij qe jeton jashte trojeve shqiptare" ma kujtoi një rast që ka ngjarë në shtetin ku unë jetoj . Qeveria e këtushme kishte deklaruar se nuk do të investonte që të mbahej mësimi në gjuhën turke. Qeveria turke ishte përgjigjur: "Jam unë që paguaj për turqit e mi atje dhe mësimi në gjuhën turke do të mbahet".
    Vallë e bëjnë këtë qeveritë tona?!
    haha e bejn shume mire ,

    nuk i ze gjumi naten per emigrantet
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #25
    Erara humanum est Maska e kærlighed
    Anëtarësuar
    28-05-2005
    Vendndodhja
    Skandinavi
    Postime
    146
    Arsyeja ime primare dhe e vetme ishte të i bashkangjitem familjes. E them e vetmja pasi që babai kishte mbi 20 vite që jetonte në perëndim, nëna flijoi jetën e saj bashkëshortore për të më mbështetur arsimimin, vëllau në pamundësi të përfundimit të univerzitetit në Prishtinë (periudha kur univerziteti i Prishtinës u mbyll nga sërbët) zgjodhi si rrugëdalje mërgimin, motra e ndjekur nga e njëjta fatkeqësi u mërgua së bashku me të dashurin e saj. Pas 17 viteve në mërgim, jam bëre nënë këtu, kam vazhduar shkollimin këtu dhe jam duke luftuar asimilimin me cdo qelizë të trupit.

    Pse nuk kthehem në atdhe?
    Pyetje që i parashtroj vetes cdo mëngjes kur përcjell dy fëmijët në shkollë dhe u them RRUGA E MBARRË E DITË TË KËNDSHME NË SHQIP - sepse 9 orë do të ndëgjojne vetëm fjalë në danezisht, kur lë djalin e vogël në cerdhe dhe i them MIRUPAFSHIN NË SHQIP edhepse piskama e tij MAMI nuk më ik nga veshët për 8 orë derisa të kthehem e ta mar në shtëpi!!!

    Arsyeja ngushëlluese është se dëshira për të njohur babanë të cilin më herët e shihja një herë në vit ishte tejet e madhe, se zgjodha vuajtjen psiqike, se mbase po të mos isha mërguar nuk do të isha kjo që jam.......

    Mbetshi të përshëndetur kudo që jeni.
    Mea mihi concientia pluris est quam Omnium sermo.
    Cicero

  6. #26
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shqiptarët jashtë atdheut janë të dënuar të asimilohen gradualisht nga vendet ku qëndrojnë, sepse brezat që do rrjedhin prej tyre do jenë gjithmonë e më larg Shqipërisë sepse vetë jeta e tyre nuk është më e ndërtuar në atdhe. Jo se për këtë është "faji" i tyre, sepse jetën çdo individ e jeton vetë, por kjo është e vërteta. Për mua nuk duhen llogaritur më në parashikimet që bëhen për popullsinë. Madje më duken shumë të çuditshme kërkesat që kanë për të votuar.

    Të votojnë për.. çfarë?

    Kjo puna e të ardhurave është shumë e pakuptimtë në mënyrën si e shtron ti.

    Ti ia dërgon një pjesë të të ardhurave të tua, familjes tënde apo dikujt tjetër, dhe sigurisht që kjo gjë të nderon sepse dmth e çan kokën për njerëzit që janë munduar për të të rritur.

    Por, mos më thuaj që kur dërgon këto të ardhura, të shkojnë në mendje qoftë për një fraksion të sekondit hallet e pjesës së kombit që jeton në atdhe ose këto të ardhura është duke t'i kërkuar shteti shqiptar që të ballancojë bilancin e pagesave (bie fjala). Pra thjesht, dërgesa e parave është motiv familjar, nuk të bëjë në mënyrë direkte me fjalën "kontribut".

