
Postuar mė parė nga
Gregu
2. Ne zbulese dhe frymėzim
Nje nga aspektet madhore te vepres se frymes ne Beslidhjen e Vjeter, kishte te bente me aftėsimin e njerėzve per te folur per Perendine. Fryma e Shenjte ishte menyra te cilen Perendia perdori per te folur nepermjet njerėzve.
P.sh.: 2 Samueli 23:2 Fryma e Zotit ka folur nėpėrmjet meje dhe fjala e tij ka qenė mbi buzėt e mia.
Mikea 3:8 Unė pėrkundrazi jam plot me forca tė Frymės sė Zotit, me drejtėsi dhe forcė, pėr t`i bėrė tė njohur Jakobit shkeljen e tij dhe Izraelit mėkatin e tij.
Perendia komunikoi te verteten dhe bindi per mekatin nepermjet Frymes se Tij qe fliste nepermjet profeteve te Beselidhjes se Vjeter.
Mateu 22:43-44 Ai u tha atyre: ``Si pra Davidi, nė Frymė, e quan Zot, duke thėnė: "Zoti i ka thėnė Zotit tim: Ulu nė tė djathtėn time, deri sa unė t`i vė armiqtė e tu si stol tė kėmbėve tė tua"?
Veprat e Apostujve 1:16 ``Vėllezėr, ishte e nevojshme qė tė pėrmbushej ky Shkrim, tė cilin Fryma e Shenjtė e parafoli me anė tė gojės sė Davidit nė lidhje me Judėn, i cili u bė prijės i atyre qė e kapėn Jezusin.
Hebrenjeve 1:1-2 Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė.
Eshte gjithashtu e qarte qe Fryma e Shenjte ishte agjenti kryesor ne lidhje me frymėzimin e Shkrimit (2 Timoteut 3:16), mesimin, udhėzimin, drejtimin dhe influencimin e autoreve njerezore te Shkrimit (2 Pjetrit 1:20-21). Fryma e Shenjte gjithashtu aftėsoj shkrimtaret e Beselidhjes se Re, per te kujtuar ate qe Jezusi mesoi.
Gjoni 14:26 Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do t`ju mėsojė ēdo gjė dhe do t`ju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė.
Gjoni 16:13-14 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t`ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t`ju kumtojė gjėrat qė do vijnė. Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t`jua kumtojė.
3. Ne jeten e Krishtit
Sherbesa e Frymes se Shenjte ne jeten e Jezusit, kishte te bente me 4 fusha kryesore:
a. Lindjen e Tij nga Virgjeresha
Si Mateu ashtu edhe Luka tregojne qarte qe Fryma e Shenjte u perfshi mbinatyrshem ne lindjen e Krishtit, duke siguruar qe nderkohe qe Ai do te ishte nje njeri i vertete, te mos kishte natyre mekatare.
Mateu 1:18-20 Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Frymėn e Shenjtė. 19 Atėherė Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas. 20 Por, ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē`ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Frymės sė Shenjtė.
Luka 1:35-37 Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė. 36 Dhe ja, Elizabeta, e afėrmja jote, edhe ajo, nė pleqėrinė e saj, mbeti shtatzėnė me njė djalė; dhe ky ėshtė muaji i gjashtė pėr tė, qė e quanin shterpė, 37 sepse me Perėndinė asgjė s`ėshtė e pamundshme``.
Fryma e Shenjtė gjithashtu luajti rol te rendesishem ne lindjen e Gjon Pagerzorit, dhe ne jeten e mamase se tij Elizabetes, babait te tij Zakarias dhe profetit Simon. Ne fakt, Fryma e Shenjtė eshte gjithandej ne faqet e Lukes nga kapitulli 1 deri tek 21.
b. Shugurimi dhe fuqizimi per sherbese
Jezusi si njeri, u shugurua me Frymen e Shenjtė, gjate pagėzimit te Tij (Luka 3:21-22); Fryma e Shenjtė e drejtoi Jezusin per ne shkretetire qe te tundohej (Luka 4:1-2); dhe e fuqizoi Ate per sherbesen e Tij te predikimit, mesimit dhe sherimeve. (Luka 4:14-14; 18).
Ne disa raste, Krishti kreu mrekulli me fuqine e Vet, (Marku 5:35-43); dhe ne raste te tjera Ai u mbeshtet tek fuqia e Perendise ne presonin e Frymes se Shenjte, i cili ishte shume i pranishem ne sherbesen e Jezusit. (Mateu 12:28; Luka 5:17-18; veprat 2:22; Veprat 10:38).
c. Vdekja e Tij Shlyese
Hebrenjeve 9:14 meson qe Fryma e Shenjte u perfshi ne pastrimin dhe faljen qe vjen si rezultat i vdekjes se Krishtit.
Hebrenjeve 9:14 aq mė shumė gjaku i Krishtit, i cili me anė tė Frymės sė Shenjtė e dha veten e tij tė papėrlyer nga asnjė faj ndaj Perėndisė, do ta pastrojė ndėrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura pėr t`i shėrbyer Perėndisė sė gjallė!
d. Ringjalljen e Tij
Romakeve 1:4 dhe 8:11, se bashku me 1 Pjetrit 3:18 duket se tregon qe Fryma e Shenjte ishte personalisht i perfshire ne ringjalljen e Krishtit.
Romakeve 1:4 i deklaruar Biri i Perėndisė nė fuqi, sipas Frymės sė shenjtėrisė nėpėrmjet ringjalljes prej sė vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynė,...
Jezusi si njeri, eshte nje shembull i kuptimte per tu ndjekur nga njerėzit, sepse Ai demonstroi gjithmonė varesine e Tij nga Fryma e Shenjte, qe te kryente sherbesen dhe qe te jetonte nje jete te knaqeshme per Perendine.
Vazhdojme...
Krijoni Kontakt