1. Po qe se erdhe në atdhe, do e gjejë nënën e babin qe donë fëmijën e vet deri në çmenduri.
2. Po qe se erdhe në atdhe, do të takosh mikun e jetës duke të pritur me një thirrje: o ku je miku/e im/e i/e dashur, zemra ime, shpirti im, drita e syve të mi !
3. Po qe se erdhe në atdhe, pinë ujë dikur në kroin e “popit”, tani në kroin e “pavarësisë”, ah uji i pastër si bilur, i shndritshëm si xhevahir, uji i cili jo qe të bie në ballë, por ta freskon trupin dhe shpirtin.
4. Po qe se erdhe në atdhe te pret shoku/shoqja e bankës së shollës, vëllai i mëhallës, miku i vendlindjes duke thirrur me një gjuhë të pastër SHQIPE: “ku je mik i dashur !” .
5. Po qe se erdhe në atdhe, fëmija të thërret NËNË, BABI !
6. Po qe se erdhe në atdhe, mesa dhe nipi të thërret : GJYSHEEE ! GJYSHIII !
7. Atdheu është për njeriun punëtor, të urtë, të mençur, të dashur dhe më në fund të Zotit. Nuk thuhet kot: Zoti të ka falë, por edhe ta ka dhënë igiden”
8. Atdheu donë zemërgjerësi nga i/e dashura e tij, donë respekt, urti dhe mençuri.
9. Njeriu i mençur thotë: “mos shiko çfarë ka bërë atdheu për ty, por shiko çfarë ke bërë ti për atdheun !”
10. Nuk jam as Naimi as Çajup e as “auslenda” qe të vuaj nga nostalgjia. Por, kam lind në ATDHE, jetoi në ATDHE dhe do vdes në ATDHE !
Thuhet në një fjalë popullore: "katuni qe shihet kallauz nuk don !"
Edhe unë ju përshëndes
Krijoni Kontakt