    Kujt ia paguan taksat ti? Shtetit shqiptar apo shtetit ku qëndron? Puna dhe mundi yt ekonominë e cilit shtet ndihmon direkt? Kam parë në Gjermani, që kur vinte puna te nënshtetësia (shteti gjerman nuk lejon dy nënshtetësi) emigrantët tanë pa asnjë mëdyshje hiqnin dorë nga nënshtetësia shqiptare. Për të ardhur keq, por kjo është zgjedhja e tyre. A duhen llogaritur më si pjesë e kombit shqiptar apo në rastin më të mirë si pjesë periudhë-pushimore e tij apo pjesëmarrës-forumore?

    Tani, e kuptove përse nuk duhet të votojnë? Sepse nuk duhet të vendosin për të tjerët.
    darwin..
    Te shoh qe i je drejtuar Dea07, por nuk mund te hesht, pa te cituar..

    Persa i perkete te ardhurave dhe kontributit ndaj atdheut, ose shtetit, se ashtu merr nuanca te tjera, ke nje llogjikim te gabuar, ose me mire nuk e shikon ne nje plan me te gjere kete fenomen. Ne momentin qe ti i dergon £500 (supozojme) familjes tende, menjehere ke kontribuar ne rritjen e mireqenie. Familja, jo me kot quhet 'Qeliza baze e Shoqerise' sepse duke rritur mireqenjen e familjes, ke rritur mireqenien e shoqerise, qofte fraksionale. Ato para, e para e punes jane pasuri e pallogaritshme e shtetit, sepse vijne katapulte nga jashte dhe nuk jane produkt i mbjellje-korrjes te shtetit. Se dyti, ato para do shpenzohen ne Shqiperi. Dmth, ti do dalesh dhe do blesh nje pale brreke..ja ku ja shtove biznesin nje familjeje tjeter aty, do shkosh te hash nje darke..ja ku edhe restorantit ju shtua xhiroja, do shkosh te blesh nje liber...ja the shitesja e gezuar sepse neser furnizon dyqanin prape, ashtu sic restoranti etj, fillon e qarkullon paraja, fillon e rritet mireqenia. Tani imagjino te shumezosh numrin e emigranteve, me parate e derguara per koke dhe do shikosh qe kontributi ne familje eshte kolosal per shoqerine dhe per shtetin shqiptar.

    Nga ana tjeter, nese do dergosh rroba te shtrenjta, perseri ke kontribuar, sepse ne krahasim me vite me pare, ku shumica jone visheshim tek 'Gabi' dhe mundoheshim te kombinoheshin me shije (mjere ne ku kemi qene), sot ka nje rritje bombastik persa i perket paraqitjes, veshjes. Kjo, ne menyre indirekte, ndikon edhe ne zhvillimin e menjehershem te civilizimit. Sepse nje njeri i ushqyer mire dhe i veshmbathur mire, ndjen nje lloj komforti ne shoqeri dhe ka ndikim te madh ne gjendjen morale te tij. Nuk e di nese me kupton ku e kam muhabetin..

    Persa i perket makinave te derguara familjeve. Edhe kjo eshte nje ndihme e madhe ne rritjen e mireqenies. Sepse ne vend te rrangalleve te dikurshme, sot njerezit kane makina te mira, ku ecin me komode dhe me shpejt nga A tek B. Ku me makina te mira, me bark me te ushqyer dhe me rroba me cilesore, ai ndjehet me larg kafshes, me afer zoterise dhe nuk i shkon mendja as te vjedhe, as te vrase dhe as te mashtroje..por mendon sesi ta mbaje kete mireqenie dhe ta permiresoje ate. Gjithashtu, ka vlere te madhe edhe ndaj ndotjes se ambientit, ekologjise, etj etj.

    Ate qe shteti nuk e ka bere kurre per shqiptarin dhe per bujqesine, fshatarin..ate po e ben emigranti. E kjo nis pikerisht nga ai kontributi minimal qe ti ben ndaj familjes tende, por qe ne te vertete ke bere nje kontribut gjigand ndaj shtetit tend. Sepse fshatari qe dikur kishte toka, nuk i punonte dot. Ja ku vdiq tregetia. Ja ku filluan patatet e fasulet ti importoje shteti nga Egjypti. Po ai dje kishte bletet, kishte frutat, kishte nje mireqenie qe sot s'e ka, sepse nuk ka para per te blere nje traktor, nuk ka pompe per te thithur ujin nga perroi, nuk ka gjenerator per te perpalluar kohen pa drita. C'ndodh tani? Djali i con babit traktorin, gjeneratorin dhe nje shume parash. Toka mbillet, neser korret dhe ky prodhim qe dje nuk ishte, sot eshte nje kontribut madhor per kombin, sepse ato fruta-perime, drithera e mjalte, nese hidhen ne treg, e paraja filloj qarkullon serisht e jeta permiresohet!

    Tani per kete retoriken tjeter, per te cilen vertet me ke cuditur, sepse je nder te fundit qe prisja ta thoshte:

    - A duhen llogaritur më si pjesë e kombit shqiptar apo në rastin më të mirë si pjesë periudhë-pushimore e tij apo pjesëmarrës-forumore?

    Tani, e kuptove përse nuk duhet të votojnë? Sepse nuk duhet të vendosin për të tjerët
    . -

    Do ri-kthehem me vone ketu, sepse serisht arsyetimi yt, me shtyn patjeter ta diskutojme bashke, ne shpresen per ndryshim. Eshte shume e ashper si deklarate dhe perben shume distancim ne vetvete, por mbi te gjitha, shemb ne menyre drastike meriten, vuajtjen dhe ndjenjen kombetare qe emigrantet kane, ku sot, me shume se kurre, jane njelloj me shqiptaret qe jetojne atje, madje edhe me kontribues nganjehere. Tani me duhet te shkoj..

  7. #27
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Per vitin 2008 emigrantet shqiptare kishin derguar ne Shqiperi rreth 1 miliard dollare.

    Me e forta ishte, sipas statistikave zyrtare te vjetshme, se perafersisht po kete shume kishin harxhuar shqiptaret qe banojne ne Shqiperi per pushime jashte shtetit.

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Kjo puna e të ardhurave është shumë e pakuptimtë në mënyrën si e shtron ti.

    Ti ia dërgon një pjesë të të ardhurave të tua, familjes tënde apo dikujt tjetër, dhe sigurisht që kjo gjë të nderon sepse dmth e çan kokën për njerëzit që janë munduar për të të rritur.

    Por, mos më thuaj që kur dërgon këto të ardhura, të shkojnë në mendje qoftë për një fraksion të sekondit hallet e pjesës së kombit që jeton në atdhe ose këto të ardhura është duke t'i kërkuar shteti shqiptar që të ballancojë bilancin e pagesave (bie fjala). Pra thjesht, dërgesa e parave është motiv familjar, nuk të bëjë në mënyrë direkte me fjalën "kontribut".

    Kujt ia paguan taksat ti? Shtetit shqiptar apo shtetit ku qëndron? Puna dhe mundi yt ekonominë e cilit shtet ndihmon direkt? Kam parë në Gjermani, që kur vinte puna te nënshtetësia (shteti gjerman nuk lejon dy nënshtetësi) emigrantët tanë pa asnjë mëdyshje hiqnin dorë nga nënshtetësia shqiptare. Për të ardhur keq, por kjo është zgjedhja e tyre. A duhen llogaritur më si pjesë e kombit shqiptar apo në rastin më të mirë si pjesë periudhë-pushimore e tij apo pjesëmarrës-forumore?

    Tani, e kuptove përse nuk duhet të votojnë? Sepse nuk duhet të vendosin për të tjerët.

