Teqetė e Shqipėrisė
nga SULEJMAN DASHI
Kultura islame paraqitet nė Shqipėri me njė llojshmėri temash dhe veprash tė artit e tė arkitekturės. Shembujt mė tė lashtė datojnė nga fundi i shekullit tė 14-tė, mė tė rejat janė krijime tė ditėve tona. Arti ndėrtimor i xhamive tė traditės shqiptare ėshtė studiuar hollėsisht. Ėshtė pėrcaktuar periodizimi historik, tipologjia e stilet, ndėrsa pėr arkitekturėn e teqeve, ende nuk kemi tė botuar ndonjė studim tė plotė dhe pėrgjithėsues. Ndėrkohė ka pasur pėrpjekje pėr tė hetuar dhe analizuar rrugėn qė ndoqi arti i ndėrtimit tė teqeve nė vendin tonė, nga autorė vendas dhe tė huaj. Mė kryesorėt janė kreu "Ndėrtimet e kultit mysliman" nė punimin e "Historia e arkitekturės shqiptare", dhe kumtesa "Aspekte tė arkitekturės turke-osmane nė Shqipėri" e autorit hollandez Mackiel Kiel, e mbajtur nė Budapest nė Kongresine Pestė Ndėrkombėtar tė Artit Turk, nė vitin 1978.
Studime tė tjera paralele, qė e shohin kėtė trashėgimi historike e kulturore nė njė plan mė tė gjerė, janė botimet mbi arkitekturėn shqiptare islamike, ku janė pėrfshirė edhe kėrkimet tona.
Nė pėrgjithėsi studimet parashtrojnė pikėpamje dhe mbrojnė teza tė ndryshme mbi vlerat ideo-artistike dhe zhvillimin politik e shoqėror tė Shqipėrisė nė periudhėn osmane, por edhe nė dy shekujt e fundit, qė nga Rilindja Kombėtare dhe pėrgjatė qindvjeēarit tė shtetit shqiptar tė pavarur.
Pikėpamje tė ndryshme vėrehen gjithashtu pėr procesin e pėrhapjes sė fesė e tė qytetėrimit islam ndėr shqiptarėt dhe tė artit e arkitekturės qė lidhet me tė. Kėtyre do t’u shtonim edhe njohjen e pėrkatėsisė, tė disa mjeshtėrve tė mėdhenj shqiptarė, tė cilėt realizuan vepra madhore nė shumė vise tė perandorisė, brenda dhe jashtė vendit tė tyre.
Nuk do tė ndalemi hollėsisht nė analizat kritike, por e kėrkon vendi tė citojmė, atė ē’ka lidhet me arkitekturėn dhe historinė e teqeve tė vendit tonė, qė ėshtė objekti i kėtij shkrimi.
Nė "Historinė e arkitekturės shqiptare" shkruhet se, me islamizimin e vendit, njė rol tė rėndėsishėm lozte pėrhapja e doktrinave tė ndryshme mistike, nėpėrmjet misionarėve tė ardhur nga jashtė, tė cilėt ndėrtuan, sė pari nė qytete dhe mė pas nė fshatra, teqe dhe faltore. Teqetė pėrbėheshin nga konakėt e banimit. Ato qė kanė arritur nė ditėt tona, janė relativisht tė reja pėr shkak tė materialit tė pėrdorur qė nuk i ka qėndruar kohės. Ndėr to vlen tė pėrmendet Teqja e Halvetive nė qytetin e Beratit e ndėrtuar mė...
