Mexhid YVEJSI, Gjakovė
TARIKATI SHAZILI
Tarikati Shazili ėshtė njė prej tarikateve mė tė pėrhapura nė Lindjen e Mesme, nė veēanti nė Egjypt dhe nė tėrė Afrikėn Veriore, ėshtė pėrhapur nė shekullin e fundit edhe nė Evropė e nė Amerikėn Veriore
Themeluesi i kėtij tarikati ėshtė dijetari Shejh Ebu-l Hasan esh-Shadhili. Emri i tij i plotė ėshtė: Ebu-l Hasan Bin Abdullah Bin Abdul Xhebar esh-Shadhili.
Hasan esh-Shadhiliu lindi nė vitin 1196 nė Ghumara, njė vendbanim qė ndodhet nė pjesėn veriore tė Marokut. Rrjedh prej njė familje fshatare, e cila ka jetuar prej bujqėsisė. Por, Hasan esh-Shadhiliu arriti tė shkollohet, tė arsimohet, tė edukohet dhe tė diplomohet nė Universitetin Karauijin tė qytetit Fes, nė Marok.
Nuk u kėnaqė me kaq, por vazhdoj tė kėrkonte dituri nga dijetarė tė ndryshėm edhe pas diplomimit Kėshtu duke shetitur, udhėtuar, vizituar, hulumtuar, duke kėrkuar dijetarė, duke biseduar, mė nė fund , shkoj deri nė Irak, ku e takoj njė dijetar sufi me emrin Uasit, i cili, ndėr tė tjera, i tha se duhej tė kthehej nė vendit e tij nė Marok dhe aty tė takohet me Shejh M. A. Bin Mshish-in, njė udhėheqėsh i ndritur shpirtėrorė, prej tė cilit u ndriēue me Dritėn e Sufizmit
Shejh Hasan esh-Shadhiliu tashmė i ndriēuar filloj sėrish shetitjet, udhėtimet, shkoj nė Andaluzi, Spanjė, asokohe Spanja ishte muslimane, por mė nė fund u ndal nė Aleksandri tė Egjyptit, ku u vendos tė shėrbente
Shėrbeu me devotshmėri, maturi, urtėsi, me dashuri duke i arsimuar, edukuar ndriēuar shtresa tė ndryshme tė popullsisė, sa qė pėr njė kohė tė shkurtėr arriti tė pėrfitonte zemrat e qindra, mijėra, besimtarėve, nė veēanti tė intelektualėve
Ndrroi jetė duke shkuar nė Haxh, Qabe, Mekke, nė vitin 1258, dha shpirt nė vendin e quejtur Humaithra, qė ndodhėt nė pjesėn jugore tė Egjyptit, nė mes tė shkretirės, ku edhe ėshtė varrosur me nderime. Mė vonė aty ėshtė ndėrtuar njė tyrbe, e cila vizitohet gjatė tėrė vitit prej mijėrave besimtarėve dhe nė afėrsi ka dy burime, puse, njėri ka ujė tė ėmbėl, kurse tjetri ka ujė tė tharptė !
Historiani i njohur Ibn Dakiku pėr Pirin e Shazilive ka thėnė:
Skam pa njeri qė e njeh Allahun aq sa e njeh Ebu-l Hasan esh-Shadhiliu.
Shejh Hasan esh-Shadhiliun e trashėgoi dijetari i madh, Shejh Ebu-l Abas Ahmed el-Mursiu, i cili ndrroi nė vitin 676 tė Hixhretit, duke e lėnė halife, (zėvendės) nxėnėsin mė tė dalluar Shejh Ataull-llah es-Sekenderin.
Kush ishte Shejh Ataull-llah es-Sekenderi?
Emri i tij i plotė ėshtė: Ahmed ibn Muhammed Ibn Ataull-llah es-Sekenderi. Ishte djali i njė dijetari tė njohur, qė ishte edhe hafiz, i cili e pėrgatiti, e mėsoj edhe tė birin, qė u bė hafiz, pra ia mėsoj Kuranin pėrmedėsh edhe djalit, nė moshėn 10-tė vjeēare
Mė vonė, ky djal, Ibn Ataull-llahu, studioi Sheriatin, Drejtėsinė Islame, tek dy dijetarėt mė tė njohur tė kohės: Shejh Nasruddin Bin Munejjeri dhe te Shejh Shihabuddin Ebu-l Mealiu, i cili ka qenė Myfti i Egjyptit.
Gjuhėn arabe e studioi te Shejh Mazuniu, shkencėn e Hadithit te Shejh Sherafuddin ed-Dimjatiu, kurse logjikėn te Shejh Muhammed Ibadiu
Me dritėn e sufizmit u ndriēue, u frymėzue, nga Shejhu mė i njohur i Kajros, muridi mė i shquar i Pirit, Shejh Hasan esh-Shadhiliut, halifja i tij, Shejh el-Mursiu, me tė cilin bashkėpunoi 12 vjet
Kur ndrroi jetė Shejh el-Mursiu, nė vitin 676 tė Hizhretit, atėherė vendin e tij e plotėsoi Shejh Ataull-llahu, i cili u bė Shejhu kryesor i tarikatit Shazili
Shejh Ibn Ataull-llah es-Sekenderiu ishte njė prej Imamėve mė tė njojur tė kohės, ka qenė specialist pėr Hadithe, predikues i shquar, jurist i dalluar, i takonte shkollės juridike tė Imam Malikut, kishte shumė besimtarė, tė cilėt i mėsoi, i ndriēoi nė rrugėn e sufizmit, madje i pėrgatiti me pėrkushtim disa gjenerata
Shumica e studentėve tė tij u bėnė dijetarė tė nderuar, myderrizė tė shquar, juristė tė respektuar e shejhlerė tė pėrkushtuar, tė cilėt u shpėrndanė nė ēdo anė, pėr ti frymėzuar, pėr ti ndriēuar tė tjerėt
Pėrveē kėsaj veprimtarie kaq tė frytėshme, Shejh Ibn Ataull-llahu ėshtė marrė me krijimtari. Ka shkrue shumė libra, libra rreth filozofisė islame, drejtėsisė islame, sufizmit islam, ka shkrue biografi pėr Pirin, Hasan esh-Shadhiliun, pėr Shejh el-Mursiu, ka shkrue libra pėr Ziqrin, pėrmendjen, pėrkujtimin e All-llahut, por veprat e tij mė tė rėndėsishme, kryesore janė: El-Hikem, (Aforizma) dhe Miftah el-falah (Ēelėsi i suksesit.
Ndrroi jetė nė moshėn 54 vjeēare, me 13 Xh. Ahir 709 sipas Hixhretit ose me 1309. Varri i tij ndodhėt afėr Teqesė El-Huvle, nė Kajro, rrėzė malit El-Mukattam
Disa porosi nga tarikati Shadhili
Tarikati Shadhili, pėrmes shejhlerėve tė lartėpėrmendur, ka lėnė shumė porosi me vlerė, qė janė tė ēmueshme pėrherė:
O njeri! Qė tė jesh i lumtur duhet qė tė kesh edukatė fetare dhe tė sillesh sipas urdhėrave tė Allahut qė janė nė Kuran dhe nė Sunnet
Ai qė e njeh Allahun, ai edhe e pėrmend, sė pari me gojė e mandej me zemėr
Ai qė beson nė Allahun dhe vepron sikurse Ai urdhėron , shpirtin e vet shpėton
Ziqri i sinqetė tė bėn tė mos harrosh dhe tė heqėsh dembelinė; kėto janė sėmundje shpirtėrore, prandaj, kush i shėron - shpėton
Tė bėsh teube, pėrkatėsisht tė pendohesh, ėshtė shkalla e parė e Sufizmit
Ai qė pendohet nga Zoti mėshirohet; nė gabime ka edhe mėsime
E vetmja rrugė pėr tė arritur nė pozitė tė lartė shpirtėrore ėshtė shkuarja pas gjurmėve tė Muhammedit (a.s.).
Kur ti luteni Zotit, lutuni nė kėtė mėnyrė:
O Zot! Mė bėj sa mė tė mirė, nė mėnyrė qė tė shėrbej nė Rrugėn Tėnde tė Drejtė!
O besimtarė! Namazin kryeni nė kohė tė caktuar e me rregull, sepse namazi ėshtė ibadeti kryesor dhe ziqri mė madhėshtor
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Krijoni Kontakt