    Sado qe shume prej cfare eshte thene ne kete postim qe kam cituar eshte i trishtueshem, duhet thene qe eshte realitet. Po, eshte e vertet qe ato leke qe emigrantet ju dergojne familjeve te tyre apo qe harxhojne vete ne Shqiperi, mund te kene dhe kane efekt ne ekonomine e Shqiperise, por ne vend qe te japim deklarata ketu per nje patriotizem dhe dashuri kaq te madhe per atdheun, te mendojme pak se cila eshte arsyeja primare e dergimit te ketyre fondeve ne vendin tone. Edhe pse kam 10 vjet ne Amerike dhe po 10 vjet qe nuk e kam pare Fierin, ku linda dhe u rrita, fakti qe pothuajse gjithe familja ime dhe shumica e te afermeve te mi jane ketu, nuk me ben te mendoj per Shqiperine sic mendoja kur i kisha ne Shqiperi. Kur kisha prinderit andej dhe ju dergoja leke, nuk rrija e te mendoja se si keto leket e mija do ta ndihmonin Shqiperine, por mendoja qe prinderve te mi mos t'ju mungonte asgje. Boll e kishin mallin per dy femijet qe kishin vite pa i pare.

    Mezi sa pres qe te shkoj ne Shqiperi sepse me ka marre malli edhe per rruget e lagjes ku u rrita, por ama, pse vazhdoj ta shtyj vatjen time atje kur mund te pres bileten e avionit qe neser dhe te shkoj? Pse nuk le gjithcka qe kam ndertuar ketu dhe te shkoj te jetoj atje dhe te paguaj atje taksa sic thote darwin, por i paguaj ketu? Keshtu per te shkruar romane se sa e duam Shqiperine te gjithe dime ta bejme, por ama dashuria dhe malli eshte tjeter dhe nje jete e lumtur dhe e mire ne te gjitha drejtimet eshte tjeter.

    Disa ketu permendin faktin qe kur mendojne per pushime, menjehere ju shkon mendja per Shqiperine. Mos thoni qe do ju shkonte mendja menjehere per Shqiperine nqs prinderit tuaj do i kishit aty ku jetoni vete apo vellezer e motra do i kishit ne Itali, Greqi, Amerike, apo ku di une. Jo, jo, s'do te vinte mendja hic, por do ta prisje bileten per te shkuar ne ate shtet qe ata jetojne. Nqs shkon me pushime ne Shqiperi dhe nuk e ke pjesen tjeter te familjes aty, po shkon ne Shqiperi te shijosh bregdetin a ku di une, dmth per qejfin tend dhe jo se gjeja e pare qe te erdhi ne mendje eshte se leket qe ti do harxhoje do ndihmojne Shqiperine.

    Ketu ne Amerike kam pare shqiptare nga te gjitha shtresat dhe nivelet, si nga ata qe e ndanin nje veze te skuqur ne 4 pjese, ashtu edhe ata qe i blejne BMW femijeve qe 16 vjec dhe shisnin mend se sa te marrin Nenshtetesine Amerikane dhe do ikin ne Shqiperi. 10 vjet me vone, akoma ketu i ke te gjithe dhe kane shkuar apo nuk kane shkuar 2 here te tera ne Shqiperi.

    Ne si emigrant ndjejme mallin, por ata qe jetojne ne Shqiperi ndjejne vuajtjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 17-06-2009 më 13:03

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    1.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të fjaloseni 5-10 në ditë me njerëz të ndryshëm.
    2.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të ndëgjoni fjalët rutinore : Korrupsioni,Varfëria, Krimet etj.
    3.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Kriza (financiare).
    4.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Korrupsioni
    5.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të shikosh në televizior(Tv) së paku 50-60 herë Kryeministrat (KryeKriminelët) dhe politikanët të tjerë.
    6.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të flisni 100herë për Politikanët (Kriminelët) . Gjë e cila të acaron
    7.Poqëse erdhët në Atdhe nuk do keni mundësi të jeni të qetë në një vend të qetë.
    Dhe
    8.Poqëse erdhët në Atdhe do pendohin (gjth jetën) për çfarë erdhët.

    Pra :

    Më mirë është të qëndroni atje ku jeni sepse nga atje duket më bukur dhe po që se erdhet do jeni pishman ose më mirë do gaboni.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Eh ILMGAP ti i paske rënë asaj temës prej së cilës unë pata hequr dorë:"Kush po na vret dashurinë për atdheun".
    Ani ti ke përmendur disa fakte dytësore ( të dorës se dytë).
    Fatkeqësisht ka edhe më keq se këto që i ke përmendur.

    Respekt,
    Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?