Njė vizion mė tė gjerė e tė thelluar paraqet punimi i autorit holandez tė sipėrpėmendur, i mbėshtetur nė njė bibliografi tė pasur dhe nė vrojtimet e bėra nė vend e sidomos nė Kosovė. Ai me tė drejtė pohon se produkti i artit islam si xhami, teqe, medrese, por edhe kishat e manastiret edhe banesat tė cilat gjenden nė gjithė pjesėt e Ballkanit tė banuara historikisht nga shqiptarėt gjatė rrjedhės sė historisė sė tij tė gjatė, brenda dhe jashtė kufijve artificialė, me gjithė ndikimet qė vėrehen, janė nė kėtė drejtim, produkt i njė arti kopmbėtar tė vėrtetė. Nė veēanti pėr teqetė autori, pasi vė nė dukje pėrhapjen e gjerė tė fesė islame nė popullsinė shqiptare nė shekujt 17-18, (sė pari nga kushtet social-ekonomike), pohon pastaj edhe rolin e urdhrave mistike nė kėtė proces. Ai numėron Tarikatin Rufai dhe degėzimin Axhizije tė Saadive nė popullatėn gege tė Veriut dhe bektashinjtė e degės Hajati tė halvetive nė popullatėn toske tė Jugut. Mė tej ndryshimit tė pėrkatėsisė fetare tė shqiptarėve - dukuri tepėr e veēantė pėr popujt e tjerė tė Ballkanit - autori i atribuon fushatėn e madhe tė ndėrtimeve islame qė mori hov nė kėta dy shekuj. Mjeshtėrve shqiptarė lokalė u njeh pa pėrjashtim autorėsinė, duke theksuar meritėn qė u takonte ndėrkaq qytetarėve, dinjitarėve dhe feudalėve vendas. Ndėr ta ai pėrmend Bushatllinjtė me rezidencė nė Shkodėr, Tepelenlijtė nė Janinė, Toptanėt dhe pasardhėsit e Abdurrahman Pashės nė Shqipėri tė Mesme, nė Tiranė e nė Peqin, Vrijonėt nė Berat dhe Rotullat nė Prizren.
Le tė shqiptojmė tani pikėpamjen tonė pėr historinė dhe artin e ndėrtimit tė teqeve nė Shqipėri. Sipas nesh ajo ndahet nė tri periudha:
Periudha e hershme, shek. XIV-XVI, qė pėrkufizohen nė intervalin kohor tė mbretėrimit tė Muratit tė parė (1360-1389) deri te Selimi i parė (1512-1520).
Periudha e dytė. shek. XVII-XIX, qė pėrfshihen nė intervalin kohor nga mbretėrimi i Sulejmanit II (1520-1566) deri te Mahmuti II. (1808-1839).
Periudha e tretė, shek. XIX-XX, qė pėrfshin periudhėn e Rilindjes Kombėtare deri mė 1920 dhe vitet e shtetit shqiptar tė pavarur.
Periudha e parė
Historia e teqeve ka nisur nė Shqipėri shumė herėt, fillimisht nė Krujė nė malin Sarisalltik dhe nė Berat nė malin Tomor. Ngritja e teqeve kėtu lidhet me misionarėt bektashinj qė zunė vend nė kėto vise gjatė udhėtimeve tė tyre misionare shumė dekada para se tė dukeshin ushtritė osmane nė kėto vise.
Burimet historike tregojnė se Sarisalltiku ishte dėrguar nė Shqipėri me porosi tė vetė Haxhi Bektash Veliut. Nė shpellėn e kreshtės sė Malit tė Krujės ai kish ēelur njė teqe. Faltoren e ka pėrshkuar etnografi ynė Rok Zojzi, i cili e kishte vizituar nė vitet 40. Ajo lidhet me njė legjendė. Ėshtė fjala pėr ritin e flijimit me substrat pagan tė mitologjisė sė vjetėr ilire, tė ndėrthurur me princa e shenjtorė kristianė dhe qė mbyllet me mbishtresėn islame. Legjenda ia dedikon dervishit tė shenjtė heqjen dorė nga flijimi i virgjėreshave pėr kurbanin ritual vjetor ndaj perėndisė. Mė pas legjenda tregonte se kur Sarisalltiku ishte larguar, nė rrugėn e tij tė kthimit kishte ndalur nė Fushė-Krujė, nė Shijak, nė Durrės, dhe, sipas traditės, atje ku kishte ndalur ēapin deri nė Qerfoz, ishin ngritur me kohė teqetė.
Teqeja e Sarisalltikut pėrbėhej nga tri ndėrtesa tė thjeshta tė lidhura me njėra-tjetrėn, qė dalloheshin pėr nga funksioni. Njėra ishte e rezervuar pėr miq tė veēantė (duket se aty ishte edhe mejdani), njėra shėrbente pėr banim tė dervishėve punėtorė e zejtarė dhe tjetra shėrbente si bujtinė pėr udhėtarė tė rastit. Nė njė shkėmb pranė teqesė rridhte njė burim i pashtershėm uji. Nė tė djathtė njė palė shkallė tė gurta tė drejtonin nė shpellėn qė nė t’ pame, - siē shkruan Zojzi, - t’ep me kuptue se nji gja mistike pshtillet rreth saj" dhe ku ishin varret e dervishėve. Kėtė pamje tė teqesė e ka soditur edhe studiuesja angleze Hezllėk5 (Hasluck e cila ka lexuar datėn 1190H (1776-77). Pėrmbajtjen e mbishkrimit qė lidhej me tė as ne nuk e njohim. Por dimė qė njė pėrkujdesje restauruese ishte kryer nė ēezmėn e shkėmbit nė vitin 1195 tė hixhrit (1795-96) nga Bajrami prej fshatit (?) siē thuhet nė mbishkrimin qė Vexhi Buharaja ka lexuar gjatė vizitės sė tij nė shpellėn e Teqesė.6
Mendimi ynė ėshtė qė teqeja ishte ndėrtuar qė nė gjysmėn e parė tė shek. XIV dhe kishte vazhduar pa ndėrprerje misionin e saj dhe se jeta islame kishte nisur e vazhduar pa ndėrprerje nė Krujė dhe kishte mbledhur rreth vetes shumė adhurues e besimtarė, ēka mund tė pohoet edhe nga burime tė tjera historike, si dhe nga dėshmi materiale qė ruhen deri sot. Prej kėtyre janė 9 ēezma pranė portės sė hyrjes nė Kala tė Krujės e ndėrtuar nga Veziri i madh Gazi Evrenozi nė vitin 815 H. qė i takon vitit 1412 (data mund tė lexohet edhe 850 H=1446-47). Tė njė kohe me ēezmėn e Gazi Evrenozit janė edhe ujėsjellėsi dhe hamami nė kala qė furnizoheshin me ujė nga i njėjti tubacion. Tė tjera dėshmi janė njė dokument venedikas i vitit 1395, sipas tė cilit sundimtarėt e Krujės Helena Topia dhe Marko Barbadigo kishin sjellė nė Kala njė garnizon osman, por megjithatė mė tepėr flasin regjistrat mufasalė, mė tė vjetrit qė zotėrojmė sot. Aty pėrmbahen shėnime pėr banorėt vendas tė Krujės, tė cilėt kishin nė duart e tyre dekrete e temesuqe pėr tė mos paguar taksa, sepse ishin ēliruar nga detyrimet qė nga koha e Sulltan Muratit I, tė lėshuara nga vezirėt Jakut Pasha dhe Hoxha Firuz Pasha si dhe tė tjera tė firmosura nga bejlerbeu i Rumelisė nė Kohėn e mbretėrimit tė Bajazitit tė parė (1389-1402).
Ashtu si nė Krujė, dukuri tė jetės islame hasen edhe nė Shqipėrinė Jugore e Juglindore, ku ishte vendosur regjimi i timareve po nga kjo kohė. Nė kėto treva njihen xhamia e vjetėr nė Pėrmet ndėrtuar ndėrmjet viteve 1402-1421, xhamia nė Kardhiq (rreth 1400) dhe njė xhami nė Vlorė e ndėrtuar nė periudhėn e parė tė mbretėrimit tė Muratit II (1421). Bashkėkohėse me kėto xhami ishin edhe Teqeja nė Malin e Melesinit, fillimisht bektashiane e mė pas pėrdorur si rezidencė verore e shehlerėve Halveti. Nė gjysmėn e dytė tė shek XV dėshmohen edhe teqe tė tjera si Teqeja e Sinan Pashės nė Elbasan, e cila sipas njė mylknameje perandorake tė vitit 1012 H. (1602-3) bėhej zotėruese e tė ardhurave tė njė fshati pranė8. Njė tjetėr teqe bektashiane ishte ngritur sė paku para vitit 1422, kur njė klerik i ardhur nga Ysqydari qe varrosur nė njė tyrbe tė teqesė. Teksti i mbishkrimit ėshtė: Prijėsi i bektashinjve Asim Babai, nip i Hashimit, kishte ardhur nga Ysqydari e kishte zėnė vend nė Gjirokastėr. Atje kishte vdekur e ishte varrosur nė vitin 822 tė Hexhires (1419-1429)9.
Njė tjetėr Teqe e rėndėsishme dhe pothuaj aq e vjetėr sa ajo e malit tė Krujės ishte teqeja nė Tomor, kushtuar Abaz Aliut, pėr tė cilėn nuk i kemi pėrfunduar studimet. Tė tjera ishin teqeja e Kuēit pranė Bilishtit e themeluar nga Kasėm Babai, mistik i shek XV, ku ndodhet edhe tyrbja me varrin e tij tė vėrtetė, sepse kenotafė me emrin e tij gjendeshin edhe nė Kostur e nė Elbasan nė teqetė e themeluara prej tij. Njė teqe tjetėr bektashiane gjendej nė Konicė10 dhe mund tė thuhet se bektashizmi deri nė fund tė shekullit XV kishte arritur njė organizim tė pėrsosur duke pasur nė shkallė perandorie 6 qendra kryesore. Qendra e Dimotekės nė Bullgari drejtonte mbarėvajtjen e teqeve pėr vendet ballkanike, pėrfshirė Shqipėrinė. E njohur si teqeja e Seid Ali Sulltanit ajo pranohet edhe si djepi i kulturės bektashiane, ku ēdo vit pėrgatiteshin rreth 400 dervishė. Andej kanė dalė edhe shumė filozofė, poetė e shkrimtarė ndėr tė cilėt mjaft shqiptarė qė ēelėn nė vazhdim apo drejtuan teqetė nė vendlindje.
Krahas teqeve bektashiane nė gjysmėn e dytė tė shekullit XV patėn pėrhapje edhe teqetė e sektit Halveti. Nuk e dimė se kur ėshtė ndėrtuar teqeja halvetiane nė Shqipėri dhe as dimė qė nė kėto vite tė ishte ndėrtuar ndonjė faltore e tarikatit Mevlevi, pėrkrahės i tė cilit ishte vetė Sulltan Murati i dytė. (Murati kishte qenė nxėnės i sheikut Buhari).
Edhe pėr periudhėn e Mehmetit dimė pak dhe duket se nė kėtė interval tė pasur me luftėra ēlirimtare, iu kushtua mė tepėr kujdes ndėrtimit tė xhamive, kryesisht nėpėr kėshtjellat e zotėruara nga osmanėt. Kėtu do tė vinim nė dukje politikėn e posaēme qė ndoqi porta e lartė me qytetin e Beratit. Vetė sulltan Mehmeti II pėr respekt tė nėnės Sit Hatun dhe gruas Gjylbehar Hatun tė lindura nė kėto vise tė Shqipėrisė e pajisi kėtė qytet me njė dekret perandorak tė titulluar Hatti-Eman, me tė cilin u njihte pėrgjithmonė banorėve lirinė e zakoneve, tė riteve dhe privilegje tė tjera tė veēanta, duke i pėrjashtuar nga taksat pėr mallrat e importit dhe pėr shpenzimet nė vepra filantropike. Tė vetmin detyrim ai u caktonte atyre, mbrojtjen e kalasė dhe tė qytetit tė Vlorės, prej nga sulltani pėrgatitej tė hidhej nė Itali13.
Ndryshe nga Mehmeti, biri i tij Bajeziti II i njohur edhe si Bajezit Veliu, kur hipi nė fron, e ndryshoi mjaft politikėn e Portės nė Shqipėri.
Nė pėrgjithėsi Rumelia njohu njė periudhė paqeje, qė u reflektua dukshėm nė arkitekturėn dhe urbanistikėn e qyteteve tona. Krahas xhamive, tė cilat u ndėrtuan nga vezirėt dhe dinjitarėt e tjerė shqiptarė qė pėrbėnin njė rreth me peshė nė shtetin dhe komandėn e ushtrisė osmane tė kohės, njė numėr i madh teqesh ndėrtohen nėpėr qytetet, tashmė jashtė kėshtjellave, duke u bėrė bėrthama tė varosheve dhe lagjeve ndryshme.
Njė teqe e vjetėr e kėsaj periudhe ishte ajo e ngritur nga Iliaz Bej Mirahori nė qytetin e Korēės sė bashku me xhaminė, imaretin, hamamin, nė zonėn historike tė qytetit tė sotėm, ku duket se aty, hodhi shtat mė pas kjo qendėr e re urbane. Tė tjera teqe halvetiane kanė pranė tyre tė gjitha xhamitė e dekadės sė fundit tė shek XV tė emėrtuara mbretėrore, si ajo nė Pėrmet, nė Elbasan, nė Shkodėr dhe ato nė Shkup, Tetovė e Berat.
