Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Cfare jane "Standardet para Statusit"?

    Ėdhe njė herė pėr “standardet”

    Letėr nga kryeqyteti i bėrllokut

    NASER MIFTARI


    “A standard is any concept, convention, technique or physical form that serves as a blame deflection gambit to individuals engaged in spending other peoples time and money” Pėrkthimi: “Standardi ėshtė ēdo koncept, mbledhi, teknikė apo formė fizike qė shėrben si skemė pėr t’ia fshehur fajin individėve qė janė tė pėrfshirė nė harxhimin e kohės dhe parave tė njerėzve tė tjerė”. Ky ėshtė definicioni i termit “STANDARD” qė nė mėnyrė brilante e ka dhėnė njė amerikan i panjohur para nja dy vjetėsh, jo pėr Kosovėn. Po pėr halle tė veta. Pa e ditur, ky amerikan ka krijuar njė definicion qė i pėrshtatet shumė mirė shpjegimit tė asaj qė kėrkon UNMIK-u nė krye me Steinerin kėto ditė nė Kosovė, pas katėr vjetėsh tė qėndrimit kėtu. “Standarde para statusit”!, ėshtė hiti mė i ri i UNMIK-ut. Fundi i vitit madje ka kulmuar me reklama dhe marketing tė kėtij hiti. OKB-ja kėtu vazhdon tė thotė se duhet tė pėrmbushen standardet. Ndėrkohė tė gjithė i kanė tė paqarta kėto standarde. Disa madje dalin dhe thonė si me dro se ne i kemi pėrmbushur disa nga kėto standarde. Dhe mbase kanė tė drejtė, sepse:

    1. Standardi dhe shpresa jonė tani nė vitin e katėrt qė UNMIK-u ėshtė futur nė Kosovė nga vertikal, qė ishte me synim pėr tė shkuar nė qiell nė qershor tė vitit 1999, ėshtė shndėrruar nė horizontal nė kėto katėr vjet dhe madje edhe ka nisur tė bėhet vertikal, pėr teposhtė.
    2. Standard ka qenė gjiza me speca nė vitin 1999 sot standard ka mbetur gjiza, vetėm se pa speca.
    3. “Standard” ėshtė edhe firma e njė ish-nėnkryetari tė komunės qė paradite punonte nė komunė pėr tė hartuar plane kundėr ndėrtimeve tė egra, kurse pasdite firma e tij i ndėrtonte ato. Tani po dėgjoj se ky ishnėnkryetar dėshiron tė bėhet shef i ekzekutivit.
    4. Standard pėr tė dalluar shqiptarėt e kėqinj ėshtė bėrė fjala shqipfolės.
    5. Standard nė definimin e shqiptarėve qė janė pėr Republikė, nė njėrėn anė, dhe atyre qė janė pėr shtet, nė anėn tjetėr, ėshtė termi institucionalist kundruall atij majtist.
    6. Standard, standard tė dyfishtė madje, pėrdor OKB-ja pėr tė argumentuar pavarėsinė e Timorit Lindor dhe mospavarėsimin tonė.
    7. Standard (qė prej sot) i kemi 3 orė rrymė, dhe tri orė pa tė.
    8. Standard kemi edhe rritje tė tatimit 100 pėr qind.
    9. Standard e kemi edhe flamurin, edhe pse disa kėrkojnė tė mavijoset dhe t’i vihen dy rrota nė mes.
    10. Standard e kemi edhe gjuhėn letrare, edhe pse disa thonė tash 30 vjet se kjo nuk ėshtė e vėrtetė.
    11. Standard e paguajmė edhe minutėn nė Vala 900 edhe kur flasim vetėm 2 sekonda nė minutė. Dhe kurdo qė sekretaresha automatike tė njofton se lidhja e tjetrit ėshtė zėnė, standard ėshtė tė t’i marrin impulset.
    12. Pensionistėve, besa, po u ndryshon standardi. Prej 28 euro nė muaj vjet, sivjet do t’i marrin 35. Standard i lartė, a po?
    13. Standard, suedez madje, dhe 10.000 dollarė pėr kokė banori u kishte premtuar serbėve tė Kosovės Slobodan Milosheviqi nė vitin 1989, nėse pyesni Miroslav Sholeviqin, dhe serbėt kėtu akoma nuk besojnė se i ka rrejtur.
    14. “Standard & Poor’s” firma qė merret me investimet dhe standardin ekonomik botėror nuk e ka nė listė asku Kosovėn, as nė modelin e kėrkimit me “Standard” dhe as me “poor’s”, dhe rrjedhimisht lė tė besohet se standardi nuk ėshtė kriter kėtu.
    15. Standard Time Zone e Prishtinės gjendet nė timeanddate.com dhe thuhet tė jetė e njėjtė me shumė vende tė tjera nė Evropė.
    16. Standard pėr dikė ėshtė kafja nė mėngjes, pėr dikė ēaji pasdite, e pėr dikė rakia nė aksham. Nė Kosovė, standard janė qė tė triat. Madje pėr Rugovėn ėshtė anasjelltas, hiē ēajin.
    17. “Standard” i Austrisė ka intervistuar para tre vjetėsh Ibrahim Rugovėn kur kryetari i Kosovės ka thėnė se misioni i OKB-sė pėr dy-tre vjet duhet tė largohet nga Kosova.
    18. Standard po ashtu vitin e kaluar ka marrė nė intervistė Bajram Rexhepin dhe ai ka deklaruar: “Shqiptarėt i besojnė plotėsisht SHBA-sė”.
    19. Standard Operating Procedures (SOP) nė rast evakuimi punėtorėt e UNMIK-ut tashmė i dinė ose kanė pasur kohė t’i mėsojnė pėr katėr vjet.
    20. Standardeve, mendoj, si tė tilla nė pėrgjithėsi, u ka kaluar koha dhe tani ėshtė koha tė flitet pėr status.

    Koha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Cka eshte motivi...

    qe solle kete shkrim,me dijeni apo pa te po i bene hyzmet Veton Surroit ne degradimin e ēeshtjes se Kosoves dhe sidomos ne vargun e fyerjeve ne kete konteste ndaj Kryetarit te Kosoves Zt.Ibrahim Rugova dhe LDK ne pergjethesi nga ai personalisht dhe njerezit e tij te gazetes.Ato udhezime dhe rekomandime qe i jep Surroi ndermjet rreshtave po shkojne ne vende te tjeret po i kryejne punte e pista per te gjegjesishte shume aktiviste te LDK nga frika kane nderprere aktivitetin apo me te padegjueshmit thjeshte po vriten,kurse ata qe po i bejne keto krime po mbulohen me shkrimet e gazetes ne fjale dhe te tjera te ngjajshme por duhet ta dije se te tillet nuk mund te i mbaje gjithmone ne distance dhe nuk do te shkoje kohe e largte kur ata do te i paraqiten para hyrjes se baneses se tij dhe do te ja lypin borxhin,ateher do te jete vone....e une juve ju skjaroje se gazetes se tij nuk i dhimbet nje faqe gazete te shkruaj "mualife" per te ardhur me nje rreshte te motivi i vertete qe eshte kjo qe kam shkruar me larte...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •