Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    PDSH nxjerrë detaje të marrëveshjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka prezantuar mbrëmë në Tetovë detaje të marrëveshjes së re midis shqiptarëve dhe maqedonasve që po e harton ky subjekt politik me një grup ekspertësh.

    Hapja e të gjitha çështjeve midis maqedonasve dhe shqiptarëve, qeveri partneriteti midis partive shqiptare dhe maqedonase me mekanizma që garantojnë një program të përbashkët dhe të vetëm qeveritar, shpërndarje e barabartë e fondeve të buxhetit dhe fondeve të bashkësisë evropiane, zgjidhja e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe, janë disa nga pikat që përmban marrëveshja e PDSH-së, e cila po përpilohet nga një grup ekspertësh shqiptarë dhe të huaj dhe që pritet të prezantohet në shtator.

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi disa nga këto çështje i ka shpalosur para anëtarësisë së degës partiake në Tetovë.

    “Kjo marrëveshje po vjen në kushte paqësore dhe është një propozim për të tashmen dhe të ardhmen. Ofrojmë partneritet midis maqedonasve dhe shqiptarëve dhe nuk dalim nga baza e demokracisë multietnike”, ka theksuar kryetari i PDSH-së.
    Kreu i kësaj partie ka dalur me marrëveshje të re pas tejkalimit të të gjitha afateve të mosrealizimit të marrëveshjes paqësore të Ohrit.

    I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski për mbajtjen e referendumit për çështjen e emrit, Thaçi deklaroi se shqiptarët nuk do të votojnë për robërinë e re të tyre.

    "Referendumin që e thotë Gruevski duhet të ketë parasysh edhe ai, por edhe Akademia e shkencave maqedonase se përveç që ka këtu shqiptarë dinjitozë ka edhe shqiptarë të mençur që i kuptojnë qëllimet e tyre. As në ëndërr nuk do ta shohin që shqiptarët në mënyrë vullnetare të votojnë për robërinë e re të tyre”, ka nënvizuar kryetari i PDSH-së.

    Sipas tij, shqiptarë nuk do të votojnë për identitetin Maqedonas që do të identifikohet me identitetin shtetëror të këtij shteti.

    “Mund të bisedojmë për këtë çështje nëse ata do të pajtohen që të sjellin një ligj kushtetues lex specialis ku do të garantohet identiteti i shqiptarëve dhe gjuha e shqiptarëve me të gjitha të drejtat tjera", theksoi kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi.

    (Menduh Thaçi/INA)

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin


    (Menduh Thaçi/INA)
    ohhh sa kam qesh,

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    ohhh sa kam qesh,
    Eshte bere Thaci gazetar ke INA
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkruar nga Menduh Thaçi publikuar si artikull nga Ina.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Ju ka kujtu ta rrise nje cik rejtungun ky, apo e ka me gjith mend kete qe thot.....iku vapa me gushtin i thone nga ne....
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOMY_X : 16-06-2009 më 23:26 Arsyeja: presjet ne vend te gabuar

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  3. Tualeti i syve
    Nga __SwEeT_GirL__ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 13-01-2010, 14:09
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •