Mexhid YVEJSI, Gjakovė
TARIKATI BEKTASHI
Tarikati Bektashi, sikur shumica e tarikateve tė tjera nė fenė Islame, e ka marrė emrin prej pasuesve, ndjekėsve, nga themeluesi, Haxhi Bektash Veliu.
Kush ishte Haxhi Bektash Veliu?
Haxhi Bektash Veliu ishte i biri i Ibrahimit, tė birit tė Sejjid Musait, qė ishte i biri i Sejjid Hasanit.
Sejjid Hasani ishte i biri i Sejjid Ibrahimit, kurse ky ishte i biri Sejjid Mehdiut, i cili ishte i biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit.
Sejjid Hasani ishte i biri i Ibrahim Mukerrem Muxhabit, qė ishte djali i Imam Musa Qazimit, i cili rrjedh nga Familja e Bekuar e Muhammedit (a.s.)
Haxhi Bektash Veliu (1248-1341)ishte njė burrė i edukuar, ishte i arsimuar, njė personalitet i shquar, njeri i ditur, shpirtėrisht shumė i ngritur, i udhėzuar, veprat e tij janė mė e mira dėshmi
Njė natė, Haxhi Bektash Veliu e kishte parė nė ėndėrr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thėnė:
"O djalė! Mbaje tė pastėr rrobėn tėnde, qė t'i pėrfitosh tė mirat".
Haxhi Bektashi tha se e pyeta Pejgamberin (a.s.):
"O Pejgamber i Zotit! Po , cila ėshtė rroba ime?"
Pejgamberi (a.s.) ishte pėrgjigjur:
"Zoti ty tė ka mbuluar me pesė lloje rrobash, tė cilat janė:
Rrobet e Islamit, tė Imanit, tė Njėshmėrisė, tė Njohurisė dhe tė Dashurisė. Kėto janė rrobet qė duhet t'i mbash pastėr, nga ana e jashtme, dhe nga brenda."
Kur e pyetėn njė ditė Haxhi Bektashin se kush janė besimtarėt e vėrtetė? Ai kishte thėnė:
"Besimtarė tė vėrtetė janė ata tė cilėt i zbatojnė detyrimet e Sheri'atit."
Gjatė shekujve, besimtarėt muslimanė tė tarikatit bektashian vėrtet ishin tė mbuluar me kėto pesė lloje tė rrobave: Islamin dhe Imanin e mbanin pastėr, Njėshmėrinė (Teuhidin) e kishin nė zemėr, kishin Njohuri tė lartė, kurse Dashurinė tė zjarrtė
Dashurinė e zjarrtė pėr sufizmin Haxhi Bektash Veliu e muarr nga sufiu i njohur, Lukman Perende, kurse frymėzimin shpirtėrorė nga Hoxha Ahmed Jeseviu
Haxhi Bektash Veliu ka udhėtuar shumė, ka takuar shumė dijetarė nėpėr vende tė ndryshme, ka krye edhe Haxhillėkun, nė vendet e shenjta, Mekke e Medine, prandaj edhe sot e kėsaj dite e gėzon titullin Haxhi
Haxhi Bektash Veliu nė moshėn 34 vjeēare, nė vitin 1282, nė vendin e quajtur Sulxhe Kara Ujuk, nė Anadoll, e themeloi Teqen, ku pėrgatiti besimtarė, misionarė, tė cilėt tė frymėzuar nga ai filluen tė pėrhapin Bektashizmin nėpėr Turqi, Persi, nėpėr vendet arabe dhe nė Ballkan
Nė vitin 1341, pas njė veprimtarie tė gjatė e mjaftė tė frytshme, Haxhi Bektash Veliu ndrroi jetė nė moshėn 93 vjeēare
Pėrveē Udhės Bektashiane, Haxhi Bektash Veliu na ka lėnė edhe disa vepra: librat qė janė nė qarkullim edhe sot e kėsaj dite, si Mekalat dhe Fevaid Fukara, si edhe shumė poezi, qė janė pėrplotė frymė shpirtėrore, qė kanė porosi dhe qė kėndohen me melodi
Gjatė historisė shumė shekullore, Tarikati Bektashi ka arritur suksese tė mėdha, por ka pėsuar edhe humbje tė rėnda Kjo ėshtė njė histori nė vete
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Krijoni Kontakt