Arrestohen dy vëllezërit e Agim Krasniqit, Ali dhe Kadri Krasniqi nga fshati Kondovë si dhe Fadil dhe Avni Toçi pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Kondovës”. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se të arrestuarit dyshohen për involvim në shumë vepra penale si dhe posedim dhe tregëti me armë.
"Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 3 pistoleta dhe një numër i madh i municionit. Pistoletat janë pa leje nga MPB-ja dhe për këtë shkak për personat te të cilët janë gjetur ato do të ngritet padi penale, për armë mbajtje pa leje. Të dhënat flasin se personat tani më të arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në vepra të rënda penale dhe vjedhje, gjegjësisht disa nga të arrestuarit ku dhe janë kryer bastisjet edhe më parë kanë qenë të njohur për policinë për shumë vepra të rënda penale", thotë Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Ndërkohë gjatë një aksioni tjetër të policisë janë bastisur edhe disa shtëpi në lagjen e Gazi Babës me pretekst, kërkim të armëve dhe substancave narkotike. Sipas MPB-së gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy persona Rijad dhe Qenan Tahiri, të njohur dhe më parë për policinë. Ndërkohë, Kuatli Tahiri vëllau i të dy të arrestuarve dhe pronarë i një shtëpie të bastisur është shprehur për ALSAT se policia i ka torturuar familjen dhe demoluar shtëpinë.
"Edhe mua më kanë rrahur dhe më kanë tërhequr zvarë pa kurfarë preteksi.Dy vllezërit mi kanë marë, Qenanin dhe Rijadin. Nuk kanë gjetur asgjë në shtëpinë tonë sepse nuk është e para here, por hera e 10-të dhe prap nuk kanë gjetur asgjë", tregon Kuatli Tahiri.
Ndërkohë Arben Çeli një fqi i familjes Tahiri thotë se është marrë me forcë nga policia për të qenë dëshmitar i bastisjes së tyre në këtë familje.
"Hiç pa më pyetur nëse ka mundësi me qenë dëshmitar apo jo, më thanë dil përjashta menjëhere edhe më kapën dhe më sollën si dëshmitar këtu! Më goditën pse pyeta komandantin nëse ka mundësi për t'u treguar anëtarëve të familjes sime se këtu jam dhe ai më lejoi, por une duke folur në telefon erdhën nga mbrapa dhe më qëlluan dhe ja...", rëfen dëshmitari Arben Çeli.
Dy akisonet e forcave speciale të policisë në Kondivë dhe Gazi Babë janë zhvilluar në të njejtën kohë në orët e hershme të mëngjesit.Sipas policisë për dy grupet e arrestuara që më herët ishte lëshuar fletarrest nga organet kopmetente.

Alsat