Fundi i shek. XV, pėrbėn njė ēast historik, ku mendojmė tė ndalemi, sepse, sė pari, kėtu pėrfundon periudha e hershme e ndėrtimeve islame nė vendin tonė, por edhe sepse nė kėtė kohė nė krejt perandorinė kishin nisur luftėrat ēlirimtare dhe rebelimet ndaj autoritetit tė Portės sė Lartė (fillimisht nė Rumeli me Huniadin e Skėnderbeun e pastaj nė Azi me Uzun Hasanin dhe Shah Ismailin).
Shah Ismaili, njė pasardhės i Aliut, shpalli nė vitin 1502 shihizmin religjion zyrtar tė Persisė. Konflikti ushtarak me dinastinė osmane kishte nisur, por Bajaziti nuk i dha betejė. Shumė historianė mendojnė se ky konflikt nuk ishte thjesht njė ēėshtje ushtarake por njė dukuri tepėr komplekse me implikime religjioze,qė e detyroi Bajazitin II tė abdikojė nė favor tė Selimit, djalit tė tij, qė gėzonte nė atė kohė pėrkrahjen e jeniēerėve dhe qė ishte pasues i tarikatit bektashi.
Pėrplasja e Ulemasė me tė ashtuquajturėn herezi tashmė nuk ishte njė dukuri e veēuar qė kishte ndodhur pėr herė tė parė nė vitin 921 kur ishte ekzekutuar pėr herezi e blasfemi njė njeri i quajtur Mensur el Hallaxh. Qė nga ajo kohė lėvizjet mistike kishin ndjekur dy rrugė atė "ortodokse" dhe pranė sunive (shkolla e Bagdadit) dhe ato ekstreme (shkolla e Horasanit), por qė tani merrnin karakter tė theksuar nacional.
Periudha e dytė - shek. XVI-XVIII
Pėrgjatė kėtyre tre shekujve Perandoria Osmane shėnon kulmin dhe rėnien e saj. Nė fushėn e arkitekturės formohet arti klasik osman me kryeveprat e Sinanit nė arkitekturėn monumentale tė xhamisė dhe krijimin e shkollės sė centralizuar me qendėr nė Stamboll. Nė artin e pikturės shquhen mjeshtrat persianė, turq dhe shqiptarė, ndėrsa nė arkitekturė shqiptarėt zėnė njė vend nderi duke zėvendėsuar njėri-tjetrin nė detyrėn e lartė tė kryearkitektit. Prej tyre Sasefqarr Mehmeti nga Elbasani dhe Kasem Aliu nga Grėmshi i Tomoricės, pėrveēse nė Stamboll lanė trashėgim vepra tė bukura nė vendlindjen e tyre nė Shqipėri, ku do tė pėrmendim njė pasazh tė vakėfnamesė sė Kasėmit ku thuhet:... Nga pronat e mia tė mirėfillta po lė vakėf nė fshatin Grėmsh qė ėshtė vendlindja ime, nė nahijen e Tomoricės sė Kazasė sė Beratit, xhaminė, imaretin dhe banjėn publike, tė cilat i kam ndėrtuar vetė. Njė xhami pėr fshatin e lindjes lė trashėgim edhe veziri i madh nga Roshniku i Beratit dhe mik i ngushtė i Mrk. Kasemit, Muhamet Qypryli.
Kriza e religjionit nė fillim tė shekullit XVI ndėrmjet portės dhe vendeve islame tė perandorisė nė anėn tjetėr tė Bosforit, thuajse nuk u ndie nė Shqipėri ku teqetė vijuan tė ngrihen jo vetėm ato tė urdhrave bektashi e Halveti, por edhe ato Saadi Kadiri, Rufai, dhe degėzime tė tjera tė Saadive e tė halvetive (prej tyre pėrmenden degėzimet sinani e axhizi, por gjejmė gjurmė tė Gjylshenive nė Gjirokastėr dhe tė Hajative nė Kėlcyrė). Pėr rastin e parė kemi njė gur varri nė teqenė bektashiane tė Shtufit, ku del se, Fadil Hurufiu (themelues i kėtij urdhėri) kishte adhurues dy mirėbėrėsit qė kishin ndėrtuar varrin dhe abdalli i Hurufiut qė ishte varrosur aty.