    E dum atdheun se na ka ra kaptina atje, por nuk jetojm atje se atdheun e ka mor peng politika, na i ka cnderu atdheun, e kan perdhunu te gjith me radhe, ene e kan lon te shtrim ne mes te rruges si prostitut pa tutor.
    A e shifni ju ca bojn kto cdo dite tu vra njerez per arsye politike?
    Ato po vrasin deputet, imagjino ne popllin e thjesht.
    Po tu dalesh kundra ktyne te azgjesojn, si armik i popllit ene i partis.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Kaoni Lexo Postimin
    Po tu dalesh kundra ktyne te azgjesojn, si armik i popllit ene i partis.
    Po tu dalësh në kundërshtim këtyre të rradhisin tek zbulimet e tyre :
    1.Tradhëtar i Kombit
    2.Punonjës i UDB-s
    3.Spiun Serb


    Kjo nuk ndodh vetëm jasht por (fatkeqësisht) edhe në forumin shqiptar.

    Adem Gashi :

    Fatkeqësisht ka edhe më keq se këto që i ke përmendur.
    E di Adem por nuk dëshiroja të hyja në rradhët e atyre (3 pikave) që përmenda më herët.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Po tu dalësh në kundërshtim këtyre të rradhisin tek zbulimet e tyre :
    1.Tradhëtar i Kombit
    2.Punonjës i UDB-s
    3.Spiun Serb

    Kjo nuk ndodh vetëm jasht por (fatkeqësisht) edhe në forumin shqiptar.
    Un sot sa u ktheva ka pejashtimi
    Dikujt ka kto moderatort e forumit nuk i kishin pelqy komentet e mia.
    Dikujt i kisha shkel m'kallo.
    Kaq te ulet jena ne Shqiptaret, nuk perballemi dot me opinionin kunder, ene i bijm shkurt.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Une para se te dua atdheun dua veten time.

    Ne fund te fundit çfare eshte atdheu?
    Ato 'fushat e gjera me lule dhe ju lumenj te kulluar' jane vetem nje moment romantik.
    Atdheu perbehet nga kushtet mizerabel te jeteses,nga pamundesia per te kerkuar te drejten tende,nga korrupsioni ne çdo segment ku perballesh,nga nje injorance kolektive dhe nje siperfaqesi e neveritshme.Ky eshte atdheu yne.Dhe çdo lloj ndjenje atdhedashurie qe i lind natyrshem çdokujt nga ne qe studion dhe punon jashte shtetit i zhduket menjehere kur sheh kta psudopolitikane bandite qe vetem vjedhin,dhe tallen gjithe arrogance me popullin fatkeq.

    Ato endrrat dhe idealizmat e atdhedashurise na jane shuar prej kohesh.Tani vendin e pare e ze interesi personal,komoditeti emocional dhe material i jetes se perditshme.Koncept qe ne shqiperi perkthehet me :"Cfare makine dhe celulari ke dhe çfare rrobash vesh,qe te tjeret te plasin nga zilia kur te te shohin"

  14. #34
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    o bukurosho mjaft na hapet barkun me justifikime psikologjike pse nuk rroni knej. ju mund te shkruni hartime gjithe diten, po i keni hartime me i mush menjen vetes.

    problemi me ju "emigrantet qe digjeni per atdhe" eshte se ne fakt nuk digjeni fare per atdhe, sic jua ka zberthy mire darwini dhe kiniku ke faqja pare

    ju cdo here rrini e qisni "shkaqe" pse keni ik. biles "shkaqe madhore", shkaqe qe ju ledhatojn sedren. jo mer jau, ju thjesht nuk ju ha palla mjaftushem per ket ven. ky osht shkaku

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    o bukurosho mjaft na hapet barkun me justifikime psikologjike pse nuk rroni knej. ju mund te shkruni hartime gjithe diten, po i keni hartime me i mush menjen vetes.