Pėr sa i takon Hajative, kemi disa tė dhėna qė citon studiuesi Hezllėk, i cili numėron si teqe tė kėtij urdhėri (tė themeluar nga Hasani i Basrės) njė nė Kėlcyrė, qė mbante datėn 1211H.-1796 njė tjetėr nė Tepelenė, nė Korēė, Bilisht, nė Progėr dhe nė Ohėr, tė cilat ne nuk kemi mundur t’i verifikojmė. Degėzimi Sinani kishte ngritur qysh nė vitin 1551 njė teqe nė Prizren nė lagjen e tabakėve; po ashtu nė Prizren ishte dhe njė degėzim i Saadive qė kishte ngritur teqe, themelues i sė cilės ishte Sulejman Efendiu nga Shkodra i njohur me emrin Axhize Baba ose nė burimet osmane si Pir’i Sani. Vėmendje u kemi kushtuar edhe tė dhėnave qė jep nė Sajahatnamenė e tij Evlija Ēelebiu, pasi ai ka udhėtuar nė kėto anė dhe ka parė periudhėn e lulėzimit tė arkitekturės shqiptare tradicionale. Krahas xhamive dhe ndėrtesave tė tjera fetare e shoqėrore ai pėrmend e pėrshkruan shumė teqe dhe i pėrcakton shqiptarėt nė disa qytete si besnikė tė doktrinave mistike qė flisnin e kėndonin shumė bukur persisht. Teqetė mė nė zė shkruan ai, ishin teqeja e Uskurliut pranė xhamisė sė plumbit nė Berat (1553), teqeja bektashiane e Gazi Sinan Pashės nė Elbasan, e tarikatit Halveti etj.; kėtyre do t’u shtonim edhe teqe tė tjera qė hodhėn shtat ose u rindėrtuan e u zmadhuan mė pas, si teqeja Saadi e sheh Radės nė Tiranė dhe ajo e Zėrqanit qė varej prej saj, teqeja kadri e Horasanit dhe ajo Kadri e sheh Dyrrit nė Tiranė, teqetė bektashiane nė Tetovė, Fushė-Krujė e Frashėr tė themeluara nga Bersem Ali Dedeja, Baba Shemimiu dhe Baba Nasibu, teqeja halveti e pazarit nė Tiranė dhe teqeja xhevleti e Ahmet Kurt Pashės nė Berat. Nuk do t’i pėrmendim tė gjitha teqetė, tė cilat i kemi renditur sipas datės dhe emrit tė themeluesit nė njė pasqyrė pėrmbledhėse, por do tė japim karakteristikat e pėrgjithėshme tė arkitekturės sė tyre pėr kėto dy periudha historike.
Nė planin religjioz teqetė e Shqipėrisė u ndėrtuan me kėrkesat kanonike tė secilit urdhėr mistik, duke pasur pa pėrjashtim sallėn e faljeve tė emėrtuar "Mejdani", e cila nė murin nga kibla ka detyrimisht tė spikatur niken e Mihrabit pėr ēdo faltore islame. Sipas kėrkesave specifike, secili tarikat i veēantė, e organizon brendinė me praninė ose jo tė mafilit dhe, pėr rastin e teqesė halveti, ngjitur ėshtė edhe qelia apo mjedisi i vetmisė. Pėr mejdanin nuk ka ndonjė rregull, ai bėn pjesė si volum i veēantė ndaj ndėrtesave tė tjera ose zgjidhet njė dhomė e banesės kryesisht nė katin e parė. Pėrbėrės i teqesė ėshtė detyrimisht mekami (nė traditėn tonė thirret edhe varri monumental i themeluesit, por edhe kube, tyrbe e shoqėruar me nekropolin (varrezat e klerikėve dhe tė besnikėve tė teqesė e tė familiarėve tė tyre). Shembulli mė i vjetėr, i vitit 1494, qė ruhet pjesėrisht, ėshtė konaku i banimit tė dervishėve tė teqesė halveti tė Sheh Hasanit nė Berat dhe disa tyrbe nėpėr teqetė qė kohė pas kohe ishin rindėrtuar e zmadhuar dhe si tė tilla me stilin e kohės i kemi grupuar nė periudhėn e dytė. Thuhet se Teqeja Harabati e Tetovės kishte nisur jetėn e saj sipas modelit tė Teqesė sė Haxhi Bektashit por edhe kėtu kompleksi ndėrtimor i saj ėshtė i njė kohe mė tė vonė.
Periudha e dytė ėshtė vazhdim i sė parės. Pėr arkitekturėn e xhamive, ndiqet modeli i klasikut osman nė sistemin e kullijve ku ndodhen sė bashku me medresenė banjat, imaretet edhe teqetė. Bektashinjtė ndėrkohė i kanė funksionet e kullijve pa xhami pranė (pėrveē njė rasti nė Velabisht) nė ndonjė rast kemi edhe xhami tė kthyera nė teqe si ajo e Rufaive nė lagjen Murat Ēelepie tė Beratit apo dhe dy teqe tė urdhrave tė ndryshme Rufai e Xhevleti (teqeja e Sheh Qerimit pranė asaj tė Ahmet Kurt Pashės gjithashtu nė Berat). Nė shekujt XVII-XVIII kemi nė pėrgjithėsi njė lulėzim tė kulturės e tė artit islam nė Shqipėri, i kushtėzuar kryesisht nga dy faktorė kryesorė socialė-ekonomikė dhe organizativė. Sė pari, ėshtė decentralizimi i zyrės perandorake tė arkitekturės dhe krijimi nė tė gjitha qytetet i zyrave tė urbanistikės e tė arkitekturės dhe i gildeve tė mjeshtėrive qė projektojnė e zbatojnė vetė projektet e shtėpive, xhamive, teqeve dhe tė veprave tė tjera me karakater publik. Faktor tjetėr ėshtė lėvizja kombėtare me bazė religjioni qė diferencon nė metropolin perandorak ndjenjėn e kombėsisė, sė pari tek arabėt, qė kishin nė zotėrim Ulemanė, te shqiptarėt qė kishin nė duar ushtrinė dhe vetė turqit qė trashėgonin dinastinė. Veprat fetare nė tė gjitha krahinat e qytetet e vendit lidhen me emra shqiptarėsh tė tė gjitha sferave, ushtarake, tė artit e tė kulturės dhe tė klerit mysliman. Teqetė e ndryshme tė Shqipėrisė nė kėtė periudhė bėjnė pjesė nė fondin mė tė vyer tė trashėgimit tonė arkitekturor dhe artistik, si teqeja Harabati e themeluar nga Sersem Ali Dedeja nė Tetovė dhe e kompletuar nga Koxha Rexhep Pasha, teqeja xhelveti e Ahmet Kurt Pashės nė Berat, teqeja e Sheh Dyrrit nė Tiranė, teqeja e shehelerėve Saadi nė Zerqan, teqeja e Dollmės nė Krujė etj. Pėrveē vlerave arkitekturore teqetė e kėsaj periudhe janė tė pasura me dekoracione nė gur, dru dhe nė artin e pikturės murale dekorative tė ngjashme me motivet e kostumet tona popullore, por edhe me ekspresione tė kompozicionit lindor qė i bashkon ato me artin islamik nė pėrgjithėsi nė tė cilin dhanė e morėn mjeshtėrit shqiptarė.
Shekulli XIX pėrbėn periudhėn e tretė tė historisė sė teqeve. Ėshtė koha e pėrpjekjes tė feudalėve shqiptarė pėr shkėputje nga Porta e Lartė. qė u pasua nga lėvizja politike-kulturore e Rilindjes Kombėtare, e cila ēoi nė formimin e shtetit shqiptar tė pavarur, nė autoqefalinė e komuniteteve fetare, nė veēanti nė krijimin e kryegjyshatės botėrore bektashiane nė Tiranė etj. Teqetė e reja qė u ndėrtuan dhe sidomos restaurimet pjesore e tėrėsore qė u kryen pas dėmtimeve nga luftrat ballkanike e mė pas, i kemi ruajtur nė njė punim tjetėr qė shpresojmė ta komunikojmė nė tė ardhmen.
Krijoni Kontakt