    problemi me ju "emigrantet qe digjeni per atdhe" eshte se ne fakt nuk digjeni fare per atdhe, sic jua ka zberthy mire darwini dhe kiniku ke faqja pare

    ju cdo here rrini e qisni "shkaqe" pse keni ik. biles "shkaqe madhore", shkaqe qe ju ledhatojn sedren. jo mer jau, ju thjesht nuk ju ha palla mjaftushem per ket ven. ky osht shkaku
    Po edhe ti ske mujt me ik se ishe ik para neve, ose je tuj punu ni vend te mir se kerkush s ik pa kurgjo

  16. #36
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    o bukurosho mjaft na hapet barkun me justifikime psikologjike pse nuk rroni knej. ju mund te shkruni hartime gjithe diten, po i keni hartime me i mush menjen vetes.

    problemi me ju "emigrantet qe digjeni per atdhe" eshte se ne fakt nuk digjeni fare per atdhe, sic jua ka zberthy mire darwini dhe kiniku ke faqja pare

    ju cdo here rrini e qisni "shkaqe" pse keni ik. biles "shkaqe madhore", shkaqe qe ju ledhatojn sedren. jo mer jau, ju thjesht nuk ju ha palla mjaftushem per ket ven. ky osht shkaku
    .................
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 30-06-2009 më 14:48
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    o bukurosho mjaft na hapet barkun me justifikime psikologjike pse nuk rroni knej. ju mund te shkruni hartime gjithe diten, po i keni hartime me i mush menjen vetes.

    problemi me ju "emigrantet qe digjeni per atdhe" eshte se ne fakt nuk digjeni fare per atdhe, sic jua ka zberthy mire darwini dhe kiniku ke faqja pare

    ju cdo here rrini e qisni "shkaqe" pse keni ik. biles "shkaqe madhore", shkaqe qe ju ledhatojn sedren. jo mer jau, ju thjesht nuk ju ha palla mjaftushem per ket ven. ky osht shkaku
    Po e bene si puna e dhelpres me rrushte.

  18. #38
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Prej kohësh kam menduar ta hap këtë temë, por bija në siklet si ta titulloja. Një herë më shkoj ndërmend ta titulloja:
    1. Kush po na vret dashurinë për atdheun. ( prej kësaj hoqa dorë se m'u duk fort e ashpër )
    mandej mendova ta titulloja pak si në stilin folklorik "Larg syshë, por afër zemrës"... edhe prej kësaj hoqa dorë...

    Ajo që më shtyri për ta hapur këtë temë qe rasti pasi lexova temën "Cka më mësoi emigrimi". Nga shkrimet pashë se të gjithë kishin nostalgji për atdheun, natyrisht siç kam edhe unë, por asnjërin nuk e pashë të thoshte se do të kthehem në atdhe, ashtu siç nuk po bëj as unë. Paramendo sa e vështirë është të kesh dashuri kaq të madhe për diçka dhe nga ana tjetër mos të bësh ballë ta realizosh ( duke duruar 100 mynxyra në dhe të huaj).
    Vallë ku është arsyeja?

    Thuajeni hapur!


    Me nderime,
    Adem Gashi, mësues
    Danimarkë
    Paramendo sa e vështirë është të kesh dashuri kaq të madhe për diçka dhe nga ana tjetër mos të bësh ballë ta realizosh ( duke duruar 100 mynxyra në dhe të huaj).

    Me nderime,
    Adem Gashi, mësues
    Danimarkë
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 30-06-2009 më 15:03
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    e dua atedheun pasi nuk kame zgjidhje tjeter se njeriu do lindi diku dhe do kete dhe atdhe dhe per mua qelloje shqiperia dhe prandaj e dua dhe nuk e mohoje dote se do genjeja veten

    perse nuk jetojme atje ? nuk jetojme pasi kemi nje periudhe te gjate qe kemi emigruare dhe kur shkojme ne shqiperi na duket gogole por n q se nuk do kisha emigruare kurre ma do mendja se do isha me i lumture atje

  20. #40
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Atdheu fjl shum e embel por ne athdhe nuk po mundemi ta sigurojm kafshaten e bukes ptjeter te emigrojm ne donje shtet
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  2. Si ta jetojmë Javen e Madhe?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  3. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •